Dialog me botën islame

Në vizitën e tij që i bëri një shteti me shumcë dërmuese muslimane, sa për fillim dha shenja më të madhe sigurie dhe besueshmërie, fenomen i humbur gjatë viteve mos të themi gjer në themel. Ajo që është me rëndësi të theksohet është vlerësimin që i bëri ai islamit dhe botës islame në ngritjen e civilizimit botëror, pra për një botë më të mirë.
Është për t`u vlerësuar, kuptohet në raport me politikën e deritanishme, përkushtimi i Obamas për më tepër bashkëpunim ndërmjet perëndimit dhe botës islame në sferat ekonomike dhe kulturore, për pranimin e Turqisë në Unionin Evropian duke e vlerësuar rolin e saj prej një faktori vendosës dhe partneri me përgjegjësi në marrëdhëniet euro-atlantike.


Obama rekomandon ndërrim kursi me Rusinë

Ndoshta është në pyetje kriza financiare botërore dhe shpenzimet e mëdha që do të duheshin në stacionimin e radarëve në kufirin,sipas analistëve politikë, ndarës së botës apo ndërrim kursi në dobi të njerëzimit, ministri i jashtëm rus ka shprehur optimizëm të kujdesshëm rreth marrëdhënieve me Shba-në nën drejtimin e presidentit Barack Obama.
Duke folur në Moskë, Sergei Lavrov tha se takimi i javës së shkuar midis presidentit rus, Dmitry Medvedev dhe presidentit Obama në samitin e G 20-së në Londër, ishte hap në drejtimin e duhur. Në takim, të dy vendet ranë dakord të rihapin negociatat për ulje të arsenaleve bëthamore. Por, zoti Lavrov tha se do të duhet kohë të rindërtohet besimi i humbur gjatë administratës së presidentit Bush.
Sipas angjensive të ndryshme televizive na u bë e mundur të lexojmë se në raundin e parë të asgjësimit të raketave bërthamore planifikohet të asgjësohen rreth 5000 koka bërthamore, çka na jep të kuptojmë se sa edhe kanë ngelur. Sigurisht sipas arsyes sonë të thjeshtë, nëse kjo që eliminohet mund të jetë pesë përqind e asaj që ekziston, vaj halli për ne kur e nënkuptojmë se edhe sa arsenal ka mbetur, sa herë mund të shkatërrohet bota. Të shkatërrohet dhe ri shkatërrohet.


Obama i ofron Teheranit një fillim të ri

“ShBA-të dëshirojnë që Republika Islamike e Iranit ta ketë vendin që e meriton në bashkësinë ndërkombëtare. Këto ishin fjalët që përmes një video incizimi presidenti Obama ia dërgoi popullit iranian me rastin e festës së Nevruzit. Ai shprehi edhe gatishmërinë e tij për një dialog direkt dhe me respekt të dyanshëm”.
Që nga viti 1980 të dy vendet nuk kanë kurrfarë marrëdhëniesh diplomatike. Kjo do të thotë se Revolucioni Islamik nuk është njohur asnjëherë nga Shba-të, dhe se tani po fryn një erë e re ndërmjet lindjes dhe perendimit. Këto lëvizje qëndrimesh u përshëndetën nga të gjithë njerëzit e zemrës së mirë si dhe organizatat botërore për siguri dhe bashkëpunim.
Që vërtet bota të merr një formë tjetër, duhet që edhe qasja ndaj problemeve sidomos konflikteve në lindjen e mesme të kenë një qasje krejtësisht tjetër. Pa zgjidhjen e drejtë të qështjes palestineze vështirë është të fitohet përshtypja se nuk do të ndodhë përsëri ajo që ndodhi në Gaza.
Pra, si vetë shtetet në fjalë dhe të gjithë itharët e drejtësisë presin vepra, edhepse fjalët në këtë drejtim janë të rëndësisë primare.


Çfarë mund të bëjë Baraku

Këtij presidenti si të thuash i është dhënë si detyrë që ta nxjerrë amerikën nga kjo krizë e thellë që është futur. Pra, krizën më të madhe të njerëzimit që nga viti 1929, ngritjen e humbjes politike dhe morale që nga lufta e irakut dhe që edhe më tutje të mbetet superfuqia e vetme në botë. Ai po sfidohet me disa probleme të trashëguara nga Republikanët, si: Kriza financiare, Afganistani, Iraku, Kijoto.
Ai vërtet premtoi por edhe po kërkon nga qytetarët që të bashkohen si një. “Bën diç për vendin tënd, ai do të të falënderohet” tha ai. Ai nuk bën dallime ndërmjet Republikanëve dhe thotë: Aq më duhen Republikanët sa edhe demokratët dhe tërë vendi. Ndoshta janë edhe të vërteta këto, na mbetet të shihet. Filozofët thonë “Kohët e vështira kanë prodhuar edhe njerëz të mëdhenjë”. Në momentet më të vështira dhe vendimtare lindi Adem Jashari. E qe solli Enver Hoxhën, athua lindi në kohën e duhur ndoshta për t`ua larë gjynahet shqiptarëve të bëra kohë më parë. Për botën e sotme demokratike ndoshta është shumë vendimtare ardhja në pushtet e një njeriu popullor, dikur basketbollist, pop star, me baba afrikan dhe me mbiemër musliman, kjo ndodhi si ndodhi. Ndoshta kjo ndodhi për shkak të krizës financiare që në atë kohë republikanët ishin në pushtet, ndoshta amerikës iu dasht një Obama – urëlidhës për ta kthyer reputacionin e humbur nëpër kontinente.
Një gjë dihet ai duhet të reagojë shpejtë sepse përgjegjësia bie edhe mbi të. Në këto njëqind ditët e para gjërat i kemi përpara. Ai duhet të jetë realist dhe ne të kemi durim e të shohim se i gjithë ky ambciozitet është vetëm fjalë apo edhe vepër.

Biel-Zvicër, 13.04.2009

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme