
Ajo fliste se i duhej të përballonte mentalitetin e njerzve që e rethonin, atë të prindërve që nuk pranuan ti flisnin për gjashtë muaj, atë të kolegëve që e shikontin të habitur. E mendoj se kjo ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme këtij rëfimi. Që merr edhe më tepër vlerë po të vihet në kontekstin e tanishëm, ku debati lidhur me përdorimin e simboleve fetare në ambiente publike, është rindezur edhe njëherë. Gjatë këtij debati shumëkush është radhitur në turmën e atyre që kërkonin restriksione. Disa në emër të laicitetit.
Disa në emër të dëshirës për më shumë barqe zbuluar dhe më shumë dekolte. Të tjerë në emër të një fobie për të mos pranuar agresionin e dickaje të ndryshme. Dhe të tjerë, në emër të një frike gjithnjë e më të përhapur për gjithshka që rrjedh nga bota islamike. Pikërisht për këtë arsye të fundit, dëshmia e Enkeileidës, është e rëndësishme. Sepse ajo tregon, jo për rrezikun që ka shoqëria e sotme nga galopi I idhtarëve të Muhametit, por për të kundërtën. Për rrezistencën që ajo I bën atyre që duan ta sfidojnë si të ndryshëm, qoftë me shami në kokë, qoftë me mjekër të stërgjatur.
Brenda kësaj kundërthënie duhet kuptuar edhe polemika e hapur në universitetin e sapocelur të Durrësit, ku një tjetër vajze të mbuluar I'u rrefuzua ndjekja e studimeve. Në rastin më të mirë, ky veprim i rektorit të Durrësit, qe një akt I përzgjedhur publiciteti, për një universitet të ri, që hapet në një ambient ateist. Por, përpos kësaj ai nuk ka as bazë ligjore dhe as nuk mund të quhet pjesë e ndonjë strategjie afatgjatë. Sepse së pari, të gjithë ata që besojnë tek vlerat e ateizmit, tek shenjtëria e hapsirës laike e deri tek rreziku I islamizimit, duhet të kenë parasysh një gjë: të mos bien në kurthin e margjinalizimitt të atyre që mendojnë ndryshe.
Kjo do të ishte dhurata më e mirë për këdo që do të synonte një strategji të islamizimit të Shqipërisë.
Margjinalizimi i atyre njerzve, që duan të besojnë në zotin e tyre (sic lë të kuptohet Enkeleida) do të sillte vetëm të këqia. Së pari ai do të sillte radikalizmin e kësaj pjese që shoqëria nuk pranon ta integrojë në gjirin e saj. Së dyti ai do t'i ofronte asaj atë vitrinë joshjeje dhe propagandimi, që të mundëson një kauz e ndaluar. Ndaj partizanë të vijës së ashpër, si rektori i Durrësit, janë kryqtarët më të padobishëm ndaj kauzës që pretendojnë se mbrojnë. Duke u përpjekur të mbyllin, ata hapin një problem. Duke provokuar, ata celin një debat, që po të vazhdojë me lartësinë e toneve të tanishme, nuk dihet si përfundon.
Ndaj një mënyrë për ta zbehur atë do të qe ti thonim "po" uljes në shkollat tona publike të singjashmëve të Enkeiledës. Ku ata do të ndiheshin të pranuar dhe të barabartë. Sepse ndoshta do të qe më mirë që njerëz si unë të përballeshin sot më bezdinë estetike që u lë një vajzë më shami, sesa të gjithë, të rrezikoheshim nesër, nga ai diskriminim që do të krijonte martirët e parë të Allahut.