
Ju shkruani se 'mbulimi i femrës në të vërtetë është një prej shenjave më manifestive të izolimit të saj" ... që ka rezultuar edhe prapambeturinë e femrës dhe të shoqërisë te ne. Ju si pasojë përmendni edhe 'dëmin e madh për imixhin tonë kombëtar, në një kohë kur terrorizmi islamik paraqet rrezik për botën e civilizuar dhe luftohet gjithandej si i tillë". I nderuar, ju me këto fjalë tregoni fanatizmin tuaj kundër islamit dhe mosnjohjen totale të ecjeve botërore. Ju keni ra në grackat e politkës ditore dhe keni pranuar çka servohet në mediumet botërore. Zotëri, kush po e prishka imixhin e Kosovës: një femër e mbuluar fetarisht, intelektuale, e ndershme, patriote apo lakuriqësia, lavirësia, narkomania, sida, që Perëndimi ia solli si dhuratë Kosovës për të hyrë në familjen e lakuriqëve, lavirëve, sidistëve, kurvarëve.
Partizanët tu në Berlin vepruan dëmshëm politikisht, dëmshëm moralisht, dëmshëm intelektualisht. Ata nuk njohin kulturën vetjake dhe sulmojnë atë, ata përpiqen ta mashtrojnë opinionin por dështuan tërësisht. Ata i përkrah vetëm ajo pjesë që është degjeneruar.
Islami nuk asimilioi askend zotëri i nderuar, e provë je edhe ti: je çfarë je! Provë është edhe Ibrahim Rugova: është katolik çfarë është. Provë është edhe ekzistimi i kishës katolike e ortodokse në zemër të një populli që janë me rreth 95 % muslimanë në gjithë tokat shqiptare, me liri kaq të mëdha. Paramendoje një veprim musliman sikur tëndin në Zagreb, Romë.