
Kur brengat grumbullohen çdo gjë bëhet e parëndësishme. I pabesi e kryen atë çka i kufizohet, kurse besniku është mashtruar nëse diçka i kufizohet.
Mirëfillësisht është i lumtur në këtë botë ai të cilin koha nuk e ka detyruar t’i sprovojë miqtë e vet. Mos mendo për atë që të shqetëson, sepse nëse ti përparon, ai shkatërrohet dhe atëherë vetë fati yt të mjafton. E nëse humb, atëherë edhe ashtu çdo gjë të shqetëson.
Qoftë i bekuar ai që mangësitë vetjake i ka mësuar më mirë se që të tjerët ia kanë mësuar.
Durimi i vrazhdësisë ndahet në tri:
- durimi i atij që ka pushtet mbi ty, kurse ti nuk ke pushtet mbi të;
- durimi i atij mbi të cilin ti ke pushtet, kurse ai nuk ka kurrfarë pushteti mbi ty, dhe;
- durimi i atij mbi të cilin ti nuk ke kurrfarë pushteti as që ai ka pushtet mbi ty.
Në rastin e parë fjala është për nënçmimin dhe përçmimin dhe kjo nuk bënë pjesë në virtyt. Është korrekte të bëhet e të lëshohet çdo gjë prej çka frikësohet dhe çka nuk mund të durohet.
Në rastin e dytë fjala është për virtytin dhe bëmirësinë; kjo në të vërtetë është butësi që bënë pjesë në virtyte dhe i stolisë vetëm të shkëlqyeshmit.
Durimi në rastin e tretë ndahet në dyshë:
- durimi i vrazhdësisë që është rezultat i gabimit dhe kur bërësi është i vetëdijshëm për shëmtinë e saj dhe sinqerisht pendohet për këtë. Në këtë rast është më mirë të durohet, për më tepër ishte detyrë. Në realitet edhe këtu është fjala për butësinë, dhe
- durimi i vrazhdësisë së atij që mjaft nuk e njeh veten dhe mendon se kjo është e drejtë e tij dhe për këtë nuk pendohet për atë çka ka bërë ose bënë. Është përulje të durohet kjo e para për atë që këtë e duron, kurse shkatërrim për atë për çka durohet. Sepse ai me këtë rritet. Kurse do të ishte marrëzi për këtë të kundërshtohet. E vetmja që është e drejtë është të bëhet me dije bërësit të kësaj se ka mundur me sukses t’i kundërvihet, por se kësaj nuk i është lëshuar vetëm nga shkaku se është konsideruar tepër shumë e ulët, dhe asgjë më tepër. Përgjigja e të thjeshtit, do të ishte që t’i rreket hakmarrjes dhe ndëshkimit përkatër. Kur ulet në shoqëri me të tjerët nuk mund ta kapërceojë as brenga që ia djeg zemrën, për çka do të pendohet në botën tjetër. Ai nuk mund t’i shmanget as zemërimit që ia hanë mëlqinë, as nënçmimin që me të madhe ia ndërron synimin e tij themelor. E çka të thuhet për atë që me ta shoqërohet gjithherë sikur është një prej tyre. Dinjiteti, rahatllëki, gëzimi dhe shpëtimi janë në izolim prej botës. Vepra në këtë me ta sikur me zjarrin: ngrohu me të, por mos hy në të.
Mos përulë asgjë nga puna e nesërme, kurse do të lehtësosh nëse e punon sot. Sepse prej punëve të vogla grumbullohen punët e mëdha, që atëherë i ikin kontrollit dhe në fund çdo gjë shkatërrohet. Dhe mos e përulë asgjë me çka do të dëshiroje ta bëshë të rëndë peshojën e vet në Ditën e ringjalljes, kurse këtë do ta arrishë nëse punën e bënë menjëherë. E nëse kjo do të ishte edhe e vogël, do të largojë nga ti mjaft sosh çka, nëse do të grumbullohej, do të mund të të shpijë në Xhehennem.
Dhembjen, varfërinë, fatkeqësinë dhe frikën mund ta ndijë vetëm ai që i ka shijuar në jetë, e kurrësesi ai që këtë nga jashtë e ka kundruar. Shëmtinë e mendimit të gabuar, turpit dhe mëkatit e kundron vetëm ai që i ka kqyrë nga jashtë, e asesi ai që gjendet në ta. Begatinë e sigurisë, shëndetit dhe pasurisë e ka njohur vetëm ai që në to shikon nga anash, asesi ai që këtë begati e shfrytëzon. Vlerën e mendimit të rregulltë, të virtyteve dhe punës për atë botë mirëfillësisht e njeh ai veti të të cilit janë këto, asesi ai cilësi të të cilit këto nuk janë. Mashtruesit i pari do të fillojë t’i shmanget ai për atë të cilin ai e ka bërë mashtrimin. Ndaj dëshmitarit që rrejshëm ka dëshmuar i pari do të ndiej neveri ai për hirë të të cilit rrejshëm ka dëshmuar. Prostitutja do të bijë poshtë së pari në sytë e atij që me të do të bëjë adulteri.
Nuk kemi parë se çkado qoftë që njëherë është rregulluar është kthyer në gjendjen zanafillore, pos me përpjekje të mëdha (!), e lëre meqë ky të jetë rast me trurin të cilin e shkatërron dehja çdo natë. Arsyeja që njeriut ia paraqet të bukur atë që e shkatërron çdo natë duhet të jetë objekt dyshimi.
I arsyeshmi mund të jetë i pafatshëm me të përsiaturit e vet, kurse është e pamundur që imami të jetë i falshëm në përsiatjet e veta. Nuk ka asgjë më të dëmshme për sunduesin se sa shumësi të papunëve që xhirojnë përreth tij. Sunduesi i cili është i mençur dhe inteligjent do t’i argëtojë me atë me çka nuk do t’u bijë padrejtësi. Nëse nuk e bënë këtë, ata do të argëtojnë atë me çka do t’i bëjnë dhunë. Sepse afërsia e armiqëve të tij për të është shkatërruese.
Teprimi në nevojën e një mënyre të caktuar të të veshurit, mrroljes dhe sereozitetit janë vetëm pengesa të cilëve kjo botë ua ka forcuar pozicionet. Mbështeta në besimtarin edhe mos qoftë nga feja jote, e asesi mos u mbështet në njerun mendjelehtë edhe nëse paraqitet se është prej ithtarëve të fesë tënde. Kush më përçmim sillet ndaj ndalesave të All-llahut xh.sh., mos i beso asgjë për çka të ka mbetur.
Jam bindur se ka më shumë asosh që bashkohen me shpirtërat e tyre se asosh që bashkohen me pasuritë e tyre. Shkaku i kësaj qëndron në vetë natyrën njerëzore. Shpirti synon të jetë në afërsi të të ngjashmes me veten, derisa trupi ndien barrë në afërsi të të ngjashmes me veten. Dëshmi për këtë është ajo që njeriu nxiton ta varrosë trupin e mikut të vet kur të vdesë derisa njëkohësisht aukon për shkak të ndarjes nga shpirti i tij, qoftë trupi ende ka qenë para tij.
Nuk kam gjetur se çkado është joshëse për njeriun që ta kapet në kurthë prej këtyre dy thënieve të Iblisit që i ka vënë në gjuhën e ithtarëve të vet.
E para, të kërkojë arsyetim për atë që e ka bërë ndonjë të keqe me arsyetim se këtë të njëjtën dikush para tij e ka punuar.
E dyta, lehtë të kalohet mbi të keqen që dikush e ka bërë sot sepse këtë e ka bërë edhe dje.
Të ndahet nga pasuria ajo pjesë që me fe është e caktuar është obligim. Kurse të ndahet teprica mbi mjetet e nevojshme jetësore është dëshmi e bujarisë. Alturizmi në ndarjen e ushqimit pa të cilën ka mundur të mbijetohet është virtyt.
Pengimi i ndarjes së asaj që me fe është e caktuar është haram. Kurse të pengohet teprica e ushqimit të tjerëve është shenjë e koprracisë dhe dorështrëngimit. E pengimi i asaj që nuk është detyrë të ndahet edhe pa të cilat do të mund të jetohet është shenjë e lakmisë.
T’i pengohet vetes ose familjes ushqimi ose pjesën e tij është shenjë e koprracisë, të keqes dhe mëkatit.
Bujaria në atë në çka ka qenë i padrejtë ose pa të drejtë e ke përvetësuar paraqet bërje të sërishme të dhunës. Për këtë pason qortimi, e jo mirënjohja, sepse ti në realitet po ndanë pasurinë e tjetrit, e jo të veten vetjake.
Dhënia të drejtë të tjerëve që ligjësisht u takojnë nuk bënë pjesë në bujari, sepse kjo është detyrë.
Trimëri është flijimi për fe ose familjen ose fqiun e persekutuar, pastaj për punëtorin të privuar nga të drejtat, mbrojtjen e drejtë të pasurisë, fytyrës dhe të drejtave tjera, barabartë ka të bëjë me disa ose me shumësinë e kriminelëve. Sepse durimi i dhunës në këtë që e përmendem është dëshmi e poshtërsisë dhe dobësisë.
Shpenzimi i shpirtit për ndonjë prej të mirave të kësaj bote është mendjalehtësi dhe marrëzi. Edhe më i marrë është ai që shpirtin e vet e shpenzon në kontestimin e të drejtave dhe detyrave që të takojnë ty ose të tjerëve. Kurse në të marrë se të gjithë të numruarit janë ata që kam pasur rast t’i njoftoj, e të cilët nuk dijnë në çka veten po e shpenzojnë, ashtu që njëherë po luftojnë për Amrin kundër Zejdit, kurse herën tjetër për Zejdin kundër Amrit, nganjëherë në ditën e njëjtë, duke iu ekspozuar kështu shkatërrimeve vetjake dhe këto pa kurrfarë kuptimi. Të tillë në fund mbarrojnë në Xhehennem ose në ndonjë turp. Në të tillët e ka tërhequr vërejtjen Pejgamberi i Zotit, s.a.v.s., kur ka thënë: “Do të vijë koha kur ai që mbyt nuk do të dijë në emër të çkahit e bënë këtë, as që i vdekurit do të tijë në emër të çkahit ka vdekur”.
Nder është ta ulë shikimin tënd, kurse të gjitha gjymtyrët tjera t’i ruash nga trupi që të është ndaluar (haram). Çdo gjë tjetër është adulteri (zina)...
Drejtësi është ta jep atë që je i obliguar ta jep, kurse ta marrë atë çka të takon.
Padrejtësi është ta marrë të drejtën tënde, e tjetrit t’ia pengosh të drejtën e tij.
Bujari është që vullnetarisht ta ndash atë çka të takon, e të kalon mbi të drejtën tënde që tjetri e ka përvetësuar, kurse ke mundësi që ta ktheshë.
Virtyti është koncept më i përgjithshëm, kurse dorëshlirësia më i ngushtë. Kështu butësia është virtyt e jo dorëshlirësi. Virtyti është detyra kur i bashkangjitet vullneti.
Një çast i negligjencës e shkatërron ushtrimin që ka zgjatur tërë vitin. Gabimi i individit në vlerësimin e gjërave është më e mirë prej qëndrimit të drejtë të bashkësisë jounike. Sepse gabimi i individit mund të përmirësohet, kurse qëndrimi i drejtë i bashkësisë së ndarë ndihmon ruajtjen e gjendjes së tillë, kurse në këtë qëndron shkatërrimi.
Disa pohojnë se mendimi i keq absolutisht është turp, por nuk është ashtu. E tillë është vetëm në rastin kur përkatësin e shpie në atë çka feja nuk e lejon ose është e shëmtuar nga pikëpamja e të drejtës së rëndomtë. Në të kundërtën, kjo është vendoshmëri, kurse vendosshmëria është virtyt. Dikush dikend e ka qortuar për shkak të shkatërrimit të pasurisë dhe ky i ka thënë: “Unë nga pasuria shkapërderdhi vetëm atë pjesë ruajtja e të cilit do ta dëmtonte fenë time, ose moralin tim ose shpirtin tim. Unë konsideroj se ruajtja e këtyre tre elementeve qoftë edhe pak më e lartë si zëvendësim për atë çka është shkatërruar nga pasuria, qoftë ajo të jetë sa Dielli mund të shkëlqejë”. Begatia më e mirë e All-llahut xh.sh. që ia ka dhuruar njeriut është që në natyrën e tij ia ka mbjellë drejtësinë dhe dashurinë ndaj saj dhe të vërtetën dhe vlerësimin e saj mbi çdo gjë tjetër.
Në mangësinë e dashurisë ndaj dhikrit bënë pjesë që njeriu përkatës t’i shkatërrojë veprat e veta nëse e ka pasur për qëllim që sipas dhikrit të dëgjohet. Gati që ky është aspekt i shirkut (politeizmit), sepse nuk është e sinqertë në emër të All-llahut xh.sh. Kjo mangësi i fshinë virtytet tjera sepse njeriu përkatës nuk bënë mirë nga dashuria ndaj të mirës por që me këtë të dëgjohet.
Më së shumti të ka qortuar ai që të ka lavduar për atë që nuk e ke në vete, sepse me këtë ka dëftuar në mungesën tënde. E më së shumti të ka lavduar ai që të ka qortuar për shkak të asaj që ti nuk e ke në vete, sepse me këtë ka dëftuar në virtytin tënd. Ai me këtë i është hakmarrë vetes së vet sepse, në realitet, ka dëshiruar ta mohojë dhe kontestojë virtytin tënd, që në fund vetë e ka publikuar.
Kur ai me të meta të ishte i vetëdijshëm për të metën e vet, do të ishte i përkryer (pa të metë). Kurse asnjë krijesë nuk është pa të metë. Për këtë është i lumtur ai të metat e të cilit janë të vogla ose të fshehta.
Më së shpeshti ndodh ajo çka ti nuk mendon. Sëkëndejmi është shenjë e arsyeshmërisë të përgatitesh për atë çka pritet. Qoftë i lartësuar Ai që ashtu i ka rregulluar gjërat që t’i dëftojë njeriut pafuqinë e vet dhe nevojën e përhershme për Krijuesin e tij - All-llahu xh.sh.