Kjo është e vërtetuar me tekst kur’anor ( Alu Imran, 113) dhe me hadithet e Muhamedit s.a.v.s, te cilët bëjnë fjalë për të.
Andaj, shumë më herët janë paraqitur grupe të cilët kanë mbizotëruar teknikën e leximit (kiraetin) dhe Kur’anin, respektivisht leximin e tij, e kanë marrë për mjet dhe burim i të ardhurave për jetë. Është transmetuar se dy sahabi, shokë të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s , kanë hyrë në xhami dhe kur imami dha selam njëri prej tyre filloj të lexoj Kur’an dhe nëpërmjet tij të kërkoj ndihmë. Me ç’rast njëri nga të pranishmit reagoi me fjalët: Ne jemi të Allahut dhe Atij do t’i kthehemi! A nuk e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s, ku thotë: ”Do të vijnë njerëz të cilët do të lexojnë Kur’an dhe nëpërmjet tij do të kërkojnë ndihmë. Kush nga ju kërkon ndihmë duke u ndihmuar nga Kur’ani, ju mos i jepni”.[1]
Se ideja është shumë e vjetër, kjo shihet nga ajo se Hasan el-Basriu, bashkëkohanik i shokëve të Muhamedit s.a.v.s, sahabve, lexuesit e Kur’anit i ka radhitur në tre kategori, në mesin e të cilëve janë edhe ato të cilët e konsiderojnë atë si shërbyes, mjet dhe burim i të ardhurave për jetë.[2]
A mund që leximi i Kur’anit të merret si mjet dhe burim i të ardhurave për jetë, gjegjësisht, a mund që Kur’ani të lexohet për para? Hulumtimet islame për këtë kanë kundërthënie.
Disa mendojnë se mundet, në masë të caktuar, në rast të nevojës së madhe dhe në rrethana të caktuara shoqërore. Argumentet e tyre janë si në vijim: Deklarata e Ibn Abbasit, r.a, të cilin e shënon Bahariu, se një grup as’habësh kanë takuar një beduin i cili gjendej në një situatë të palakmueshme për shkak të kafshimit të gjarprit apo shkorpionit. Shoqëruesi i tij kërkoi prej tyre ndihmë. Atëherë njëri prej sahabëve, me gjasë Se’id el-Hadriu, shkoi dhe lexoi suren Fatiha mbi të sëmurin, dhe ky si shpërblim i dha një dele. Kur u erdh as’habëve me delen ata, duke e gjykuar veprimin e tij, thanë: “Ke marr delen si shpërblim për leximin e Kur’anit!” Kur arritën në Medine e lajmëruan për këtë të Dërguarin a.s., kurse ai u tha: “Ia keni qëlluar, shpërdane dhe një pjesë më ndani edhe mua’’.[3]
Të tjerët konsiderojnë se leximi i Kur’anit nuk mund të merret si mjet dhe burim i të ardhurave për jetë. Në këtë kuptim ata, ndër të tjerash, i përmendin hadithet vijuese të të Dërguarit s.a.v.s. “Lexoni Kur’an, mirëpo mos e merrni atë për mjet dhe burim i të ardhurave për jetë’’.[4]
“Në atë, që njerëzve ua mëson Kur’anin për para dhe përmbahet prej saj, në ditën e Gjykimit në fytyrë nuk do të ketë mish por vetëm koci”.[5]
“Do të ketë edhe prej tyre nga pasurit e mi, të cilët do ta lexojn Kur’anin dhe duke e lexuar do të dalin prej fesë, ashtu sikur del harku nga shigjeta. Këto janë ata të cilët e lexojnë atë për para apo për shkak të ndonjë dobije të kësaj bote”.
Njëri ndër kundërshtarët më të mëdhenj të leximit të Kur’anit për para, gjegjësisht të marrët e leximit të Kur’anit si mjet dhe burim i të ardhurave për jetë, ka qenë imami i shkollës juridike hambelite, Ibn Tejmijje. Ai ka shkruar edhe mbi këtë edhe ka dhënë shumë fetva (zgjidhje juridike) në të cilat e ka gjykuar këtë risi.
Bergivi, gjithashtu këtë risi e konsideron si bid’at (risi në fe). Të lënurit vakëf të parave për lexim (tilave) të Kur’anor dhe për faljen (namaze joobligative), sevapi i të cilave dhurohet për shpirtin e vakëflënsit , apo për shpirtin për të cilin ai ka lënë testament ,është asgjë (e kotë). Testamenti që në ditën e vdekjes së tij të shpërndahet ushqim ,ose testamenti që të paguhet ata të cilët lexojnë Kur’an për shpirtin e tij,ose të banohet te vari i tij katërdhjetë ditë, duke lexuar Kur’angjithashtu është e kotë. Një vakëf i këtill dhe një testament i këtilël janë të ndaluara. Pagesa për lexim të Kur’anit dhe për atë që u përmendën , është haram, ndërsa ai i cili e merë atë para është mëkatar.[6]
Për këtë çështje, qëndrimi i medh’hebit hanefi, është krejtësisht i qartë . Kur’ani mund t’u lexohet të vdekurve, mirëpo ai lexim nuk mund të bëhet për para ose për ndonjë dobi tjetër materiale. Kjo është mëkat . Që të dy, edhe ai i cili jep edhe ai i cili merr para, për lexim të Kur’anit, konsiderohen mëkatar .
Motivin për një qëndrim të këtillë e hasin në hadithin në të cilin thuhet : “Lexoni Kur’an, mirëpo mos e merrni atë për mjet dhe burim i të ardhurave për jetë”.
Sa i përket Fatihasë, të cilën Ebu Se’id el-Hudriu e lexoi mbi beduinin e sëmurë, për leximin e së cilës pranoi shpërblim, të gjithë pajtohen se këtu bëhet fjalë për shërim, e jo lexim të Kur’anit për para.
Ulemaja e mëvonshme e shkollës juridike hanefite e kanë miratuar realizimin e mësimit të leximit të Kur’anit (te’alim) për para, pasi kjo tregon nevojën e vërtetë në mënyrë që të rruhet Kur’ani. Zgjidhje të njëjtë kanë gjetur edhe për detyrën e mualimit, imamit dhe myezinit. [7]
Disa juristë të shkollës juridike hanefite, sikur që është Fahrudin Kadi Han (vd. 592/ 1196) dhe Mulla Husrefi (vd. 889/1480) ishin më tolerant sa i përket leximit të Kur’anit për para. Fahraudin Kadi Han pohon se më parë, nga pasuria shtetërore, është caktuar rrogë për ata të cilët e kanë lexuar Kur’anin përmendsh (hafizët) dhe populli me kënaqësi e ka dëgjuar leximin e tyre. Sot, në kohën tonë, numri i atyre të cilët dëshirojnë të lexojnë Kur’anin pa pagesë është i vogël, dhe nëse kështu vazhdohet ekziston frika që të harrohet Kur’ani [8].
Mulla Husrefi shkon më tutje dhe përkrah zbatimin e dënimit për ata të cilat refuzojnë të paguajnë për mësimin e leximit dhe të këndimit të Kur’anit, gjersa të tjerë pas tij, shumën e cila duhet të jepet për këndimin e Kur’anit, madje edhe e kanë fiksuar. [9]
Në fund të gjithë kësaj më së miri është që ta citonim hadithin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s, në të cilin thuhet: “Veprat vlerësohen sipas qëllimeve, dhe çdo kujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të Allahut dhe të Dërguarit të tij, shërngulja e tij është për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa, kush shpërngulet të fitoj disa të mira të kësaj bote ose të martohen me ndonjë femër, shpërngulja e tij vlerësohet për atë që është shpërngulur”. [10]
Nga ky hadith vërehet se ata të cilët lexojnë Kur’anin duke besuar dhe duke llogaritur vetëm në shpërblimin e Allahut padyshim se do të shpërblehen sipas qëllimeve të tyre. Andaj, ata të cilët e lexojnë atë për shpërblime të kësaj bote, madje edhe nëse fshihen pas asaj se e lexojnë për hirrë të Allahut, do të kenë vetëm atë që është e kësaj bote, kurse prej saj nuk ka dobi as për të as për ata që u është dedikuar leximi.
___________________
Burimi:
“Tefisir, historia i metodologjia, fq.78-81., FIN, Sarajevo, 2001.”
Përktheu nga boshnjakishtja:
Mehas Alija
Referencat:
1. Nevevi, Tibjan, 29
2. Ebu Shame, El-Murshidu-l-vexhiz, 209.
3. Buhari, Kitabu-l-ixhareti.
4. Ahmed Ibn Hambel, Musned, 3/428.
5. Ibn Ebu Shejbe, Musannef, 2/159.
6. Muhamed Ibn Ali El-Bergivi, Tarikatu-l-muhammedijje, 259.
7. Xheziri, Kitabu-l-fikhi, 3/127-128.
8. Kamil Miras, Terxhuma, 7/68
9. Ali Salim El-Munufi, Irshadu-l-enam, 62.
10. Buhari, 1/2
Boton: “Brezi i Ri”