Dhe sulltani të ndërshkojë muslimanët e Shkodrës duke i thirrur për nizam (ushtarë).
Hysen-begu, fike pishën,
Për një faj që kena bamë
Na vrau Zoti që çartën kishën
E po na lyp mbreti nizamë
Megjithatë muslimanët e Shkodrës kur erdhi nevoja për Islamin u çuan edhe kundër sulltanit. Në vjershë lexohet që revolta është drejtuar nga Mulla Ademi që duket të ketë qënë një hoxhë me influencë në Shkodër.
Moll’ Ademi ndë xhami
Pa ndëgjoni, Turq e vllazën
Na trathoj ky Ljeti
Te dovleti, e po na thrasën
Ndërsa Hysen Beu, Abdi Hysa etj duket që kanë qënë disa nga shkodranët që kanë luftuar në mbrojtje të xhamisë së Fatihut, luftë e cila ka bërë sulltanin të ndërroj mendje.
Abdi-Hysa me një dorë
Abdi-Hysa i bir’ i plakës
Për njëherë ia dha flakës
Vjershën më poshtë po e sjell siç ekziston në librin e Thimi Mitkos,