“Historia e përhapjes së Islamit “ Një vepër përmendore - një përmendore madhështore

Ditën e mërkurë, me 23 shkurt 2OO5, në Prizren, në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, u zhvillue promovimi i parë. Në amfiteatrin e ish-Shkollës së Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren, tani Fakulteti i Edukimit, në praninë e një numri jo fort të madh të interesuarve, këtë ngjarje të rrallë kulturore e hapi Prof. Myftar Ajdini, drejtor i Medresesë në Prizren, cili me përshëndetje islame i përshëndeti të gjithë dashamirët e librit, të kulturës dhe ia fjalën z.Ali ef. Vezaj, kryetarit të Bashkësisë Islame të Prizrenit,i cili, përveç përshëndetjes, foli për rëndësin e librit…

Kumtesën e parë e lexoi Prof. Dr.Gazmend Shpuza, historian nga Tirana, kurse kumtesën e dytë Prof. Dr. Ferid Duka, historian nga Elbasani, që të dy historianët nga Shqipëria u përcollën me shumë vëmendje, sepse kumtesat e tyre ishin shumë interesante. Në fund, përkthyesi Nexhat S. Ibrahimi,evokuoi kujtime prekëse nga burgu i Dubravës, sepse aty e kishte përkthye librin, duke shkruar rreth 3.5OO faqe të përkthyera dhe i kishte nxjerrë jashtë burgut me anën e familjes gjatë vizitave… Krejt në fund, Prof. Myftar Ajdini e mbylli këtë ngjarje kulturore, por njëherit e hapi për diskutime për të pranishmit. Përveç një kritikuesi nga Prizreni dhe një fjale të shkurtër rreth librit nga Mexhid Yvejsi, ardhur nga Gjakova, nuk pati diskutime tjera…

Ditë e enjte, me 24 shkurt 2005, pas namazit të drekës, n’ora 13-të, në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u përurua për herë të dytë, brenda dy ditëve, libri-përmendore “Historia e përhapjes së Islamit” i studiuesit, orientalistit, historianit anglez, Thomas W. Arnold. Përurimin e hapi veprimtari i shquar mr.Qemajl Morina, i cili është redaktor i librit dhe paraqiti Imam Salah Fetën, cili këndoi një ashere nga Kur’ani i Shenjtë, me një zë të bukur, melodik, që i kënaqi të pranishmit. Në radhë ishte mr. Naim ef. Tërnava, Myftiu i Kosovës, i cili foli në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ku ndër të tjera tha: “ Libri i Arnoldit është një nga monumentet më të rëndësishme të historisë së Islamit…”

Referuesi i parë ishte nga Instituti i Historisë-Tiranë, prof.dr. Gazmend Shpuza, i cili ndër të tjera tha:” Ky libër ka qëndruar dhe do t’u qëndrojë të gjitha kohërave, për shkak të trajtimit shkencor…”

Referuesi i dytë po nga Tirana, i Institutit të Historisë, prof.dr. Ferid Duka, me prejardhje nga Elbasani, e cilësoi librin si “shumë të rëndësishëm, shumë dimensional…”

Referuesi i tretë prof.dr.Jahja Drançolli, me prejardhje nga Peja, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, ndër të tjera, tha:”Popullatën shqiptare të Kosovës e shpëtoi islamizimi nga sllavizimi…” Por, dr. Jahja Drançolli e kritikoi ashpër librin e Arnoldit sepse nuk e përmend Kosovën…

Mbas tre referuesve të lartëpërmendur, kumtesat e të cilëve u përcollën me vëmendje, foli edhe përkthyesi i librit, Nexhat S. Ibrahimi, cili evokuoi kujtime të prekshme nga burgu i Dubravës, ku e kishte përkthyer librin, të cilin e cilësoi: “ Libër-përmendore, me rëndësi të veçantë…”

Dhe, në fund të këtij promovimi filluan diskutimet rreth librit dhe autorit: i pari u paraqitë prof. Shefqet Riza, i cili foli me emocione dhe shqetësime të herë pas herëshme, por e mbylli mirë …! Menjëherë u paraqitë Mexhid Yvejsi, nga Gjakova, i cili , ndër të tjera tha:”Libri ka edhe gabime ose lëshime, por autori

vet thotë:”Kam menduar se më mirë është që libri të ketë disa lëshime, se sa të mungojë i tëri.” Shyqër Zotit që sot e kemi të tërin në gjuhën shqipe, tha Mexhid Yvejsi, që u përshëndet me duartrokitje të gjata, më të gjata se sa foli…!

Krejt në fund, mr.Qemajl Morina, redaktori i librit, me fjalë të zgjedhura, shprehu falenderime për Bashkësinë Islame të Kosovës, si organizator i këtij promovimi në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës dhe botues, falenderoi referuesit, prof.dr. Gazmend Shpuzën dhe prof.dr. Ferid Duken nga Tirana, prof.dr. Jahja Drançollin të Universitetin të Prishtinës, përkthyesin e palodhshëm Nexhat S.Ibrahimin, për kontributin e tyre, Mexhid Yvejsin, i cili u ka huazuar librin “Historia e përhapjes së Islamit” në gjuhën angleze, origjinalin, si edhe të pranishmit, mes të cilëve ishte elita fetare, shkencore, kulturore e Kosovës.

Dy promovime të suksesshme, mbrenda dy ditëve, në dy qytetet kryesore të Kosovës, në Prizren dhe në Prishtinë, për një libër, që i përmblodha këtu shkurt, do të mbahet në mend gjatë…! Do të mbahet në mend edhe më gjatë libri “Historia e Përhapjes së Islamit” i Thomas W. Arnold-it, përkthye nga Nexhat S. Ibrahimi, redaktuar dhe me një shtojcë zbukuruar nga mr.Qemajl Morina, sepse vërtet ky libër është një përmendore, një përmendore madhështore.

Por, me gjithë këte, siç thotë një fjalë e urtë arabe, libri është më i dobishëm se të gjitha përmendoret, sepse libri vet krijon përmendore në shpirtin e atyre që e lexojnë. Amin! Ashtu u baftë!



Mexhid YVEJSI



P.S.:

Autori njofton se ky tekst i është dërguar "Diturisë Islame" dhe "Edukatës Islame", por nuk është botuar. Autori nuk di shkakun e mosbotimit.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme