Letra e Gjergj Fishtës drejtuar Benito Musolinit Nga Wikibooks, Enciklopedia e Lirë

I shkuem në moshë siç jam, due me gjithë zemër, me e pa të rishtypme kët vepër në nji botim homogjen e t’paraqitshëm. As Urdhni Françeskan, as Provinca jeme nuk i kanë tash për tash mjetet për kët qëllim. Me besim pra, i drejtohem Shkëlqesisë tuej duke iu lutun që kjo e Ndritme Qeveri Mbretnore e Italisë me bujarinë e saj të naltë, mirësisht t’më akordojë t’ardhunat e nevojshme për rishtypjen e kësaj vepre teme letrare. Vepra do t’shtypej n’Itali e mund të dorëzohet brenda tetë muajsh. Meqenëse në kët mënyrë çmimi i veprës mund të ulej ajo do të mund të shpërndahej ma gjanësisht ndër popullin shqiptar. T’gjitha të ardhurat materiale që mund të rrjedhin nga ky botim do t’i derdheshin ekskluzivisht provincës françeskane t’Shqypnisë qi kaq nevojë ka për ndihmë. Si françeskanët ashtu edhe intelektualët e Shqypnisë do të ruanin në kujtim të përjetshëm kët bujari kaq të naltë që me besim unë ia lus të ndritmes qeveri mbretnore t’Italisë.

Ndërsa ju shkruej,

Shkëlqesisë Tuej

Ju falenderoj

At Gjergj Fishta

Lettore Giubilato e definitore della Provincia d’Albania

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme