
Tani kercenimi islamik eshte mitizar edhe me shume dhe po paraqitet s i vetmi rrezik me te cilin duhet te perballet bota, duke perdorur te gjitha mjetet, perfshire ketu edhe perdorimin e armeve berthamore. Studiuesi islamofob amerkan, Sem Harris, e quan 'Islamin radikal' edhe me te keq dhe me te rrezikshem se vete terrorizmin dhe keshillon: 'E vetmja gje qe ka gjasa te siguroje mbijetesen tone mund te jete qe ne te japim te paret goditjen berthamore…. do te kete nje numer te madh viktimash qe nuk e merr dot me mend, dhjetra milion te pafajshem, por kjo mund te jete e vetmja menyre veprimi kur kemi parasysh se cfare besojne myslimanet'. Harris eshte nje nga ato qe mendojne se tashme ka filluar lufta e 4 Boterore (e Treta quhet Lufta e Ftohte) dhe permend edhe nje baskmendimtar tjeter, Kohen, qe qenka shprehur se: 'Armiku ne kete lufte nuk eshte terrorizmi, por Islami militant'
' Me 20 shtator 2001 , dyzet neokonservatore i derguan nje leter te hapur Bushit qe ta rrezonte Sadamin dhe te shkateronte Hezbollahun, duke shtuar si mase plotesuese qe ai te mesynte edhe Sirine dhe Iranin ne qofte se ato nuk i shkepusin marrdheniet me Hezbollahun. Nje lob i tille ishte pjese e rrjedhes ne Uashington dhe nuk do ti jepnim rendesi ne qofte se Xhorxh Bush nuk do ti kishte kushtuar vemendje. Termi qe u perdor per misionin qe i propozohej Bushit ishte shkaterrim krijues. Komentatore serioze si Norman Podorec kerkonin fitoren ne luften e 4 boterore kunder islamit militant. Ata me me pak seriozitet, por jo me ndikim me te vogel, si Ricard Perle, mendonin se nuk do te ishte ide e keqe te pushtohej Meka bashke me fushat naftembajtese, sa per te provuar se kesh i kishte muskujt me te forte'.
Keto i ka shkruar gazetari dhe botuesi idian myslimanM. J Akbar, ish-depute ne parlamentin e Indise. Norman Podorec eshte nje nga figurat e rendesishme te lobit sionist ne SHBA.
Si Harris, Koheni, Podoreci, Pajpsi, Perli mendojne shume politikane, intelektuale, klerike e njerez te tjere ne bote, pavaresisht se nuk e thone troc. Si Harris, Pajpsi e Koheni, Perli kemi edhe ne Shqiperi e midis Shqiptareve:Ismail Kadarene, Pirro Mishen, Maks Velon, Skender Shkupin, Fahri Balliun, Kastriot Myftarajn e plot katolikocentriste janullatiste etj
Sapo vune re qe sistemi komunist ne Europen Lindore po shkonte drejt shembjes se pashmangshme strateget politike, perpunuesit e psikologjise publike dhe shpelaresit e trurit te jerezve ne Perendim iu vune punes te gjenin armikun e ri per t'i mbajtur ngritur tensionet ne bote. Me 11 mars 1990 ne gazeten e madhe 'Nju Jork Tajms' shkruhej: 'Tani qe e vume ne gjume komunizmin duhet te shpikim nje rerzik tjeter te tmerrshem. '. Ndersa studiuesi Stjuart Sim ne vitin 2004 verente se:'Fondamentalizmi ka zevendesuar gogolin e komunizmit per te trembur ndergjegjen perendimore'.
Ne vitin 1996 Fred Hollidei i qartesonte dhe i paralajmeronte njerezit:Mbasi mori fund Lufta e Ftohte duket se rivalitete te tjera do ta zevendesojne ate dhe njeri prej tyre eshte ai midis Islamit dhe Perendimit'. Kur Hollidei shprehej keshtu ishte ende heret per te perceptuar dhe kuptuar ne permasa te plota rrjedhojat e tezes se Samuel Hantingtonit mbi perplasjen e qyteeterimeve te paraqitur ne vitin 1993. Ne vitin 1996 midis Perendimit dhe Isalmit shihej ende ne kuader te atij ballafaqimi te meparshem midis Perendimit dhe Lindjes, ose si nje aspekt i ballafaqimit te Perendimit me te gjithe. Duhej te ka;lonin edhe pese vjete te tjere per te degjuar thirrjen 'Te bashkohemi te gjithe kunder rrezikut islamik' qe u leshua menjehere pas ngjarjeve tragjike qe sollen aktet terroriste me 11 shtator 2001 kunder Kullave Binjake te Qendres Boterore Te Tregtise ne Nju Jork dhe Pentagonit afer Uashintonit. Qysh nga ai rast terminologjia 'te zhdukim rrezikun islamik'eshte perdorur si nje formuke e shenjte dhe e padiskutueshme ne Perendim dhe mbeshtetesit e politikes se SHBA kudo ne bote. Kjo formule eshte keqperdorur per te rritur shkallen e islamofobise qe ka infektuar keq edhe shume shqiptare dhe qe pergatit kushte per zhvillime te rrezikshme per Shqiperine.
Marre nga libri
“Perballjet me Islamofobine”
Me autor Abdi Baleten