Pikëpamjet mbi natyrën e personalitetit të Krishtit kanë ngjallur diskutime dhe debate të shumta së pari ndërmjet Jevrenjëve dhe të krishterëve, pastaj ndërmjet sekteve të krishtera, po ashtu edhe ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve. Para se t`i paraqesim besimet tjera të krishterizmit, është me rëndësi të njoftohemi me biografinë dhe mësimet e Isus Krishtit, njëri nga personalitetet më të mëdhenj dhe më enigmatik të tërë historisë njerëzore.
Kush ishte Jezu Krishti?
Sipas burimeve të krishtera, Isai lindi katër vjet para erës së re, në qytetin Betlehem, në provincën palestineze Judeja. Ishte me prejardhje hebraike. I lindur pa baba, me fuqinë e Zotit, kurse e ëma Maria e lindi në kushte misterioze, në ahur. Jetoi tridhjetë e tri vjet, prej të cilave tri të fundit I kaloi në thirrje, mësim dhe në shërimin e të sëmurëve dhe të mjerëve. Në atë kohë Palestina ishte në kuadër të Mbretërisë Romake. Hebrenjtë, që kurrë nuk e harruan robërinë shumëshekullore të robërisë egjiptiane, tani përsëri u nëpërkëmbën. E pritnin “Mesinë”, Shpëtuesin, i cili (përsëri) do t`i shpëtojë nga robëria. Nga librat e tyre të shenjta e morën besimin në “Ditën e Zotëriut”, kur Zoti, si popull të Tij të zgjedhur do t`i çlirojë. Në raport me pushtetin romak ata ishin të ndarë. Shumica e tyre nuk ishin të disponuar me këtë pushtet dhe organizonin kryengritje. Sekta kishtare, sadukejët, e pranuan pushtetin romak, pijetarët dhe dijetarët, farizejët, që u largoheshin çështjeve politike dhe thirrnin në mbajtjen fortë të Ligjit, kurse esenët u tërhoqën nga shoqëria hebreje, kujdeseshin për pastërtinë fetare dhe jetonin nëpër bashkësi të mbyllura (siç ishte ajo në Kumran).
“Mesihun” populli e kuptonte në dy mënyra: si njeri shpirtëror, prift apo profet, dhe si çlirues politik. Këto rrethana dhe besime në esencë e përcaktuan rrugën e Jezusit (Isait). Deri në moshën tridhjetëvjeçare jetoi nga profesioni i zdrukthtarisë dhe e mësonte shkrimin në një sinagogë lokale, dhe pastaj, pasi që në lumin Jordan u kryqua vendasi i tij Gjoni i Kryqëzuar, e mori misionin e tij dhe filloi ta ftojë popullin izraelit kah Zoti dhe vlerat rrënjësore etike si dhe pastërtia. I tuboi rreth vetes disa nxënës; të gjithë si dhe mësuesi i tyre, e zgjodhën misionin e thirrjes duke udhëtuar nga rrethi në rreth dhe duke jetuar nga dhuratat e ithtarëve dhe simpatizuesve. Jezusi (Isai) u bë gjithnjë e më I pranuar në Galilej; populli aty e njoftoi Mesihun e premtuar. Fjala e tij e gjallë dhe misterioze dhe gatishmëria të jetojë me etikën që ua propagandonte të tjerëve e dallonte nga mësuesit tjerë fetarë. Por, duke e përhapur dijen e tij u bë i njohur edhe për një cilësi:
mundësinë t`i shërojë të sëmurët, të zgjebosurit dhe t`i lidhë djajtë, apo ta qetësojë furtunën në liqe, të ecë nëpër ujë, që me një sasi të vogël ushqimi të ushqejë shumë të uritur etj. Posaçërisht u mundua t`I përgatisë nxënësit e tij për mision pas vdekjes së tij. U profetizoi atyre se do ta mbysin kur njëri prej tyre do ta tradhtoj.
Përkrah pranimit, kundër Jezusit (Isait) u rrit tërbimi i fuqive politike dhe autoriteteve fetare. Të parët në të panë kryengritësin politik hebrej që do ta rrëzojë pushtetin romak, kurse të tjerët e akuzonin për shkatërrimin e besimeve të deriatëhershme.
Jezusi (Isai) e kundërshtoi pohimin se është mbret hebrej i cili proteston kundër Romës, me çka e nxiti pakënaqësinë e atyre hebrenjve që veç ishin kthyer kah ai. Pohoi se “mbretëria është e Zotit,” që u premtoi, “sundim të përgjithshëm dhe të përhershëm të Atit”, besnikëri porosive të Tij, e kurrfarë mbretërie tokësore. I kundërshtoi ndasitë shoqërore ndërmjet njerëzve, u shoqërua me njerëz të thjeshtë, u premtoi mbretëri qiellore johebrenjve, e ngriti pastërtinë e zemrës në llogari pastërtisë së përgjithshme dhe shenjtërimin e së shtunës, i largoi përjashtimet, rregullat dhe formalizmin e Ligjit, e ngriti përbuzjen ndaj pasurisë, me dhunë i largoi tregtarët nga tempulli i Jerusalemit, ua paralajmërojë dënimin hebrenjve dhe rrënimin e Tempullit, etj.
Vdekja misterioze
Asnjë vepër e mëhershme në lidhje me Jezusin (Isain) nuk e preokupoi besimin e krishterë mëtepër sesa vdekja misterioze dhe ringjallja e tij.
Në ditën hebreje të Pashëve Jezusi hipur në gomarë shkoi në Jerusalem. Populli e përshëndeti me entuziazëm me fjalët: Hosana. Hosana. Shumica pritnin se ai atë ditë do të shpallej udhëheqës popullor. Por, Jezusi (Isai) edhe ata i zhgënjeu: nuk tregoi kurrfarë shenjë veprimi kundër pushtetit të pashpirtë romak por e sulmoi regjimin në Tempull dhe udhëheqësinë fetare. Për këtë e burgosën liderët hebrejë pas tradhëtisë së Judës, njërit nga nxënësit e tij të zhgënjyer. Jezusi (Isai) u dënua sipas ligjit hebrej. Iu shqiptua denimi me vdekje, aktakuzës në fjalë gjykatësit ende nuk mund t`i gjenin arsyetim juridik. Ishte i akuzuar për shpifje sepse ka deklaruar se “Mesiu është edhe bir i Zotit,” por në mënyrë që denimi të ekzekutohej, ishte i nevojshëm edhe aktvendimi i pushtetit. Komplotistët e burgosjes dhe të aktakuzës e bindën pushtetin romak se Jezusi (Isai) ishte kryengritës dhe se është shpallur “mbret hebrej” që tenton ta rrëzojë atë pushtet. Jezusin e kryqëzuan, një lloj denimi të posaçëm me të cilën Romakët i denonin robërit dhe kryengritësit. Pasi që trupi i Jezusit (Isait) qëndroi disa ditë i varur në treg, e zhvendosën në një varr të afërm guror, por kur dy ditë më vonë nxënësit e tij shkuan ta vizitojnë varrin e tij, e panë se ishte I zbrazët. Jezusi (Isai) pas disa javësh iu lajmërua atyre i gjallë, “jashtë kufijve të hapësirës dhe kohës”, u predikoi dhe ua sqaroi domethënien e jetës dhe vdekjes së tij. Atëherë i la duke vazhduar për në qiell, “në të djathtë të Atit,” kurse ata vazhduan ta festojnë “Zotëriun e kryquar”.
Në çka thirri Isusi
Esenca e mësimit të Jezusit mund të përmblidhet në katër fjalët e tij profetike: “Koha u
plotësua; Mbretëria e Zotit është afër; Kthehuni; Besoni ungjijt”. Dhiata e Vjetër ka lajmëruar se do të vijë vepra e madhe e Zotit dhe shpëtimit të përgjithshëm, në të cilin do të plotësohen të gjitha shpresat e Izraelitëve dhe të gjitha premtimet e Zotit. Jezusi, që vetëveten e shpalli shpirtëror, e jo Mesi politik, i mësoi se ai është ai me të cilin “plotësohet koha”, që me të vie shpëtimi i popullit të Zotit në Tokë. I ka thirrur njerëzit të hyjnë në “Mbretërinë e Zotit”, që nënkuptonte thirrjen njerëzve ta pranojnë sundimin e Zotit dhe të jetojnë si ithtarë të tij. Nga sentenca e tij “Mbretëria është e jotja. ”kuptohet premtimi i Zotit popullit se do të vijë dita kur do të kremtohet sepse atëherë do të plotësohet mbretëria e Zotit, të gjithë njerëzit do ta pranojnë Zotin si mbret, kurse Jezusi atëherë do të kthehet melavd për të marrë pjesë në “mbretërinë e përhershme të Atit të tij”.Thirrjen e tij Jezusi së pari ia drejtoi popullit të tij izraelit. I ka thirrur që t`i kthehen
përkushtimit të vërtetë ndaj Zotit dhe ta largojnë materializmin e tepruar për shkak të të cilit e mohuan ekzistimin e shpirtit dhe Zotit. Dhe nëse ata nuk dëshirojnë t`i kthehen Zotit, tha Jezusi, atëherë Zoti do të sjellë popuj të tjerë në mbretërinë e Tij dhe t`i pranojë si popuj të Tij. Thirrja e Jezusit ishte univerzale; nxënësve të tij pas kryqëzimit u porositi që t`i thërrasin të gjithë popujt në mbretërinë e Zotit. Kohën e shpëtimit që e ka lajmëruar nuk ka kurrfarë domethënie politike veçse ajo do të thotë ripërtrirje e raporteve të vërteta me Zotin. Mundimet dhe vdekjen e tij Isusi e komentoi si mjet të kësaj ripërtëritjeai erdhi “ta sakrifikojë jetën e tij si shpagim për shumicën” dhe ta themelojë “lidhjen e re në gjakun e tij”. Lidhja e re është plotësim i premtimit nga dhjata e vjetër; ky është populli i ri I Zotit i liruar nga mëkatet me vdekjen e Isusit sikurse që ishte shpëtaur Izraeli nga robëria egjiptase – që të bëhej popull i zgjedhur i Zotit.
Jezusi: profet, Bir i Zotit, Zotëri, Zot?
Dhe kush është, apo: çka ishte Jezusi sipas besimit të krishterë: profet si edhe shumë të tjerë?Zotëri? Vetë Zoti?...
Ai është, pa dyshim njëri nga pejgamberët e afërt të Zotit, njëri nga njerëzit më të devotshëm para dhe pas tij. Ndërkaq, teologjia e krishterë zbulon se porosia e Isusit bart në vetvete thirrjen e përhershmërisë: Isusi është shumë më tepër se profet i Zotit, me të erdhi thirrja e mbrëmë e Zotit. Me të përfundon Izraeli si njëri nga popujt e zgjedhur të Zotit dhe u hapet rruga të gjithë popujve, që të bëhen popuj të Zotit derisa pendohen dhe drejtohen në “Mbretërinë e Zotit”. Pas ringjalljes nxënësit e tij, të cilëve ai u rekomandoi ta respektojnë Atin e tij në qiej, tani atë filluan ta adhurojnë sikurse Atin. Pra, a nuk u kishte folur, derisa ishte në mesin e tyre, për vetveten si për Birin e Zotit dhe për Zotit si për Atin e tij: “të gjitha gjërat më ishin besuar nga Ati im. Askush nuk e njeh Birin përveç Atit, dhe askush nuk e njeh Atin përveç Birit dhe atyre që i ka zgjedhur Biri
që t`ua zbulojë.”
Lartësimi i Isusit nuk u ndal në këtë metaforë. Në një shkallë më të lartë ai është “Zotëri”, I cili “ndan pozitën e Atit”, “Zotëri” të cilin i krishteri e dëgjon dhe para të cilit një ditë e tërë bota do të gjunjëzohet. Ndërsa për disa teologë ai është edhe më tepër se kjo: Zoti vetë. Kështu dr. Richard France, ligjërues i studimeve të Dhjatës së re në kolegjin biblik të Londrës, për të thotë: “Edhe pa dyshimin më të vogël në njerëzishmërinë e tij të vërtetë, nxënësit e tij e kanë kuptuar se kanë ecur me Zotin”.
Barnaba dhe Pali
Një nxënës i Isait / Isusit, Jevreji qipriot me emrin Josip, dhe një jevre i konvertuar në krishterizëm, me emrin Pali (në hebreishte Shaul, Saul, “Savli”) do t`i përcaktojnë dy drejtime historike dhe kundërthënëse të religjionit të krishterë. Ai i pari ishte apostol, dëshmitar i drejtpërdrejtë dhe përkrahës i mësimit të Isait; kurse tjetri u lajmërua më vonë, njëzet vjet pas zhdukjes së Isait. Apostolin Josip, për shkak të besnikërisë së tij ndaj Isait, apostolët e tjerë e emëruan Barnaba, që do të thotë: “Bir i ngushëllimit” apo “Bir i shtytjes”. Barnaba dhe Pavle në Dhjatën e re ceken në shumë vende, në fletushkat e Pavles dhe Veprat apostolike. T`i shohim shembujt vijues: Ju përshëndet shoku im në robëri, Aristarhu, dhe Marku, nip i Barnabës – për të cilin keni pranuar udhëzime; kur të vie tek ju, mirë pranone. ... (Fletushka Koloshan, 4, 10).Përçarjen ndërmjet atyre dyve është e mundur ta zbulojmë edhe përmes analizës së tekstit ekzistues të Dhjatës së re: Religjioni i Barnabës apo i Pavles, i ashtuquajtur krishterizmi i Pavles, ndryshojnë në disa qështje esenciale që pasojnë. Derisa Barnaba, në Evangjelien, që thjesht rastësisë historike, është ruajtur deri në ditët e sotme, na mëson monoteizëm të pastër, sipas të cilës Isusi është njeri dhe i dërguar i Zotit që ka ardhur “ta plotësoj Ligjin” (Mateu, 5, 17), Pavle filloi të predikoj se nuk ka dalim ndërmjet Zotit Atit dhe Isusit, me shqyrtimin e dogmës mbi trininë Ati, Shpirti i Shenjtë dhe duke predikuar se Merjemja, nëna e Isait, të respektohet si “Nëna e Zotit”, që Isusi të ketë natyrë të dyfishtë, hyjnore dhe njerëzore, se është mbledhës i mëkateve të njerëzimit, etj.
Konvertimi i Palit
Pali në fillim i ndiqte të krishterët. Ishte banor i Tarzës, por kohë të gjatë kaloi në Romë, religjioni pagan i së cilës kishte ndikim të madh në masë dhe perandoria e së cilës i ndiqte nxënësit e Isait dhe religjionin e ri që i kishte minuar themelet e saj. Ai çuditërisht e ndjeu që përçamjet e mëtutjeshme në Perandorinë Romake mund të ndalen vetëm nëse mësimet e religjionit të ri u përshtaten atyre ekzistuese, religjionit romak. Gjithashtu, në Perandorinë Romake ndikim të madh kanë pasur filozofia greke, mësimet agnostike dhe mistike, posaçërisht Platoni dhe Aristoteli, më vonë Plotini. Në rrugëtimin e tij të njohur në Damask, sipas dëshmisë personale, Pavle, që deritani e urrente Isusin, e pa në vizion dhe iu kthye religjionit të tij. Prej atëherë fillon puna e tij misionare. Ka udhëtuar shumë dhe ka vizituar (Jevrejë) të “synetuar” dhe të (pagan) “pa synetuar”, kurse ku nuk arriti të shkojë i dërgoi librezat e tij të njohura, që përbëjnë njërën nga pjesët më të rëndësishme të Dhjatës së re. (Janë të njohura librezat Romakasve, Korinqasve, Galanqasve, Koloshanëve, Timotejit etj.) Tek këta u vunë bazat e krishterizmit të ri, që nuk mendoheshin pa institucionin e kishës.
Kundërshtimi i krishterizmit të ri judaizmit
Krishterizmi i Palit në masë të konsiderueshme iu kundërvu judaizmit, posaçërisht në pikëpamje të ritualeve dhe rregullave. Pali i anuloi ndalesat në disa ushqime që rregullat jevreje I konsideronin të papastra dhe bëri luftë të rreptë kundër sunetimit të fëmijëve meshkuj. Krishterizmi i ri në vetvete bartë shumë elemente nga paganizmi i vjetër grek dhe romak misterie të kulteve dhe mësimeve afrikane dhe paraaziatike. “Misteriet ishin të lidhura për besimin mbi vdekjen dhe ringjalljen e zotërave – paralelisht lindja dhe zhdukja, vyshkja e bimëve, dhe lindja dhe cofja e kafshëve. Toleroheshin sakrificat në pikëpamje të fryteve dhe kafshëve, prandaj zotërat identifikoheshin me vetë sakrificat. Me marrjen e pjesëve të sakrificës – bukës, mishit apo gjakut të kafshëve – venës, pjesëmarrësit në misterie janë identifikuar me zotërat,” shkruan A. Gamsi i cili vie në përfundim se mësimet e theksuara pagane dhe filozofike të botës helene Mesdhetare në forma të ndryshme janë futur në krishterizëm: “Elemente të tilla, për shembull, janë të kuptuarit mbi Zotin-baba dhe Zotin-bir, mbi Trininë e shnjtë si njësi dhe në të njëjtën kohë veçoritë, mbi shpëtimin individual, mbi gabimin si princip i jetës së njeriut kurse i pavarur prej njeriut, mbi sakrifikimin e Zotit, mbi shpagimin e mëkateve me sakrificë, mbi bashkimin me Zotin duke u ushqyer me trupat e zotit të sakrifikuar, mbi misteriet – fshehtësitë si mjete që mundësojnë dhe ndihmojnë shpëtimin e njeriut, mbi shpirtin si pjesë hyjnore e qenies njerëzore që është e paraparë për shpëtim, dhe mbi trupin dhe materien si seli apo, së paku, burim i të keqes, etj.” Fletushkat e aposolit Pali sollën edhe elemente progresive: për dallim nga judaizmi, ato gruan e bëjnë subjekt të barabartë në jetën fetare, pas së cilës shumë gra u bënë priftëresha dhe përhapëse të zjarrta të krishterizmit; largohet e drejta ekskluzive e “popullit të zgjedhur” që vetëm ai i takon religjionit të Zotit dhe vendoset barazia njerëzore (“Zoti nuk shikon kush çka është” – Fletushka Romakëve 2, II; “Nuk ka dallim ndërmjet Jevrenjëve dhe Grekëve; sepse ai është Zot i të gjithëve dhe i pasur për të gjithë që e ftojnë” – 10, 12); lehen marrëdhëniete e mëhershme anarkike kundrejt pushtetit dhe futet ndëgjueshmëria ndaj pushtetit (“Çdo shpirt t`i bindet pushteteve që sundojnë sepse nuk ka qeveri e të mos jetë nga Zoti ... Jepja, pra, secilit çka i keni borxh: kujt, pra, tatimin, tatimin; e kujt, doganën, doganën; e kujt frikën, frikën; e kujt nderin, nderin;” – Romakëve, 13, 1-7); insistohet në martesë dhe familje (“Burri ta konsiderojë gruan dashuri të përhershme, ashtu edhe gruaja burrin: gruaja nuk është zotëri nga trupi i saj, por burri...” Korinasve, 7, 3-5); ... etj.
Kisha
Pas besimit në Isusin, besimi “në një kishë të shenjtë, katolike dhe apostolike” është themeli i dytë besimit të krishterë. Domethënia themelore e fjalës greke të Dhjatës së re Kishë është tubimi i të ftuarve apo popull. “Kisha” është populli i Zotit i ftuar ta njohë Atë të gjallë, Ta puthë dhe respektojë, e jo vetëm objekt ku kryhen predikimet. Dhjata e re Kishën e quan “trupi i Krishtit”; ajo është organizmi i gjallë koka e së cilës është Krishti; ajo është “direku dhe themeli i së vërtetës”. Themeluesit e saj dhe krishti dhe ata të cilët ai ua besoi amanetin e shnejtë të zbulimit biblik, apostolët, “gurë i gjallë i shtëpisë së Zotit”. Pas ringjalljes së Krishtit, të gjithë apostolët e tij u shpërndanë “në të gjitha skajet e botës” në mënyrë që “të gjithë popujt t`i bëjnë nxënës të tyre”. Megjithatë njëri ndër ta ishte më aktivi, që është më i merituari për një institucion të tillë të Kishës në krishterizëm. Ky është apostoli Pavao. Fillimisht lajmi i gëzuar i krishterizmit u përhap kryesisht ndër robërit dhe klasën e ulët. Të krishterët e parë pushteti romak i ndiqte dhe i mundonte. U dasht të kalonin mbi treqind vite në mënyrë që ky religjion të pranohet zyrtarisht në Perandorinë Romake. Kjo ndodhi në kohën e mbretit Konstantin më vitin 313. Në kohën e qetësisë relative politike, Kisha ishte e detyruar që qartë ta paraqesë besimin e saj. Ishte nën presionin e sekteve të ndyrshme, gnostikëve dhe filozofëve që drejtpërdrejt u morrën me shqyrtimin e natyrës së Krishtit, mbi atë se a ishte ajo hyjnore apo njerëzore. Disa koncile të mbajtura në shekullin e 3. dhe të 4. , prej të cilëve më i rëndësishmi ishte ai i Nikejës së vitit 325, ku i formuluan dhe themeluan të vërtetat themelore të këtij religjioni ndër të cilat është edhe të besisuarit në Kishën. Kisha është një “sepse ajo është trupi i Krishtit, kurse ajo mund të jetë vetëm një”. Mirëpo, njëshmëria e saj shekuj më vonë ra kur filluan luftërat teologjike rreth primatit ndërmjet ipeshkvis së Romës dhe Carigradit. Krishterizmi perëndimor synonte primatin e ipeshkvis së romake, që ishte shkas i përçarjes së parë të madhe mbrenda krishterizmit botëror dhe ndarjes së ardhshme në (perëndimore) katolicizëm dhe (lindore) ortodoksizëm. Në shek. e XV dhe XVI protestantizmi përsëri e tronditi këtë bashkim duke insistuar në fe personale dhe “shenjtërinë e të gjithë besimtarëve”. Kisha është e shenjtë “sepse shenjtëria është simbol i vërtetësisë së popullit të Zotit”. Të krishterët janë të shenjtë sepse janë “të ndarë nga mëkati dhe të ruajtur për Zotin”. Nga kjo dogmë lindi krishterizmi asketik në të cilin shenjtëria kuptohet si largim nga ndytësitë e botës”. Duke jetuar në shkretëtirë dhe vetmi, beduinët filluan të thirrin në tërheqje nga martesa dhe madhërimin e pamartesës (celibat). Por numri më i madh i të krishterëve e rrefuzojnë një të kuptuar të tillë të shenjtërisë dhe më tepër u përmbahen udhëzimeve të Isait të bëhen “so” dhe “dritë” në botë. Kisha është e përgjithshme nga ajo që ajo, duke thirrë në popullin e Zotit sipas mësimeve të Isait, porosinë e tij ua dërgon të gjithë popujve duke i tjekaluar dallimet e tyre racore dhe nacionale. Katholicos do të thotë universal, i përgjithshëm. Dhe, në fund, Kisha është apostolike sepse ajo trashëgoi trashëgimi të pandërprerë nga Isusi dhe apostolët e tij deri te ipeshkët e shenjtë, atij të parit në Romë, papës, dhe më poshtë në hierarkinë kishtare.
Shpirti i Shenjtë dhe besimet e tjera të krishtera
Përgjithësisht besimi i krishterë nuk mund të kuptohet përderisa nuk e kuptojmë lidhjen e tij me judaizmin, respektivisht me Dhjatën e vjetër, E kemi parë se si Isusi është kuptuar dhe pranuar në popullin jevrej. Shumica e Jevrenjëve ka rrefuzuar ta pranojë si Mesiun e tyre të pritur – dhe kjo e bën dallimin kryesor ndërmjet këtyre dy religjioneve. Pranimi i Isusit në mënyrat që i kemi përshkruar në pika të shkurtëra, të krishterët filluan të largohen edhe nga mesha jevreje: e ndërprenë sakrifikimin e kafshëve dhe zbatimin e Ligjeve deri në detale si i bënin Jevrenjtë. Principet etike që shtriheshin jashta Ligjit, posaçërisht të theksuara në Dhjetë porositë, nuk u ndërprenë, por të krishterët i braktisën ritualet e përpunuara jevreje. Liturgjia kryesore u bë pagëzimi, me të cilën, simbolikisht, pastrohen nga mëkati, pranon Shpirtin e Zotit dhe shenjtërisht hyn në popullin e ri të Zotit. Liturgjia e dytë është euharistia apo “falënderimi”, me të cilën i krishteri simbolikisht solidarozohet me Krishtin duke ngrënë bukë –simboli i trupit të tij të sakrifikuar për faljen e mëkateve, dhe duke pirë venë – simbol i vetësakrificës dhe derdhjes së gjakut të tij në lidhjen e re me Zotin. Si “I biri i Zotit”, Isusi doli në botë në formë të njeriut dhe “ u ngrit” që të jetë me Zotin. Edhe njëra edhe natyra tjetër e tij ishin hyjnore, madje e para është e varur nga tjetra. Jevrenjtë, që kanë besuar se ekziston një Zot, nuk mund t`i pranonin këto pohime të krishterëve. Besimi i krishterë përfundon në besimin mbi Shpirtit të Shenjtë. Kjo dogmë gjithashtu është e lidhur ngushtë me judaizmin, që ka folur mbi Shpirtin e Shenjtë, por në atë mënyrë që Zoti në mënyrë të posaçme t`i zgjedhë individët dhe profetët dhe t`i frymëzojë dhe udhëheqë. Krishterizmi e transformoi këtë dogmë duke i dhënë asaj karakter universal: Shpirti i Zotit lajmërohet te secili i krishterë kur ta pranojë “dhuratën e Shpirtit”. Të krishterët të vepruarit e Shpirtit, “si veprim të Zotit”, e panë në Isusin, kurse Ditën e Shpirtit e morrën si Ditë të Kishës. Shpirti i Shenjtë vepron te secili i krishterë duke e ruajtur atë nga mëkatet, sikur që vepron në Kishën e shenjtë duke e udhëzuar rrugës së Krishtit.