
Vallë, përse këta “arsimdashës” nuk merren me probleme më madhore që e presin Kosovën dhe arsimin e Kosovës, por merren me veshjen e bashkëkombasve të tyre, vajzave të tyre. Vallë, po harrojnë këta “partizanë” se shamia është jo vetëm veshje fetare islame, por edhe traditë kombëtare shqiptare deri në ditët tona. Po harrojnë zotërinjtë se edhe nënat e loket e tyre kanë bartur e bartin edhe sot shami. Po harrojnë se të drejtat elementare njerëzore nënkuptojnë të respektosh diversitetin fetar, kulturor, politik e jo të bësh veprime primitive, duke thyer zemrat e botës së re për shkak se ka vendosur ta vë shaminë në kokë. Dëshiruam ne apo jo, Kosova është ajo që është. Kosova është në Evropë, sepse aty gjeografikisht e ka vendin. Por, zotërinjë partizanë, Evropa nuk mund të mashtrohet nga 'arrogancat' tuaja. Evropa nga ju kërkon punë serioze dhe vizione afatgjate, me politikë të shëndoshë e jo veprime primitive të mashtruesve dhe kuaziarsimtarëve. Pas gjithë kësaj mendoj se kompetentët e ministrisë së arsimit dhe të qeverisë së Kosovës duhet t’i japin fund tekeve individuale dhe personale. Mos, vallë kryeministri sërish do ta shpreh pakënaqësinë e tij duke shëtitur rrugëve të Prishtinës, apo fare nuk do të çajë kokën.
Në pamundësi kohore që të lëshohemi në hollësi, mund të konstatojmë se paragjykimet dhe dhuna direkte e pseudoarsimtarëve mbi vajzat tona nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës gjenezën e tërheq nga injoranca e tyre por dhe nga anarkia në arsimin e Kosovës dhe në fushat e tjera në përgjithësi në Kosovë. “Zotërinjë arsimtarë”, duhet ta korrigjoni vetveten dhe të kërkoni falje para vajzave tona, para familjeve të vajzave dhe para besimtarëve muslimanë. Në të kundërtën, emri juaj do të shkruhet bashkë me emrat e atyre që vranë, dhunuan, mbytën, dogjën, dëbuan. Ju nuk dalloni nga serbët. Ata vran në luftë, ju vrisni në paqe!
N. Ibrahimi