
Përse dikur jomuslimanët vetë kanë kërkuar t’u gjykohet sipas sheriatit, e sot (edhe ata edhe muslimanët) largohen nga vendet muslimane? Përgjigjja: Drejtësia. Deri sa bota muslimane ishte edhe islame, dmth. deri sa në të sundonte drejtësia e mishëruar në ligjin e Zotit të gjithë dëshironin të jenë shtetarë të shetit muslimanë.
Suharto nuk ishte sundues islam. Regjimi i tij nuk është kujdesur për drejtësinë por për ruajtjen e pushtetit. Okupimi i Timorit lindor nuk ishte çlirim islam (feth) por dëshirë e një diktatori. Rezultati: në afatin prej 20 vjetësh popullsia shumicë animiste nga revolta kalon në katolicizëm, kurse një klerik katolik – luftëtar për pavarësi të Timorit lindor fiton Çmimin Nobel për paqë.
Edhe diçka: sikur që Sarajeva, Srebrenica, Grozni është turp i Perëndimit, ashtu Dili është turpi jonë musliman. Dili është një, kurse Grozni janë shumë dhe kjo është edhe një arsye më shumë ta gjykojmë atë që ka ndodhur atje në cilindo emër që është bërë.
Dhe në fund, dijetarët klasikë islamë kanë folur, kurse Ibn Tejmije ka shkruar se Allahu përmban sunduesin e drejtë jomuslimanë por jo edhe sunduesin e padrejtë – muslimanë. …