REVOLTA BULLGARE E NISHIT

Duke marre parasysh faktin se kishte shume mosmarrveshje mes bejlereve vendas dhe taksambledhesve te qeverise por gjithashtu nga zhvillimi i vrullshem i nje nacionalizmi te perflakur te shtytur nga Rusia dhe Fuqite e medha, shume krahina te nxitur nga nacionaliste filluan kryengritje te armatosura kunder administrates se perandorise osmane. Nje nga keto revolta te armatosura ishte edhe ajo e Bullgareve te Nishit e cila perfshiu 600 familje fshataresh te udhehequra nga komandanti i tyre i quajtur Milo. Duke marre parasysh faktin se trupat osmane ne rajon ishin te pamjaftueshme per te perballuar sulmin guvernatori i Nishit Sabri Mustafa pasha i beri thirrje nje trupe shqiptare te perbere nga 1500 vete te cilet jo vetem e shtypen protesten por vazhduan luftimet edhe me ne lindje duke i bere Bullgaret qe te largohen me ne lindje dhe te fshihen maleve(1). Vendosmeria dhe derrmimi i Bullgareve nga Shqiptaret beri qe menjehere nga Stambolli te dergohej Jakup pasha per te qetesuar shqiptaret dhe per te bere ata te ndalojne luftimet duke optuar per nje zgjidhje paqesore te ceshtjes.
Qarqet bullgare ne Stamboll te mbeshtetur nga 50.000 bullgaret qe banonin stambollin ne ate kohe i bene presion sulltanit qe te heqi Sabri Mustafa pashen nga posti qe ai kishte ne Nish duke kembengulur se shqiptaret kishin kryer abuzime ndaj bullgareve gjate luftes dhe Sulltani per ta qetesuar gjendjen e terhoqi Sabri Mustafa Pashen duke i dhene atij nje post tjeter ne Stamboll(2).Shqiptaret qe morren pjese ne keto luftime ishin te perbere ne shumice me shqiptare nga Kosova dhe Sanxhaku i Nishit te cilet e dinin qe nje bashkepunim serbo-bullgar kunder muslimaneve do ta vinte ne rrezik egzistencen e shqiptareve ne ato troje ndaj pa e kursyer jeten e tyre iu pergjigjen menjehere thirrjes se Sabri pashes dhe me trimerine e tyre i bene Bullgaret qe ta merrnin vesh se ketu i thone SHQIPTARI DHE ISLAM.

(1) Pinson « OTTOMAN BULGARIA » f. 107
(2) Ýnalcik, Tanzimat ve Bulgar Meselesi, f. 31;
Pinson, “Ottoman Bulgaria”, f.107.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme