POEZIA ËSHTË KRIJESË NAIVE



Dilemën e parë që e pata gjatë leximit të këtij libri ishte edhe klimaksi të cilin e arriti Milazim Krasniqi në këto vargje, e ajo është se ka arritur ta shkruaj heshtjen e lexuesit, ka arritur të më shtyej të mendoj se këto vargje unë kisha në kokë. E njejta më ndodh saherë që e lexoj Rumiun dhe them po këtë edhe unë e përjetoj, apo Niçen…po këtë edhe unë e mendoj, por më bie ndërmend në rastin e Rumiut se ai e ka shkruar para tetë shekujsh, Niçe para një shekulli kurse Krasniqi, në dhjetë vite të fundit.

Dhe çka ka ndodhur në letësinë tonë, më së miri e pasqyron kjo revoltë e Krasniqit që ta thurr artin e vet në tymnin kosmik (për konceptin e tyumit dhe thurrjes së fijeve, shih: Rene Guenon në Simbolika e kryqit) dhe ta bëj një poezi naïve??? Unë e kisha thënë të virgjër e cullake nga stereotipet dhe matrikset të cilët stampojnë serikisht vargje të cilat lamentojnë se janë poezi, ose nga ato matrikse lindin, gufojnë fosile të gjalla të një periudhe ku lavdëroheshin lideri apo koncepti politik.



Milazim Krasniqi ka arritur që ta zhvesh poezinë e tij deri në cipën më të thellë, të qëndroj e virgjër para Zotit e të mos ketë turp se është e tillë. Që pastaj të reflektoj imazhe të nje bote të formave të varura, të njohura në gjeografinë metafizike islame si Alam al Mithal apo të nivelit të tretë shpiurtëror, të trupit astral, sferës së yjeve të K.G. Jungut, botës imagjinative kodet e së cilës i lexon kontempluesi i heshtur sokratik i cili nuk dërdëllis po krijon në heshtje si natyra ( Shih: Plotini dhe OSHO)



Shëmbëllime të tilla korrespondojnë me analogji nga bota e dukshme kumbullat, aromë ftoi apo emra të përveçshëm; Fadili, Ahmeti, Sefa, i cili është mësues, djalë etj. Si personazhe pozitive.

Korespondencat shpirtërore dhe etike janë të dukshme në nje gjuhë të çiltër, jo tendencioze, kulluese si shkrirja e rrëshirës në vapë gushti.

Flet për nënën- një temë kosmike e kondenzuar në disa vargje, flet për pendimin tek



Fëmijët e diktaturës:



Ku të marr tash ditë tjera

Që ta përmirësoj gabimin

Kur nga halli s’kam kohë

As për të vdekur



Pastaj “Teatër me vetën”- është interpretim i përvojës së Krasniqit, e cila në vargun tim del si Kenobium i vetave të mia, pra flasim për të njejtin fenomen por me refleksion dhe kreativitet i cili dallon në nuanca.



Çdo definim i artit e lë në vete një fjal të kapërdirë sepse folur me gjuhën letrare një rrjeshti të tillë artistik asnjherë nuk i vihet pika.



Poetët janë profetë të bukurisë, tronditjes dhe harmonisë; trininë të cilën e njeh vetëm arti i dashurisë; thotë poeti boshnjak Shaban Sharenkapiq në librin etij Kudilema.



Dhe natyrisht një poezi e këtillë lind vetëm nga dashuria dhe pikon si mëshirë nga bujaria e Perendisë.





Fahredin Shehu

Prishtinë 2008.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme