Rruga për në Mekë - FILLIMI I NJË RRËFENJE

Muhammed Asad



Rruga për në Mekë

FILLIMI I NJË RRËFENJE


Rrëfenjën që do ta shtroj në këtë libër nuk është autobiografi e njeriut të dalluar sipas rolit të vet në punët publike; kjo nuk është rrëfenjë për aventurën - sepse ndonëse kam përjetuar shum aventura të çuditshme, ato gjithnjë kanë qenë vetëm përcjellje të asaj që ndodhte tek unë; nuk është kjo madje as rrëfenjë për kërkimin e qëllimtë të fesë - sepse kjo fe më ka ardhur, gjatë viteve, pa kurrfarë përpjekjesh të mia që ta gjejë. Rrëfenja ime është rrëfim i thjeshtë i një evropiani për zbulimin e tij të Islamit dhe kyçjes në bashkësinë muslimane.

Kurrë nuk kam menduar ta shkruaj, sepse as nuk më ka shkuar mendja se jeta ime do të mund të ishte veçan interesante për këdo qoftë pos për mua. Por, njëzet e pesë vjet pasi e kam lëshuar Perëndimin, kur kam ardhur në Paris, e pastaj në Njujork, në fillim të vitit 1952, kam qenë i detyruar ta ndryshoj këtë pikëpamje. Duke punuar si ministër i autorizuar pakistanez në Kombet e Bashkuara, kam qenë natyrisht i ekspozuar opinionit dhe kam takuar shumë kureshtje ndër miqtë dhe të njohurit e mi evropianë e amerikanë. Në fillim në mua kanë shikuar si në rastin e “ekspertit” evropian të punësuar te ndonjë qeveri lindore me detyrë speciale, që në mënyrë përkatëse qe përshtatur me traditat e vendit për të cilin punon, por kur veprimi im në Kombet e Bashkuara ka dëftuar qartazi se jo vetëm në aspektin “funksional”, por edhe në atë emocional e intelektual pajtohem me synimet politike e kulturore të botës muslimane përgjithësisht, ata thjeshtë kanë qenë të magjepsur.

Përherë më shumë, njerëzit kanë filluar të më pyesin për përvojat e mia të kaluara. Kanë mësuar se herët e kam filluar karrierën si korrespodent i huaj i gazetave evropiane dhe se, pas disa viteve të udhëtimeve gjithëpërfshirëse nëpër Lindjen e Mesme në vitin1926 jam bërë musliman, se pas kalimit në Islam kam jetuar gati gjashtë vjet në Arabi dhe kam gëzuar miqësinë e mbretit Ibën Saud, se , pas largimit nga Arabia, kam shkuar në Indi dhe atje e kam takuar poetin, filozofin e madh musliman dhe babain shpirtëror të idesë mbi Pakistanin Muhammed Ikballin. Pikërisht ai më ka bindur t’i lë planet për udhëtim në Turkestanin lindor, Kinë dhe Indonezi dhe të mbetem në Indi që të ndihmoj në shpjegimin e supozimeve intelektuale të shtetit të ardhshëm islam, që atëherë ka qenë mezi diç më shumë se ëndrra në mendimin vizionarist të Ikballit.

Për mua, sikur edhe për Ikballin, kjo ëndërr ka paraqitur rrugën, në realitet, rrugën e vetme drejt ngjalljes së sërishme të të gjitha shpresave të përgjumura të Islamit, drejt krijimit të bashkësisë politike të popullit të lidhur jo me prejardhjen e përbashkët por me përkatësinë ideologjisë së përbashkët. Me vite i jam përkushtuar këtij ideali duke studiuar, shkruar dhe duke mbajtur ligjërata nga kultura. Kur në vitin 1947 është themeluar Pakistani qeveria e këtij vendi më ka ftuar ta organizoj dhe udhëheq Sekcionin e Rimëkëmbjes Islame që përbëhej në përpunimin e koncepteve ideologjike islame të shtetësisë dhe përbashkësisë mbi të cilat do të mund të zënte fill organizata politike e sapolindur. Pas dy vjet të kësaj veprimtarie veçant stimuluese, jam transferuar në Ministrinë pakistaneze të punëve të jashtme dhe jam emëruar për kryeshef të sekcionit për Lindjen e Mesme ku i jam përkushtuar përforcimit të lidhjeve ndërmjet Pakistanit dhe pjesëve tjera të botës muslimane; më në fund pas një kohe, u gjenda në misionin pakistanez në Kombet e Bashkuara në Njujork.

Mbarë kjo ka qenë shumë më tepër se sa përshtatje e thjeshtë e jashtme e evropionit në bashkësinë muslimane në të cilën jeton, kjo më tepër ka dëftuar në përcjelljen e vetëdijshme, plotësisht të sinqertë të përkushtimit nga një mjedis kulturor në tjetrin, krejtësisht tjetërfare. Pikërisht kjo iu dukej e çuditshme miqëve të mi në Perëndim. Ata nuk kanë mundur vetes më afër t’ia paraqesin si ka mundur njeriu, i lindur dhe i edukuar në Perëndim, ashtu plotësisht dhe qartë, pa kurrfarë rezerve shpirtërore, të identifikohet me botën muslimane, si ka qenë e mundur ta ndërrojë trashëgiminë e vet kulturore perëndimore me atë islame dhe çka ka qenë ajo që e ka shtyrë ta pranojë ideologjinë religjioze dhe shoqërore e cila - ata, si duket, këtë e marrin si fakt të gatshëm e të dëshmuar - është shumë më e ulët nga të gjitha percepcionet evropiane.

E përse, pyetesha, miqtë e mi perëndimor duhej këtë ta merrnin si fakt të gatshëm? A thua cilido prej tyre kurëdoherë vërtet është angazhuar të fitojë shikim direkt të Islamit apo mendimet e tyre kanë qenë të bazuara vetëm në varg klisheshë dhe koncepteve të shtrembë-ruara që iu patën përcjellur nga gjeneratat e mëhershme? A mos mbase ajo mënyra e vjetër e mendimit greko-romak, që e ka ndarë botën në Grekë dhe Romakë në një anë dhe “barbarët” në anën tjetër, ka qenë aq thellë e rrënjosur në frymën perëndimore që ajo nuk është në gjendje madje as teoretikisht ta pranojë vlerën e çkadohit që është jashtë sferës së tij vetjake kulturore?

Qysh prej kohëve greke dhe romake mendimtarët dhe historianët evropianë kanë prirje ta vështrojnë historinë botërore vetëm nga aspekti dhe me ndihmën e historisë evropiane dhe përvojave kulturore perëndimore. Civilizimet joperëndimore hyjnë në lojë vetëm nëse ekzistimi i tyre, ose lëvizjet e vaçanta në ta, kanë ose kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në njeriun perëndimor; për këtë, në sytë e perëndimorëve, historia botërore dhe kulturat e ndryshme në fund shpjer në diç më tepër se që është historia e zgjeruar e perëndimit.

Natyrisht, këndi ashtu i ngushtuar i shikimit medoemos është dashur të sjellë deri te soditja e shtrembëruar e gjërave. I mësuar në pyetjen që e tregon ose diskuton problemet e civilizimit të tij vetjak deri në hollësitë më të vogla dhe në ngjyra të gjalla, mezi me diç më shumë se që është shikimi sipërfaqësor kalimthi aty këtu në pjesën e mbetur të botës, evropiani dhe amerikani mesatar lehtë i nënshtrohen iluzionit se përvojat kulturore të Perëndimit jo vetëm që janë superiore por jashtë të gjitha proporcioneve në raport me përvojat e tilla të botës së mbetur. Prej këndej pason se mënyra perëndimore e jetës është norma e vetme e vlefshme me të cilën mënyrat tjera të jetës mund të maten, duke nënkuptuar, natyrisht, që cilado ide intelektuale, institucion shoqëror ose vlerë etike që nuk pajtohet me “normën” perëndimore tashmë me vetë këtë i përket shkallës më të ultë të jetës. Duke ndjekur hapat e grekëve dhe romakëve, perëndimori më me dëshirë mendon se të gjitha ato civilizimet tjera kanë qenë vetëm orvatje me plotë pengesa në rrugën e për-parimit që Perëndimi pagabueshëm ndjek, ose, në rastin më të mirë (sikur kur ka të bëjë me civilizimet e “stërgjyshërve” që janë në vijë të drejtpërdrejtë i kanë paraprirë civilizimit të Perëndimit modern) jo më tepër se kaptina e një të njëjtës libër në të cilën, natyrisht, civilizimi perëndimor është kaptina përfundimtare.

Kur këtë pikëpamje ia kam shtruar një miku amerikan, njeriut me arsimim të lartë intelektual dhe shkencërisht i orientuar, ai në fillim ka qenë ngapak skeptik.

“Nëse edhe e marrim si fakt të gatshëm”, tha ai, “se grekët e vjetër dhe romakët kanë qenë të kufizuar në qasjen e tyre civilizimeve të huaja, a thua kjo kufizueshmëri nuk ka qenë rezultat i pashmangshëm i vështirësive në komunikim ndërmjet tyre dhe botës tjetër? A thua kjo vështirësi nuk është kapërcyer në masë të madhe në epokën moderne? Përfundimisht, ne perëndimorët pa dyshim sot kujdesemi për atë çka po ndodh jashtë sferës sonë kulturore. Më duket se harroni shumë libra për artin dhe filozofinë orientale që janë botuar në Evropë dhe Amerikë gjatë njëzet vjetëve të fundit, për idetë politike që i preokupojnë shpirtërat e popujve të lindjes? Nëse dëshirojmë të jemi të drejtë, assesi nuk guxojmë ta mospërfillim këtë dëshirë të perëndimorëve që të kuptojnë çka kulturat tjera do të mund të afronin”.

“Në njëfarë kuptimi do të mund të kishit të drejtë”, u përgjegja. “Nuk ka dyshim se shikimi primitiv greko-romak më nuk është plotësisht praktik sot. Penetrueshmëria e tij konsiderueshëm është topitur - nëse jo për shkaqe tjera, atëherë për atë shkak se mendimtarët më të pjekur perëndimor janë liruar nga iluzionet dhe janë bërë skeptikë në shumë aspekte të civilizimit të vet vetjak dhe filluan t’u drejtohen pjesëve tjera të botës në kërkim të frymëzimeve kulturore. Disave prej tyre iu është bërë e qartë se mbase nuk ekziston vetëm një libër dhe një rrëfenjë për progresin njerëzor, por disa sosh: thjeshtë për atë që njerëzia, në kuptimin historik, nuk është tërësi homogjene, por shumësi grupesh me ide të gjerë divergjente në aspekt të domethënies dhe qëllimit të jetës njerëzore. Megjithatë, nuk mendoj se Perëndimi është bërë më i mirë ndaj kulturave të vjetra se që kanë qenë grekët dhe romakët; është bërë vetëm më tolerant. Por kini kujdes, jo ndaj Islamit por ndaj disa kulturave tjera lindore të cilat afrojnë një lloj të atraksionit shpirtëror Perëndimit të etshëm për shpirt, kurse në kohën e njëjtë janë mjaft të larguara nga pikëpamja perëndimore mbi botën që të mund të paraqesin çfarëdo provokimi real vlerave të tij”.

“Ç’mendoni të thuani me këtë?”

“E”, u përgjegja, kur perëndimori diskuton, të themi, për hinduizmin ose budizmin, ai gjithnjë është i vetëdijshëm në dallimet themelore ndërmjet këtyre ideologjive dhe atij vetjake. Ai mund të mahnitet me këtë apo atë ide të tyre, por, natyrisht, kurrë nuk do ta shqyrtonte mundësinë që ato ta ndërrojnë ideologjinë e tij vetjake. Kjo është për atë që ai apriori e përvetëson këtë pamundësi; ai ka mundësi t’i shqyrtojë kulturat e tilla vërtet të huaja plotësisht i qetë dhe shpesh me mirëkuptim ngushëllues. Mirëpo, nëse është në pyetje Islami, i cili assesi nuk është aq i huaj për vlerat perëndimore siç është filozofia hindu apo budiste, kjo qetësi perëndimore pothuaj detyrimisht çrregullohet me paragjykimet emocionale. Ndoshta kjo është, herë herë mendoj, për shkak se vlerat e Islamit janë aq të afërta me ato perëndimore që paraqesin provokimin potencial shumë koncepteve perëndimore të jetës shpirtërore dhe shoqërore?”

Kam vazhduar dhe ia shtrova teorinë time prej para disa vitesh, teorinë që mbase do të mund të ndihmonte që më mirë të kuptohet paragjykimi thellë i mbjellur ndaj Islamit që aq shpesh e gjejmë në literaturën perëndimore dhe mendimin bashkëkohor.

“Që të gjejmë vërtet shpjegim bindës të këtij paragjykimi”, kam thënë, “duhet të shikojmë larg prapa në histori dhe të tentojmë ta kuptojmë prapavinë psikologjike të raporteve më të hershme ndërmjet botës perëndimore dhe islame. Atë që perëndimorët e mendojnë dhe ndiejnë për Islamin sot është e rrënjosur në mbresat e tyre që janë krijuar gjatë kryqëzatave”.

“Kryqëzatat” klithi miku im. “Nuk mendoni ndoshta të thuani se ajo që ka ndodhur para gati njëmijë vjet ka mundur ende të ndikojë në njerëzit e shekullit njëzet?”

“Por padyshim ka! E di se kjo duket e pabesueshme, por a nuk u kujtohet dyshimi me të cilin janë pritur zbulimet e para të psikoanalitikëve kur tentuan të dëftojnë se shpjegimi i pjesës së mirë të jetës emocionale të personalitetit të pjekur mund të gjendet në përvojat e kohës së tij të formimit, do të thotë fëmijërisë së tij të hershme? Po a nuk janë pikërisht nacionet dhe civilizimet personalitete kolektive? Zhvillimi i tyre po ashtu është i lidhur me përvojat e fëmijërisë së tyre të hershme.

Sikur te fëmijët, këto përvoja kanë mundur të jenë të këndshme dhe të pakëndshme; ato kanë mundur të jenë përsoshmërisht racionale, por edhe e kundërta me të për shkak të shpjegimit të gabueshëm naiv fëmijëror të ndonjë ndodhie; duke e modeluar kontributin e çdo përvoje të tillë varet pikësëpari nga intenziteti i tij burimor. Shekulli që drejtpërdrejt iu ka paraprirë luftërave kryqëtare, do të thotë fundi i mileniumit të erës së re, do të mundej plotësisht mirë të përshkruhet si fëmijëria e hershme e civilizimit perëndimor. . . ”

Kam vazhduar duke e përkujtuar mikun tim, i cili edhe vetë ka qenë historian, se ky ka qenë shekull në të cilin Evropa për herë të parë pas shekujve të errshëm që kanë pasuar pas rrënimit të perandorisë romake, ka filluar ta gjej rrugën e vet vetjake kulturore. Pavarësisht nga trashëgimia gati e harruar romake, pikërisht atëherë kanë filluar të paraqiten letërsitë e reja në gjuhët evropiane; të frymëzuara nga përvojat religjioze të krishterizmit perëndimor, shkallërisht janë zgjuar artet figurative nga letargjia të shkaktuar me shpërnguljet luftarake të Gotëve, Hunëve dhe Avarëve; nga kushtet e papjekura të mesjetës së hershme ka mugulluar bota e re kulturore. Pikërisht në atë pikën kritike, jashtëzakonisht të ndieshme të zhvillimit të vet, Evropa ka pësuar goditje të tmerrshme - duke folur me gjuhën bashkëkohore, “traumën” në formën e kryqëzatave.

Kryqëzatat kanë lënë impresionin më të fuqishëm kolektiv për civilizimin i cili pikërisht bëhej i vetëdijshëm për veten. Duke folur historikisht, ato kanë paraqitur përpjeken më të hershme - dhe plotësisht të sukseshme - të Evropës që vetveten ta shehë si tërësi kulturore. Asgjë nga ajo që Evropa e ka shijuar më parë apo më prapa nuk mund të krahasohet me entuziazmin që ka sjellë deri te kryëqzata e parë. Vala e entuziazmit kaloi nëpër Kontinent, hareja dhe krenaria për herë të parë kanë kaluar kufijt ndërmjet shteteve, fiseve dhe klasave. Para kësaj kanë qenë Frankët, Saksonët dhe Gjermanët, Burgunditët dhe Sicilianët, Normanët dhe Llambardianët - përzierja e fiseve dhe racave me mezi diçka të përbashkët përveç faktit se shumica e mbretërive dhe principatave të tyre feudale ka paraqitur mbeturinat e mbretërisë romake dhe se të gjithë kanë predikuar fenë e krishterë; mirëpo, në fushatat kryqëtare, dhe nëpërmjet tyre, lidhja religjioze është ngritur në rrafshë të ri, çështje e përbashkët për të gjithë evropianët, koncepti politiko-religjioz i “krishterizmit”, që ka sjellur deri te koncepti kulturor i “Evropës”. Kur papa Urbani II, në fjalimin e vet të njohur në Klermant, në nëntor të vitit 1095, i ftoi të krishterët në luftë kundër të “pafeve” që e mbajnë Tokën e shenjtë, ai ka proklamuar - sigurisht as vetë hësi duke mos e parashruar - kartën e civilizimit perëndimor.

Përvoja traumatike e kryqëzatave i ka dhënë Evropës vetëdijen kulturore dhe unitetin, por po kjo përvojë ka qenë e gjykuar që prej atëherë të jep ngjyrë të rrejshme në të cilën Islami është paraqitur në sytë e Perëndimit. Jo thjeshtë për atë që kryqëzatat kanë qenë derdhje e gjakut. Aq shumë luftëra kanë ndodhur mes nacioneve, e pastaj janë harruar, e aq shumë urrejtje armiqësore, të cilat në kohën e tyre janë dukur të paçrrënjosura, shkallërisht janë kthyer në miqësi. Dëmi që e kanë shkaktuar kryqëzatat nuk është kufizuar vetëm në ndeshjen e armëve. Kjo para së gjithash ka qenë dëmi intelektual - helmimi i shpirtit perëndimor kundër botës muslimane me paraqitjen e qëllimit të gabueshme të mësimit dhe idealit të Islamit. Sepse, që thirrja në kryqëzatë të jetë e suksesshme, Pejgamberi dhe muslimanët është dashur medoemos të dëmkosen si Antikrisht, kurse religjioni i tij është paraqitur me shprehjet më të zbehta si burim i jomoralit dhe perversionit. Pikërisht në kohën e luftërave kryqëtare të kuptuarit qesharak se Islami është religjion i senzualitetit të egër dhe forcës brutale, kryerja e ritualit në vend të pastrimit të zemrës, ka hyrë në frymën perëndimore dhe atje ka mbetur; pikërisht atëherë evropianët emrin e pejgamberit, Muhammedit - po atë Muhammed që ka insistuar që ithtarët e tij t’i nderojnë pejgamberët e religjioneve tjera - me përbuzje e kanë shndërruar në “Mahound”.

Shekulli në të cilin fryma e hulumtimit të pavarur ka mundur ta ngrejë kokën e vet ka qenë ende larg në Evropë; ka qenë lehtë për ata në pushtet ta mbjellin farën e errët të urrejtjes ndaj religjionit dhe civilizimit i cili është aq tjetërfare nga religjioni dhe civilizimi i Perëndimit. Prandaj nuk është fare e rastit që “Vargjet mbi Rolanin” të zjarrta, që e përshkruan fitoren legjendare të krishterizmit ndaj “paganve” muslimanë në Francën Jugore, është shkruar jo gjatë kohës së atyre betejave por tre shekuj më vonë - me fjalë tjera, drejtpërdrejt para luftës së parë kryqëtare - menjëherë u bë një lloj i “hymnit nacional” të Evropës; po ashtu, nuk është fare e rastit që ky ep luftënxitës shënon fillimin e literaturës evropiane, për dallim prej letërsive më të hershme, të lokalizuara; qartë, armiqësia ndaj Islamit ka qëdruar mbi djepin e civilizimit evropian.

Do të mund të dukej si ironi e historisë që kjo urrejtje shumë e vjetër ndaj Islamit, që është me prejardhje religjioze, ende në ndërdije të mos vazhdojë në kohën kur religjioni e ka humbur pjesën më të madhe të ndikimit të vet në frymën e evropianëve. Mirëpo, kjo nuk është befasuese. E dijmë, e dikush mundet plotësisht t’i humb besimet religjioze që i janë dhënë në fëmijëri e që megjithatë disa emocione të veçanta të lidhura me ato besime të mbeten edhe racionalisht në fuqi gjatë tërë jetës së tij të mëvonshme. “E kjo është pikërisht ajo”, kam përfunduar, “që i ka ndodhur këtij personaliteti kolektiv, do të thotë civilizimit perëndimor. Hija e luftërave kryqëtare pezullon mbi Perëndim edhe sot, dhe të gjitha reaksionet ndaj Islamit dhe botës muslimane bartin gjurma të shprehura të kësaj vegullie, që vështirë vdes”.

Miku im gjatë kohë heshti. Ende mund ta shohë shfaqjen e tij të gjatë, thatanike se si hapëron andej-këndej nëpër dhomë, me duar në xhepat e palltos, duke bërë gjestikulacione me kokë sikur në habitje. Më në fund tha:

“Mund të ketë diç në këtë që thuani… Padyshim do të mund të kishte, ndonëse nuk kam mundësi ta vlerësoj “teorinë” tënde i papërgatitur… Por sidoqoftë, në dritën e asaj që ju vetë pikërisht ma thatë, a nuk po kuptoni se jeta juaj, që juve ju duket aq e thjeshtë dhe e pakomplikuar, duhet të duket mjaft e çuditshme dhe e pazakonshme për perëndimorët? A thua nuk do të mund t’i ndani disa përvoja të juaja vetjake me ta? Përse nuk e shkruani autobiografinë? Jam i sigurt se ky do të ishte tekst tërheqës!”

Duke u qeshur jam përgjegjur: “E, mbase do të mund ta bindja vetveten ta lëshojë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ta shkruajë librin e tillë. Më në fund, shkrimi është preokupimi im më i hershëm…”

Gjatë javëve dhe muajve vijues përgjigjja ime në shaka pahetuar e humbi pamjen e shakasë. Kam filluar seriozisht të mendoj për shkrimin e rrëfenjës për jetën time në mënyrë që ashtu, qoftë edhe në masë të vogël të ndihmoj që të shmanget perdja e rëndë që e ndanë Islamin dhe kulturën e tij nga fryma perëndimore. Rruga ime deri në Islam në shumë aspekte ka qenë unike. Unë nuk jam bërë musliman për shkak se kam jetuar gjatë kohë në mesin e muslimanëve - përkundrazi, kam vendosur të jetoj në mesin e tyre për shkak se e kam përqafuar Islamin. A nuk do të mundesha, duke i komunikuar pikërisht përvojat e mia vetjake lexuesve perëndimorë, t’i kontribuoj më shumë të kuptuarit reciprok ndërmjet botës islame dhe perëndimore se sa që do të mundesha duke vazhduar punën në pozitën diplomatike të cilën njëjtë mirë do të mund ta plotësonte ndonjë tjetër bashkatdhetar i imi? Më në fund, cilido njeri inteligjent do të mund të ishte ministër pakistanez në Kombet e Bashkuara, por sa do të ishim në gjendje t’u flasim perëndimorëve për Islamin sikur që unë do të mundesha? Kam qenë musliman, por po ashtu jam me prejardhje perëndimore dhe për këtë arsye do të mund të flisja me gjuhët intelektuale si të Islamit, ashtu edhe të Perëndimit…

Dhe kështu, kah fundi i vitit 1952, u tërhoqa nga Ministria pakistaneze e punëve të jashtme dhe fillova ta shkruaj këtë libër. A është ky “tekst tërheqës” si ka supozuar miku im amerikan, nuk mund të them. Kam mundur vetëm të orvatem sërish të kaloj në mendime nga kujtimi - me ndihmën e vetëm disa shënimeve të vjetra, shkrimeve jo të lidhura në ditar dhe disa artikujve gazetaresk që i kam shkruar në atë kohë - të vijës së ngatërruar të zhvi-llimit që ka rrjedhur shumë vite në viset e gjera gjeografike.

Dhe ja këtë rrëfenjë; jo rrëfenjën e tërë jetës sime, por vetëm të atyre viteve para se prej Arabisë kam shkuar në indi - atyre viteve interesante të kaluara në udhëtime nëpër gati të gjitha vendet ndërmjet shkretëtirës libiase dhe majeve të mbuluara me barë të Pamirit, ndërmjet Bosforit dhe detit arab. Duhet pasur parasysh se ajo është rrëfyer në kuadër dhe në rrafshin kohor të udhëtimit tim të fundit kohor nga brendia e Arabisë në Meke kah fundi i verës 1932, sepse pikërisht gjatë kohës së atyre njëzetetre ditëve fotografia e jetës sime me është bërë e qartë.

Arabia e paraqitur në faqet vijuese më nuk ekziston. Izolimi dhe paprishmëria e saj janë shkatërruar nga guximi i fuqishëm i naftës dhe arit që nafta e ka sjellë. Thjeshtësia e saj e shkëlqyeshme është zhdukur, e me këtë edhe shumë nga ajo që ka qenë njerëzisht e thjeshtë. Me dhembjen që ndiej për diç të çmueshme, pakthyeshëm të humbur, e kujtoj atë udhëtim të gjatë të fundit shkretinor, kur kemi kalëruar, ne dytë, në deve, nëpër dritë vezëlluese...



I
ETJA
Udhëtojmë, udhëtojmë ne të dytë mbi deve. Përcëllimi i diellit mbi kokat tona. Çdo gjë është drita vezulluese, shkëlqyese dhe vibruese. Bregoret ranore të ngjyrosura kuqrremtë dhe ngjyrë portokalli, bregore pas bregore, vetmia dhe heshtja përcëlluese, dy njerëz në deve në atë ecje lëkundëse që iu bënë të përgjumur, ashtu që e harroni ditën, diellin, erën e zjarrtë dhe rrugën e gjatë. Shkurret e barit të verdhë rriten rrallë në majet e bregoreve ranore, e aty këtu gajushat gunga-gunga të hamdit gjarpëronin mbi rërë si gjarpëra viganë. Shqisat janë të përgjumura, lëkundeni në shalë dhe mezi dëgjon çkado tjetër pos krikëllimës së rërës nën këmbët e deveve the fërkimit të shalës për gjurin tuaj. Fytyrën e ke të pështjellur që të mbrohet nga dielli dhe ju ndiheni sikur bartni vetminë tuaj vetjake, si njëmendësi të prekshme, nëpër gjithë këtë, drejt nëpër këtë… deri te puset e Tajmes... deri te puset e errta të Tajmes të cilët u afrojnë ujë të etshmëve... “...Drejt nëpër Nufud deri në Tajme...” dëgjoj zërin dhe nuk e di a mos është ky zë nga ëndrra ose zëri i përcjellësit tim.

“A mos thaje diç, o Zejd?”

“Kam folur”, ma kthen përcjellësi im, “se si pak njerëz do të mësynin të nisen nëpër Nufud vetëm që t’i shohin puset e Tajmes…”

Zejdi dhe unë kthehemi prej Kasër Atajmimit në kufi ndërmjet Nexhdit dhe Irakut, ku kemi shkuar me kërkesë të mbretit Ibën Saud. Pasi që e kam kryer detyrën time, e duke pasur mjaft kohë të lirë në disponim, kam vendosur ta vizitoj oazën e largët, të lashtë Tajmën, rreth treqind kilometër drejt jugperëndimit (Temën nga Dhjata e Vjetër për të cilën Isaia ka thënë “që banorët e krahinës së Temës i ofrojnë ujë atij që është i etshëm”). Uji me bollëk në Tajm, puset e saj të mëdhenj që nuk i gjenë në tërë Arabinë, kanë bërë që në epokën paraislamike oaza të bëhet qendër e tregtisë së karvanave dhe qendër e kulturës së hershme arabe. Gjatë kohë kam dëshiruar ta shoh, dhe kështu, duke i mospërfillur rrugët indirekte të karvaneve, kemi mësyrë nga Kasër Atajmini drejt zemrës së Nufudit të Madh, shkretëtirës së kuqrremtë ranore që shtrihet aq pushtetshëm ndërmjet rrafshlartës së Arabisë qendrore dhe Shkretëtirës së Sirisë. Nuk ka gjurma as shtigje në këte pjesë të djerinës së tmerrshme. Era kujdeset për atë që kurrfarë shputash të njerzëve dhe kafshëve të mos lënë gjurmë të përhershme në rërën e butë, të përkulshme, dhe që kurrfarë shenjë treguese mos të mbetet gjatë kohë si paralajmërim syrit të udhëtarit. Nën goditjet e erës bregoret ranore vazhdimisht ndërrojnë format e veta; duke u derdhur në lëvizjen e lehtë, të pahetueshme nga forma në formë, bregoret shndërrohen në lugina, e luginat rriten në bregore të reja të shënjuara me barin e thatë, të vdekur, që pafuqishëm fërshërinë në erë, i idhët si hiri madje edhe për gojën e deves.

Ndonëse e kam kaluar këtë shkretëtirë disa herë në shumë drejtime, nuk do të mbështetesha në vetvete që mos të humbi nëpër te, prandaj jam i kënaqur që Zejdi është me mua. Ky vend është vendlindja e tij; ai i përket fisit Shamar që jeton në skajet jugore dhe lindore të Nufudit të Madh, dhe kur shirat e bollëkshëm të dimrit befasisht t’i shndërrojnë bregoret ranore në luadhe të këndshme, ata i kullosin devet e veta në të, gjatë disa muajve të vitit. Tabiatet e shkretëtirës janë në gjakun e Zejdit dhe zemra e tij u rrahë atyre.

Zejdi sigurisht është mashkulli më i këndshëm të cilin ndonjëherë e kam njohur: me ballë të gjerë e trup të thatë, me trup të mesëm, bukur i zhvilluar, plotë forcë të gjallë. Në fytyrën e ngushtë ngjyrë drithi, me eshtra rreptë të trajtësuar të fytyrës dhe me buzët e rrepta dhe në të njëjtën kohë të ndijshme pezullon ai dinjitet plot pritje, aq karakteristike për Arabinë shkretinore - dinjiteti dhe qetësia të bashkuara në harmoni intime. Ai është kombinim i lumtur i racës së pastër beduine dhe jetës qytetare të Nexhdit, krahas sigurisë së ruajtur beduinase të instinktit, pa mosekzistimin emocional beduinas, krahas urtësisë së fituar praktike të qytetarëve duke mos iu nënshtruar çoroditjeve të tyre. Ai, sikur edhe unë, kënaqet në aventura duke mos ngarendur pas tyre. Prej rinisë më të hershme jeta e tij ka qenë e mbushur me përjetime dhe mallëngjime: si kalorës - djalosh në korpusin jo të rregullt të deveve që e ka ngritur qeveria turke në fushatë në Siujdhesën e Sinait gjatë kohës së Luftës së Madhe, si mbrojtës i vendlindjes së vet të shamarëve kundër Ibën Saudit, si kontrabandist i armëve në Gjirin Persik, dashnor i zjarrtë i shumë grave në shumë pjesë të botës arabe (natyrisht, me të gjitha sipas ligjit i martuar në këtë apo atë kohë, e pastaj po ashtu sipas ligjit është ndarë), tregtar me kuaj në Egjipt, mercenar në Irak dhe, më në fund, gjatë pothuaj pesë vjetëve përcjellësi im në Arabi.

Tash kah fundi i verës së vitit 1932, ne udhëtojmë së bashku, sikur që ashtu më herët shpesh kemi udhëtuar, duke gjarpëruar rrugës sonë të vetmuar ndërmjet bregoreve ranore, duke u ndalur në ndonjë prej puseve të rralla, kurse duke pushuar gjatë natës nën yje. Krikëllima e vazhdueshme e rërës përcëlluese nën këmbët e kafshëve; nganjëherë, gjatë kohës së marshimit, kënga e zërit të ngjirur të Zejdit në ritmin e të ecurit të deves; kampimi i natës, zierja e kafesë dhe orizit dhe ndonjë lojë e vrazhdë; flladi i freskët i erës nëpër trupin tonë derisa jemi të shtrirë natën në rërë; mbi bregoret ranore lindja e diellit, që e shpërthen të kuqen, papritmas si fushqetë, e nganjëherë, sikur sot, çudi e jetës që zgjohet në bimë e cila rastësisht është ujitur me ujë.

U patëm ndalë që ta falim namazin e drekës. Derisa i kam larë duart, fytyrën dhe këmbët, nga rrësheka u derdhën disa pika ujë përtej plisave të tharë të barit, bimët e mjera të vogla, të verdha, të thara dhe të pajetë nën rrezet e pamëshirshme të diellit. Por pasi uji po pikon nëpër të, dridhmja i kaloi nëpër kërcyllin e vyshkur dhe pashë se si ato ngadalë, duke u dridhur, zhvillohen. Edhe disa pika dhe kërcyllët e ri u nisën e u lidhën e pastaj u drejtuan ngadalë, duke pritur, duke u dridhur... E kam mbajtur frymën derisa kam derdhur edhe pak ujë mbi plisin e barit. Tashti lëvizte më shpejtë, më gjallë, sikur ndonjë fuqi e fshehtë e ka zgjuar nga ëndërrat e tij vdekjeprurëse. Kërcyllët e tij - çfarë kënaqësie është të shikohet kjo! - janë mbledhur dhe janë shtrirë si rremat e yllit të detit, në shikim të kapërcyer me krenosjen e turpërueshme por të papërmbajtur, orgjia e vogël e mirëfilltë e kënaqësisë shqisore; dhe jeta ngadhnjimësisht sërish hyn në atë që uji çast më parë ka qenë e vdekur, hyn dukshëm epshërisht, papërkulshëm në madhërinë e vet dhe jashtë çdo të kuptuari.

Jeta në madhështinë e vet... këtë gjithnjë e ndieni në shkretëtirë. Për atë që është aq e rëndë, që është rëndë të mbahet, ai gjithnjë është si dhuratë, thesar dhe befasi. Sepse shkretëtira është gjithnjë befasuese, madje nëse edhe me vite e kemi njohur. Nganjëherë, kur mendoni se mund ta shihni në tërë vrazhdësinë dhe shkretërinë e saj, ajo zgjohet nga gjumi i saj, e zbulon frymën e vet - e butë, e zbehtë; bari i gjelbërt paraqitet befas atje ku ka pasur vetëm rërë dhe pllakëza zhuri. Ajo e zbulon sërish frymën e vet - tufa e zogjëve të vegjël valëviten nëpër ajër - prej kah? ku? - me shtat të thatë, krahë të gjatë, të gjelbërta zymryde; ose tufa e karkalecëve ngritet mbi tokë me hovë të papritur, vrershëm, vegullisht dhe pafund duke gumëzhitur, si hardhi të luftëtarëve të uritur...

Jeta në madhështinë e vet, madhështinë e skamjes, gjithnjë është befasues. Këtu qëndron tërë aroma e poemës, e Arabisë, shkretëtirave ranore siç është kjo dhe shumë pejsazheve tjera të ndryshueshme.

Nganjëherë dheu është i përbërë prej llavës, të zezë e të dhëmbëzuar, nganjëherë bregoret ranore pa fund, herë herë kjo është “vadi”, shtrat i tharë i lumit, ndërmjet kodrinave gurore të mbuluara me therra nga e cila kërcen lepuri i frikësuar para jush, herë herë kjo është rërë e shkrifët me gjurmat e gazelës dhe disa shkëmbinjë nga zjarri të skuqur mbi të cilët udhëtarët kaherë të harruar kanë zier ushqimin e vet në ditët kaherë të harruara. Nganjëherë hasni në fshatin nën palma dhe rrotat e drurit mbi puse u bëjnë muzikë e ju këndojnë pa pushim. Rrallë hasni në pus të vetmuar në mes rrafshit të shkretëtirës, me barinjtë beduinas se si ngarendin rreth tij që t’u japin ujë dhenve dhe deveve të veta të etshme - ata këndojnë në kor derisa e nxjerrin ujin me kofat e mëdha prej lëkure dhe i derdhin në koritat e lëkurta në kënaqësinë e kafshëve të entuziazmuara. Atëherë sërisht vetmia në stepe mbi të cilat zotëron dielli pa mëshirë; ballukët e barit të fortë, të verdhë dhe shkurret e gjethuara që zvarriten nëpër dhe në degët gjarpërore duke iu afruar kullotë mirëseardhëse deveve tuaja; druri i vetmuar i akacjes i shtrinë gjerë degët e veta drejt qiellit të përhimtë në të kaltër; ndërmjet bregoreve nga dheu dhe shkëmbijve shfaqet, duke shkuar, majtas e djathtas, e pastaj zhduket si fantazmë, hardhuca me lëkurë ari për të cilën thonë se kurrë nuk pi ujë. Në luginë janë tendat e zeza nga leshi i dhisë; kopeja e deveve në kthimin e pasditshëm në shtëpi, barinjt u hipin në shpinë të thatë deveve të reja, e kur u bërtasin kafshëve të veta, qetësia e anës i pin zëret e tyre dhe i gëlltitë pa jehonë.

Nganjëherë shihni hijet shkëlqyese në horizont; a janë ato vranësira? Ato pezullojnë ulët shpesh duke e ndërruar ngjyrën dhe pozitën, tash duke gjasuar në malet e murme e të gështenjta - por në ajër, pak mbi horizont - e tash, që secili mund të shehë, në prozhmet shkëmbore të pishave të gurëzuara; por - në ajër. E kur zbresin më poshtë dhe shndërrohen në liqej dhe lumenjt rrjedhës që vezullueshëm reflektojnë malet dhe drunjt në ujërat e veta tërheqëse, papritmas zbuloni ç’është: miklimi provokues i xhindit, mashtrimet që aq shpesh i kanë shpjerë udhëtarët drejt shpresave të rrejshme e nëpërmjet kësaj deri në vdekje; dora juaj vetvetiu shkon kah rrësheka me ujë në shalën e juaj... Netët janë përplotë rreziqe të tjera, kur fiset janë në përzierje luftarake dhe udhëtari nuk e ndez zjarrin derisa kampon në mënyrë që mos ta vërejnë nga largësia, derisa është ulur me orë të tëra me pushkë mes gjunjëve. E atëherë ditët e qetësisë kur, pas endjes së gjatë, vetmuese, e takoni karvanin dhe në parambrëmje dëgjoni kuvendimin e njerëzve seriozë, të djegur në diell rreth zjarrit të llogorit. Ata flasin për gjërat e thjeshta të rëndësishme të jetës dhe vdekjes, për urinë dhe ngimësinë, për krenarinë, dashurinë dhe urrejtjen, për këndjet e trupit dhe qetësinë e tij, për luftërat, për shkurret e palmave, në fshatin e largët të lindjes - e kurrë nuk dëgjoni llomotitje boshe për shkak se në shkretëtirë nuk mund të llomotitet...

Ju e ndieni ftesën e jetës në ditët e etjes, kur gjuha ngjitet për qiellzë si copë druri të thatë, kurse horizonti në vend të shpëtimit ofron erën e zjarrtë samum (erë shkretëtire, N. I.) dhe vorbullën e rërës. E ato ditë të gjata, kur jeni musafir në tendat beduinase e njerëzit ju sjellin enët plotë qumshtë - qunshtë të deveve të trasha në fillim të pranverës, kur stepet dhe bregoret ranore, pas shirave të shumtë, janë të gjelbërta si kopshte, kurse kafshët mjelëse të rënda e të rrumbullakta; nga këndi i tendës mund të dëgjoni të qeshurit e femrës derisa për nderin tuaj u zijnë mish deleje në zjarr të hapur.

Sikur metali i kuq dielli zhduket pas kodrinave; më i lartë se kudo tjetër në botë është qielli plotë yjë natën, thellë dhe pa ëndrra fleni nën yjë; mëngjeset gdhihen të zbehta e të përhimta dhe të freskëta. Netët janë të ftohta dimrit, erërat e ashpra e godasin zjarrin e kampit rreth të cilit me bashkudhëtarët jeni strukur duke kërkuar ngrohtësi, përcëlluese janë ditët e verës kur udhëtoni, udhëtoni në deve që përkundet andej këndej në orët e pafund, fytyrat e pështjellura që ta mbroni nga era e thatë, me shqisa të përgjumura, derisa lartë mbi ju në nxehtësinë përvëluese të drekës fluturon rreth e rrotull pretarja...

Pasditja ngadalë po na ikë me bregoret e veta ranore, me qetësinë dhe vetminë.

Së shpejti vetminë e ndërpret grupi i beduinëve të cilët e ndërpresin rrugën tonë. Katër apo pesë meshkuj dhe dy femra udhëtojnë me deve, prej të cilave njëra është e ngarkuar me tendën e zezë, tenxheret për zierje dhe përgatitjen tjetër të jetës nomade, e mbi të gjitha këto edhe disa fëmijë. Si afroheshin, i ndalnin kafshët:

“Esselamu alejkum! - Paqja qoftë me ju! Dhe përgjigjja:

“Ve alejkumusselam ve rahmetullah”. - Edhe me ju qoftë paqja dhe mëshira e Zotit!”

“Ku jeni nisur, o udhëtarë?”

“Në Tajmë, nëse don Zoti”.

“Nga Kasër Atajmimi, vëllezër”, u përgjegja. Pastaj qetësi. Njëri prej tyre, i dobët, njeri pak i vjetër me vija të mprehta të fytyrës dhe me mjekër të vrazhdë të zezë, sigurisht se është udhëheqës. Shikimi i tij po ashtu është i zi dhe i rreptë derisa kalon prej Zejdit dhe ndalet dyshimshëm te unë, të huajit natyrë bardhë i cili ashtu papritmas është paraqitur prej askund në këtë shkretëtirë të paudhë; i huaji që thotë se vjen nga drejtimi i Irakut, të cilin e mbajnë britanezët, do të mundet krejtësisht lehtë (pothuaj se mund t’i lexojë mendimet e fytyrës së mprehtë) të jetë ndonjë pabesimtar që paleje hyn në vendin arab. Dora e plakut luan, sikur në hutesë, me mollën e shalës së vet derisa njerëzit e tij, tash të shpërndarë të grupuar rreth nesh, qartë presin në të që të fletë. Pas disa çasteve, ai sikur më nuk është në gjendje ta durojë heshtjen, më pyeti:

“Nga cilët arabë je ti?” - duke menduar se cilit fis ose krahinë i përkas. Por, madje edhe më parë se që jam në gjendje të përgjigjem, krahas buzëqeshjes pason edhe njohja:

“Ah, tash të njoh! Të kam parë me Abdulazizin! Por, kjo ka qenë kaherë - para katër veteve të gjata...”

Ai e shtriri dorën miqësisht kah unë dhe i kujtohet koha kur kam jetuar në kështjellën e mbretit në Rijad, kurse ai atje ka arritur në përcjellje të kryeparit nga Shamari që ka ardhur të shpreh respektin e fisit të vet Ibën Saudit, të cilin beduinët gjithnjë e quajnë me emrin Abdulaziz, pa kurrfarë titulli formal, të nderit; në mirësjelljen e vet të lirë njerëzore ata shohin te mbreti vetëm njeriun të cilin, pa dyshim, duhet nderuar, por jo më tepër prej asaj që njeriu meriton. Dhe kështu një kohë u kujtua, duke folur për këto apo atë, duke i ndërruar anekdotat për Rijadin, në të cilin dhe rreth të cilit deri në njëmijë musafirë në ditë jetojnë nga bujaria e mbretit, duke pranuar në shkuarje dhurata në pajtim me pozitën e çdo njeriu - prej duarve plotë para argjendi ose abasë (zhgunit) deri te qeset e rënda me para ari, kuaj ose deve që shpesh ua ndanë prijësve.

Por bujaria mbretërore nuk është aq çështje e qeses sa është çështje e zemrës. Mbase më shumë se çdo gjë tjetër është ngrohtësia e ndjenjës, që i shtynë njerëzit rreth tij që ta duan duke mos përjashtuar as vetë mua.

Gjatë kohës së të gjitha viteve që i kam kaluar në Arabi, miqësia e Ibën Saudit ka pezulluar si vezullim i ngrohtë mbi jetën time.

Ai më quan mik të vetin mdonëse ai është mbret e unë vetëm gazetar. Edhe unë atë e quaj mik - jo vetëm për atë që gjatë viteve që kam jetuar në mbretërinë e tij ka dëftuar shumë miqësi, sepse këtë ai ia dëfton shumë njerëzve; e quaj mik timin për shkak se në rast nevoje m’i zbulon mendimet e veta më të sinqerta, sikur që ua hap qesen e vet shumë të tjerëve. Dëshiroj ta quaj mik timin sepse, përkundër të gjitha gabimeve të veta - e ata nuk janë të vogla - ai është jashtëzakonisht njeri i mirë. Jo thjeshtë “zemër mirë”, sepse mirësia e zemrës mundet nganjëherë të jetë gjë e lirë. Sikur që me admirim do të thoshit për shpatën e vjetër dimiskite se është armë “e mirë”, sepse i posedon të gjitha vetitë që mund t’i pritni nga arma e llojit të tillë, kështu unë vërtet e konsideroj Ibën Saudin njeri të mirë. Ai është i rrethuar në vete dhe gjithnjë e ndjek rrugën e vet vetjake, e nëse shpesh edhe luhatet në aksionet e veta, kjo është për atë që kurrë nuk orvatet që të jetë çkado tjetër përveç ai vetë.

Për herë të parë jam takuar me mbretin Abdulaziz Ibën Saudin në Meke në fillim të vitit 1927, disa muaj pasi që kam kaluar në Islam.

Vdekja e paradokohshme e papritur e grues time, që më ka përcjellur në këtë haxhin tim të parë, më ka bërë të dëshpërueshëm e të pashoqërueshëm. Me pikëllim jam përpjekur që të nxxirem nga terri dhe pikëllimi skajor. Pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar në dhomën time, kam mbajtur lidhje vetëm me disa njerëz dhe me javë i shmangur madje edhe vizitës së rëndomtë mbretit nga njerëzishmëria. Një ditë, derisa isha në vizitë te një prej musafirëve të huaj të Ibën Saudit - më kujtohet, ky ka qenë Haxhi Agos Salimi nga Indonezia - qesh njoftuar se sipas urdhëresës së mbretit emri im qe kyçur në regjistrin e musafirëve të tij! Duket sa ka qenë njoftuar për shkakun e ngurrimit tim dhe se këtë e ka pranuar me kuptueshmëri memece. Dhe kështu, sikur musafir që ende kurrë nuk e ka parë fytyrën e shtëpiakut të vet, u nisa drejt shtëpisë së shkëlqyeshme në pjesën jugore të Mekes, afër ngushticës shkëmbore nëpër të cilën kalon rruga për Jemen. Nga terrasa kam mundur të shoh pjesën më të madhe të qytetit, minaren e xhamisë së madhe, mijëra kube të bardha shtëpish me parmakë kulmorë të punuara nga tullat e ngjyrosura, kodrinat e vdekura shkretinore mbi të cilat shkëlqen qielli si metali i kulluar.

Megjithatë, kam mundur ende ta vazhdoj shtyrjen e vizitës sime Mbretit sikur rastësisht mos ta kisha takuar emirin, Fejsalin, djalin e dytë të tij, në bibliotekë nën harknajat e xhamisë së madhe. Ka qenë e këndshme të ulesh në atë dhomë të gjatë, të ngushtë të rrethuar me libra të vjetra arabe, persike e turke, heshtja dhe errësira e saj më kanë mbushur me qetësi. Mirëpo, një ditë heshtja e zakonshme qe ndërprerë me hyrjen shushuritëse të grupit të njerëzve të cilëve u ka paraprirë roja e armatosur trupore; ky ishte emiri Fejsal, me suitën e vet në kalim nëpër bibliotekë drejt Ka’bes. Ka qenë i gjatë dhe i hollë me dinjitet që larg i kalonte njëzetedy vitet e tij dhe fytyrën e tij qose. Përkundër rinisë, i qe besuar pozitë me rëndësi të vice mbretit të Hixhazit, pasi që babai i tij e pushtoi vendin dy vjet më herët (vëllau më i vjetër i tij princi trashëgimtar Saudi, ka qenë vice mbret i Nexhdit, derisa vetë mbreti ka kaluar gjysmë viti në Meke, kryeqytetin e Hixhazit, kurse gjysmën e dytë në kryeqytetin e Nexhdit, Rijad).

Bibliotekisti, dijetari i ri mekas me të cilin prej paradokohe jam miqësuar, më prezentoi para princit. U përshëndet me dorë me mua, e kur iu përkula, ai me lehtësi e ngriti kokën time me gisht dhe fytyrën e tij e ndriçoi buzëqeshja e ngrohtë.

“Ne nga Nexhdi mendojmë se njeriu nuk guxon të përkulet para njeriut, ai duhet të përkulet vetëm para Zotit në namaz!”

Dukej i këndshëm, ëndërrimtar dhe ngapak i përmbajtur e i marshëm - përshtypja që është konfirmuar viteve të mëvonshme të njohjes sonë. Qëndrimi i tij fisnik nuk ishte artificial, dukej sikur po rrezaton prej tij. Derisa kam biseduar me të atë ditë në biblitekë, befasisht kam ndier dëshirë të fuqishme që të takohem me babain e këtij djaloshi.

“Mbreti do të ishte i kënaqur të të shihte”, tha emir Fejsali. “Përse po i shmangesh?”

Mëngjesin vijues sekretari i emirit erdhi te unë me veturë dhe më përcolli deri te pallati i Mbretit. Kaluam nëpër rrugën tregtare El-Mala ngadalë duke depërtuar nëpër rëmujën e zhurshme të deveve, beduinëve dhe shitësve të zëshëm të të gjitha llojeve të mallërave beduinase, - shala për deve, vithanike, qilima, rrësheka për ujë, shpata të dekoruara me argjendë, tenda dhe enë mesingu për kafe - pastaj rrugës së gjerë, të qetë e të hapur derisa në fund nuk arritëm deri te shtëpia e madhe në të cilën ka banuar Mbreti. Shumë deve të shaluara e mbushnin hapësirën e hapur para tij dhe robërit dhe shërbëtorët e shumtë lëviznin rreth shtyllës hyrëse. Më futën në dhomën e gjerë me shtylla, dyshemeja e së cilës ishte e mbuluar me qilima të lirë. Shiltet e gjera, të mbuluara me pëlhurë të përhimtë në të verdhë, kanë qenë përgjatë mureve, kurse gjethet e gjelbërta mund të shihen nëpërmjet dritareve: fillimi i kopshtit që është kultivuar me mund të madh në trollin e thatë të Mekes. U shfaq robi i zi.

“Mbreti po të thërret”.

Kam hyrë në dhomën që i gjasonte asaj paraprakes, vetëm që ishte shumë më e vogël dhe e ndritshme, nga një anë plotësisht e hapur kah kopshti. Qilimët e pasur persikë e mbulonin dyshemen; në dritaren e madhe të ballkonit të kthyer kah kopshti ishte i ulur Mbreti me këmbë të kthyera në shilte, e te këmbët e tij në dysheme sekretari shkruante sipas diktatit. Kur kam hyrë, mbreti u ngrit, i shtriu të dy duart dhe tha:

“Ehlen ve sehlen” - që do të thotë “Keni arritur tash në familjen tuaj dhe ju qoftë trolli i lehtë dhe i rrafshtë nën këmbë”- shprehja më e vjetër dhe më e përshtatshme arabe për mirseardhje.

“Vetëm një çast, shkresa gati është mbaruar.”

Derisa në qetësi vazhdoi të diktojë, e filloi bisedën me mua duke mos i përzier kurrë dy tema. Pas disa fjalive formale, ia kam dorëzuar rekomandimin me shkrim. Ai e lexoi atë - çka do të thotë, duke i bërë tri gjëra në të njëjtën kohë - e pastaj, duke mos e ndërprerë diktimin as të pyeturit e tij për gjendjen time, e porositi kafenë.

Deri në atë çast tashmë kam pasur rast që më për së afërmi ta vështroj. Ka qenë aq harmonishëm i formuar sa që dimensionet e tij të mëdha - është dashur të jetë i lartë së paku dy metra - janë bërë të dukshme vetëm kur ka qëndruar në këmbë. Fytyra e tij, e kornizuar me kufinë kutia kutia kuq-bardhë në mënyrë tradicionale me ar e thurur në krye, ishte e dallueshme burrërore. Ka bartur mjekër dhe mustaqe të shkurtuara shkurt sipas modës në Nexhd; ballin e ka pasur lartë, hundën e fortë si të shqiponjës, buzët e plota nganjëherë janë dukur pothuaj femërore në njomësinë e vet sensuale, e megjithatë nuk kanë qenë të buta. Derisa fliste, vijat e tij të fytyrës ngjalleshin me lëvizshmërinë e parëndomtë, por në qetësi fytyra e tij ka qenë disi e pikëlluar, sikur është tëshequr në ndinjëfarë izolimi të brendshëm; ndoshta sytë e tij thellë të vendosur kanë pasur ndonjë lidhje me këtë. Bukuria madhështore e fytyrës së tij ka qenë lehtë e cunguar me shprehjen e turbullt të syrit të tij të majtë në të cilin dallohej njolla e bardhë. Më vonë kam mësuar tregimin për këtë lëndim të cilin shumica e të painformuarve ia kanë përshkruar shkaqeve natyrore. Mirëpo, në realitet deri te kjo ka ardhur nën rrethana tragjike.

Para disa viteve, një nga gratë e tij, me rekomandimin e dinastisë rivale Ibën Rashid, pat qitur helm në enën me aromë - kemtarin e tagarit të vogël që përdorët në tubimet ceremoniale në Nexhd - me qëllim të qartë që ta mbysë. Sikur edhe rëndom, tagari së pari iu afrua Mbretit, para se të fillojë të qarkullojë ndër musafirët. Te marrja e parë e aromës Ibën Saudi menjëherë e hetoi se diç nuk është në rregull me aromën dhe e hodhi enën për dysheme. Kujdesi i tij ia shpëtoi jetën, por megjithatë syri i majtë iu dëmtua dhe pjesërisht iu verbërua. Por, në vend që t’i hakmerret gruas tradhtare, sikur shumë pushtetarë tjerë në vendin e tij sigurisht do ta binin, ai ia fali - ka qenë i bindur se ajo ka qenë sakrificë e ndikimeve të pashmangshme të familjes së vet, e cila ishte në lidhje gjinore me shtëpinë e Ibën Rashidit. Ai thjesht bëri divorc me të dhe e përcolli te të sajit në Hail, duke i dhënë me bollëk ari e dhurata.

Pas këtij takimit të parë, Mbreti ka dërguar dikë tek unë gati çdo ditë. Një mëngjes kam shkuar me qëllim që ta lusë, pa shpresë të madhe se do të më lejojë, për leje të udhëtoj në brendi të vendit, sepse Ibën Saudi, sipas rregullit, nuk u ka lejuar të huajve ta vizitojnë Nexhdin. Megjithatë, pikërisht kur dëshiroja ta shtrojë problemin, Mbreti papritmas hodhi shikimin e shkurtër, të mprehtë kah unë - shikimi i cili sikur ka depërtuar deri te mendimet e mia të pashqiptuara - u buzëqesh dhe tha:

“A do të niseshe, ti, o Muhammed, me ne në Nexhd, dhe të mbetesh disa muaj në Rijad?”

Mbeta gojëhapur, qartë, edhe të pranishmit e tjerë. Ftesa ashtu spontane të huajit ka qenë pothuaj e panjohur.

Ai vazhdoi; “Do të dëshiroja të udhëtosh me mua me veturë muajin vijues”.

Thellë morra frymë dhe u përgjegja: “Allahu le të ta zgjatë jetën, o imam, por çfarë dobie do të kisha unë nga kjo? Çfarë dobie do të kisha që të udhëtoj pesë apo gjashtë ditë prej Mekes deri në Rijad, e që prej tokës të shoh vetëm shkretëtirën, disa bregore ranore dhe, mbase, diku në horizont, njerëzit si shkëmbinjë… Nëse nuk kundërshton, o Jetëgjatë, deveja më mirë do të më përgjigjej se sa të gjitha veturat tuaja”.

Edhe Saudi u qesh: “A vërtet ke shumë dëshirë që t’i shikosh në sy beduinët e mi? Që më parë më duhet të të paralajmëroj: ata janë popull i prapambetur, kurse Nexhdi im është vend i shkretë pa joshje; shala në deve do të jetë e fortë, kurse ushqimi i një trajtshëm në rrugë - vetëm oriz dhe hurma, e herë herë mish. Por, ashtu qoftë. Nëse këtë ta do zemra, do të shkosh. Më në fund, ndoshta edhe nuk do dëshpërohesh që e ke njoftuar popullin tim: ai është i varfër, nuk di gjë dhe s’është asgjë - por zemra e tij është plotë përkushtim dhe besim”.

Disa javë më vonë, i furnizuar me deve të mbretit, gjëra ushqimore, tendë dhe udhëheqës, jam nisur rrugës rreth e rrotull në Rijad ku kam

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme