. Me vite të tëra në Kosovë punohet në katolicizimin dhe ortodoksizimin e Kosovës, institucionalisht dhe sistematikisht. Mirëpo, viteve të fundit, gjendja është edhe më drastike, më e vrazhdë dhe më poshtëruese. Sidomos, me hyrjen në skenë të I/Abraham Rugovës, kryetarit të Kosovës. Nëse do të përpiqeshim ta analizojmë veprimtarinë politike të tij, më shumë do të gjejmë veprime fetare nga ana e tij, se sa politike. Këtë edhe vetë ai e ka pranuar publikisht. Këtë ia tha edhe Veton Surroi para zgjedhjeve te vitit 2004 në Kosovë, se Ibrahim Rugova po luan më shume rolin e kardinalit të Kosovës, se sa të një lideri politik.
Ai në vitet e nëntëdhjeta pati propozuar që kryepriftit në Kosovë t'i ngritet përmendore në emër të njëvjetorit të vdekjes së tij, ai dekretoi që sheshi Marshall Tita në Prishtinë të riemërtohet në Nënë Tereza, ai solli në Prishtinë përmendoren e Gjergj Kastrotit (që Kosovës i shpenzoi rreth 1 milion marka, kurse njerëzit ende flejnë nëpër qese najlloni), ai prish ndërtesën e Gjimnazit në Prishtinë për të ndërtuar Katedralën (politike), ai me rastin e lumturimit të Nënë Terezës shkoi në Vatikan me mbi 200 delegatë (shpenzoi mjete marramendëse, ndërsa njerëzit ende flejne në qese najlloni), ai shkoi në Vatikan me alamet delegacioni me rastin e vdekjes së Papës dhe shpenzoi alamet parash (ndërsa njerëzit ende flejnë në qese najlloni), ai planifikon ndërtimin e "Tempullit të dijes" me emrin Nënë Tereza në periferi të Prishtinës, që do të ketë çmim rreth 100 milionë euro, ai me servilet e tij ne Prizren i falen Gjimnazit jezuit gjerman 4.5 hektarë parcelë ndërtimi, ndërsa Bashkësisë Islame nuk i lejohet ndërtimi as në tokën e saj, ndërsa ditëve të fundit në Prizren para godinës së kryetarit të komunës se Prizrenit (lexo: katedrales) po ndërtohet parku me kryq të trefishtë. Emrat e shkollave, rrugëve, institucioneve, 90% janë katolike apo ortodokse. Kështu është pak a shumë e tërë Kosova.
Ju që nuk jeni nga Prizreni nuk do ta kuptoni, por ju qe jeni nga Prizreni apo që kaloni aty pari, shikoni dhe merrni ‘ibret’. Njerëz pa identitet. Udhëheqësi pa identitet. Por, edhe popull pa identitet të mjaftueshem. Të gjithë heshtin. Kosova me rreth 90% shqiptarë dhe prej saj me më pak se 1 % katolikë, sundon çdo pore të jetës. Vallë, unë jam fundamentalist, apo ç’është në pyetje? Kjo gjendje do të ishte normale për një vend katolik apo ortodoks, por Kosova megjithatë nuk është. Të shohim. Atë që e ka lënë në gjysmë Serbia po e vazhdon Ibrahim Rugova me satelitet e vet. Ka edhe shumë për t'u thënë.
Këto ishin disa mendime të rastit, të shprehura ad hoc. Nuk i kushtova rëndësi elementeve tjera. Faktet janë para nesh.
12 prill 2005
Prizren