Gjenocidi kinez ndaj muslimanëve në Kinë

Londër – Konfliktet në Xinjiang janë rezultat i politikës kineze të shpërnguljes së kinezëve Han në territoret ku pakicat përbëjnë shumicën dhe vendosjen e kinezëve Han në pozitat e privilegjuara ndaj të tjerëve, theksojnë analitikët në komentet kushtuar konflikteve të fundit në këtë province kineze, në të cilët ujgurët, pakica muslimane kineze, përbëjnë shumicën.

Zyrtarisht në Kinë ekzistojnë 56 nacionalitete. Kinezët Han dominojnë dhe përbëjnë 1.1 miliardë dhe mbi 90% të popullsisë. Për këtë arsye, të gjithë të tjerët llogariten si pakica nacionale mbi të cilët kinezët Han paraqiten si racë superiore.
Pakica më e njohur në Kinë janë tibetanët me rreth pesë milionë banorë, pastaj ujgurët me mbi tetë milionë banorë dhe mongolët me gati gjashtë milionë banorë.
Kina zbaton politikën e shpërnguljes masovike të kinezëve Han në territoret ku jetojnë pakicat. Qysh kur në sundim ishte Mao-Ce Tungu, ka filluar asimilimi i pakicave. Traditat dhe dorëshkrimet e vjetra janë ndaluar.
Në krahinën Xinjiang ujgurët, muslimanët turkofanë, janë më të shumtit. Ata thuajse përbëjnë gjusmën e banorëve të Xinjiangut. Deri në vitin 1949, në regjion kanë jetuar vetëm 6% të kinezëve Han, por numri i tyre sot arrinë në 40% të popullsisë, deri sa përqindja e ujgurëve është redukuar nga 90% në 46%, si rezultat i politikës së Pekinit të shtypjes së pakicave nga territoret ku përbëjnë shumicën e popullsisë.
Mickael Dilon, profesor i historisë moderne në Universitetin Britanik Daram dhe autor i librit “Xinjiang – veriperëndimi kinez musliman i largët” në komentin për BBC thekson se gjendja në Xinjiang ka shumë ngjashmëri me raportin e Kinës dhe Tibetit: “Nga mesi i shekullit të kaluar pushteti ka nxitur shpërngulje masovike të kinezëve Han në Xinjiang. Kjo solli deri te pakënaqësia e ujgurëve, të cilëve kinezët Han ua grabisnin punët. Tensionet etnike në këtë territor për këtë shkak janë të fuqishme.” “Demonstata të përmasasve të tilla nuk ka pasur njëzet vite. Në kohën kur më 1989 janë shtypur protestat në Tjenamen, demonstrata të ngjashme janë organizuar në Xinjiang për shkak të shkeljes së të drejtave të ujgurëve muslimanë. Gjatë të nëntëdhjetave protestat kanë vazhduar përgjatë Xinjiangut, por nuk kishte në kryeqytetin Urumgij. Është e çuditshme që tash atje kanë shpërthyer, sepse aty është qyteti ku dominon popullsia kineze e Hanëve, aty gjendet garnizoni i madh ushtarak dhe forca të fuqishme policore.”
Dilon tërheq vërejtjen se “ekzistojnë arsye praktike për shkak të të cilave Pekini dëshiron ta mbajë kontrollin mbi Xinjiang”. Pos që territori i krahinës nuk është i parëndësishëm – tri herë më i madh se Franca – është e pasur me minerale, me naftë dhe me gas natyror, por ka edhe rëndësi strategjike sepse gjendet në kufij ndërmjet Kinës dhe Azisë qendrore, që u bë sidomos e rëndësishme, pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Por ekzistojnë edhe arsyet ideologjike dhe patriotike. Kinezët konsiderojnë se kanë të drejtë të plotë mbi Xinjiangun, i cili, si konsiderojnë, gjithnjë ka qenë pjesë e Kinës, që nuk është krejtësisht argument i fuqishëm.”
“Edhe pse kjo krahinë për Kinën domethënë lidhmëri tregtare dhe energjetike me Azinë qendrore, kurse edhe vetë është e pasur me gas dhe minerale, ujgurët pohojnë se nga kjo pasuri atyre u mbetet shumë pak. Qeveria imponon mendimin se tendosjet etnike në të vërtetë janë nxitur nga jashtë”, thekson Micholas Bequelin, hulumtues i organizatës Human Rights Watch. Ky incident do të mund t’i kontribuonte ndarjeve të reja etnike në Xinjiang. Reaksionet zyrtare do të mund të jenë shumë të ngjashme me ato çfarë jemi mësuar t’i shohim në Tibet – represion më i madh dhe kontroll më i fuqishëm.”
“Në vitet e tetëdhjeta formalisht pakicave iu është dhënë e drejtë më e madhe – nëpërmjet ndryshimit të kushtetutës nga viti 1982 dhe me të a.q. “Ligji mbi autonominë” nga viti 1984. Me këtë pakicat vetëm formalisht kanë fituar institucionet e tyre drejtuese, kurse në fakt partia ishte ajo që e kishte fjalën e fundit. Kurse liderët e partisë gjithnjë janë kinezë. Përveç kësaj, në Kinë nuk ka Gjykatë kushtetuese, dhe nuk ekziston mundësi që me rrugë juridike të kërkosh të drejtat kushtetuese. Pakicat në Kinë zakonisht janë kategoritë më të varfra të popullsisë. Papunësia është problem i madh. Pjesëtarët e pakicave të fundit pranohen në punë, kurse janë të parët nëse dikujt duhet t’i jepet dorëheqje. Ekonomikisht janë plotësisht të margjinalizuar. Kanë arsimim të dobët. Ata janë nën një lloj tutorie dhe për ata flasin dhe vendosin të tjerët. Nga çështjet fetare deri te ato urbanistike. Kështu para do kohe u vendosë që të fillohet me rrënimin e qendrës historike të qytetit në qytetin Kashgar, i cili gjendej në rrugën të njohur si “rruga e mëndafshit”. Edhe përkundër komunikatës se qytetarët kanë qenë të inkuadruar në vendimin mbi shpërnguljen, çdo gjë tregon në atë se ata në këtë kanë qenë të detyruar. Ujgurët kërkojnë bashkëvendosje. Kushtetuta kineze u jep pakicave të drejta të gjera. Mirëpo, nuk iu ofrohet mundësia që ata juridikisht dhe gjyqësisht të luftojnë për këto të drejta”, nënvizon Bequelin.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme