
Pikërisht ky segment është në qendër të këtij shqyrtimi.
Në vitin 2003, në Teheran në ekspozitën e 11. ndërkombëtare të Kur’ani kerimit prezentova një pasqyrë të pranisë dhe të transmetimit të Kur’anit te shqiptarët gjatë historisë. Këtu, me këtë rast, dëshiroj t’i hedh një vështrim kontributit të shqiptarëve dhe formave që i kanë përdor ata për të qenë sa më të suksesshëm në shërbim të Kur’anit.
Shërbimin e shqiptarëve ndaj Kur’anit famëlartë e shoh nga këto aspekte:
Kultivimi gojor dhe me mbamendje, memorim – hifz, këndim të bukur…
Prezentimin e domethënies së këtij Libri sa më në hollësi, gojarisht, para popullit shqiptarë në gjuhën shqipe, në gjuhën e tyre amëtare.
Prezentimi i kuptimit të Kur’anit famëlartë në formë të shkruar, përkthimi në shqip
Përpjekja për të veçuar disa aspekte teorike-shkencore të Kur’anit, qoftë të përkthyera nga gjuhët tjera, qoftë të sajuara në mënyrë empirike nga studjuesit shqiptarë.
Forma e parë, që është përdor për kultivimin e Kur’anit ka qenë nxënia e shkrim leximit, e pastaj edhe nxënia përmendësh e disa sureve të shkurtëra nga Kur’ani dhe recitimi me kujdes i atyre pjesëve përpara të interesuarëve. Kjo është bërë me përkujdesje të veçant nga njerëz me afinitet muzikal – hafizë- zëbukur. Talentët që kanë zë të bukur edhe sot e mësojnë përmendësh tërë Kur’ani kerimin ( bëjnë hifzin) dhe me këndimin e tyre tërheqin dëgjuesit duke u mbjellë simpatinë ndaj Kur’anit .
Forma e dytë, që gjithashtu ka të bëjë më shumë me periudhën e hershme të pranisë së Kur’anit te shqiptarët, është spjegimi i kuptimit të ajeteve në gjuhën e popullit. Kjo nuk është bërë vetëm nëpër xhamia, por shfrytëzoheshin të gjitha rastet e përshtatshme: raste varrimi, (xhenaze), raste gazmendi, sidomos gazmende me karater islam si synetia, kur ulemaja spiegonin përmbajtjen e Kur’anit. Besimtarët i dëgjonin me kujdes dhe kërkonin sqarime plotëuese lidhur me çeshtjet konkrete që trajtohen në Kur’an.
Kjo formë ka nxit interesimin që këta të kujdesen për ruajtjen e tekstit të Kur’ani kerimit në original në gjuhën arabe edhe atëherë kur nuk kanë ditë ta lexojnë atë tekst. Edhe sot ka njerëz të cilët çdo shkronjë arabe e konsiderojnë të shenjt vetëm për shkak të respektit ndaj Kur’anit. Për këtë shërbim që i kanë bërë shqiptarët Kur’anit, më së miri flasin faktet se në trojet shqiptare janë ruajtur një numër bukur i mirë i dorëshkrimeve të Kur’anit famëlartë që datojnë qysh nga kohë shumë të hershme.
Krahas këtyre teksteve janë ruajtur edhe tefsire në dorëshkrim, madje edhe përkthime të Kur’anit në gjuhën turke dhe persiane. Kjo tregon se shqiptarët ishin vënë në shërbim të Kur’anit me mish e me shpirtë dhe ato dorëshkrime me kujdesin më të madh gjatë pesë shekujve ua përcollën breznive deri në ditët e sotme. Edhe sot e kësaj dite, kjo formë nuk e ka humbur aktualitetin. Për dallim nga kohërat e kaluara, kjo formë sot është edhe më productive ngase kombinohen dy forma: Leximi dhe interpretimi. Ata që paraprakisht kanë lexuar hyjnë në diskutim me ulematë dhe kështu rezultatet janë edhe më të mëdha në plasimin e mësimeve të Kur’anit ndër masat e gjëra.
Kështu është vepruar deri në fillim të shekullit të njëzetë. Tani fillon botimi i përkthimeve të Kur’ani kerimit në gjuhën shqipe, e më pastaj edhe inqizimi në celuloid.
Kwsaj veprimtarije i ka parapri dhe e kapwrcjellw pwrgatitja e teksteve pwr tw mwsuar shkrimleximin e Kur’anit me sqarime në gjuhën shqipe, gjë e cila kishte munguar deri tash (abetaret e H.Ali Korçës etj…).
Forma e tretë është prezentimi në formë të shkruar ose të inqizuar në sheritin celuloid ose mjete tjera. Ky trajtim i Kur’ani kerimit në original dhe i përkthyer në gjuhën shqipe mund ështw shërbimi më i madh që mund t’i bëhet popullarizimit dhe ngulitjes së këtij Libri në vetëdijen e një populli.
Këtu dallohen dy periudha kryesore:
Periudha e përcjelljes me shkrim në gjuhën shqipe 1900-1990
Periudha e inqizimit në forma e mjete të ndryshme, 1990 deri sot.
Periudha e përkthimeve të shkruara mund të thuhet se fillon me përpjekjen e Naim Frashërit dhe vazhdon me hfz Ali Korçën hfz Ibrahim Dalliun, Feti Mehdiun, Hasan Nahin, Sherif Ahmetin dhe arrin deri në vitin 1998, kur botohet përkthimi Muntahabu-t-tefsir, në Tiranë.
Peiudha e incizimeve, sado që ka filluar më heret, merr hov prej viteve ’90 e kendej kur behen inqizime edhe në videokaseta, CD disc etj. Janë bërë incizime të përkthmit të Kur’anit në gjuhën shqipe bashkë me tekstin original.
Kjo formë, përkthimi i botuar dhe inqizuar, është një shërbim shumw praktik për depërtimin e Kur’anit në çdo mjedis ku jetojnë shqiptarët dhe ku flitet gjuha shqipe shumë më lehtë se sa në periudhën para vitit 1990.
Forma e katërt. Në kohën më të re, shqipatrët kanë vazhduar dhe kanë arritur që edhe në forma tjera të jenë në shërbim të Kur’anit. Pas viteve ’90 është krijuar një potencial i fortë studjuesish nga gjiri i popullit shqiptarë të cilët janë përgatitur profesionalisht në vend dhe jasht vendit, duke filluar nga vitet e tridhjeta tw shekullit njwzet, nëpër qendra botërore të shkencës e të kulturës( Turqi, vendet Arabe, Malajzi, Pakistan, etj..) të cilët vazhdimisht i afrojnë opinionit shqiptarë njohuri të reja për Librin e shenjt Kur’ani kerimin.
Ata kuadra kanë sjellë në gjuhën shqipe një serë studimesh për Kur’anin ose kanë përkthyer monografi që trajtojnë tema të Kur’anit, madje kemi edhe vepra autoriale që trajtojnë aspekte të ndryshme nga Kur’ani të përpunuara nga këndvështrimi shkencorë i autorëve, nga mjekësia, nga historiku i Kur’anit, nga filozofia, etj.
E tërë kjo dëshmon se shqiptarët prej kontaktit të parë me Kur’anin, prej shekullit 14 e deri sot kanë qenë vazhdimisht në shërbim të Kur’anit, pavarsisht rrethanat që kanë qenë të kushtëzuara nga sisteme të ndryshme shoqërore.