Se cili do të jetë përfundimi, tani për tani besoj se askush nuk e di, as në Kosovë dhe as në bashkësinë ndërkombëtare, për shkak se pozicionet janë ekstreme. Në njërën anë është pozicioni rus kundër çdo forme të pavarësimit të Kosovës,- në anën tjetër pozicioni amerikanë në favor të planit të Ahtisarit,- në mes disa shtete të BE-së, siq janë Britania dhe Franca që janë në favor të planit të Ahtisarit dhe një pjesë e shteteve me në krye Gjermaninë dhe veçmas shtete danubiane si Sllovakia, Rumania, Çekia, pjesërisht edhe Austria dhe Hungaria që në një mënyrë apo tjetër, janë kundër pavarësisë së Kosovës, për shkak të interesave ekonomike dhe gjeopolitike që kanë me Serbinë dhe me Rusinë.
Ardian Zejnaj
Se cili do të jetë përfundimi, tani për tani besoj se askush nuk e di, as në Kosovë dhe as në bashkësinë ndërkombëtare, për shkak se pozicionet janë ekstreme. Në njërën anë është pozicioni rus kundër çdo forme të pavarësimit të Kosovës,- në anën tjetër pozicioni amerikanë në favor të planit të Ahtisarit,- në mes disa shtete të BE-së, siq janë Britania dhe Franca që janë në favor të planit të Ahtisarit dhe një pjesë e shteteve me në krye Gjermaninë dhe veçmas shtete danubiane si Sllovakia, Rumania, Çekia, pjesërisht edhe Austria dhe Hungaria që në një mënyrë apo tjetër, janë kundër pavarësisë së Kosovës, për shkak të interesave ekonomike dhe gjeopolitike që kanë me Serbinë dhe me Rusinë.
Focus: Z. Krasniqi, tani arrijnë deklarata për një shtyrje të re. Prisni që vërtet të ketë shtyrje të radhës dhe të vazhdohet kështu edhe pas këtij procesi prej 120 ditëve?
Krasniqi: Statusin e Kosovës e ka mbuluar një konfuzion në të gjitha nivelet e bashkësisë ndërkombëtare, e cila merret me këtë çështje. Aq shumë ka deklarata konfuze dhe kontradiktore, sa jam i bindur që për nga përmasa e absurdit, mund të hyjë në Librin e Ginesit. Po të merren aktorët kryesor dhe të shikohen deklaratat e tyre, si bie fjala Ischingerit, rezulton që herë angazhohen për ndarjen e Kosovës, herë për shtyrjen e procesit dhe herë për zgjidhjen e statusit pa emërtim, gjë që vetvetiu tregon që ekziston një paaftësi e komunitetit ndërkombëtar për ta zgjidhur këtë çështje në pajtim me moralin dhe të drejtën. Prandaj, përpiqen ta kamuflojnë në forma dhe me terma të ndryshëm. Në këtë aspekt mendoj se janë në qarkullim disa opsione lidhur me statusin e Kosovës, pavarësisht se kur do të zgjidhet. E para, rreziku i ndarjes është ende potencial, sepse për këtë koncept kanë folur dhe flasin haptazi edhe ministra të shteteve të BE-së, sikur edhe zyrtarë të lart, si z. Kasede që kishte para disa kohëve edhe projekt për ndarjen e Kosovës. E dyta, opsioni i ngrirjes së statusit që është në qarkullim dhe favorizohet nga BE-ja, që në paaftësi për ta zgjidhur çështjen, parapëlqen ngrirjen e statusit të Kosovës. Në anën tjetër tani qarkullojnë ide,si ajo e Romano Prodit dhe kryeministri slloven, Jansha për anëtarësimin e përshpejtuar të Serbisë në BE, që po ashtu fut konfuzion dhe shton komplikime të reja lidhur edhe me standardet e pranimit në këtë strukturë, por edhe lidhur me gjasat e Kosovës për t’u pavarësuar pastaj prej një Serbie, e cila do të ishte anëtare e BE-së. Pra, loja është shumë e rrezikshme dhe për mendimin tim që do të doja të mos ishte i saktë, BE-ja me një pjesë të ndjeshme të vetën, është kundër pavarësisë së Kosovës dhe nuk do të lërë gurë diplomatikë pa luajtur për ta kompromentuar një zgjidhje që dërgon nga pavarësia e Kosovës. Se cili do të jetë përfundimi, tani për tani besoj se askush nuk e di, as në Kosovë dhe as në bashkësinë ndërkombëtare, për shkak se pozicionet janë ekstreme. Në njërën anë është pozicioni rus kundër çdo forme të pavarësimit të Kosovës,- në anën tjetër pozicioni amerikanë në favor të planit të Ahtisarit,- në mes disa shtete të BE-së, siq janë Britania dhe Franca që janë në favor të planit të Ahtisarit dhe një pjesë e shteteve me në krye Gjermaninë dhe veçmas shtete danubiane si Sllovakia, Rumania, Çekia, pjesërisht edhe Austria dhe Hungaria që në një mënyrë apo tjetër, janë kundër pavarësisë së Kosovës, për shkak të interesave ekonomike dhe gjeopolitike që kanë me Serbinë dhe me Rusinë.
Po fiton koncepti serb
Focus: Shpesh dëgjojmë deklarata nga diplomatë ndërkombëtar që pastaj arsyetohen me “keqkuptim”. Mendoni se vërtet po “keqkuptohen” këto deklarata, apo kjo është një matje e impulsit se si do të reagonin palët në rast se zgjidhja do të ishte e atillë siç “keqkuptohet”?
Krasniqi: Bisedat shtesë në të vërtet janë presion mbi Kosovën për të hequr dorë nga projekti i pavarësisë. Kushdo që këtë gjë nuk e ka kuptuar është injorant ose idiot. Përndryshe po të mos ishte ky presion mbi Kosovën, nuk do të kishte nevojë fare për biseda shtesë dhe për këtë lloj cirku të negociatave që po vazhdon. Prandaj, mendoj se loja është e rrezikshme për fatin e Kosovës, sepse disa nga fuqitë evropiane qartazi, disa në mënyrë më të maskuar, janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe janë më shumë në favor të Serbisë. Kjo ka ndodhur edhe për një arsye praktike, sepse BE-ja veçmas dhe komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi, nuk e kanë kualifikuar me terma adekuat fashizmin dhe gjenocidin serb ndaj popujve të tjerë të ish Jugosllavisë, veçmas ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Serbia ka shpëtuar pa u ndëshkuar për fashizmin dhe gjenocidin e saj që ka ushtruar mbi këta popuj, ndërsa që është rehabilituar tashmë plotësisht, duke u pranuar në të gjitha strukturat evropiane, madje edhe në Partneritetin për Paqe. Përmes këtyre favorizime, ajo duket se u trimërua dhe tani ka kaluar në ofensivë diplomatike. Të gjitha deklaratat e ministrit të jashtëm, Jeremic dhe kryeministrit Koshtunica ditëve të fundit janë në unison se, në Neë York ka fituar koncepti për të cilin është angazhuar Serbia, për biseda direkte përmes të cilave do të komprometohej pozicioni i shqiptarëve për pavarësinë e Kosovës.
Focus: Në takimin e fundit është miratuar e ashtuquajtura “Deklaratë e Neë Yorkut” që bënë thirrje për vazhdimin e bisedimeve direkte mes palëve. Mund të ndodhë që në këto takime pala kosovare t’i nënshtrohet presioneve dhe të detyrohet të lëshoj pe edhe me tutje?
Krasniqi: Grupi i Kontaktit ka miratuar një deklaratë në maj të 2005-ës kur priteshin të fillonin negociatat për statusin e Kosovës, të cilat theksonin tri parimet elementare mbi të cilat do të duhej të zhvilloheshin negociatat. Në ndërkohë, në pamundësi për ta tejkaluar bllokimin e Rusisë, edhe Grupi i Kontaktit, si Këshilli i Sigurimit, ka bërë gjimnastikë me kriteret e tyre, i ka modifikuar, i ka ndryshuar dhe ka ardhur deri në një pikë që në “Deklaratën e Neë Yorkut”, madje kanë futur një element shumë të rrezikshëm, sipas të cilit zgjidhja për statusin Kosovës duhet të bëhet edhe në pajtim me Rezolutën 1244. Natyrisht në atë deklaratë kanë futur edhe elementin që thuhet se, zgjidhja duhet të jetë në pajtim edhe me vullnetin e shumicës së popullit të Kosovës. Pra, në njërën anën kemi një koncept të Rusisë dhe në anën tjetër një term të amerikanëve, eventualisht edhe të Britanisë dhe Francës, që do të thotë se edhe Grupi i Kontaktit në këtë aspekt është i paaftë për ta zgjidhur këtë çështje në këtë fazë. Prandaj, lanson deklarata të reja, përmes të cilave gjoja shpall avancimin e procesit negociator, që në të vërtet, sipas meje, zbulon avancimin në drejtim të dobësimit të pozitës negociatore të Kosovës dhe në drejtim të deformimit të procesit,- i cili në fund synon që Kosovës në një mënyrë apo tjetër të mos ia definojë statusin e qartë ose ta lërë përmes ndonjë zgjidhje konfederale të lidhur me Serbinë, për të cilin po ashtu flasin shumë zëra në bashkësinë ndërkombëtare.
Focus: Mendoni se ka elemente të konfederalizmit “Traktati i Miqësisë” që ofron pala kosovare si ofertë ndaj asaj serbe?
Krasniqi: Traktati që ka ofruar pala kosovare është shenjë e dobësisë eklatante, të dhimbshme që ka Kosova në këtë proces negociator. Të ofrojë projekt për pajtim pala që është dëmtuar, tregon se ajo palë është aq e dobët sa që nuk ka si të përshkruhet me fjalë. Kosova saktësisht dihet se në vittet 1998/99 ka qenë e ekspozuar spastrimit etnik dhe gjenocidit nga Serbia, me ç’rast një milion njerëz janë deportuar nga Kosova dhe rreth 20 mijë të tjerë janë vrarë dhe masakruar, për çka Serbia as nuk ka kërkuar kurrë falje dhe as nuk është ndëshkuar si agresorë. Prandaj, Kosova sipas çdo logjike normale, do të duhej të kërkonte reparacionet e luftës për dëmet që i janë shkaktuar, do të duhej të kërkonte ndëshkimin ndërkombëtar të Serbisë në Gjykatën e Hagës dhe jo të ofronte projekt për pajtim. Megjithatë, ky është mjerimi i politikë së Kosovës, është mjerimi i popullit të Kosovës i cili në këto tetë vite nuk ka mundur të ndërtojë një politikë të veten, nuk ka mundur të ndërtojë shtetin i cili duke u bërë fakt, do të detyronte edhe partnerët ndërkombëtar të sillen me ndjenjë përgjegjësie ndaj çështjes së Kosovës. Por, Kosova këto tetë vite nuk ka pasur sukses në ndërtimin e shtetit, në ndërtimin e një shoqërie dhe ekonomie të qëndrueshme dhe e tëra është mbështet në ndihmën që arrin nga komuniteti ndërkombëtar dhe komuniteti ndërkombëtar pa asnjë dyshim ia ka hartuar platformat politike, pra edhe këtë platformën e fundit. Me këtë ata kanë dashur të tregojnë gjoja qëndrimin e Kosovës me vizion për të ardhmen, por në të vërtet kjo ofertë tregon dobësinë e Kosovës dhe tregon aq më keq dhe me rrezikshëm që Kosova është e gatshme të lëshoj pe edhe me shumë. Nëse Kosova ka qenë dhe është e gatshme të falë për rreth 20 mijë njerëz të masakruar, të falë për rreth një milion njerëz të deportuar dhe për 150 mijë ekonomi familjare të shkatërruara gjatë luftës, atëherë shtrohet pyetja logjike; a mos është e gatshme Prishtina zyrtare të lëshojë pe edhe diçka me shumë lidhur me statusin politik në paqe, kur nuk po vrahet askush, kur nuk po digjet Kosova, por që po bëhen disa lëshime në emër të integrimeve euro-atlantike dhe të ardhmërisë. Bërja e kësaj politike në Kosovë është njëra nga shkaqet, pse armiqtë e pavarësisë së Kosovës janë aq të trimëruar dhe aq shumë besojnë se në fund të këtij procesi Kosova nuk do të jetë e pavarur, sepse këto mesazhe që duken vizionare, humane dhe integruese, në të vërtete e zbulojnë dobësinë e brendshme të këtij vendi, të kësaj shoqërie dhe politike dhe rrjedhimisht inkurajojnë të gjithë ata që janë kundër këtij vendi dhe kundër pavarësisë së Kosovës.
Focus: Përmendët dy koncepte: atë rusë dhe amerikanë. Ekziston këtu ndonjë zgjidhje mesi, siç pretendojnë evropianët dhe a mund të shfrytëzohet Rezoluta 1244 për t’u bërë Kosova e pavarur, duke iu përmbajtur një rregulli se “çka nuk është e ndaluar, është e lejuar”?
Krasniqi: Qëndrimi amerikan përkrah zgjidhjen minimaliste për statusin e Kosovës, pra planin e Ahtisarit, i cili në strukturën e vet është një plan gati i pazbatueshëm. Zgjidhjet në planin e Ahtisarit lidhur me decentralizimin, në fakt e dezintegrojnë Kosovën dhe e bëjnë shtet jo funksional. Po ashtu zgjidhjet për trashëgiminë kulturore dhe fetare, Kosovës i kanë dhënë atributet e një shteti religjioz ortodoks përmes numrit aq të madh të zonave mbrojtëse rreth manastireve serbe. Prandaj, në këtë aspekt ShBA-ja mbron një planë minimalist që e ka emrin pavarësi, por është e mbikëqyrur, që do të thotë se as me planin e Ahtisarit Kosova nuk është plotësisht e pavarur. E mira e gjithë kësaj ndoshta është se, lihet një derë e hapur që në një proces të ardhshëm, disa vjeçar, të mund të ndodhë pavarësia. Por, plani i Ahtisarit në të vërtet nuk është plan për pavarësinë e Kosovës, është për vazhdimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare. Me planin e Ahtisarit kompetencat civile dhe administrative mbi Kosovën i merr BE-ja, ndërsa NATO-ja mbetët si protektor i sigurisë. Ndërsa koncepti rus është i atillë që ata angazhohen për çdo gjë me të cilën pajtohet Serbia, ndërsa Serbia pajtohet me të vetmen zgjidhje e cila do të ishte mbetja e Kosovës nën Serbi. Këtu nuk mund të gjendet mes, sepse mes apo kompromis i dhimbshëm për Kosovën do të mund të quhej plani i Ahtisarit dhe përtej këtij do të duhej të ishte pavarësia e plotë. Kjo nuk ka ndodhur për shkak të dobësisë së faktorit politikë në Kosovë dhe faktorit shqiptar në Ballkan dhe për shkak të mungesës së sinqeritetit të aleatëve të Kosovës në këtë proces. Po të kishte faktori shqiptar mundësinë e imponimit të vullnetit të vet, në atë rast zëdhënësit me të mëdhenj për planin e Ahtisarit do të ishin Rusia dhe Serbia. Ky plan krijon mekanizmat me të mëdhenj të mundshëm të mbrojtjes së serbëve dhe serbizimit në Kosovë. Meqë kjo nuk ka ndodhur, Serbia është inkurajuar që të kërkojë më shumë, prandaj po kërkon mbetjen e Kosovës nën Serbi. Për mendimin tim, Kosova të ardhmen e saj e ka në rrezik, sepse ose mund të ngrihet statusi, ose mund të lihen disa fije që e lidhin me agresorin e vet, që do të prodhonin konflikt, jo stabilitet dhe tragjedi të reja. Ose në rast të veprimeve të njëanshme të Kosovës, ajo do të mund të izolohej ndërkombëtarisht, do të mund shndërrohej në një lloj Qiproje Veriore që pastaj do të ishte riciklim i fatkeqësive dhe i mjerimit të këtij rajoni dhe këtij populli.
Kosova ka humbur disa shanse
Focus: Mund të ndiqet një rrugë krejtësisht tjetër ngase ofron bashkësia ndërkombëtare, të shkohet drejt shpalljes së njëanshme dhe pastaj të pritet njohja ndërkombëtare? Ka guximi apo fuqinë ta ndërmarr klasa politike e Kosovës një hap të tillë?
Krasniqi: Sinqerisht Kosova ka humbur disa shanse të mëdha që ka pasur, veçmas në vitin 1999 dhe ne tani po merremi me pasojat e asaj. Gjatë luftës po të kishte pasur sukses bashkimi i faktorit politik dhe ushtarak në një qeveri të përbashkët, jam i bindur që termat e Rezolutës 1244 do të ishin ndryshe, sepse nuk do të mund ta injoronin legjitimitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Megjithatë, lufta ka përfunduar me një ndarje tragjike ndërmjet vetë shqiptarëve, me një pjesë të faktorit ushtarak, që kishte një fuqi reale në terren, por nuk kishte legjitimitetin e duhur politik dhe me faktorin politik që kishte legjitimitet politik, por nuk kishte asnjë lloj ndikimi në ngjarje. Bashkësia ndërkombëtare e ka shfrytëzuar këtë dobësi tonën të organizimit dhe pastaj e ka filluar dobësimin sistematik të Kosovës deri në pikën zero, deri në shkatërrimin e plotë të strukturave politike dhe deri në demilitarizimin e UCK-së dhe krijimin e një ambienti ku sovran i vërtet ka qenë UNMIK-u e askush tjetër. Prandaj, tani jemi në një situatë ku i vuajmë pasojat, edhe të gabimeve tona, pastaj të keqqeverisjes që e ka karakterizuar këtë periudhë Kosovën dhe të cilën armiqtë e pavarësisë së Kosovës e kanë përdorur si argument, për gjoja paaftësinë e këtij vendi për të qeverisur. Problemi i dytë që e ka dobësuar Kosovën, është shkëputja e çështjes së saj nga çështja shqiptare në Ballkan, sepse pas vitit 1999 çështja e Kosovës është trajtuar si e ndarë nga çështja e shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe nga vetë Shqipëria. Ndërsa që strategjia e bashkësisë ndërkombëtare gjithmonë ka qenë që, nëse kjo çështje izolohet nuk do të mund të prodhonte jo-stabilitet për rajonin, dhe atëherë mund ta zgjedhnin si të donin vetë. Edhe intervenimi ndërkombëtar në Kosovë është bërë para se gjithash dhe mbi të gjitha për të mos lejuar shndërrimin e krizës së Kosovës në një krizë rajonale. Në momentin që bashkësia ndërkombëtare ka arritur që ta izolojë çështjen e Kosovës, e cila edhe nëse ndodhë kriza e saj e re, nuk prodhon jostabilitet në Maqedoni dhe Shqipëri, atëherë ata janë të inkurajuar që ta zgjidhin këtë çështje sipas qejfit të tyre.
Kosovës i duhet një qeveri me bazë të gjerë
Focus: Në mungesë të një vendimi ndërkombëtar për Kosovën, ndërmarrja e hapit nga Kosova për ta shpallur pavarësinë njëanshme është kërcënuar me izolim ndërkombëtar. Rrezikojnë që veprimet e tilla ta nxjerrin situatën jashtë kontrollit dhe të ndodh ndonjë konflikt?
Krasniqi: Unë mendoj se situata mund të përkeqësohet nëse udhëheqja e Kosovës nuk tregohet më e vendosur në pjesën e mbetur të procesit. Unë mendoj se udhëheqja e Kosovës që është tani dhe si është tani, nuk mund të tregohet e vendosur, sepse pozita e saj është shumë e dobësuar në këtë proces. Prandaj, e vetmja shpresë mbetet mbajtja e zgjedhjeve në nëntor dhe nxjerrja e një Kuvendi me autoritativ, me përfaqësues dhe prej të cilit do të dilte një qeveri me përfaqësuese, më gjithëpërfshirëse dhe me e vendosur për të mbrojtur interesat kombëtare. Do të mund të gjendej një formulë e krijimit të një qeverie me bazë të gjerë dhe sipas modelit francez të qeverisë së Presidentit Sarkozy, i cili edhe pse i fitoi zgjedhjet, kompozoi qeverinë ashtu që i mori gjashtë socialistë për në kabinetin e tij. Në këtë mënyrë edhe krijohet kohezioni brenda kombëtar, por edhe krijohet një përfaqësim me i gjerë dhe ku qeveria shndërrohet në emërues të përbashkët të interesave të popullit. Qeveria me bazë të ngushtë kurrë nuk mund të realizojë projekte të mëdha, aq me pak projekte që kanë të bëjnë me statusin e vendit. Prandaj, zgjidhja me këtë lloj qeverisje ka qenë e gabuar që në fillim, sepse është zgjedhë një qeveri me bazë të ngushtë, një koalicion qeveritar që nuk ka përfaqësuar as 40% të popullit dhe si rezultat i kësaj nuk ka qenë imune as ndaj korrupsionit, as ndaj krimit të organizuar, nuk ka mundur ta përmirësojë gjendjen ekonomike, nuk ka qenë e aftë ta hap vendin për investime të huaja, të përballojë varfërinë në rritje, sepse potencialet e saj kanë qenë shumë të vogla. Nëse në esencë nuk do të ketë ndryshime në qasjen e kompozimit të qeverisë së ardhshme, ne do të përjetojmë presione të tjera mbi këtë qeveri dhe mbi Kosovën, të cilat në fund të fundit mund të rezultojnë me eliminimin e pavarësisë, ku në atë rast do të vinte deri të shpërthimi politik i Kosovës, i cili do të mund të shndërrohej në anarki, që do të përlante para vetës edhe këtë elitë politike që është në pushtet dhe do ta lente Kosovën pa krye. Për të mos u krijuar skenar të tillë që u konvenojnë armiqve të pavarësisë së Kosovës dhe të shqiptarëve, këta politikanë që janë sot në skenë politike, duhet ta bëjnë një analizë të themeltë të pozitës së tyre, rreziqeve që presin Kosovën,- duhet t’i kalojnë inatet dhe kapriciet personale dhe të merren vesh që në fund të këtij procesi të dalin me një qeveri gjithëpërfshirëse e cila do të ishte e aftë që në një moment t’i ngulë këmbët dhe të mund të thotë jo, ose të thotë se ne do ta bëjmë kështu, sepse ky është vullneti i popullit tonë. Nëse kjo nuk bëhet, unë jam shumë i bindur, që disponimi i një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare është që të rrit presionin mbi Kosovën për ta deformuar komplet procesin politik. (Focus, e premte 5 tetor 2007
Intervistë te Focusi