A duhet të jetë çdo sukses konspiracion???

Dhe, nga të gjithë ata botues që aty kanë ekspozuar libra, atij ia paska vra syrin SHB "Logos-A", e cila për të meqë është kaq shumë e suksesshme, boton shumë libra cilësorë dhe zë stenda shumë të mëdha, do duhet të ketë ndonjë lidhje konspiracioni, sepse në të kundërtën nuk ka mundësi të jetë aq e "e fortë". Me fjalë të tjera i bie se ky pranues i gotave të Abdullah Zenelit dyshon hapur se Logos-A financohet nga burime të fshehta, të dyshimta dhe, për botën e sotme, nga burime terroriste. Që si barazim del kështu - nëse je i suksesshëm dhe je mysliman, ti je terrorist. Një logjikë mjerane dhe që më shumë se për shumëçka, flet për fukarallëkun intelektual të disa njerëzve që megjithatë kemi dashur t'i konsiderojmë shkrimtarë. Dhe, qenkemi zhgënjyer. Ja pse: si e para, nëse Logos-A ka ose nuk ka fonde të dyshimta, këtë mund dhe duhet ta verifikojnë organet e rendit, policia, gjykatat, inspektoratet, por ama të kërkojë një llogari të këtillë një shkrimtar, kjo vërtet është për t'u habitur. Apo mos ka ky i fundit ndonjë detyrë nga "miqtë e tij" që deri dje na ndiqnin?! E dyta, është logjika "e kalbur" e lidhjes së çdo suksesi me konspiracionet, një logjike paranoike, si ajo e kohës së Enverit e Mehmet Shehut me mijëra bunkeret e ndërtuara se dikush po i përgjon në derë. Thuajse bota kishin qenë n'zor për Shqipërinë. E tillë ngjan edhe kjo "drojë" e Mehmet Krajës, i cili vetëm pse sheh një stendë të madhe të Logosit, sheh botime cilësore, këta ia thotë "fiqiri" se është pune "e dyshimtë".

Mehmet, Logos-A është institucion transparent, më shumë se 15 vite shtëpi botuese zyrtare e regjistruar si e tillë në institucionet përkatëse në Maqedoni, ka llogarinë e saj bankare dhe të gjitha marifetet e tjera të një botuesi serioz. Dhe, sa për ta qetësuar vogëlsinë e shpirtit tënd, deri tash Logos-A nuk ka pasur asnjë aktpadi ose dyshim tjetër prej organeve të shtetit për asnjë cent. Këtë lirisht mund t'ua përcjellës atyre që t'kanë porositë ta bësh atë shkrim.

Ndërkaq, nëse të pyesin, e pse atëherë Logos-A qenka kaq e suksesshme, përgjigjja është kjo: Logos-A është botues dhe jo tregtar i librave; Logos-A boton vlera dhe krijon kulturë e nuk prodhon speca e kastraveca; në Logos-A funksionojnë tetë bilioteka me redaktorë të denjë në lëmitë gjegjëse për përzgjedhjen më të mirë të titujve që shkojnë në botim; Logos-A e ka botuar librin e S.Hantingtonit (që nëse nuk e di flet për përplasjen e qytetërimeve), Logos-A e ka botuar kompletin më të plotë deri tash të Sami Frashërit, ndërsa në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Franceze ka botuar libra që, mbase për inat të Mehmet Krajës, janë librat më cilësorë universitarë që janë botuar kurdoherë në gjuhën shqipe.

Këto dhe arsye të tjera që nuk është e mundur të gjitha të numërohen në një tekst kaq të shkurtër, janë përgjigje për krajat(atat) që habiten pse të jesh i suksesshëm ose që nuk duan të të shohin të suksesshëm.

E po nëse jeni zemërligë, plasni.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme