Arkitekt Sinani

Sinani është një ndër arkitektët më të famshëm dhe më të admiruar botërisht, dhe pa dyshim arkitekti më i spikatur i një periudhe e cila në historinë evropiane njihet si koha e Renesancës. Sinani jetoi një jetë bukur të gjatë, rreth njëqind vjet, prej 1490 deri më 1588. Ky shekull i jetës së Sinanit koincidon me periudhën më të begatshme dhe më të shkëlqyer të Perandorisë Osmane, e cila atëherë shtrihej përgjatë tri kontinenteve, atij të Azisë, Evropës dhe Afrikës. Qytetërimi Osman atëbotë gëzonte pasuri të pashembullt, energji dhe vetë-besim të pa parë, ambient ky që ndikoi në paraqitjes e një numri të madh të figurave të shquara në art e shkencë, sikurse edhe në politikë dhe administratë, ligj apo teologji.

Plaçkat e fituara nga luftërat, si dhe taksat e mbledhura nga myslimanët e jo myslimanët, shtonin vazhdimisht bilancin e arkës Osmane. Këto të ardhura shfrytëzoheshin për ndërtimin e objekteve të mëdha publike si hane, spitale, shkolla dhe vendeve për adhurim, në projekte të infrastrukturës sikurse ura, rrugë e kanale nëpër territoret e posa çliruara. Qëllimi i Osmanlinjve nuk ishte konfiskimi i pasurisë së këtyre shteteve në formë materiale ose shfrytëzimi i fuqisë punëtore, siç bënin fuqitë perëndimore në tokat e pushtuara. Përkundrazi, qëllimi i tyre ishte përhapja e Islamit dhe bashkë me të edhe përhapja e qytetërimit dhe drejtësisë. Sot eksiton një numër i konsiderueshëm i godinave historike, ura, hane, shkolla, etj., në Evropë, Azi dhe Afrikë, të cilat datojnë që nga kjo kohë, disa nga to në përdorim madje edhe sot. Prandaj, mjedisi në të cilin Sinani u lind dhe u rrit ndikoi në zbulimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tija të jashtëzakonshme e gjeniale. Sot veprat e Arkitekt Sinanit gjenden dhe admirohen në tri kontinente.

Djali i Abdul-Mennan Efendisë, Sinani u lind në një fshat të vogël të quajtur Agirnas në Kajseri më 1490, ku edhe do të kalonte fëmijërinë. Më 1512 do të sillet në Stamboll për t’u rekrutuar në divizionin e Janiçerëve. Si rezultat i shpërnguljes jeta e tij do të ndryshoj rrënjësisht, duke u hapur para tij horizonte të reja. Fillimisht do të merr pjesë në ekspeditën e Çaldiranit më 1514. Dy vjet më vonë, bashkë me ushtrinë osmane ai do të merr pjesë përsëri në një ekspeditë, kësaj radhe në Egjipt nën udhëheqjen e Javuz Sulltan Selimit gjatë viteve 1516-1520. Gjatë këtyre ekspeditave, ai do të ketë rastin të sheh dhe studioj artet e Anadollit, Persisë dhe Egjiptit. Më 1520 ai do t’i nënshtrohet shërbimit të Sulltan Sulejmanit të Mrekullueshëm ku edhe fillon edukimin universitar po të njëjtin vit. Ai do të shërbej si zemberekxhibasi në betejën e Rhodes, Beogradit dhe Mohaçit. Mendja e tij edhe këtu ishte e preokupuar, tani duke mbledhë stilet dhe teknikat tipike të arkitekturës perëndimore. Ai madje do të shkojë edhe në Bagdad e Persi gjatë ekspeditave atje, më 1529 respektivisht 1536.

Në ekspeditën e fundit ushtria duhej ta merrte Kështjellën Van e ngritur mbi bregun e Liqenit Van, më e madhja në Turqi. Sinani ishte ngarkuar që të dizajnoj dhe ndërtoj tri galere të cilat nevojiteshin për ta pushtuar kështjellën. Ai kompletoi punën e dhënë me aq sukses sa që u vu në komandë të anijeve. Me tu kthyer në Stamboll, ai u caktua haseki apo gardë personale e Sulltanit. Më 1537, ai përgatit marinën për një xhihad në Itali. Pas dy vitesh, ai do të emërohet në krye të policisë.

Siç mund të ketë kuptuar edhe lexuesi, tanimë në moshën 49 vjeçe, Sinani akoma nuk ka filluar karrierën e cila do ta bëjë atë me famë botërore. Detyrat me të cilat ishte i ngarkuar Sinani deri më tash nuk lidhen aspak direkt me arkitekturën. Megjithatë, kur më 1539 u vu në detyrë të Ministrisë për Punë Publike jeta dhe puna e tij ndryshuan tërësisht. Nga viti 1539 deri në fund të jetës, ai do të punoj vazhdimisht për të konstruktuar një seri po thuajse të pa fundme të monumenteve më të mrekullueshme dhe më madhështore nga Bosnja deri në Mekke.

Në Perëndim, sipas analeve historike, Sinani pat organizuar dhe mbikëqyrë ndërtimin e disa godinave publike në emër të Sokullu Mehmet Pashës në Bosnjë. Vepra më e rëndësishme e Sinanit, në atë që sot quhet Jugosllavi, është Ura e Mehmet Pashës e gjatë 180 metër mbi lumin Drina. Në Greqi po ashtu ndodhet një xhami e dizajnuar nga Sinani, e ndërtuar për Osman Pashën. Në Budin, kryeqytetit e Hungarisë atëherë, Sinani ndërtoi një xhami tjetër, kjo e financuar nga Mustafë Pasha.

Në pjesën Lindore të perandorisë, në Siri gjendet një xhami e njohur si xhamia e Sulltan Sulejmanit e ndërtuar nga Sinani. E dyta e këtyre veprave madhore është Xhamia e Husrev Pashës në Halep. Një xhami tjetër e tija mund të shihet në Krimea, e ndërtuar në emër të Devlet Giraj Khanit I të Krimesë. Në Mekke, Shtëpia e Allahut u zgjerua sipas planit të Sinanit: së pari shtyllat qenë vendosur nëpër vende e më vonë edhe minaret. Në qendër të qytetit, kishte një numër godinash, përfshirë edhe një banjë turke dhe një universitet, atribuuar Sinanit. Megjithatë, asnjë nga këto nuk është ruajtur deri më sot, për shkak të armiqësisë së gabuar Saudite drejt trashëgimisë së tyre Osmane.

Natyrisht, kryeqyteti perandorak, Stambolli, gëzonte vëmendje të veçantë nga Sinani. Ai zgjidhi problemin e ujit të pijshëm dhe transportit, si dhe dizajnoi sistemin e kanalizimit të qytetit. Ai konstruktoi rrugë e ura; krijoi flotën ushtarake detare dhe ndërtesat e saj; ai restauroi dhe rinovoi kështjella; ai ndërtoi rubinete publike, diga si dhe kanale lumi; ai gjithashtu ndërtoi hane, shkolla, spitale, konvikte e kështu me radhë. Ai restauroi xhaminë e Aja Sofisë dhe e meritoi, në çdo aspekt, që emri i tij të skalitet në faqet e arta të historisë Osmane dhe qytetërimit Islam. Ishte kontributi i tij që Kostandinopoja, qendra e Perandorisë Romake të Lindjes, u shndërrua në një qytet madhështor Islamik, Stamboll, si kryeqytet dhe qendër e Islamit.

Tri nga veprat e tij madhështore, në përgjithësi paraqesin tri fazat e punës së tij. E para, Xhamia e Shehzadbasit, konsiderohet si vepra e tij fillestare. E dyta, Xhamia shkëlqyese Sylejmanie tregon mjeshtërinë e pashoqe të tij. E fundit, Xhamia Selimije thuhet të jetë kryevepra e Sinanit, më madhështorja në mesin e të arriturave të tija të jashtëzakonshme.

Xhaminë Sylejmanije ka një stil magjeps; 64 poçe argjile të gjata 50 cm të vendosura kokë poshtë, bëjnë që zëri i imamit të tingëllon për mrekulli. Një dhomë e vogël e cila ndodhët mu mbi hyrjen kryesore të xhamisë, akumulon tymin i cili buron nga kandilat e mëdhenj dhe llambat vajguri. Tymi largohen me anë të një flladi shumë të lehtë që qarkullon brenda xhamisë. Kjo xhami me një hapësirë prej 700.000 metër katror, përveç të tjerash strehon edhe katër shkolla, një fakultet të medicinës, një bibliotekë, hanin, shkollën fillore, godina private për studentët e hadithit dhe kelamit, një pazar të madh, dhe në fund pajisje akomodimi për stafin. Ndërtimi kishte zgjatur shtatë vjet gjatë së cilave 164 libra llogarie qenë mbajtën për të vërtetuar se ku janë shpenzuar secila nga 996,300 monedha ari të ndara për gjithë projektin.

Sa i përket Xhamisë Selimije, vet ky njeri i madh pat vendosur që ajo të ishte kryevepra e tij duke besuar se me ndërtimin e kësaj xhamie, arkitektura e shenjtë Islame ka korrur një fitore të qartë mbi arkitekturën e shenjtë Krishtere. Ai pat shkruar për Selimijen: ‘Gjithë energjinë time e kam përqendruar në Xhaminë Selimije. Kam menduar të shfaqi krejt talentin tim (ashtu që) edhe sikur gjithë arkitektët dhe inxhinierët e ndërtimtarisë të bashkoheshin, nuk do të mund të prodhonin një kryevepër të tillë arti.’

Dy minaret e xhamisë janë absolutisht magjepse: edhe pse janë tri shkallë gjarpërore që çojnë tek secila dalje (sherife), një person i cili ngjitet në njërën nga sherifet nuk ka mundësi, nga asnjë pikë gjatë ngritjes, të shoh dikë tjetër që është duke u ngjitur në minaren tjetrën. Shkallët janë të përdredhura në mënyrë aq delikate sa që matematikanët me kompjuterë modern kanë vështirësi të llogaritin formulat lineare të nevojshme.

Sinani ndërtoi kuben me dimensione marramendëse me qëllim që t’ia kaloj asaj të Aja Sofias: është përafërsish 5 metër më e lartë dhe 3.5 metër më e thellë. Arseja e thjeshtë për këtë rivalitet ishte se disa arkitekt arrogant në mesin e të Krishterëve patën deklaruar se një kube nuk mund të ngrihet në botën Islame aq e madhe sa ajo që ata kishin ngritur mbi Aja Sofinë. Ata ndiheshin krenar nga çka kishin arritur duke pretenduar madje se një kube e tillë do të ishte paraprakisht e pa mundur të nderohet përsëri. Në fund, Sinani jo vetëm se iu kundërvu asaj që ishte arritur para tij por edhe e tejkaloi atë, me një margjinë shtesë si në aspektin inxhinierik ashtu edhe në atë artistik: rrezja e kubes së xhamisë Selimije është 31.5 metër, përderisa pesha e saj është 2.000 tonë.

Deri në kompletimin e Selimijes, 400 mjeshtër dhe 14.000 punëtorë kanë punuar ditë e natë për shtatë vjet. Gjithsej, 28.000 qese ari u patën shpenzuar në projekt. Arkitekti dhe historiani i njohur gjerman, Prof. Ernest Dier pat thënë për të: ‘...Selimije qëndron mbi gjithë monumentet arkitekturore në botë për nga pikë vështrimi i madhësisë, lartësisë, veçorisë dhe shkëlqimit’. Një komentues tjetër evropian shpreh admirimin e tij me këto fjalë: ‘Ky objekt nuk është nga dora e njeriut por një vend për adhurim hyjnor i zbritur nga qielli’.

Frank Llojd Wright, një nga arkitektët më të mirë të kohës sonë shkroi në librin e tij: ‘Dy arkitektë kanë ardhur në tokë. I pari është arkitekti osmanlinj, Sinani kurse tjetri jam unë vet. Sinani ishte kohanik i italianit Mikelangjelo dhe britanikut Christopher Wren. Përderisa plasaritjet e kubes...të ndërtuar nga Mikelangjelo vazhdojnë të riparohen me rrathë hekuri nga farkëtarët e Romës, tempujt e Sinanit do të qëndrojnë të tillë deri në Ditën e Fundit’.

Sinani u shërbeu katër Sulltanëve dhe ishte thellësisht i admiruar dhe çmuar nga të gjithë. Ai posedonte 77 prona, 40 nga të cilat ishin shitore, hane, banjë turke. Para se të vdiste, ai themeloi dhe financoi një vakf (trust bamirësie) duke porositur në testamentin e tij që shtëpi në të cilën kishte jetuar të shndërrohet në shkollë, nga gjashtë akqe (monedhë e vjetër) në ditë t’i jepen mësuesve të shkollës, kurse jetimëve dhe të vejave t’u jepet veshmbathje, dru dhe qymyr për nxehje. Sipas testamentit vetëm një përqindje e vogël e të hyrave të trustit i takonte familjes së tij. Ai gjithashtu dëshiroi që një e tridhjeta e Kuranit të lexohet për nderë të shpirtit të tij dhe një akqe të jepet për të. Sikurse mund të mësojmë nga biografitë e shkruara për të, na del se ai ishte një njeri tejet bujar. Për çdo ditë, afër njëzet deri në tredhjet njerëz ushqeheshin nga ai.

Na duhet të përmendim gjithsesi se arkitekt Sinani jo vetëm se ishte një humanist i rrallë, por ishte edhe mësues i denjë duke pasuar dijen e tij tek qindra arkitekt e mijëra kryemjeshtër. (Burimi: The Fountain Magazine Jan-Mar. 1993)


Nga anglishtja:

Jeton Mehmeti

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme