AGJËRIMI DHE DIABETIKËT

Mjekët e sotëm që fare pak e njohin Islamin, e sidomos rëndësinë e agjërimit të muajit të Ramazanit, në mënyrë kategorike ua ndalojnë agjërimin të sëmurëve me diabet që në vizitën e parë. Mungesa e literaturës adekuate për këtë subjekt e bënë edhe më të vështirë përgjigjen në këtë çështje.

Objektivi i kësaj trajtese është që të njoftohen mjekët të cilët ballafaqohen me pikat e vështira të këshillave për pacientët diabetikë në lidhje me sigurinë e agjërimit gjatë muajit të Ramazanit. Janë gjetur të dhëna të ndryshme në lidhje me efektin fiziologjik të Ramazanit në diabetikët.

Sidoqoftë, kërkimet nuk kanë gjetur ndryshime patologjike ose komplikime klinike në secilën prej parametrave të mëtejmë në diabetikët të cilët agjërojnë; pesha trupore, glukoza në gjak, HbA1C, c-peptidet, insulina, fructosamina, kolesteroli dhe trigliceridet. Në sekcionin revistor të këtyre trajtesave ne i rekomandojmë pacientët diabetikë në mënyrë të sforcuar që të mbajnë aktivitetin e rregullt ditor dhe regjimin e dietës.

Është gjithashtu vendimtare që diabetikët të adaptojnë trajtimin e tyre medikamentoz, kryesisht ata pacientë të diagnostifikuar si Insulin varës (IDDM). Ne i kemi emëruar këta 3 faktorë kryesorë – përshtatshmëria e regjimit medikamentoz, kontrolla e dietës dhe aktiviteti ditor; Ramazani 3D trekëndësh”. Me vërejtjen e 3D, edukimi i duhur dhe udhëheqja diabetike, ne konkluduam se shumë prej pacientëve me insulin jo varës me diabetes mellitus (NIDDM) dhe pacientët e rastit me Insulin vares D. Mellitus (IDDM) të cilët insistojnë në agjërim mund ta vëzhgojnë me kujdes Ramazanin.



Për të gjykuar drejtë duke iu përmbajtur etikës mjekësore të pacientëve diabetik që agjërojnë, është esenciale që mjekët të kenë njohuri për efektin e agjërimit të Ramazanit në patofiziologjinë e Diabetes Mellitusit.

Në këtë artikull ne së pari duhet t­ë pasqyrojmë principet e metabolizmit të karbohidrateve dhe alterimeve për ndryshime biokimike të sigurta të diabetikëve që e mbajnë agjërimin.

Ne pastaj pasqyruam rekomandimin mjekësor të fundit i cili lejon agjërimin e pacientëve diabetikë të besueshëm dhe planifikimin e pacientëve diabetikë kryesisht IDDM (insulin vares) që nuk duhet të agjërojnë por insistojnë në agjërim.



Gjendja psikologjike e pacientëve me diabet gjatë Ramazanit :



Metabolizmi i karbohidrateve gjatë agjërimit të Ramazanit në personat

e shëndoshë.



Efekti i agjërimit eksperimentues për një kohë të shkurtër në metabolizmin e karbohidrateve ka qenë i studiuar mjaft. Është gjetur në mënyre uniforme një zvogëlim të lehtë të glukozës në serum prej 3.3mmol deri në 3.9 mmol (60 mg/dl deri në 70mg/dl) e cila ndodh te adultët normal disa ore pas fillimit të agjërimit. Sidoqoftë, reduktimi në serum i glukozës ndodh për shkak të ngritjes së glikoneogjenezës në mëlçi. Kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të koncentrimit të Insulinës dhe e rritjes së glukagonit dhe aktivitetit simpatik(3).

Te fëmijët e moshës 1-9 vjet agjërimi për periodën 24 orësh ka shkaktuar një zvogëlim të glukozës në gjak te gjysma e fëmijëve normal të moshës së njëjtë. Në 22% e këtyre fëmijëve glukoza n­ë gjak ka ra me pak se 40mg/dl(4). Disa studime kanë treguar efektin e agjërimit të Ramazanit në glukozën e serumit.

Një studim ka treguar një zvogëlim të lehtë të glukozës në serum në ditën e parë të Ramazanit, e cila është normalizuar në ditën e 20 dhe një ngritje e lehtë në ditën e 29 të Ramazanit.

Niveli më i ulët i glukozës në serum në këtë studim është 63mg/dl. Të tjerat kanë shënuar një ngritje mesatare ose variacione në koncentrimin e glukozës në serum. Por të gjitha kanë rënë brenda kufijve fiziologjik.

Disa studime të mëparshme mund të supozojnë se rezervat e glikogjenit së bashku me procesin e glikoneogjenezës, i mbajnë kufijtë normal të glukozës në serum deri në përcjellje të ushqimit para agimit (sehurin). Sidoqoftë, ndryshime të lehta të glukozës mund të ndodhin në serum në mënyrë individuale në varësi nga format e ushqimit (zakonet e të ushqyerit) dhe nga ndryshimet individuale të metabolizmit dhe rregullimit të energjisë. Në vijim po sjellim një tabelë në lidhje me efektin e agjërimit të Ramazanit në parametrat e ndryshëm biokimik të gjakut.









Parametrat
Dita e parë e Ramazanit
Dita e 26 e Ramazanit
Normal

Pesha e trupit, Kg
51.9+_ 3.5*
52.6+_ 4.0


Glukoza ,mg/dl
84.1+_9.8
82.3+_82.3+_10.7


Urea,mg/dl
21.8+_7.7*
49.8+_19.1


Ac.uric,mg/dl
3.0+_0.5
31+_0.4


Proteinat,(totale)g/dl
7.8+_0.7
7.2++0.7


Albuminat,g/dl
4.9+_0.7
4.6+_0.5


Kolesteroli(t),mg/dl
192+_0.7
180+_32


HDL-Koles,mg/dl
46+_12
43+_10


LDL-Koles,mg/dl
130+_23
91+_28


Trigliceridet,mg/dl
80.5+_38.5*
92.5+_34.7





Praktikumi i Biokimisë Klinike i Varleyt *

Devijimi standard

Diferenca sinjifikante ndërmjet 2 p<0.05

Pesha e trupit gjatë agjërimit të Ramazanit


(a) Në subjektet normale

Humbja e peshës prej 1.7 kg.,1.8 kg. ,2.0kg. dhe 3.8 kg. Është raportuar të individët me peshë normale pasi që kanë agjëruar muajin e Ramazanit. Në nje studim që është raportuar nga femrat e prezantuara nuk është vërejtur asnjë ndryshim në peshën e trupit. Është raportuar gjithashtu se personat me peshë të shtuar humbin më pak peshë se subjektet normale dhe ata me nën peshë.



(b)Te diabetikët:

Pasqyra e literaturës bashkëkohore tregon anasjelltas me ndryshimin në peshë te diabetikët gjatë Ramazanit.

Në një grup të studimeve, pacientet kanë pasur një ngritje në peshën e tyre. Në një grup, aty nuk kishte ndryshime në peshën trupore. Deri sa asnjë ushqim dhe pije nuk konsumohet prej agimit deri në perëndim gjatë muajit të Ramazanit, nuk ka reduktim në vlerën ose tipin e ushqimit të konsumuar gjatë natës. Mirëpo,shumë diabetikë reduktojnë aktivitetet e tyre trupore gjatë kësaj periode në frikë ndaj hipoglikemisë. Këta faktorë mund të rezultojnë jo vetëm në moshumbje të peshës trupore por gjithashtu edhe në peshë të shtuar te këta paciente. (Shiko me tutje diskutimin për nutricionin dhe aktivitetin fizik).

Variacionet e glukozës në gjak gjatë agjërimit te Ramazanit te diabetikët


Shumë paciente nuk treguan ndryshim sinjifikant ne kontrolle te glukozës. Te disa pacientë, koncentrimi i glukozës ne serum mund te bie ose ngritët. Ky variacion mund te jete i duhur per vlerat ose tipin e ushqimit te harxhuar, marrja e medikamenteve ne mënyre te rregullt, gëlltitja pasi qe agjërimi është prishur ose zvogëlimi i aktivitetit fizik. Ne shume raste, asnjë episod i komplikimeve akute ( tipi hipoglikemik ose hiperglikemik) nuk ndodh nen kontrolle mjekësore dhe vetëm disa raste te hipoglikemise biokimike pa rrezik klinik janë raportuar.



Parametra tjerë të kontrollës se diabetit gjate agjërimit te Ramazanit.



Në përgjithësi, vlerat e HbA1C nuk kane treguar ndryshime ose përmirësime gjate muajit te ramazanit. Vetëm 2 studime kanë raportuar në ngritje të lehtë në nivelin e hemoglobinës së glikolizuar. Sidoqoftë, dhe të tjerët kane theksuar te njëjtën ngritje ne pacientet qe nuk agjërojnë si pacientet qe agjërojnë dhe të tjerët kane treguar një kthese ne vlerat iniciale te menjëhershme pas muajit te ramazanit.

Vlera e fructosamines. Insulinë, C- peptide gjithashtu ka qenë e raportuar që nuk kanë ndryshime sinjifikante para dhe gjatë muajit të Ramazanit.



Energjia e shfrytëzuar dhe variacionet e lipideve në serum gjatë agjërimit të Ramazanit te diabetikët.



Vlera e energjisë (kalorisë) së marr në disa literatura të raportuara është dhënë si zvogëlim i marrjes së energjisë.

Shumë paciente jo insulinë vares (NIDDM, Diabetes mellitus Typ II) dhe insulinë vares (IDDM, Diabetes, mellitus typ I) nuk kane treguar ndryshim ose vetëm zvogëlim te lehte ne kolesterolin total dhe trigliceride. Ngritja e nivelit te kolesterolit total gjate Ramazanit rrallë ndodh. Si te personat e shëndoshë, disa studime kane raportuar ngritje te lipoproteineve me densitet të lartë ( HDL),kolesteroli te diabetiket gjate Ramazanit. Një raport i dhënë në ngritje të lipoproteineve me densitet të ulët (LDL) kolesterol dhe zvogëlim te HDL kolesterolit. Deri atëherë ka qenë standardizimi (kriteri) i diabetit në hulumtimet e Ramazanit ne 3 faktor fundamental 3D tri D trekëndëshi i regjimentit te barërave, kontrolli e dietës dhe aktiviteti ditor–dobitë ose rreziku i agjërimit të Ramazanit ne lipidet e serumit të diabetikëve është i paqartë.

Parametrat tjerë biokimik gjatë agjërimit të Ramazanit te diabetikët. Vlerat e Serum kreatininies, ac.uric, urea ne gjak, Nitrogjeni, proteinet, albumina, alanina amino-transferaza, asparatamino-transferaza nuk treguan ndryshim sinjifikant gjate periodës se agjërimit. Ngritja jo sinjifikante e lehte në disa parametra biologjike mund të jenë të përshtatshme për adaptimin metabolik dhe dehidrimit dhe te mos ketë asnjë prezantim klinik.



Direktivat (porosite e agjërimit) te diabetikët;



Gjate 2 dekadave të fundit një kuptim i mirë i ndryshimeve gjatë agjërimit të Ramazanit në pacientët me diabetes është dhënë në disa porosi (broshura)se si të këshillojmë diabetikët të cilët dëshirojnë te agjërojnë. Mjekët që punojnë me myslimanët diabetik duhet të punësojnë të rinj të përshtatshëm që të këshillojnë pacientët e tyre për sigurinë e agjërimit të Ramazanit.

Kriteret që vijojnë mund të ndihmojnë në marrjen e këtyre vendimeve:



Ndalimi i agjërimit në:



· Te tipi i diabetes mellitus typ I

· Diabetes mellitus typ II i kontrolluar në mënyre të varfër

· Pacientët diabetik që janë të pakuptueshëm në lidhje me këshillat për dietë dhe regjimin medikamentoz dhe aktiviteti ditor.

· Pacientët diabetik me komplikime serioze siç është angjina jostabile ose hipertensioni i pakontrolluar

· Pacienti me histori të ketoacidozes diabetike

· Pacientët diabetik në shtatzëni

· Pacientët diabetik me infeksione të brendshme

· Pacientët e vjetër me probleme te ndryshme

· 2 ose me shume episode të hipoglikemise ose hiperglikemise gjatë Ramazanit.



Agjërimi i lejuar:

· Pacientët të cilët nuk kanë kritere të përmendura

· Pacientët që i pranojnë këshillat mjekësore.



Inkurajimi i agjërimit:

· Të gjithë pacientët e me peshë të shtuar NIDDM (jo insulinë vares –përveç shtatzënave ose lehonave) ato tek të cilat diabeti është stabil me peshë 20% më tepër se pesha ideale ose indeksi trupor (pesha e trupit, kg/lartësi, matje në metër) më tepër se 28.

Rëndësi të veçantë ka:



Edukimi i Diabetikëve para Ramazanit



NIDDM pacientët (jo insulinë vares) dhe IDDM pacientët të cilët insistojnë në agjërim duhet tu rekomandojmë disa rekomandime në lidhje me agjërimin. Ata duhet të ndalohen nga ushqimet e shpeshta, marrja e medikamenteve në mënyrë jo të rregullt ose ushqimin jo adekuat pas ndërprerjes së agjërimit.

Principet e konsideruar të para–Ramazanit:

(a) Vlerësimi i gjendjes fizike të mirë

(b) Vlerësimi i kontroles metabolike

(c) Adaptimi i protokollit të dietës për agjërimin e Ramazanit

(d) Adaptimi i regjimit të medikamenteve e.g. ndryshimet në barërat hipoglikemike me veprim të gjatë ndaj atyre me veprim të shkurtër që mbrohet hipoglikemia:

(e) Inkurajimi për vazhdimin e aktivitetit fizik të caktuara.

(f) Njohja për simptomat e vërejtura si dehidrimi, hipoglikemia dhe te tjera mundësi te komplikimeve.



REKOMANDIMET GJATE AGJERIMIT TE RAMZANIT TE DIABETIKËT



1. Nutricioni (ushqimi) dhe agjërimi i Ramazanit



Dieta ushqimore e pa matur gjatë periodës se jo–agjërimit me ushqim jashtë mase, ose ngrënie plotësuese të karbohidrateve dhe ushqimit me yndyrë kontribuon në tendencë ndaj hiperglikemise dhe shtimit të peshës. Është theksuar se agjërimi i Ramazanit shkon në dobi të atyre pacientëve të cilët e mbajnë dietën e përshtatur të tyre. Kështu që për te mbajtur kontrollin diabetikët duhet të kujtohen që të ndalohen nga kaloria e lartë dhe ushqimi me shume (luks) gjatë këtij muaji.



2. Aktiviteti fizik dhe agjërimi i Ramazanit:



Disa studime kanë theksuar se ushtrimet e rregullta të lehta deri te ato të moderuara gjatë agjërimit të Ramazanit është i padëmshëm për pacientët me NIDDM (jo insulinë vares). Është treguar se agjërimi nuk interferohet (vështirësohet) me tolerance ndaj ushtrimeve.

Duhet të theksohet në pacientët diabetik janë të nevojshme të vazhdohen aktivitetet e tyre fizike posaçërisht gjatë periodës se jo –agjërimit.



3. Regjimi medikamentoz për pacientet IDDM:



Disa mjek me përvoje konkluduan se agjërimi i Ramazanit është i ruajtur për IDDM pacientet (insulinë vares) vetmbikëqyrje dhe supervisor profesional te afërm. Është e rëndësishme të përshtatet insulina për kontrolle të mirë të pacientëve insulinë vares IDDM gjatë agjërimit të Ramazanit. Dy metoda të terapisë me insulinë janë studiuar me sukses:



1. Tri doza të regjimit të insulinës: 2 doza para ushqimit (ne syfyr dhe iftar) të insulinës me veprim të shkurtër dhe 1 doze vonë në mbrëmje të insulinës me veprim intermediar.

2. Dy doza të regjimit të insulinës : Insulina e mbrëmjes e kombinuar me veprim të shkurtër dhe insulinë me veprim mediar ekuivalent me dozën e mëparshme të mëngjesit dhe insulina para agimit duke konsideruar vetëm dozën rregullare prej 0.1-0.2 U/kg.



Kontrollimi i glukozës në gjak në shtëpi preferohet të bëhet para ushqimit të iftarit dhe 3 orë pas ushqimit. Duhet gjithashtu të preferohet para ushqimit të sehurit (para agimit) që të përshtatet doza e insulinës dhe të mbrohet nga hipoglikemia dhe hiperglikemia post-prandiale e përcjellur pas ngrënies.



4. Regjimi medikamentoz për pacientet jo insulinë vares NIDDM;



Raportet e shfrytëzuara kanë theksuar se asnjë problem madhor nuk janë ndeshur në pacientët me peshë të shtuar jo-insulinë vares NIDDM të cilët observojnë agjërimin e Ramazanit. Me ndryshime të veçanta në dozën e agjenteve hipoglikemik do të jetë një rrezik me i vogël i hipoglikemise dhe hiperglikemise.

Autoret e pacientëve të një serie më të gjatë të mjekuar me glibenklamide gjatë Ramazanit rekomanduan se ky lloj i diabetikëve ndryshuan dozën e mëngjesit (së bashku me ndonjë dozë tjetër në mesditë) të këtij medikamenti se bashku me dozën e marr në perëndim.



5. Të tjerat tipe për reduktimin e komplikimeve



1. Implementimi i 3D trekëndëshit të Ramazanit- përshtatja e regjimit të barërave, kontrollimi i dietës dhe aktivitetit ditor – si tri shtylla për agjërim më të suksesshëm gjatë Ramazanit.

2. Monitorimi i dibetikëve në shtëpi të cilët konsistojnë në:

Monitorimin e glukozës në gjak posaçërisht për IDDM jo insulinë vares pacientët të përshkruara më poshtë:

Mbikëqyrja e urinës nga acetinet (IDDM pacientet);

Matja e peshës ditore dhe informimi i mjekeve për reduktimin e peshës (dehidrimi,marrja e paket e ushqimit, poliuria) ose ngritja e peshës ( marrja jashe mase e kalorive) me teper se 2 kg;

Regjistrimin e dietës ditore (prevenca konsumimit të tepërt ose te pakt te energjisë)

3. Edukimi në lidhje me simptomat e dehidrimit, hipoglikemise dhe hiperglikemise

4. Edukimi në lidhje me ndërprerjen e agjërimit menjëherë pasi që të ndodhë ndonjë komplikim ose gjendje e pakëndshme.

5. Ndihma mjekësore e menjëhershme e diabetikëve të cilëve i nevojitet ndihma mjekësore e shpejtë se sa të pritet deri te ndihma mjekësore për ditën tjetër.

6. Vërejtja tjetër për agjërimin gjatë verës dhe në arenat gjeografike me orë të gjata të agjërimit.



6. IDDM fëmijët diabetik insulinë vares dhe agjërimi i Ramazanit:

Ne nuk inkurajojmë agjërimin për fëmijët me diabet insulinë vares IDDM. Sidoqoftë, disa studime demonstruan se agjërimi është i ruajtur krahas diabetikëve adoleshent, Prej këtyre studimeve, një studim konkludoi se agjërimi i Ramazanit është i mundshëm në fëmijët e vjetër dhe fëmijët të cilët kanë diabet për një kohë të gjatë dhe konkluduan se agjërimi nuk e ndryshon kontrollin metabolik në kohë afatshkurtre. Megjithatë, agjërimi duhet te inkurajohet vetëm te fëmijët me kontrolle glikemike dhe monitoring të rregullt të glukozës në gjak në shtëpi.

Pasi të përfundon Ramazani, pacientët duhet të ndryshojnë regjimin terapeutik si në protokollin e përparmë. Pacientët duhet gjithashtu të kërkojnë edukim të përgjithshëm në lidhje me ndikimin e agjërimit në fiziologjinë e tyre.



Hulumtimet metodologjike ne Diabetiket gjatë Ramazanit



Nga qëllimet te disa pasqyrave metodologjike, disa hulumtime në agjërimin e Ramazanit janë relevante për shkak të mungesës së kontrollit të periodës para Ramazanit dhe pas Ramazanit, mungesa e vërejtjes së zakoneve në dietë, konsumim të ushqimit, vlerës së ushqimit, kontrollit të kalorisë, ndryshimet në peshë dhe rëndësia e programit gjatë periodës qarkulluese.

Është rekomanduar se të gjithë faktorët duhet të konsiderohen dhe të gjithë të ndërhyjnë dhe variacionet e gjetura të kontrollohen. Është e qartë me shumë punë duhet bërë në agjërimin e Ramazanit të evoluojmë ndryshimet patologjike dhe fiziologjike me metoda tjera hulumtuese të sigurta.

Agjërimi gjatë tërë muajit të Ramazanit është i rezervuar zakonisht vetëm për myslimanët e shëndoshë. Sidoqoftë, shume paciente diabetik janë të lejuar të agjërojnë periodikisht gjatë Ramazanit. Rëndësia e agjërimit të plotë të Ramazanit ndikon në glukozën në gjak dhe glukagoni i heparit varet nga numri i agjërimit të ditëve dhe kjo duhet të konsiderohet në tërë aktivitetet e hulumtuara të agjërimit të Ramazanit.



KONKLUDIM



Pjesa kryesore e literaturës thekson se agjërimi i Ramazanit është i sigurtë për pjesën më të madhe të pacientëve me diabet me edukim të duhur dhe menaxhim diabetik. Shumica e NIDDM pacientë jo insulinë varës mund të agjërojnë në mënyre të sigurt gjatë Ramazanit. Pacientët me IDDM insulinë varës të rastit të cilët insistojnë ne agjërimin gjatë Ramazanit munden gjithashtu të agjërojnë nëse janë në menaxhim te kujdesur. Vërejtje të posaçme në kontrollin e dietës, aktivitetit ditor dhe regjimit medikamentoz të përshtatur është esenciale për agjërimin e suksesshëm të Ramazanit. Që të ndriçojmë më tepër ndryshimet patofiziologjike në agjërimin e Ramazanit, në mënyre partikulare në myslimanët diabetik, është rekomanduar të cilët insistojnë në agjërim gjatë Ramazanit, është rekomanduar të punësohen eksperimentues - kontrollues internacional multi centrik që të ndihmojnë në efektin e ndryshimeve në gjini, racë, aktivitet fizik, zakone të ushqimit, gjumin dhe varibal të tjerë të rëndësishëm ne kushtet fiziologjike dhe patologjike gjatë agjërimit të Ramazanit.







Këshilla të tjera praktike gjatë agjërimit:



Pini më shumë ujë ndërmjet iftarit dhe gjumit që të largohet dehidrimi.

Konsumoni perime të mjaftueshme gjatë racionit. Hani pemë në fund të racionit.

Largohuni marrjes së tepërt të sheqerit (sheqer kokërr, sakarozë) ushqim ndërmjet ëmbëlsirave ose formave tjera; largohuni ushqimit me mëlmesa; largohuni pirjeve me kafeine siç është koka-kola, kafja, çaji.

Kafeina është diuretik, 3–5 dite para Ramazanit gradualisht reduktoni marrjen e këtyre pirjeve. Një ngritje e befasishme e kokëdhimbjes së menjëhershme nga kafeina shkakton edhe ndjenjën e mërzisë dhe nervozes.

Pirja e duhanit është faktor i rrezikshëm i shëndetit. Largohuni thithjes së cigareve.

Nëse ju nuk mund të pini duhan, shkurtoni ngadalë duke filluar disa javë para Ramazanit. Pirja e duhanit negativisht ndikon në shfrytëzimin e disa lloje të vitaminave, metaboliteve dhe sistemit të enzimave në trup.

Mos harroni brushën ose Misvak (fije të pemës, Azhardicta indica ose brusha tjera të përshtatshme në vend, rreth ¼- ½ diametër inch dhe 6-8 inch, me gërryerje parciale i largoni. Lani dhëmbët tuaj para gjumit dhe pas sehurit. Pastroni më tepër se 2 here në dite ose më tepër dhëmbët në praktik.

Njerëzit normal ose ata me peshë të tepërt nuk duhet të fitojnë në peshë. Për njerëzit me peshë Ramazani është rast i shkëlqyer që të humbni në peshë. Njerëzit me nënpeshë ose peshë normale janë të dekurajuar nga humbja e peshës. Duke e analizuar energjinë e dietës dhe komponentët e nutricionit për të shfrytëzuar përbërjen e tryezës ose software kompjuterin do të jetë e shfrytëzueshme për planifikim të dietës së përshtatshme.

Është rekomanduar se nëse secili që është i inkuadruar me çfarëdo lloji të ushtrimeve, siç është tërheqjet ose ecja. Është shumë e rëndësishme të përcillet në praktik edhe ibadeti (lutja dhe aktivitete tjera fetare), gjumi, studimet, puna dhe aktivitetet fizike ose ushtrimet. Në shumicën e rasteve marrja e dietës së balancuar është kritike që të udhëhiqet shëndeti i mirë, që të mbajmë stilin e jetës dhe të arrijmë shumë dobi nga Ramazani i Bekuar.

Allahu e pranoftë! Amin!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme