
Unë u lajmërova vullnetarisht te nëndetëset, thotë Grass, por aty nuk pranonin më. Në anën tjetër, trupat SS në muajt e fundit të viteve 1944-1945 pranonin ende të luftonin edhe për aq sa u kishte mbetur për të luftuar. Kjo vlente për mua, regrutët, por edhe për njësitë tjera ushtarake. Shpesh vinin edhe nga aviacioni që atëherë quhej “Herman - Göring – Spende”. Sa më pak aeroporte aq më tepër trupa tokësore. Ata inkuadroheshin në trupat SS. Në marinë ishte po e njëjta gjendje. Sa më përket mua, ai vazhdon në interpretim, unë mbaj mend mirë. Trupat SS në fillim ishin vetëm trupa elite, dhe intervenonin apo inkuadroheshin aty ku kishte më së shumti nevojë dhe ku humbjet ishin më të mëdha. Ndërsa, pastaj nga ajo u krijuan njësitë e kombinuara ushtarake.
Në pyetjen, se a ndihet fajtor, Grass përgjigjet: Jo! Por, më vonë më vinte turp, dhe më mundonte.
Në pyetjen e gazetarit se përse e ke hapur tani këtë çështje, Grass përgjigjet: “Kjo gjë më ka munduar”. Heshtja ime gjatë gjithë këtyre viteve ka të bëjë me shkakun, përse unë e shkrova këtë libër.
Kritiku letrar Helmut Karasek thotë: Grassi e meritoi çmimin Nobel si asnjë shkrimtar gjerman. Por, në një moment gjërat ndryshuan.
Shkrimtari Klaus Thewelait në “Tagesspiegel” thotë: Grassi edhe njëherë e popullarizoi veten, derisa 102 % e gjermanëve ta njohin atë, kjo i pëlqen atij.
Shkrimtari nga Kölni, Dieter Wellershof në gazetën “Köllner Stadt-Anzeiger” shkruan: Pas publikimit të kësaj fshehtësie, ajo nuk duhet të keqpërdoret që Grassi të akuzohet moralisht.
“Njeriu jeton në botën, në të cilën do të ringjallet”.
Jürgen Busche në revistën “Facts” të datës 24.08.2006, në lidhje me titullin e librit e biografisë së tij thotë: “Me qërimin e qepës”, nënkuptohet sqarimi shtresor, fije për fije, nga jashtë dhe nga brenda, një jetë e tërë nga një njeri në moshë të shtyrë.
Ndërsa gazeta britanike “The Guardian” na përkujton edhe njëherë, që Trupat SS në gjyqin e Nurnbergut janë gjykuar si njësi kriminale, e cila i kontrollonte Kampet e Përqendrimit. Ndërsa, Grass ishte një 17 vjeçar naiv, që deri në fund të luftës besonte në fitore.
Libri “Beim Häuten der Zwiebel – Në qërimin e qepës”, pritet të botohet gjatë këtij muaji, ka 480 fq. dhe kushton 25 €, ndërsa ne na mbetet ta pyesim vetveten, sa jemi të aftë të kryejmë veprime të tilla të modelit “Grass”, bile nga ata që ishin pjesëtarë të trupave të UDB-së.