
Imam Vehbi Ismaili erdhi në New York me 22 Prill 1949, në moshën pa i mbushur ende 30 vjeq, ishte beqar.
U martue me 27 Maj 1950 me zonjueshën 18 vjeqare Naxhije, e lindur në Philadelphia, me 26 Maj 1952, nga prindërit me prejardhje nga fshati Dobronik i Beratit, z.Azmi K. Braush.
Me 6 Qershor 1951 themeloj faltoren, xhaminë, e parë të muslimanëve shqiptarë.
Me 23 Shkurt 1963 e përuroj Xhaminë e Re, Qendrën Islame Shqiptare.
Në vitin 1974 e viziton Kosovën për herë të parë. Si ndodhi kjo? Më tha një ditë: Mexhid i dashtun, jam përmallue shumë për Shkodrën, për Shqipninë... Unë i thashë: Jam përmallue për Gjakovën, për Kosovën, por një herë s'kam mundësi me shkue, kurse ti, Imam Vehbi, ke nënshtetësi amerikane dhe të lejojnë. S'kam të njohur andej? Shko e vizitoje njëherë Gjakovën, prej atyhit të çelet dera për krejt Kosovën. Ashtu ndodhi: Në Gjakovë qëndroj disa ditë në shtëpinë babës, Hafiz Selim Yvejsit, pastaj vizitoj edhe qytete tjera, që, siç thoshte shpesh, ishte kënaqur me ylematë e Gjakovës dhe të tjerët anë e kand Kosovës...
Imam Vehbi Ismaili ka qenë dhe do të mbetet shembull i fetarit, shembull i atdhetari dhe shembull i dijetarit...
Qysh si nxanës në Medresenë e Tiranës, 1933-1937, shkruante, përkthente dhe botonte punime në revisten "Zani i Naltë" dhe në revistën "Vatra e Rinisë" të Tiranës..
Shkruante, përkthente e botonte edhe në Kairo, sa ishte student, madje botoi edhe dy libra...
Në Detroit, Michigan, filloj me botue revistën "Jeta Muslimane Shqiptare" shqip dhe anglisht, numri i parë doli në dritë në muajin Tetor 1949...
Më vonë filloj me botue revistën "Thirrja Islame" ...
Ka shkrue, ka përkthye, ka botue mbi 5O libra në Amerikë....
Fjala e tij e shkruar, emrin e tij e ka përjetësuar...
Ndrroj jetë, për t'kalue në jetën e vërtetë, në moshën 89 vjeçare, i përgatitur për Xhennet... Amin!