MBI ARSYEN DHE RAHATINË

Ibn Hazmi



MBI ARSYEN DHE RAHATINË





Kjo domethënë të mos kihet kujdes mbi të folurit e njerëzve por t’i kushtohemi të folurit të All-llahut xh.sh. Në këtë është tërë arsyeshmëria dhe tërë rehatia.

Kush mendon se mund të shpëtojë nga sulmi i njerëzve tjerë dhe qortimit të tyre - është i marrë. E kush e orienton shikimin e vet dhe e ushtron shpirtin e vet që të kërkojë perëndimin në arritjen e të vërtetës, po edhe pse në fillim kjo i shkakton dhembje, gëzimi i tij për shkak të qortimit të tyre do të jetë më i madh dhe më i fortë se ta lavdojnë. Sepse ai e di që lavdimi i tyre, edhe qoftë me vend, kur të arrijë deri tek ai e bënë mendjemadh dhe ashtu i shkatërron virtytet e tij. E nëse këtë lavdim nuk e meriton dhe ai përsëri kësaj i gëzohet, ai atëherë kënaqet dhe i gëzohet gënjeshtrës, që është mangësi e madhe.

E sa i përket qortimit të tij nga ana e të tjerëve, dhe nëse ai do të jetë me vend dhe arrinë deri tek ai, mbase ky do të jetë shkak që të fillojë t’i shmanget asaj për çka po qortohet, që është fat i madh të cilin mund të mos e dëshiroi vetëm ai që është i mangët. E nëse ky qortim i tyre nuk është i arsyeshëm, por ai duron, atëherë, përbri butësisë dhe durimit, do të ketë virtyt shtojcë, kurse do të jetë në fitim edhe më të madh sepse i mbledh të mirat që rrjedhin nga ajo që qortohet pa të drejtë. Për këto të mira do të shpërblehet në ditën e llogarisë përfundimtare, kur kjo më së tepërmi do t’i nevojitet, sidomos sepse për këtë nuk është angazhuar as e ngarkuar shpirtin e vet. Ky është fat i madh të cilin vetëm i çmenduri mundet të mos e dëshirojë.

Mirëpo, nëse deri tek ai nuk do të arrijë ajo që të tjerët e lavdojnë, atëherë është e njëjtë për të folën ata apo heshtën. Por nuk është ashtu kur është fjala për qortimin, sepse ai është në fitim në atë rast pa marrë parasysh se a ka arritur qortimi i tyre te ai apo jo. Sikur Pejgamberi i Zotit, s.a.v.s., mos të kishte thënë për lavdatën e mirë; “Ky është gëzim i shpejtë i besimtarit”, do të duhej që i arsyeshmi më shumë të anojë që të qortohet paarsyeshëm se sa me arsye të lavdohet. Por thënia e cekur e Pejgamberit thotë se gëzimi duhet të jetë për shkak të vërtetës, e jo për shkak të të pavërtetës dhe për këtë është e nevojshme t’i gëzohemi asaj për çka lavdohemi, e asesi për vetë aktin e lavdimit. Virtytet, mangësitë, nënshtrimet dhe gabimi: çdo shpirt ose refuzon ose ndihet mirë në shoqëri me to. Është i lumtur ai shpirti i të cilit ndien gëzim në shoqërim me virtytet dhe nënshtrimet duke iu shmangur poshtërsive dhe gabimeve. E i pafatshëm është ai shpirti i të cilit ëmbëlsohet në shoqërim me mangësitë dhe mëkatet duke u larguar nga virtytet dhe dëgjueshmëritë.

Kurse në tërë këtë manifestohet vetëm vepra dhe ruajtja e All-llahut xh.sh. Ai që kërkon atë botë është i ngjashëm engjëjve, deri sa ai që kërkon të keqen është i ngjashëm me shejtanët. Ai që kërkon lavdi dhe pushtet i gjason bishave, deri sa ai që kërkon dëfrime u gjason shtazëve. Ai që kërkon pasurinë për vetë pasurinë, e jo që ta shpenzojë në hajratet e urdhëruara dhe vullnetare, ka rënë mjaft poshtë ashtu që as me kafshën nuk mund të krahasohet. Ai më parë u gjason larvave në shpella në vendet e papërshtatshme nga të cilat asnjë kafshë nuk ka dobi. I arsyeshmi kurr nuk gëzohet në cilësinë në të cilën ia tejkalon ndonjë bishë ose kafshë tjetër ose ajo që nuk ka shpirt. Sepse ai i gëzohet vetëm prestigjit në virtyt me të cilën All-llahu xh.sh. e ka bërë tjetërfare nga bishat, kafshëve dhe gjërave tjera, dmth. ia ka dhuruar arsyeshmërinë sipas të cilës ai i bashkohet engjëjve.

Ai që i gëzohet guximit të vet që nuk e shpenzon në atë çka ka urdhëruar All-llahun do të duhej të dijë se tigri është më i guximshëm se ai, dhe se luani, ujku dhe elefanti janë më të guximshëm se ai. Ai që krenohet me fuqinë e vet trupore le ta dijë se mushka, kau dhe elefanti sipas fuqisë trupore janë më të fortë se ai. Ai që i krenohet aftësisë së vet të bajë barra të rënda le të dijë se gomari në këtë është më i aftë se ai. Ai që lavdohet me shpejtësinë vetjake le ta dijë se qeni dhe lepuri është më i shpejtë se ai. Ai që krenohet me bukurinë e zërit të vet do të duhej ta dijë që të ketë mjaft shpendë që kanë zë më të bukur se zëri i tij dhe se zërat e fyellit janë më të këndshëm e më të dashur nga zëri i tij. Përse atëherë ajo lavdi dhe ai gëzim për çka e tejkalojnë kafshët tjera.

Ai inteligjenca e të cilit është e fortë, dija e madhe dhe vepra e mirë, le t’i gëzohet kësaj! Sepse në këtë e tejkalojnë vetëm engjëjt dhe më të mirët nga njerëzit. Fjalët e All-llahut xh.sh.: “Kurse atij që para dinjitetit të Krijuesit të vet ka pasur drojë dhe shpirtin e vet nga këndjet e ka përmbajtur, Xhenneti do t’i jetë sigurisht vendqëndrim”, përmbajnë në vete të gjitha virtytet. Sepse ta kufizosh epshin nga i cili synon shpirti dmth. ta refuzosh nga natyra e tij zemrake dhe epsharake, të cilat që të dyja bëjnë pjesë nën epshet. Së këndejmi është e nevojshme të përdoret shpirti ashtu që ta shprehë atë që ai është, e me çka dallohet njeriu nga kafshët, insektet dhe bishat tjera.

Fjalët e Pejgamberit të Zotit s.a.v.s., të drejtuara si përgjigje atij që e ka pyetur për këshillë: “Mos u zemëro!” sikur edhe kërkesa e tij shprehimore që tjetrit i dhëshirohet ajo që i dëshirohet vetëvetës, përmbajnë po ashtu të gjitha virtytet: t’i shkurtohet shpirtit, i cili posedon aftësinë e zemërimit, atë epshin e tij, deri sa kërkesa e tij që tjetrit t’i dëshirohet ajo çka i dëshirohet tjetrit dmth. në realitet: të zbutet në shpirt instiuleti i tij epsharak, nga një anë, dhe të përforcohet në të drejtësia që është qëllimi themelar i shpirtit anorganik.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme