
a.Lufta e Himarioteve dhe kryengritjet e tyre.
b.Lidhjet me Mbreterine e Napolit dhe shmangja e Venedikut.
c.Renia e Murtajes dhe Zise ne Himare ne shekullin e XVI.
d. Roma njeh kishen e kesaj treve si nje institucion te saj me titullin Kisha Akrokeraune (Ecclessia Acroceraunia)...etj. Ben Andoni
Ne perforcim te perkatesise etnike shqiptare te himarioteve ne shek. XVI, po sjellim ketu nje burim dokumentar te panjohur deri sot. Eshte fjala per regjistrin e hollesishem (Defter-i Mufasal) te sanxhakut te Delvines te hartuar nga administrata perandorake osmane ne vitin 991 te hexhires (1583). Kete rradhe sanxhaku i Delvines ishte i ndare ne pese kaza. Njera prej tyre ishte kazaja e Kurveleshit, e cila perfshinte edhe krahinen e Himares50. Defteri eshte hartuar per efekte administrative, feudale dhe detyrimesh fshatare. Duhet thene se ne kete defter Himara nuk figuron me si ne vitin 1431-1432 si njesi administrative-feudale me vete (nayeti-i Himara), ndonese edhe atehere nuk i perfshinte te shtate fshatrat e sotme te saj, por tani ishte integruar krejtesisht ne kazane e Kurveleshit. Sic dihet, defteret mufasal permbajne emrat e kryefamiljareve te cdo fshati me detyrimet qe kishte fshati ne teresi ndaj spahiut te vet. Ne ketu do te botojme vetem listen e kryefamiljareve te shtepive te tri fshatrave te ashtuquajtura "greqishtfolese" te kesaj krahine - Himares, Dhermiut, Palases - ne fac-simile, sebashku me perkthimin dhe transkriptimin ne shqip nga Prof. dr. Petrika Thengjilli, ashtu sic figurojne ne regjistrin e hollesishem (Defter-i Mufasal) te vitit 1583. Si ne te gjithe defteret Mufasal edhe ketu jane shenuar ne cdo fshat numrat e shtepive dhe emrat e kryefamiljareve te tyre. Emrat e kryefamiljareve te regjistruara ne kete defter te Himares jane keto:
Ne vete Himaren:
1.Lirbo? Mujo - 2. Todor Kudhes? - 3. Gjoka Boga - 4. Andrea Musica - 5. Balsh Dhima - 6. Komin Voja, Doja? - 7. Gjoka Dhamo - 8. Petri Gjoni - 9. Todor Brati, Perlin? - 10. Mitri... - 11. Mark Gjoni - 12. Gjika Gjoni - 13. Todor Lumadhi - 14. Dhimo Papa - 15. Kondi Petri - 16. - Andon Ajas - 17. Todor Kondavik? - 18. Meksi Palloshi - 19. Gjon Palloshi - 20 - Dede Kola - 21. Dhuman Gjipali, Gjikalli? - 22. Nikola Gjin Miri? 23. Gjek Leka - 24. - Gjoka Nika - 25. Mark Suvari? - 26. Gjon Palloshi - 27. Kondi Camije? - 28. - Petri Gjini - 29. Petri Petri - 30. Todor Gjinok? - 31. Pteri Gjoni - 32. Gjik Llanka - 33. - Gjin Gjon Aleksi - 34. - Mihran? Levendari? - 35. Kond Martini - 36. Dembllar? Dimitrie - 37. Nike Martini - 38. Gjok Alemdari - 39. Gjok Dhim Gjini - 40. Dole Mandashi - 41. Martin Zylkader? - 42. Kondaramo Muka - 43. Si i pari - 44. Aleks Peci - 45. Gjini Gjorzaj - 46. Gjika Llazari - 47 Dhimo Tanushi - 48. Pali Dhjako - 49. Martin Tanushi, Janushi? - 50 Gjika Mehilli - 51. Emeklu? Dhjako - 52. Gjon Pavllari Mehilli - 53. Dhimo Gjon Vllasi - 54. Petri Dhima - 55. Dhima Emelkuri? - 56. Thanas Jorgonllu? - 57. Nika Kallandori - 58. Aleks Menko, Nenko? - 59. Dhimo Dermali - 60. Leka Dermali - 61. Kuka Leondari - 62. Selka Ulmi, Almi? - 63 Todor Gjini - 64. Gjok Gjini - 65. Simon Nika - 66. Dhimo Mamija? - 67. Meks Mamija - 68. gjon Leondari - 69. Kond Andredo? - 70 Gjin Todori - 71. Pal Melani - 72. Meks Mitrije - 73. Andrea Gjomija? - 74. Pali Panajoti - 75. Kont Lela, Della? - 76. Gjurka Kondi - 77. Gjika Dhima - 78. Dhima Gjon Meshi - 79. Nika Dhima - 80. Kont Gjoni - 81. Dhima Mihallo? Limarho? - 82. Andrea Zota, Voja? - 83. Dhima Nika - 84. Papa Thanasi - 85. Todor Nika - 86. Kond Todori - 87. Gjoka Jorgo - 88. Papa Aleksi - 89. Andrea Petri - 90. Leondar Meksi - 91. Todor Meksi - 92. Nika Plaku - 93. Gjon Menika, Mnika? - 94. Gjin Meksi - 95. Meks Mnika, Menika? - 96. Gjok Pali - 97. Kond Papa - 98. Dhimo Papa - 99. Muji... - 100. Gjin Pali - 101. Todor Gjin Gjoni - 102. Dhimo Gjin Dhima - 103. Nika Leka - 104. Dhimo Andrea - 105. Andrea Menkuli - 106. Gjok Menkuli - 107. Bardho? Ali Kopalli? - 108. Gjin Jorga - 109. Gjok Gjin Pjetri - 110. Nikolla Gjoni - 111. Kont Premti - 112. Papa Nikolla - 113. Kont Gjoni - 114. Nika Gjin 115. ... Zoto - 116. Gjok Jorgo - 117. Dhimo Pelikani - 118. Menkul Gjoni - 119. Kont Panomllu - 120. Andrea Jorgo - 121. Kond Andrea - 122. Petri ... - 123. Todor Mirdemko - 124. Dhimo Andrea - 125. Todor ... - 126. Aleksi Papa - 127. Zot Gjoni - 128. Niko Mirini? - 129. Dhimo Kondi - 130. ... Bardhi - 131. Dhimo Leka - 132. Gjoka Dhimo - 133. Lika Kondi - 134. Petri Todori - 135. Jorgo Andrea - 136....... - 137. Martin Gjini
Gjithsej 137 shtepi: hane (me kryefamiljare) 130, me myxhered (me jetime) 7. Tatimet nga fshati Himare: Ispenxhe - 3425 akce, Hinta (drithe) - 2250 akce, Musht (Shaire) - 6000 akce, E dhejta e ullinjve - 1600 akce, e dhjeta benakut - 600 akce, resm-i bostan - 260 akce, badihava - 13 akce.
Fshati Dhermi:
1.Leka Gjini - 2. Petri Dhima - 3. Andrea Caco Caco? - 4. Zot Dhimo - 5. Kristo Dhimo - 6. Manush Adeti - 7. Gjin Gjoni - 8. Gjin Kondi - 9. Kondi Zoto - 10. Leka Gjini - 11. Gjin Mavllari? - 12. Kondi Streli - 13. Papa Jorgi - 14. Vojo Jak - 15. Vojo Kondi - 16. Todor Stimaqi? - 17. Todor Mehilli - 18. Dhimo Kondi - 19. Vaso Damo - 20 Llazar Petro - 21... Kondi - 22. Gjin Piro? Poro? - 23. Kondi Dhima - 24. Gjika Todor - 25. Leka todor - 26. Gjin Dhima - 27. Zot Todori - 28. Gjin Ruqi? Zhuqi? - 29. Pal Nika - 30. Gjoka Qezari - 31. Gjin Dhima - 32. Nikoll Kosta - 33. Todor Kosta - 34. Gjika Pano - 35. Leondar Pali - 36. Gjon Panoja - 37. Kristok Pano - 38. Andorce Pano - 39. ... Deda - 40. Gjin Demi? Remi? - 41. Leka Nika - 42. Todor Andrea - 43. Papa Patro - 44. Kondi Merkuri - 45. Brumo Madhima? - 46. Kondi Bukali? Bucali? Mucali - 47. Gjin Bucali? Bukali, Mucali? - 48. Dhimo Dhamo - 49. Todor Pali - 50. Nikolla Livrani? Lehrani?
Gjithsej 53 shtepi: hane (me kryefamiljare) 50, me myxhered (me jetime) 3. Tatimet nga fshati Dhermi: ispenxha 1325 akce, hinta (drithe) 900 akce, shair (theker) 290 akce, e dhjeta e mushtit 840 akce, e dhjeta e alef 28 akce, e dhjeta e ullinjve 23 akce, resm-i bennak 250 akce, resm-i bostan 100 akce, badihava 1138 akce, shuma 4999 akce.
Fshati Palase
1.Papa Nikolla - 2. Dhimo Jorgo, Bojko? - 3. Gjin Gjoni - 4. Dhimo Nasto - 5. Pali Lihori? - 6. Meks Sinani - 7. Nika Thanasi - 8. Papa Meksi - 9. Miro Petro Kasto? Marito? 10. andrea Stavro - 11. Gjon Lehamo? - 12. Aleks Paskali - 13. Lehamo? Dhimo - 14. Dhrako? Kola - 15. Dhimo Jari? Pari, Nari? 16. Pal Lehkani? - 17. Qezar Nikolla - 18. Kostri... 19. Qirjako Paskali - 20. Nika ... 21. Kond Panuci - 22. Dhimo Pobrat - 23. Leka Kosta - 24. Zot Demka - 25. Dhimo Jorgji - 26. Dhimo Kondi - 27. Jorgo Pali - 28. Nika Pali - 29. Jorgo Medrosi? Drosi? - 30. Paskal Dhimaqi - 31. Dhimo Petro - 32. Lika ... 33. Nika Marko - 34. Dhamo Marko - 35. Andrea Qezari - 36. Todor Lohomo? - 37. Gjon Lohomo? 38. Gjon Gjirace - 39. Gjika Gjirace - 40. dhimo Musuni? - 41. Gjon Mihali - 42. Dhimo Mastro? - 43. Dhimo Nikolla - 44. Kosta Kondi - 45. Dhimo Mihali - 46. Niko Dhimo - 47. Thanas Lehamo? 48. Todor Zagori - 49. Gjon shiko 42 - 50. Gjik Todori - 51. Andrea Komnini - 52. Jorgji Komnini - 53. Dhimo shiko 42 - 54. Todor Bojko - 55. Kondi Kosta Nasto - 56. Nika Lindo - 57. Nika Marini - 58... Kodheli - 59. Dhimo Sinani - 60. Gjin Sallaja - 61. Deliro ...62. Dhimo Muja - 63. Andrea Andoni - 64. Pali Papa - 65. Dhimo Paskali - 66. Dhimo Bojko - 67. Andrea Dumani - 68. Dhimo Pali? Jani? - 69. Jorgo Kristuli - 70. Pali Paskali - 71. Pali Dhimo - 72. ... Bero? - 73. Mano si 72 - 74. Miho Thanasi - 75. Andrea Lihamoqi? - 76. Lika Gjuhamoli? - 77. Jorgji Memlima? - 78. Gjoka ... - 79. Menko Paskali - 80. Gjoka Pali? Jani? - 81. Todor Dhimo - 82. Konti Dhimo - 83. andrea Vasili - 84. Vaso Dhimja - 85. Kosta Nenko? Petko? - 86. Qiro Nikolla - 87. Apostol Petro - 88. Petko Mihali - 89. Deliro Mihali - 90. Qezar Damiani - 91. Jorgji ... - 92. Dhimo Vasili - 93. Petko Sima - 94. Petko ...95. Vaso Petko
Tatimet nga fshati Palase: ispenxhe 1250 akce, hinta (drithe) 1350 akce, e dhjeta e shairit 580 akce, e dhjeta e mushtit 360 akce, resm-i bennak 400 akce, resm-i bostan 1600 akce, resma i kovan (blet) 200 akce, e dhjeta e ullinjve 400 akce, e dhjeta e Pallamudhit 65 akce, badihava 861 akce, shuma 6629 akce.
Sikurse shihet kryefamiljaret e te tre fshatrave te ashtuquajtura "greqishtfolese" (helenofone), mbajne ne pergjithesi emra dhe mbiemra te onomastikes shqiptare dhe nese nuk gabojme, asnje prej tyre nuk i perket onomastikes greke. Madje me kete rast nuk eshte pa vend te thuhet se nga regjistri mufasal i kazase se Gjirokastres, hartuar ne vitin 1520, del se edhe ne fshatrat e krahine se Dropullit, ku sot banon nje bashkesi minoritare greke ne shek. XVI kishte vetem banore shqiptare51. Po ashtu, sipas regjistrimit mufasal te kazase se Delvines hartuar ne vitin 1583 del se ne fshatrat e minoritetit te sotem grek qe ndodhej ne juridiksionin e kesaj kazaje kishte vetem banore shqiptare.52
Edhe historia kishtare e Himares, gjate shek. XVII-XVIII flet per perkatesine etnike shqiptare te himarioteve.
Marreveshja qe sulltan Mehmet Fatiu lidhi me 1454 (nje vit pas pushtimit te Stambollit) me patriarkun e Kostandinopojes J. Genadin, te mbiquajtur Skolarios, te emeruar prej tij, me te cilen ai e lejonte kishen ortodokse te ushtronte veprimtarine e saj ne mbare territoret e perandorise, pati pasoja te thella per popullsite e krishtera ne pergjithesi dhe per banoret e Himares ne vecanti. Pasojat u shkaktuan ngase marreveshja e detyronte patriarkatin lindor dhe insitucionet e tij kishtare te respektonin ligjet perandorake te sulltanit dhe ta ushtronin veprimtarine e tyre fetare vetem brenda kishave. E thene ndryshe, patriarkati hiqte dore nga cdo orvatje per te permbysur rendin e krijuar nga pushtimi osman dhe per te rivendosur pushtetin e meparshem bizantin, i cili kishte si fe zyrtare krishterimin ortodoks.
Sic dihet ne rrethanat e krijuara nga karakteri feudal, ushtarak dhe teokratik i Perandorise Osmane, jeta e bashkesive te krishtera dhe institucioneve te tyre kishtare ka qene teper e veshtire. Kisha nuk qe ne gjendje t'i mbronte besimtaret e saj nga arbitraritetet e administrates perandorake. Porosite e saj per te pranuar nenshtrimin ndaj pushtetit sulltanor nuk mund te pranoheshin, sidomos nga banoret e krahinave malore, sic ishin himariotet, te cilet te nenshtrimi shikonin fundin e venomeve shekullore. Per kete arsye himariotet e hodhen veshtrimin te Kisha Perendimore, prapa se ciles qendronin disa nga Fuqite evropiane te interesuara per debimin e Perandorise Osmane nga Gadishulli Ballkanik. Ne fillim himariotet u lidhen me Republiken e Venedikut dhe me Mbreterine e Napolit, mbasi qe te dyja keto fuqi adriatikase zhvillonin nje politike teper aktive antiosmane.
Gjate shek. XVI Himara figuron ende si nje peshkopate e varur nga Patrikana e Stambollit. Peshkopi Germanos, mitropolit i Sardeonit ne katallogun e peshkopatave lindore qe ka botuar me 1937 permend emrat e titullareve qe ka patur peshkopata e Himares gjate shek. XVI-XIX, nder te cilet i pari ishte peshkopi Sofron vdekur me 155453. Por, titullaret qe permenden ne kete katallog nuk do te thote se ata kane qendruar realisht ne krye te dioqezes se tyre. Gjate shek. XVI-XVII ne Himare me banore vazhdimisht ne kryengritje kunder Stambollit, peshkopet dhe prifterinjte e kishes lindore, e kishin te veshtire te solidarizoheshin me besniket e famullive te tyre. Ata ose duhej te bashkoheshin me kryengritesit e t'i prisnin lidhjet me Patrikanen ose per te ruajtur lidhjet me Patrikanen duhej te largoheshin nga dioqezat e tyre.
Ne lidhje me Himaren shpeshhere peshkopet e saj largoheshin nga selite e tyre dhe strehoheshin sidomos ne Janine ku ndodhej kryepeshkopata nga e cila vareshin. Nuk eshte e rastit qe, sic del nga katallogu i mitropolitit Germanos, u emeruan si titullare te peshkopates se Himares funksionare qe sherbenin ne kryepeshkopaten e Janines si protosingjel Manasi (vdekur me 1695), jeromonaku Zakaria (vdekur me 1730), kryediakoni i mitropolise se Janines Genadi (larguar me 1755), jeromonaku Partheni (vdekur me 1804). Mungesen e peshkopeve te Patrikanes se Stambollit e shfrytezuan misionaret e urdherit baziljan, disa prej tyre arbereshe te Italise, te cilet ne kishen e tyre respektonin ritin bizantin dhe liturgjine greqishte, por ne vend te patrikut te Stambollit njihnin vartesine nga Papa i Romes. Madje me veprimtarine e tyre Roma mekembi ne Himare ne cerekun e dyte te shek. XVII, sikurse do te shihet, nje institucion ne shkalle peshkopale me emrin e maleve Keraune.
Akti i pare qe ne njohim deri sot qe shenon kthesen e vartesise se himarioteve te krishtere, nga Patrikana ortodokse e Stambollit, ne Papatin katolik te Romes, mban daten 1577. Eshte nje leter e himarioteve drejtuar papes Gregori XIII me 12 korrik 1577, nga e cila vlen te nenvizohen dy copeza. Ne njeren prej tyre njoftohen demet qe kishin pesuar vazhdimisht nga invazoret osmane, perfshire edhe djegien tri here prej turqve te selise se peshkopit te tyre dhe e dyta, nevojen e ngutshme financiare qe kishin per te blere arme me te cilat te vazhdonin luften kunder invazorit osman dhe per te rindertuar banesen e peshkopit te tyre. Letra i drejtohet Papes ne emer te "prifterinjve klerike e laike dhe te gjithe popullit te Himares", te cilet thuhet aty, i bien atij ne gjunje, gjuhe kjo e palejueshme, madje e denueshme, sidomos per prifterinjte e dioqezave kostandinopolitane. Me ne fund letra mbyllet me adresen: "Prej Himare, d.m.th. prej Epirit te shqiptareve".
Si rrjedhim, nen drejtimin e misionareve baziliane kishat e Himares ose te pakten disa prej tyre i prene lidhjet me peshkopaten e Janines per nje kohe te gjate, pa hequr dore nga riti dhe liturgjia bizantine. Edhe Papa i interesuar per kete kthese te himarioteve ngriti ne Rome nje kolegj per pergatitjen e kuadrove te kishes lindore. Shkolla u quajt "Kolegji Greko-Ortodoks i Shen Athanasit", jo se frekuentohej nga greket, por se i kushtohej ritit kishtar bizantin, i cili ne Itali quhej thjesht riti grek. Si rrjedhim, ajo frekuentohej kryesisht nga shqiptare ortodokse, duke perfshire dhe arbereshet e Italise. Ne nje leter qe i drejtuan Papes me 1581, himariotet jo te shtate fshatrave, por te mbare krahines prej pesedhjete e ca fshatrash, e falenderonin kryepriftin roman per kolegjin qe kishte ngritur per ta ne Rome54. Vec kesaj ata tregonin gadishmeri per te marre pjese ne kryengritjen e madhe qe po pergatitej ne Shqiperi dhe ne More.
Me interes te vecante eshte nje akt qe mban daten 1 qershor 1593 drejtuar Papes Gregori XIII nga pleqte e Shqiperise, li vecchi di Albania, te viseve veriore, te cilet njoftonin per vendimin qe kishin marre te benin nje kryengritje "per t'i kthyer vendit tone lirine e lashte...se do te luftojme jo me pak sesa luftonin (te paret tane) ne kohen e te permendurit trimit Gjergj (Kastriotit - K.F.)...dhe se do te vijne te bashkohen me ne shqiptare te tjere qe jane ata te Himares (et ancore venirano unisi con noi altri albanesi che son quelli di Cimaria)."55