
Tema të tilla si: “Akooli”, “Për një rini më aktive në mbartjen e Islamit”, “Le të ngrejmë një gjeneratë dinjitoze”, etj., të cilat i takojnë rrafshit shoqëror, trajtohen në sfond me frymë Islame. Elementi fetar dhe këshillat e pakufizuara në kohë dhe në hapësirë të fesë Islame, janë themelet e kësaj ndërtese që mban sloganin: “Fjalë Frymëzuese”!
Gama e gjerë e temave e bën më kompleks dhe më formë-plotë mesazhin shumëfaqësh që injekton ky libër.
Pa dashur te vishem me tendencën për t`i mbivlerësuar gjërat, do kisha dëshirë të flisja edhe për një vlerë tjetër të veçantë që mbart ky libër.
I parë në amullinë e psikologjisë, mendoj se, ky libër do të ndikojë fuqishëm tek te rinjtë. Adoleshenca është ajo periudhë kur njeriu dëshiron që çdo gjë ta ndërtojë vetë, pa ndihmën e të rriturve. Pikëlidhja e gjithë kësaj është fakti se, libri “Fjalë Frymëzuese”, vjen nga dora e një bashkëmoshatari, i cili ndodhet në të njëjtin realitet, por ndikohet ndryshe prej tij.
Vlen të përmendet, rruga mjaft moderne në të cilën kalojnë shqetësimet e autorit, të cilat janë njëkohësisht edhe probleme njerëzore. Autori pasi pikas problemin, për të kryer një trajtim bashkëkohorë dhe të frytshëm, atë e kalon ne disa etapa:
Etepa e parë është: Perceptimi dhe njohja e problemit.
Etapa e dytë është: Përkufizimi korrekt i problemit.
Etapa e tretë: Kërkimi, ekzaminimi dhe gjetja e fakteve me fokus mbi të gjitha shkaqet.
Etapa e katërt: Vendosja e alternativave dhe peshimi i tyre.
Etapa e peste dhe e fundit: Përkufizimi i zgjidhjes që, do të sjelle zgjidhjen më të mirë të problemit.
Unë besoj në ‘formulën e gjenialitetit’ që është: “1 % fat, 29 % talent natyral, dhe 70 % punë intensive”, por mendoj se ka shumë persona që kanë aftësi të abuzojnë me gjigantizmin e kësaj formule. Një fenomen i tillë abuzues përmendet edhe në libër, duke i’a tërhequr vëmendjen lexuesit se, duhet punuar punë intensive dhe të vazhdueshme në mënyrë që të arrihet diçka; por nga ana tjetër për njerëzit që abuzojnë me këtë formulë, them se fillimi dhe fundi i rrugës së tyre i parë nga aspekti fizik, është një pikë e vetme. Si përfundim puna e tyre është e barabartë me zero.
Një poet klasik arab, Mutenebih shkruan:
“Syri i një personi të vogël i bën gjërat të duken të mëdha, dhe syri i një personi të madh, i bën mjerimet më të mëdha të duken të vogla dhe, “Kur një burrë rritet me frikën e vdekjes, arritja e tij bëhet ngjarja më e lehtë.”
Njeriu do të përballet me vështirësi në shoqëri, shkollë, me njerëzit që ai zgjedh për të ndërvepruar, etj. Ai do të ketë vështirësi që do t`i dalin edhe nga vetja, por gjithmonë duhet të ketë tendencën që të jetë optimist. Njeriu me anë të lutjeve, devotshmërisë në adhurim, dhe përulesisë, do të gjejë ndihmën e All-llahut!...
Pikërisht e gjithë kjo mendoj se është edhe çelësi i Mirsadit drejt suksesit! Besoj se, sot fjalët janë të tepërta. Unë do shtoja edhe diçka:
- “Vlera e një gjëje, në të shumtën e rasteve matet me jetëgjatësinë e saj, pra sa ka kontribuar në mardhënie horizontale me botën, thënë tjetërsoj, se sa është i aftë t’u bëjë ballë sfidave që sjell koha...
Unë besoj dhe jam i sigurt se, libri “Fjalë Frymëzuese” do t`ia dalë...
Ju faleminderit!