PËRBALLJET ME ISLAMOFOBINË

Të reagosh ndaj së keqës është obligim, sepse, përndryshe, bëhemi fajtor për ngadhnjimin e saj. Nuk mund të jesh intelektual, thoshte Jean Pual Sartre, po qe se nuk posedon, përveç dijes, edhe guximin. Dijen e guximin, dyshim s’ka, Abdi Baleta të thella i ka… Të lumtë o baca Abdi që përballesh me këtë islamofobi…! Të lumtë o baca Abdi që përballesh aq mirë duke përhapë dritë aty ku errësirë…!

“Përballjet me Islamofobinë” quhet libri më i ri, një libër madhështor, shkruar, siç e ka zanat, me mjeshtëri të veçantë, nga z.Abdi Baleta. Kush është Abdi Baleta? Abdi Baleta, lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941, ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964. Deri në vitin në vitin 1983 ka shërbyer në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SH.B.A. Ka kryer detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995). Në vitet 1991-1996 është zgjedhur deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 1995 merret vetëm me publicistikë, si drejtues i gazetës së përjavëshme nacionaliste “Rimëkëmbja”, që botohet në Tiranë.



Nga viti 1995-2006 ka botuar këto libra:


1. ”Shqiptarët përballë shovenizmit serbo-grek” (1995)
2. ”Dhimbjet dhe turpi i Shqipërisë” (1997)
3. “Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar” (1998)
(Në bashkëpunim me gazetarin nga Kosova Bajram Kabashi, libër i cili u ribotua edhe në vitin (2005).
4. “Kosova nga Dejtoni në Rambuje” (1999)
5. “Kush dhe çfarë fshihet pas trillimit komunizëm islamik” (2002)
6. “Shqiptarët përballë terrorizmit intelektual të Falaçit” (2002)
7. “Kundërshpifografi” (2005)
8. “Përballjet me Islamofobinë” (2006)



Libri më i ri, i teti me radhë, i Abdi Baletës “Përballje me Islamofobinë” ka 713 faqe .

Kjo ishte pasqyra e përmbajtjës së librit “Përballjet me Islamofobinë”, shkruar nga z.Abdi Baleta, i cili e fillon librin me një hadith të Muhammedit (a.s.), ku shkruan:

“…Në qoftë se një imam nuk e mbron xhematin e vet, ai kurrë nuk do të ndjejë aromën e parfumit të Xhennetit…”

Islamofobët shqiptarë, thuhet në rreshtat e fundit të librit, deri tani janë treguar shumë primitivë, fanatikë, mendjengushtë në trajtimin e problemeve të luftës kundër ”fondamentalizmit dhe terrorizmit islamikë…Ata deri tani kanë dëshmuar se dinë vetëm të urrejnë, të turfullojnë, të provokojnë, por jo të vëzhgojnë, të vërejnë, të analizojnë e të kuptojnë problemet historike dhe aktuale në ballafaqimet Krishterizëm-Islam. Islamofobët shqiptarë do të mbeten në pozitën e qesharakëve edhe për mjaft kohë në këto përballje.

“Përballjet me Islamofobinë” është një vepër madhështore, që s’ke mundësi, kurrsesi, për pa e lexuar, m’e lëshuar prej dore…! Ky libër do t’ju çelë sytë të gjithë atyre që dëshirojnë Dritë. Drita vetë iu bëhët dëshmi e qenies së Dritës.

Islamofobia është një e keqe që po përhapet ashiqare, jo vetëm vetëm në hemisferën perëndimore, por edhe në trojet shqiptare, në veçanti, në Kosovë e Shqipëri…

Të reagosh ndaj së keqës është obligim, sepse, përndryshe, bëhemi fajtor për ngadhnjimin e saj. Nuk mund të jesh intelektual, thoshte Jean Paul Sartre, po qe se nuk posedon, përveç dijes, edhe guximin. Dijen e guximin, dyshim s’ka, z.Abdi Baleta të thella i ka…

Të lumtë o baca Abdi që përballesh me këtë islamofobi…!

Të lumtë o baca Abdi që përballesh aq mirë duke përhapë dritë aty ku errësirë…!


RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme