KONCEPTI I KURANIT PËR PADREJTËSINË

Mikel Ndreca, termin zullum-i ( ar. zulm -dëm) e shpjegon: dëm:
të këqija, padrejtësi, mujshi, që bën dikush duke përdorur fuqinë e dhunën.2
Sipas Ibn Mendhurit, fjala edh-dhulmu ( mizori ) ka kuptimin:
vendosje e një cështjeje në vend të papërshtatshëm, tejkalim i kufirit.3
Sipas Sa'di Ebu Xhejbit, termi edh-dhulmu (mizori) do të thotë:
vënia e një sendi (çështjeje) në vendin joadekuat të saj ose të lësh mangut apo ta teprosh, ose ta shtysh nga koha ose vendi i saj, shkelje e së drejtës.4
Në Mu'xhem Lugatul-Fukaha', termi edh-dhulm( mizori) definohet si tirani dhe pengim i së drejtës.5
Në fjalorin El-Munxhid Fil-Lugati Vele'lam, fjalën edh-dhulm (mizori) e gjejmë me këtë kuptim: vënia e një sendi (çështjeje) në vendin joadekuat të saj.6
Sipas Mufiqit, termi dhu-dhulmun ka kuptimin: të tranzitosh, të keqpërdorësh, të shtypësh, të mundosh.7
b) Kuptimi terminologjik
Sipas hadithit të Pejgamberit në lidhje me abdesin, termi edh-dhulmu (mizori) do të thotë: ai që tepron ose lë mangut diçka nga sunetet e abdesit, ka bërë padrejtësi (zullum), të larguarit nga qëllimi.8
Sa'di Ebu Xhejb, termin edh-dhulmu (mizori) e shpjegon: largim prej së vërtetës nga e pavërteta. E, kjo është tirani.
Të dirigjosh me pronën e tjetërkujt dhe të kalosh kufirin.9
Sipas Mu'xhem Lugatul-fukaha, termi edh-dhulm (tirani) e ka kuptimin: vënia e një sendi në vendin e papërshtatshëm të saj.10
Muftiqi, termin dhulmun (tirani) e shpjegon: të shkaktosh, provokosh dhunë, të gabosh ndaj (dikujt), të bësh padrejtësi (edhe pse autori nuk bën ndarjen etimologjike dhe terminologjike, mirëpo nga vetë teksti kuptohet si e tillë).11
2) LLOJET E DHUNËS
Autori i tekstit "Minhaxhul-Muslim", Ebu bekër El-Xhezairi dhunën e ndan në tri lloje:
a) padrejtësia e njeriut (muslimanit) ndaj All-llahut xh.sh.,
b) padrejtësia e muslimanit ndaj njeriut dhe krijesave të tjera dhe
c) padrejtësia e muslimanit ndaj vetvetes.
- Dhulmul- abdi li- Rabbihi (padrejtësia e muslimanit ndaj All-llahut) bëhet me mosbesim dhe idhujtari. Autori për këtë sjell ajetet nga Kur'ani:
"...Pabesimtarët janë mizorë"( EL-Bekare, 256 ).12"...sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe"(Lukman, 13)
- Dhulmul- abdi li-gajrihi (padrejtësia e myslimanit ndaj të tjerëve), bëhet duke i dëmtuar ata moralisht, fizikisht ose materialisht, për çka, ndër të tjera, sjell hadithin në të cilin Muhamedi a.s. thotë: " Ai, i cili i ka bërë padrejtësi vëllait të tij që i përket nderit ose diç tjetër, le t'i kërkojë falje e mos ta presë ditën në të cilën nuk vlejnë mjetet materiale, meqë nëse ka vepra të mira, të këqijat merren nga ai që i është dhe i ngarkohen mizorit"(Buhari)13
- Dhulmul-abdi li- nefsihi (padrejtësia e njeriut ndaj vetvetes) bëhet duke e zhytur veten në mëkate të ndryshme dhe duke mos bërë përkulje ndaj urdhrave të All-llahut dhe porosive të Muhamedit a.s. Për këtë kemi ajetin: "...Pra Allahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejtësi."( En-Nahl 33)14
3) KOMENTI (TEFSIR)
" All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqija përvec (publikimit) të atij që është i padrejtë. All-llahu është dëgjues, i dijshëm" (En-Nisa',148).
Me që dihet mirëfilli se hadithi është vetë koment i fjalës së All-llahut xh.sh., e kemi patjetër që për punimin që kemi në trajtim, të inkuadrohen edhe hadithe të Muhamedit a.s.
Ajetin në fjalë Sejjid Kutbi e komenton kështu: All-llahu xh.sh.,ia ka ndaluar shoqërisë islame përhapjen e të keqes, përhapja e së keqes përkufizohet vetëm tek ai të cilit i është bërë padrejtësi, për t’u evituar kështu fjalët e këqija. Kjo do të thotë se duhet pasur sjellje të drejtë ndaj tiranit dhe në suaza të caktuara aq sa ka bërë ai. Qëllimi është që e drejta e përhapjes së të keqes së bërë të kufizohet vetëm në atë të cilit i është bërë padrejtësi.
Islami e mbron autoritetin e njerëzve që nuk bëjnë mizori. Ata që bëjnë zullum (padrejtësi) nuk e meritojnë këtë mbrojtje. Kjo do të thotë se personit që i është bërë padrejtësi ka të drejtë që haptazi të flasë për të keqen, të cilën ia ka bërë zullumqari (mizori). Ky është i vetmi përjashtim në të cilin nuk i merret e drejta njeriut të flasë për të keqen.
Këtë shpjegim teksti kur'anor e përcjell me këto fjalë: "All-llahu është dëgjues, i dijshëm" (En-Nisa', 148) që i tërë rasti në fund të lidhet me All-llahun, meqë në fillim e ka lidhur me dashurinë e All-llahut; "All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqija" (En-Nisa' 148), që zemra njerëzore të ndiejë se dëshirohet të vlerësohet qëllimi dhe preteksti, që do të thotë se e çmon fjalën dhe pandehjen për hir të All-llahut, i Cili dëgjon çka flitet, i Cili e di çka fshihet pas atyre fjalëve në kraharorin e njeriut.15
Në lidhje me ajetin në shqyrtim, "All-llahu nuk e do publikimin e shprehjeve të këqija përveç (publikimit) të atij që i është padrejtësi. All-llahu është dëgjues i dijshëm." Sherif Ahmeti bën këtë koment: "Vetëm ankesën e atij që i bëhet zullum (padrejtësi) All-llahu nuk e kthen mbrapa, edhe nëse nga zullumi nuk mund të ndalë veten e shprehet keq".16 Kjo do të thotë se shtypja është më e rëndë sesa të shprehurit keq të personit që i bëhet shtypje dhe ai nga kjo nuk mund ta përmbajë veten, andaj të shtypurit i lejohet që ta interpretojë atë.
Sa i përket këtij ajeti: "All-llahu nuk e do publikimin e shprehjeve të këqija përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejtësi. All-llahu është dëgjues i dijshëm", në Tefsirul-Mujeser kemi këtë koment: Dënimi ndaj atij që bën keq duhet të jetë i njëjtë pa e tepruar, e ai që e fal dëmbërësin, heq dorë nga dënimi dhe krijon marrëdhënie të mira të ndërsjellta duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut xh.sh., shpërblimi për këtë falje i takon nga All-llahu xh.sh. All-llahu nuk i do mizorët, të cilët të parët e fillojnë armiqësinë me njerëzit dhe që u bëjnë keq atyre.17
4) NJERIU DHUNËBËRËS AS NË KËTË BOTË NUK
MUND TË SHPËTOJË NGA PASOJAT
Sipas mësimeve islame njeriu, i cili bën padrejtësi ndaj kujtdo qoftë, nuk mund të shpëtojë nga goditja e së keqes edhe në të gjallë të tij. Përveç përgjegjësisë që do të japë para Zotit xh.sh., njëherazi do të japë përgjegjësi në një mënyrë apo tjetër edhe në këtë botë.
Kur ka dërguar Muadhin në Jemen, Muhamedi a.s. i ka thënë: "Ruaju mallkimit (beduvasë) të personit ndaj të cilit është ushtruar dhunë, ngase midis atij mallkimi dhe All-llahut nuk ka pengesë, perde".18
Muhamedi a.s. deklaron se All-llahu xh.sh. thotë: "O robët e Mi! Unë ia kam ndaluar Vetes dhunën , por atë e kam ndaluar edhe për ju ndaj njëri-tjetrit, andaj mos bëni Padrejtësi",(Transmeton, Muslimi dhe Tirmidhiu).19
Muhamedi a.s. thotë: "Vërtet All-llahu e duron zullumqarin (mizorin), ndërsa kur ta rrëmbejë nuk i shpëton dot" (Transmetim unanim).20
Pastaj Muhamedi a.s. e lexoi ajetin: "Ja, ashtu dënon Zoti yt kur dënon qytete që kanë bërë mizori. Dënimi i tij është fort i dhembshëm"(Hud, 102)21.
Pejgamberi a.s. thotë: "All-llahu na ka obliguar që të jemi të urtë, të mos bëjmë padrejtësi në mes vete dhe mos ta nënçmojmë njëri-tjetrin" (Transmentojnë, Muslimi dhe Ebu Davudi).22
Për çështjen në fjalë ndoshta nuk do të ishte e tepërt të sjellim një rast konkret, të cilin e rrëfen Dervish Spahiq, i cili thotë: "Një haxhi po përgatitej për haxh kur një ditë takohet me borxhliun e tij, i cili i thotë: " Ti po përgatitesh për haxh, ndërsa mua më ke borxh lopën". Në këtë rast ai që kishte vendosur të shkojë në haxh e refuzoi borxhin, ndërsa dhënësi i borxhit, i dëshpëruar, i tha:"Dhashtë Zoti që ti të mos shkosh në haxh!"
Megjithatë borxhliu niset me haxhinjtë e tjerë dhe arrin deri në Beograd ku sëmuret, shtrohet në spital dhe mbetet aty deri sa kthehen haxhinjtë prej haxhit dhe, së bashku me ta, ai kthehet në shtëpi. Kur u kthye, shkoi tek ai që i kishte borxh, ia pagoi atë, i kërkoi hallallëk, të cilin borxhdhënësi e pranoi dhe kështu në vitin e ardhshëm ai shkoi në haxh pa kurrfarë pengese.23
_______________________________________________________
5 Prof.Dr Muhamed Revas Kalaxhi dhe Dr.Hamid Sadik Kanibi,"Mu'xhem Lugatul-Fukaha, Arabi-Ingilizi", Bejrut,1985,fq.296.
6 Grup autorësh, "El-Munxhid Fil-lugati Vele'lam", Bejrut, 1973,fq.910
7 Teufik Munfic,"Arapsko-Bosanski Rejcnik",Sarajevo,1997, fq. 910
8 I'bn Mendhur, "Lisanul- Arab",VIII,Bejrut-Lubnan, 1997, fq.263-264
9 Sa'di Ebu Xhejb, "El-Kamusul-Fekhi Lugaten ve Istihan",Dimeshk,1988,fq.238
10 Prof.Dr.Mohamed Revas Kalaxhi dhe Dr.Hamid Sadik Kanibi",Mu'xhem Lugatu-Fukaha',Arabi-Ingilizi", Bejrut,1985,fq.296: Shih: Muhamed ibn Al-lan El-Mekki,"Delilul-Falihin",I,pa vend botimi,1966,fq.514.
11Teufik Mufitc,"Arapsko-Bosanski Rjecnik",Sarajevo,1997,fq.910.
12 Përkthimi i ajeteve është marrë nga;H.Sherif Ahmeti, KUR'ANI-i përkthim me komentim, Prishtinë,1988.
13 Ebu Bek'r Xhabir El-Xhezairi,"Minhaxhul-Muslim", pa vend botimi, 1977, 182.
14 Po aty, faqe 183
15 Sejjid Kut'b " U okrilju Kur'ana", 6,Sarajevo,1997,fq.11-12
16 h.Sherif Ahmeti, "Kur'an-i përkthim me komentim", Prishtinë,1988,fq.155.
17Grup autorësh,"Et-Tefsirul-Mujesser", Medinetul-Munevvere, 1999,fq. 487.
18 "Sahihu-Buhari në Gjuhën Shqipe", 6, Prishtinë, 2000, fq.191: I'bn Haxher El-Askalani,
"Fet'hul-Bari", V, El-Kahiretu, 1998,fq.124.
19 Shemsud-din Edh-Dhehebi,"Kitabul-Kebair", El-Kahire, Botim i pestë, fq. 102.
20 Imam Nevevi, " Raijdus-Salihin", Prishtinë, 2003, fq. 118
21 Po aty, fq. 118
22 Edh-Dhehebi, "Mëkatet e Mëdha dhe Ndalimi i Tyre", Shkup, 1995, fq. 98: Shih: grup autorësh, "Këshilla të Bukura", Shkup, 2003, fq. 97-98.
* Hadzi-Dervis Spahic, "Pouke o moralu i bogobojaznosti", Sarajevo, 1988, fq. 88.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme