
Naom Çomksy: Nuk është plotësisht e ndritshme. Ajo që ju e thatë është e drejtë. Ligji për naftën e Irakut nuk iu është dorëzuar parlamentit irakiane para se të përfundojnë zgjerimet dhe këshillimet e Uashingtonit. Por akoma nuk dihet se ky ligj ç'përmban në vete? Ky ligje ka qenë me qëllim që në të të fusin kompanitë amerikane si Production Sharing Agreements dhe PSA, të cilat do të kenë përfitime të mëdha prej këtij ligji. Kjo ka ndodhur edhe më parë në Irak dhe ata pasi kanë prodhuar naftën e kanë bërë kombëtare dhe kanë hyrë në rivalitet me kompanitë botërore në interes të inetersave të tyre kombëtare. Amerika gjithmonë ka kontrolluar prodhimin e naftës në rajonin e LM, sidomos në Arabinë Saudite. Kurse pas Amerikës janë radhitur interesat e të tjerëve dhe të vet interesave kombëtare të atij vendi. Në vendet ku Amerika nuk kishte ndërhyrje në prodhimin e naftës, ajo menjëherë ka marrë masa dhe ka ndjekë politika të tilla. Ministria e jashtme e Amerikës në vitin 1940 e bëri të ditur se ka qasje të drejtpërdrejtë në prodhimin e naftës së Arabisë Saudite dhe pat deklaruar se Arabia Saudite është partneri kryesor i energjisë në LM dhe kjo donë të thotë se nëse ju kontrolli burimet e naftës së dikujt tjetër, sidomos të vendeve të LM, atëherë jeni më të fortit e botës. Kjo e vërtetë ishte konfirmuar nga ana e George Kennan, i cili në atë zbuloi planet e SHBA për LM. Ai ka thënë se kjo lëvizje neve do të na japë rastin që të përdorim veton kundër rivalëve tanë. Edhe Berzhinski në fillim të luftës së Irakut pat thënë se në qoftë se Amerika fiton luftën në Irak dhe arrin që atje të instalojë një qeveri kukull të saj, atëherë ajo ka për të pasur një superioritet mbi rivalët e saj aziatikë dhe evropianë. Edhe para disa javëve Dik Çenej tha se ndërtimi i gypit të gazit nëpër Evropë do të jetë një kërcënim i madh për në. Por duhet theksuar se shqetësimet më të mëdha janë nga ana e kompanive amerikane. Para disa ditëve kompania Egzon Mobile publikoi fitimin e saj në Irak dhe u bë e ditur se kjo kompani kishte thyer rekordin e fitimit gjatë tërë historisë së Amerikës. Në LM nuk është me rëndësi vetëm nafta, ju shikoni Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë duke ndërtuar projekte gjigante dhe të gjitha pagesat bëhen në dollarë, kurse kjo ka një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e kompanive të mëdha amerikane. Kështu që mund të themi se prodhimi i naftës dhe përfitimi nga ajo në një anë, dhe përfitimet nga ana ndërtimeve të kompanive amerikane në LM, në anën tjetër, të gjitha këto mjete dollarësh derdhen në arkën e SHBA. Nuk mund të themi se këtë gjë është duke e bërë vetëm Amerika, po ashtu të njëjtën gjë e bëjnë edhe Anglia, Franca, Gjermania dhe shumë vende tjera.
Shqetësimi i tretë është shfrytëzimi i burimeve të naftës. Por kjo nuk i shqetëson shumë kompanitë amerikane. Ngase ndikimi i tyre në burimet energjetike atyre u jepë 'të drejtën' që të ndërhyjnë në të gjitha aspektet e një vendi. Edhe fakti që disa nuk e besojnë se Amerika Irakun e ka sulmuar për t'i kontrolluar burimet e naftës është e vërtetë. Ngase Amerika duke kontrolluar burimet e naftës së Irakut do të ketë mundësi të rezistojë kundër rivalëve të saj.
Pyetje: Problemet e Irakut inetersimin e Amerikës e kanë larguar nga vendet e Amerikës latine. Tani liderët e shteteve të Amerikës latine si Hugo Chavez, presidentit i Venezuelës dhe Rafael Kurja presidenti i Ekuadorit kanë paraqitur kërkesën për bashkëpunuar me shtetet tjera në këtij rajoni dhe të nënshkruajë marrëveshje ekonomike. Cili është qëndrimi i juaj rreth kësaj çështjeje?
Naom Çomksy: Në shikim të parë kjo kritikë është shumë interesante. Më duhet të them se ndihma ndaj shteteve të Amerikës latine nuk ndikon në ekonominë e saj një vendi tjetër në botë. Shumë herë krizat në rajonet e Amerikës latine vijnë për shkak të ndikimit që dëshirojnë ta kenë superfuqitë botërore, jo vetëm Amerika, por edhe vendet si Franca dhe Anglia.
Cilat janë shkaqet e kësaj?
Ka shumë ndërlikime të mëdha në këtë mes. Në këto shtete kjo politikë ka filluar që nga pushtimi i Spanjës, para 500 vjetëve. Shtetet e AL më shumë kanë anim kah sistemi perëndimor. Kështu që shumë vende të rajonit të AL janë drejtuar kah ekonomia e Spanjës, e më vonë kah Amerika. Por SHBA pas ardhjes në fuqi filluan t'i shtypin këto vende dhe në këtë mënyrë filluan revolucionet popullore anti-amerikane. Kur shikojmë anën tjetër, shohim se edhe Azia lindore është një vend i varfër. Ky është edhe shkaku që pse AL ka kundërshtuar politikat 25 vjeçare të Amerikës, Fondit monetar ndërkombëtar dhe Bankës botërore. Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për Azinë lindore e cila është në zhvillim e sipër sh ka arritur një progres të mirë.
IRIB - Data: 11/02/2007