
Historia e përhapjes së Islamit
KAPTINA I
HYRJE
Njohje me fenë e misionit
Në ligjëratën që e ka mbajtur prof. Max Mülleri gjatë kohës së përshpritjeve në kishën e Westminsterit në vitin 1987 me rasti e arritjeve misionariste, është marrë për rregull që gjashtë religjionet e mëdha të ndahen në misionariste dhe jomistonariste. Në fetë jomisionariste bëjnë pjesë ajo: hebraike, brahmane dhe e Zoroastros, kurse në ato misionariste ajo: budiste, kristiane dhe islame. Max Mülleri bukur e ka definuar çka mendohet me religjionin misionarist: “Mund të thuhet, se religjioni misionarist është ai ndjekësit e të cilit sikur edhe themeluesi i saj e konsiderojnë për detyrë të shenjtë ta shpallin të vërtetën e t’i kthejnë në të jobesimtarët. Kjo është fryma që ekziston në zemrat e ithtarëve të fesë së këtillë, kurse i cili nuk mund të gjejë qetësi deri sa, qoftë në mendje, qoftë me fjalë, qoftë me vepër, nuk manifestohet; i cili nuk mund të qetësohet deri sa të kuptuarit e tij nuk përshkon në zemrat e tërë njerëzisë dhe derisa tërë njerëzia nuk e pranon për të vërtetë atë që ai e konsideron për të vërtetë.:1
Muslimanët, për shkak të mallëngjimit se vetëm feja e tyre është e vërtetë, kanë qenë të frymëzuar me detyrën që në të gjitha viset, në të cilat kanë depërtuar, të fusin predikimin e islamit, që i ka dhënë të drejtë të zë vend ndër religjionet misionariste.
Historia e fillit të këtij entuziazmi predikues dhe fuqitë që e kanë inspiruar, dhe mënyra në të cilën është zbatuar, e përbëjnë lëndën e kësaj vepre.
Ata disa qindra milionë muslimanë, të shpërndarë në të gjitha viset e rruzullit tokësor, janë provë e aktivitetit misionarist trembëdhjetë shekullor.*)
Përhapja e islamit
Rregullat e kësaj feje më së pari i ka shpallur në shekullin e shtatë në Arabi një Pejgamber i Zotit, i cili nën flamurin e vet i ka tubuar fiset e shkapërderdhura dhe ka formuar popullin. Me këtë disponim të ri nacional dhe entuziazëm të zjarrtë, që ushtrisë së tij i ka dhënë fuqi të pamposhtur, ithtarët e tij kanë depërtuar me synime pushtuese në tre kontinente. Së pari para këtij vërshimi kanë rënë: Siria, Palestina, Persia, Afrika Veriore dhe Egjipti.
Njëqind vjet pas vdekjes së Pejgamberit kanë sunduar ithtarët e tij në shtet më të madh se që ka qenë Mbretërie Romake kur ishte në kulminacion të fuqisë së vet. Vendet me të cilat kanë sunduar janë shtrirë në lindje deri te lumi Sind (Siudhu - Indus), e në perëndim deri në Spanjë.
Gjatë kohës kjo perandori e madhe islame është shkatërruar dhe fuqia politike e islamit ka rënë, por pushtimet shpirtërore barabartë kanë vazhduar. Kur hordhitë mongole (1258/656 H.), duke hyrë në Bagdad, kanë shtypur me gjakë dinastinë abasite, kur Ferdinandi (1226/634 H.) i ka perspektuar muslimanët nga rrethi i Kordovës (Cardoba), kur fartifikata e fundit islame në Spanjë, Granada, qe e detyruar të paguaj haraç, atëherë islami triumfalisht ka filluar të përhapet në Sumatra dhe ujdhesat tjera Malajase. Dekadenca e tij politike ka rezultuar me pushtimet më të shkëlqyeshme shpirtërore. Dy herë në histori këmbët e barbarive i kanë ngadhnjyer ithtarët e këtij historiani i në shekullin e njëmbëdhjetë Selxhukët dhe në shekullin e trembëdhjetë Mongolët, por të dy herët fitimtarët kanë pranuar religjionin e të mundurve. Misionarët islamë edhe atëherë kur nuk kanë pasur kurrfarë fuqie dominuese kanë përcjellur fenë e vet në Afrikën Qendrore, Indokinë dhe Kinë. Sot islami shtrihet prej Marokut deri në Zanzibar, prej Sierra Leones në Afrikën Perëndimore deri në Siri e Kinë, prej Bosnje e Hercegovinës deri te kolonitë e Guinesë së Re. Pos viseve që janë të larguara nga bota islame, e në të cilat ka mjaft muslimanë, siç janë Kina dhe Rusia, ka edhe grupacione tjra islame të izoluara ndër mosbesimtarët, siç janë Tatarët si banuar në rrethinën e Villnes, Kovnit dhe Grodnit2 që flasin me gjuhën polake, dhe muslimanët të banuar në koloninë e Kepit të Shpresës së mirë, dhe punëtorët indus që e sollën islamin në Guinenë e Re. Në kohë të fundit islami ka arritur ithtarë edhe në Angli, Amerikën Veriore, Australi dhe Japoni.*)
Shkaqet kanë qenë të ndryshme: sociale, politike dhe fetare, që islami është përhapur në pjesën kështu të shtrirë të Tokës. Por përveç këtyre ka edhe një që ka qenë faktori kryesor që është arritur rezultat i këtillë i mrekullueshëm, e ky është: aktiviteti i palodhshëm i misionarëve islamë, të cilët për vete për ideal kanë marrë Pejgamberin dhe të cilët i kanë vakufuar jetat e veta për kthimin e jobesimtarëve.
Misionariteti nuk është diç i ri në islam, por ky nga vete fillimi është detyrë e shenjtë e muslimanit. Kjo mund të konkludohet nga këto ajete nga Kur’ani kerimi: “...” (En-Nahl, 125); “...” (Hud, 112); “...” (Ali Imran, 20); “...” (Ali Imran, 103), “...” (El-Haxhxh, 67); “...” (Et-Tewbe, 6); “...” (Et-Tewbe, 11).
Kur teoretikisht dhe praktikisht një nga parimet islame të jetë kështu, atëherë islami është fe e pastër misionariste, sepse ky misionaritet paraqet jetën e Muhammedit a.s. dhe një grupi të madh të misionarëve islamë në krye të të cilëve është vetë Pejgamberi a.s. Ata kanë gjetur mënyrë se si do t’i kthejnë të pafatë. Sikur që nuk do të kërkojmë shfaqjet e frymës misionariste në islam në tiranitë e balozëve dhe në jotolerancën e fanatikëve, si e mendojnë këtë disa në imagjinatë: me shpatë në një dorë, e me Kur’an në dorën tjetër,3 por në aktivitetin modest të predikuesit dhe tregtarit islam, të cilët janë përpjekur që në të gjitha viset e Tokës ta përhapin fenë e vet. Mënyra e këtillë paqëdashëse e predikimit nuk është marrë vetëm për atë shkak kur këtë e ka kërkuar politika, as atëherë kur nuk ka qenë e mundur të përdoret fuqia, por për atë arsye sepse këtë mënyrë Kur’ani e urdhëron në shumë ajete: “...”. (Muzzemmil, 10); “...”. (El-XHinn, 23); “...” (El-Xhathije, 14); “...” (En-Nahl, 35); “...” (En-Nahl, 82); “...” (En-Ankebut, 46); “...” (Esh-Shura, 48), “...” (Junus, 99); “...” (Sebe, 28); “...” (El-Bekare, 256); “...” (En-Nur, 54); “...” (El-Haxhxh, 49); “...”. (El-Fet’h, 8-9); “...” (El-Maide, 13).
Faqet e këtij libri do të shërbejnë të dëftojnë se si këto ajete në histori janë zbatuar dhe në çfarë mënyre është sendërtuar sistemi i aktivitetit misionarist. E para është t’u shpjegoj lexuesëve se kjo vepër është shkruar që të jetë histori e predikimit islam, e jo e kthimit të detyrueshëm islam. Prandaj, nuk kam për qëllim t’i ceki shembujt e kthimit me dhunë, të cilët nga koha në kohë duhet të gjenden në historinë islame. Këta shembuj antarët evropianë aq hiperbolikisht i kanë prezentuar sa që nuk duhet fare të frikësohemi se do të harrohen, ndërsa këta shembuj absolutisht nuk bëjnë pjesë në terrenin e historisë së misionaritetit. Natyrisht, në historinë e misionaritetit të krishterë ndër magët saksonasë suksesi më i madh është në aktivitetin misionarist të shën Lijogent dhe Vilhardit, se që është në kthimin me forcë me shpatë të Karlit të Madh.4
Idhujtarinë nga Danimarka nuk e çrrënjosi mbreti Knut por shën Ansigari dhe trashëgimtarët e tij.5 Në aspekt të kthimit të idhujtarëve prusianë pak kanë arritur opati Gottfried dhe ipeshkvi Christian, por veprën e tyre e mbaruan me zjarrë e shpatë “Vëllezërit e shpatës” dhe kryqtarët tjerë, të cilët në fotografinë reale paraqesin misionaritetin e krishterë. Ndonëse kryqimit të detyrueshëm shumë i kanë kontribuar kalorësit e rendit “Ordo fratrum militum Christi” duke i kthyer banorët e Livonisë, mund të dëftohet vetëm në monakët Manihardindhe Teodorikun sikur në misionarët e vërtetë të fesë së Jezusit në ato vise. Ndonëse jezuitët aty-këtu6 janë shërbyer me mjete detyruese, megjithatë kjo nuk e ka zvogëluar autoritetin e shën Franje Ksaverit (Xavier) dhe predikuesëve tjerë. Kur kleriku suprem në vitin 1699 erdhi në ujdhesën Embonia për të kontrolluar, dha urdhëresë, që të gjithë raxhët (princ indian, N.I.) i kësaj ujdhese të tubohen, që t’i kryqoj, por ky gjest nuk i soli dëm misionaritetit të Valentinit.7
Pas fillimit të veprimtarisë misionariste dhe ditëve që na përkujtojnë në zelltarinë e apostujve, te të krishterët erdhën periodat e indolencës dhe apatisë, e në vend të predikimit që është bërë në emër të Zotit, janë përdoruar mjetet detyruese. Fazat e njëjta të elanit e apatisë i ka kaluar historia e përhapjes së islamit në periodat e ndryshme. Pasi që përhapja e fesë është karakteristika kryesore e këtyre dy religjioneve, kjo do të ishte e përshtatshme të ndahet ashtu, që secila nga ato të jetë grup i veçantë i studimit të historisë së misionarizmit dhe këtë, duke mos lëshuar asgjë nga manifestimet e tyre jetësore, të bëhet e dukshme forma e tyre e veçantë. Kjo do të rezultonte me studim të veçantë të analeve të propagandës dhe kthimit të detyrueshëm, qoftë kjo në Kishën e krishterë, qoftë në islam, ndonëse, herë herë, këto dy grupe janë përzier njëre me tjetrën.
Gjithnjë as feja e krishterë nuk është përhapur në atë mënyrë, si e ka përhapur mbreti norvegjez Olaf Trygvesoni, ashtu që duke i mbytur ata që nuk kanë dëshiruar ta pranojnë krishterizmin duke na prerë këmbët e duart dhe duke i persekutuar ata,8 as është përhapur sipas rekomandimit të shën Ludevitit (st. Louis), i cili është: “Nëse dikush çkado që keq dëgjon për ligjin e krishterizmit nga ata që nuk janë anëtarë të Kishës, është i obligueshëm që me shpatë ta mbrojë dhe këtë duke e futur shpatën aq, sa mund të hyjë n ëbarkun e jobesimtarit”.9 Po ashtu as në islam nuk janë shërbyer gjithnjë me mjete detyruese të halifit të fundit të Umevitëve.*) i cili ka thënë: “Do t’i mbysë dhe në kryq do t’i gozhdojë të gjithë Egjiptianët që nuk do ta pranojnë fenë time, që nuk do të luten sikur edhe unë, dhe nuk do t’i ndjekin principet e fesë sime”.10
Po ashtu krahas shembujve të Mutevekkilit,**) Hakimit***) dhe Tippo-Sulltanit nuk duhet humbur parasysh Mevlana Ibrahimin i cili e përhapi islamin në ujdhesën Malajase, haxhi Muinuddin Çishtiun dhe misionarët tjerë të cilët në mënyrë paqëdashëse kanë arritur ithtarë.
Edhepse është lehtë të ndahen kthimet që janë fryt i fuqisë dhe dhunës nga ata që janë arritur me mjete propaganduese, vështirë është të hulumtohen qëllimet për ç’arsye kan ëkryer kthimin e njerëzve në fenë e vet: apo për atë shkak që ta fitojnë një kokë më tepër për “kopenë” e vet, apo për atë cak të lartësuar që e kemi përmendur në fillim të kësaj kaptine. Gjithnjë, qoftë në islam, qoftë në krishterizëm, janë gjetur shpirtëra të pastër, që fenë e vetë e kanë konsideruar si të vërtetën më të lartësuar të jetës. Interesi i tyre në aspektin shpirtëror është manifestuar në shpalljen e të vërtetave të shenjta dhe në prudencën që të dominojnë ata principe që ata e konsiderojnë më të përkryerat, ashtu që kjo gjendje është forcë përtëritëse e misionaritetit. Gjithashtu ka edhe të atilë që, pa kurrfarë insistimi nga ana e misionarëve, me entuziazëm janë pajtuar me fenë e re sikur edhe ata të parët. Vërtet, si ndër ithtarët e krishterimit ashtu edhe të islamit, ajo që, për shkak të nevojave të paarsyeshme ose tërheqjes andej këndej të pyetjeve fetare për pikëpamjet e veta, institucionet e pastra ekleziastike i kanë konsideruar për instrumente të ndonjë të drejte apo disa rendeve sociale. Ndër ato që kanë pranuar ato dy fe të këtillë ka mjaft. Si krishterizmi, ashtu edhe islami shumë ithtarë i ka përvetësuar për shkak të shkaqeve sociale, politike e ekonomike, që nuk kanë të bëjnë asgjë të përbashkët me atë etje shpirtërore që i jep të drejtë ekzistimi misionaritetit të mirëfilltë. Pos kësaj, analet e veprimtarisë misionariste shpesh herë shënojnë konvertitë (të kthyer) të ri, por nuk kanë hyrë në hulumtimin e shkaqeve që i kanë shtyrë në këtë. Sidomos misionariteti islam është i mëngët në këto të dhëna. Këto anale rënë vend me rëndësi në veprat e shkruara të Kishës së krishterë, derisa në letërsinë islame ndihet varfëri e madhe e të dhënave për këtë pyetje. Prandaj, shpresh nuk kemi pasur mundësi që plotësisht t’i zbulojmë motivet e veprimtarisë misionariste islame; a kanë qenë sociale, politike, ekonomike, apo pastër religjioze.
———
1) Vërejtja n ëartikullin Mr. Lyalla “Missionary Riligions”, Fortnighthy Review, July, 1874.
*) Sot muslimanët numrojnë një shekull më tepër (14) në punën e tyre misionariste, e edhe numri në botë i ofrohet miliardës. Të dhënat statistikore të banorëve të disa regjioneve dhe popujve në botë përgjithësisht shpesh janë kontraverze. Prandaj edhe statistika e muslimanëve në botë nuk është gjithnjë e sigurtë. Llogaritet që në çerekun e fundit të shekullit 20 mund të jenë ndërmjet 600 dhe 900 milionë.
Sipas veprës “Popujt muslimanë - pasqyra etnografike botërore - në redakturë të hulumtuesit amerikan Riçard Viksit (Richard Weckes) numri i muslimanëve në botë, sipas të dhënave statistikoer nga viti 1977 është numri prej 720 milionë. Janë të ndarë në rreth 300 grupe të ndryshme etnike. Flasin dhjetëra gjuhë e dialekte të ndryshme, kurse shërbehen gati me të gjitha alfabetet e njohura në botë. Vetëm pjesa më e vogël (28% i banojnë miidiset qytetare, e të tjerët viset bujqësore e blegtorale, që është e manifestuar edhe në mënyrën e profesionit dhe jetës.
Weckes, R.V., Muslim Peoples, A World ethnographic survey, London, 1978, fq. XV-XVI, (Hyrje).
Një hulumtues tjetër Salih M. Abduhu në studimin “Pasojat demografike të vetëdijes minoritare” (Një analizë), sjell të dhënat nga viti 1975, numri i muslimanëve atëherë në botë ka qenë 783.4 milionë. Dy të tretat jetojnë në vendet ku paraqesin shumicën e popullësisë 548,5 milionë), e një e treta (244.9 milionë) përbëjnë pakicën prej 12% ose me përqindje më të ulët në vendet jomuslimane. (Tabela 1 dhe 2).
Saleha M. Abedin, Demographic Consequences of Minority of Conciousness, (An Analyisis), Journal, Insttute of Muslim Minority Affaris, Jeddah, 1980, Vëll. 2, Nr. 1, fq. 97-100. (SH.N.)
2) Reclus, vol. V, fq. 433; Gasztowtt, fq. 320 sqq.
*) Për shtrirjen gjeografike të islamit në kohën tonë të shihet: Historical Atlas of the Muslim Peoples (Atllasi historik i popuje muslimanë), Harward,(?).
- Mu’nis, H., Atlas tarihi -l-islam (Atllasi i historisë së islamit, Az-Zahra li -l-isla al-arabi, Kairo, 1987.
Autori sjell të dhënat vijuese statistikore për muslimanët në botë, nga viti 1984:
- Vendet e Lindjes së Mesme 147.761.00
- Evropa 11.907.530
- BRSS (ish-BRSS - N.I.) 44.236.000
- Afrika 206.276.110
- Azia dhe Oqeania 392.150.200
- Amerika Veriore, e Mesme e Jugore 2.947.290
GJITHSEJ: 805.286.150
Autori i njëjtë konsideron se përqindja e muslimanëve është afër 20% nga popullata e përgjithshme e rruzullit tokësor, që përbënë që një e pesta e kësaj popullate e predikon islamin. (fq. 439-440).
3) Ky shpjegim i gabueshëm i fushatave pushtuese muslimane ka rrjedhur nga supozimi se luftërat janë zhvilluar për arsye të përhapjes së pushtetit musliman mbi vendet jobesimtare kanë pasur për qëllim kthimin e tyre në islam.
Goldziheri shkëlqyeshëm ka dëftuar në këtë dallim në veprën e vet “Vorlesungen über den Islam”... Muhammedi e ka lënë atë që në fillim e ka realizuar në midisin e vet arab, si porosi ithtarëve të vet - ummes - e kjo është: kundërvënia mosbesimit dhe përhapja e besimit islam. Këtu është edhe diç më shumë se kjo, e kjo është përhapja e pushtetit islam, i cili në realitet është pushteti i All-llahut.
Në fillim, qëllimi i luftës islame nuk ka shkuar drejt ndryshimit të fesë me futjen në islam sa ka pasur për synim tërheqjen e vërejtjes jobesimtarëve (fq. 25).
4) Shihi Enhardi Fuldensis, në vitin 777, “Pasi që Sahranët janë dobësuar pas luftërave të shumta, kanë pranuar krishterizmin në fund, dhe i janë nënshtruar pushtetit frenk.”
H. G. Pertz: Monumenta Germaniae Historica, vol. I, fq. 349 (Shih poashtu fq. 156, 159)
5) “Pasi që popujt e ngadhnjyer iu nënshtruan ligjit të krishterë, pasi që ka zhvilluar luftëra të rënda me mbretëritë barbare, të motivuar me dëshirë të zjarrtë për përhapjen e fesë”. (Breviarium Romanum, Jun. 19).
6) Mothurin VEysiere de La Croze: Historie du Christianisme des Indes, fq. 529-531 (The Hague, 1724).
8) Konrad Maurer: Dic Bekehrung des norwegischen Stammes zu Christen - thume, vol. I. fq. 284 (München, 1855).
7) Revie de l’Histoire des Religions, vol. XI, fq. 89.
9) Jean, Sire de Joinville: Historie de Saint Lon is, ed. N. de Wailly, fq. 30 (neni 53).
*) Mervan b. Muhammed (744-750) erdhi në pushtet kur shtetin emevitë e kanë copëtuar rruynuat dhe kundërthëniet politike, fetare dhe nacionale të grumbulluara në kohën e pararendësve të tij. Lufta qytetare e kaploi vendin dhe Mervani II sa do që është shquar me guxim, durim dhe vendosshmëri nuk ka arritur të vë rend në shtet. Vetë ra në fushëbetejë në luftë me fuqinë konkurrente abbasite.
Hasan, J. H., Tarihu-l-islam, en-Nahda, Kairo, 1964, botim VII, vëll. I, fq. 335-342; Hiti, F., Istorija Arapa, V. Maslesha, Sarajevë, 1967, fq. 261-267, (Sh.N.)
10) Severus, fq. 191 (rreshti 21-22).
**) El-Mutevekkil (847-861) është halifi i dhjetë abasit. Me të fillon shkatërrimi i shtetit abasit. Vendi është gjind në çarje të elementit persik, turk e arab i cili atëherë ishte në tërheqje. Madje edhe froni është translokuar nga Bagdadi në qytetin e posaformuar Sumerra në vitin 836, që të shpëtohet nami i hilafetit dhe integriteti i vendit. Halifeja Mutevekkili edhe vet ka ra sakrificë e thyerjeve të atëhershme shoqëroro-politike. Tërë kjo është reflektuar edhe në mënyrën e qeverisjes së tij.
Hasan, I.H., po aty, vëll. III, fq. 3-6.
Hiti, F., po aty, fq. 423-424 (Sh.N.)
***) Ebu Ali el-Mensur el-Hakim është sunduesi i gjashtë fatimit (996-1021). Erdhi i ri në sundim, sundimi i tij është karakterizuar me thyerje e oshilime të vazhdueshme prej maturisë deri te animi ekstrem ndaj mësimit shiit. Kulminacionin e ekstremitetit të tij e kanë ndier shtetasit e tij jomuslimanë ehlu-dh-dhimme (të krishterët e Hebraikët), por edhe muslimanët sunnitë. Ka treguar edhe shenja të çrregullimeve mentale, që në fund solli deri te revolti ipërgjithshëm, dhe deri te atentati në të.
Hasan, I.H., Tarihu-d-devle el-fatimiyye (Historia e shtetit fatimit), en-Nahda, Kairo, 1964, botimi III. fq. 164-168; Hiti, F., po aty, fq. 560-561. (SH.N.).
(FOTOGRAFIA E MEKKES DHE MEDINES)
KAPTINA II
JETA E MUHAMMEDIT A.S. - MISIONARIT TË ISLAMIT
Muhammedi a.s. - shembull i misionarit islam
Në këtë kaptinë nuk mendohet të shtohet edhe një jetëshkrim i Pejgamberit a.s. atyre biografive të tij të shumënumërta, por qëllimi është të studiohet nga fazat e jetës së tij një, dhe atë: jetën e Pejgamberit a.s. si përhapës i fesë dhe pejgamber i fesë. Shpresojmë, natyrisht, se jeta e themeluesit të islamit dhe propagandës së tij do ta zbulojë esencën e këtij aktiviteti. Deri sa jeta e Pejgamberit a.s. shërbe si shembull në veprimin e një muslimani të rëndomtë, duhet po ashtu ta shërbejë edhe misionarëve islamë. Prandaj, jeta e Pejgamberit a.s. është shembull; në bazë të kësaj shpresojmë të njoftojmë shumësosh që ka të bëjëme ata që veprimin e vet e kanë përshtatur sipas këtij shembulli, dhe në frymën entuziazmuese dhe me metodën e pritur të atyre që i nënshtrohen. Në paraqitjen vijuese dëshirojmë të prezentojmë se si fryma e misionaritetit prej vetë fillimit të depërtojë në fe, sepse ai nuk është diç i ri, i imagjinuar në islam, dhe në ç’mënyrë Pejgamberi a.s. është bërë shembull i misionarit islam. Prandaj, nuk kemi për qëllim ta shkruaj më historinë e tij dhdha ta përshkruajmë ndikimin që e ka pasur deri në kohën e vet burrërore, as ta paraqesim si shtetar ose komandant lufte. Ai na intereson vetëm si përhapës i fesë.
Përpjekja e parë në thirrjen në Islam
Pas luftërave të gajta të brendshme Pejgamberi a.s. fitoi bindjen në detyrën me të cilën është frymëzuar. Së pari u orvat ta bind familjen e vet në mirëfillësinë e fesë së vet. Njësia e Zotit, urretja ndaj idoleve, detyra që e obligon njeriun për shkak të përkushtimit të tij vullnetit të Krijuesit, është ajo në çka ai ka dëshiruar t’i bind, në çka thjeshtë ka dëshiruar që ta ndjekin.
Personi i parë i kthyer qe shoqja e tij besnike e jetës, Hatixheja. Hatixheja qysh para 15 vitesh atij, i cili si i autorizuar i saj me suskes ka bërë tregti, i ofroi martesë me fjalët: “Unë të dua, sepse më je i barabartë sipas gjakut, dhe fisit, dhe bota të respekton dhe për shkak të moralit tënd dhe altruisisë tënde.:1
Hatixheja e shpëtoi nga mjerimi dhe i dha mundësi që të mund të jetojë në pozitën sociale që i përket sipas lindjes. Por kjo mbështetje materiale e Hatixhes r.a. s’është asgjë në krahasim me mbështetjen shpirtërore dhe bashkëpjesëmarrjen në preokupimet e tij, dhe ndaj ndjesive të saj të ngushëllimit në çastet e tij të dëshpërimit.
Hatixheja vdiq më 619, tre vjet para Hixhretit. Deri n ëkëtë moment Hatixheja r.a. gjithnjë ka qenë e gatshme gjatë 25 vjetëve të jetës martesore t’i ofrojë ngushëllim dhe pehje kur armiqtë e tij e persekutonin dhe dyshimet e mundonin. Ibn Is’haku, një nga antarët e biografisë së Pejgamberit a.s. thotë: “Ju kështu Hatixheja r.a. besonte në frymëzimet, që vinin prej Zotit, dhe duke e deklaruar vërtetësinë e tyre, e ndihmonte në veprën me ç’ishte ai i obliguar, dhe ka dëshiruar t’ia lehtësojë punën; sepse kur kthehej pa sukses i dëshpëruar nga predikimet e veta, ajo e ngushëllonte dhe ia lehtësonte përgjegjësinë.”2
Ndër të parët që e kanë pranuar fenë kanë qenë fëmijët e tij shpirtëror Zejdi dhe Aliu dhe shoku i tij besnik Ebu Bekiri, për të cilin Pejgamberi a.s. ka thënë: “Gjatë shumë viteve të thirrjes sime në fe nuk kam gjetur kënd që nuk ka dëftuar çudi, hamendje dhe dyshim pos Ebu Bekirit. Kur kam folur për islamin, as është çuditur as i është shmangur obligimeve”. Ebu Bekiri merrej me tregti. Për shkak të moralit, fuqisë dhe kthjelltësisë së tij, bashkëqytetarët e tij mjaft e kanë vlerësuar. Pasi e pranoi islamin, pothuaj gjithë pasurinë e shpenzoi duke i blerë robërit, të cilët, duke e pranuar islamin, qenë të ekspozuar mundimeve të zotërinjve të tyre.
Ndër të kthyerit e parë pesë janë që janë kyqur me besimdrejtët me ndikimin e tij dhe atë: pushtuesi i ardhshëm i Persisë, Sa’d b. Ebi Vekasi, Zubejr b. Avami, grueja e të cilit ishte në lidhje gjinie në Pejgamberin a.s., me gruen e vet; më vonë, me trimërinë e vet Talkau me famë; tregtari i pasur Abdurrahman b. Avfi dhe halifi i tretë Osmani. Osmani i pari i qe ekspozuar dhunës, xhaxhai i tij e ka kapur e lidhur duke i thënë: “Vallë po e lë ti fenë e babajëve tu dhe asaj po ia paraprinë këtë të renë? Betohem se nuk do të lëshoj deri sa nuk e lëshon këtë fenë e re”! Në çka iu përgjegj Osmani: “Betohem në All-llahun se asesi nuk do ta lëshojë këtë fe”! Kur xhaxhai e pa se kaq është i fortë dhe i përkushtuar fesë së vet, e lëshoi.
Muhammedi a.s. vitin e tretë të pejgamberisë së tij ka aritur të grumbullojë rreth vetes nj ëgrup ithtarësh, robërish dhe varfanjakësh të pastër. I trimëruar me këtë sukses, ka ndërmarrë hapa të rinj dhe filloi publikisht ta predikojë islamin. Duke i ftuar kushërinjt në një mbledhje, iu tha: “Askush popullit ti vet nuk i ka sjellë principe më të vlefshme se unë juve. Ju sjell atë që do t’ju lumturojë në këtë dhe në atë botë. A ka ndonjë nga ju që në këtë do t’më ndihmojë?” Këto fjalë shkaktuan qeshje ironike te të pranishmit, dhe menjëherë filluan të shpërndahen. Muhammedi a.s. nuk hoqi dorë nga qëllimi i vet për këtë mossukses, por u drejtohej kudo që i paraqitej rasti, por shpalljet dhe vërejtjet e tij, pos shtrembërimeve dhe nënçmimeve, nuk rezultuan me asgjë tjetër.
Terrori ndaj muslimanëve të parë
Kurejshitët shumë herë i janë drejtuar Ebu Talibit që ai, si kryepar i Hashimitëve, ta kthejë nga predikimi i mëtejshëm kundër fesë së të parëve të tyre, duke ia tërhequr vërejtjen që, në rastin e kundërt, do të ndërmarrin hapa të rreptë. Në këtë Ebu Talibi personalisht e ka lutur djalin e vëllaut së vet që mos të shkaktojë fatkeqësi të vetes dhe të fisit të vet. “Sikur të ma vënë Diellin në të djathtën, e Hënën në të majtën, çka Zoti nuk do të ma lejonte, nuk do të heqsha dorë nga predikimi, ndërmjet shkatërrimit dhe kësaj sikur të mund ta zgjedhë njërën, do ta zgjidhje shkatërrimin tim, e nuk do ta lëshoja thirrjen time”, iu përgjegj Pejgamberi a.s. Kjo e preki Ebu Talibin, dhe thërriti: “Folë ç’të duash, unë kurrë nuk do të dorëzojë armiqëve tu.”
Kurejshitët me pakëndje dhe pa tolerancë e kanë përcjellur përhapjen e shkallërishme të fesë së re. Herë tmerroheshin, e herë e nënçmonin, herë sërish ia kanë premtuar nderin dhe lumturinë e kësaj bote. Të gjitha masat e mundshme i kanë marrë Kurejshitët që ta kthejnë Pejgamberin a.s. nga rruga që është nisur. Ky sulm mbi të ka qenë shkak që axha i tij h. Hamza kaloi në anën e tij. Kur h. Hamzës i tregonin të gjitha ato nënçmime të cilave iu është ekspozuar djali i vëllaut të tij dhe durimin me të cilin i ka bartur, shpirti iu mbush me aq dhembsuri sa u bë nga kundërshtari ithtar i zellshëm. Shumë pa dyshim e pranuan fenë e re, por nuk e kanë deklaruar publikisht deri te fitorja e saj e plotë.
Sa më shumë që rritej numri i ithtarëve të kësaj feje, armiqësia e Kurejshitëve ka qenë më e rreptë. Suksesi i fesë së re ka pasur kuptim të shkatërrimit të kultit nacional, por edhe humbja e fuqisë dhe pasurisë për rojtarët e Ka’bes. Muhammedi a.s. i mbrojtur nga Ebu Talibi dhe Hashimitët, ka qenë në pozicion të sigurtë. Realisht, ndonëse ata nuk kanë ndier dashuri ndaj fesë që e ka shpallur një Hashimij, megjithatë e kanë mbrojtur nga të gjitha sulmet për shkak të ndjenjave të fuqishme fisnore (gjinore). Ndër muslimanët kanë pësuar rëndë vetëm të varfërit e të vetmuarit të cilët i kanë munduar e burgosur, mos po i kthejnë nga feja e re. Ja në këtë kohë h. Ebu Bekiri r.a. e bleu bilalin dhe e liroi.3
Për Bilalin, i cili ka qenë skllevë abesinas, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ose do të mbesish në këtë gjendje, deri sa nuk vdesë, ose lëshoje Muhammedin dhe adhuroj idolet”, e ai vetëm e përsëriste kelimei-shehadetin. Dy muslimanë në vështirësi i lanë shpirtërat. Ndonëse disa prej tyre janë hamendur në qëndrueshmëri, këto vuajtje te të tjerët kanë nxitur edhe më tepër entuziazëm, sikur që është te Abdullah b. Mes’udi, i cili filloi rreth Ka’bes të lexojë disa ajete nga Kur’ani, që deri atëherë askush s’ka marrë guxim. Kurejshitët, që ishin të tubuar aty, e atakuan atë dhe e kanë rrahur deri sa nuk pushojë të këndojë. Ai iu kthye shokëve të vet. Ditën vijuese në mënyrën e njëjtë dashti ta manifestojë fenë e vet, por shokët e tij nga ky qëllim e kthyen duke thënë: “Ti edhe këtë e ke mjaft, sepse ua ke cituar që aspak nuk dëshirojnë të dëgjojnë.”
Pejgamberi a.s. me siguri e ka lëshuar banesën e et dhe u shpërngulë në shtëpinë e Erkamit, njërit prej simpatizuesëve të tij të parë, për shkak të sjelljes rrëmbyese të Kurejshitëve ndaj tëij. PAsi që shtëpia e tij (Erkamit) ka qenë në qendër, shumë të huaj dhe pelegrinë kanë kaluar atypari. Kalimtarëve, që e kanë pyetur, Pejgamberi a.s. ka mundur këtu në qetësi pa ndërprerje t’u predikojë dhe rregullat islame t’ua shpjegojë. Të banuarit e Pejgamberit a.s. në këtë shtëpi paraqet periodë me rëndësi të përhapjes së islamit në Mekke sepse shumë kanë pranuar islamin prej kur Pejgamberi ka filluar të këshillojë në shtëpinë e Erkamit.
Pasi Pejgamberi a.s. nuk ka mund t’i merrë në mbrojtje ata që u ishin të ekspozuar vuajtjeve, iu ka rekomanduar që të strehohen në Abesini. Në vitin e pestë të pejgamberisë së tij (615) njëmbëdhjetë mashkuj dhe pesë femra kaluan në Abesini, ku hasën në pranim të mirë nga ana e mbretit të atjeshëm të krishterë. Ndër këta ishte edhe Mus’ab b. Umejri, kthimi i të cilit meriton kujdes sepse ka përjetuar mundime të rënda dhe ka qenë i nënshtruar armiqësisë së atyre që i ka dashur dhe të cilët dikur e kanë dashur. Duke i dëgjuar predikimet e Pejgamberit a.s. në shtëpinë e Erkamit, ai e dashti islamin, vetëm u frikësua që kjo mos të dëgjohet, sepse anëtarët e fisit të tij dhe gruaja e tij, të cilën me kujdes e ka dashur, kanë qenë kundërshtarë të rreptë të islamit. Dhe njëmend, posa dëgjuan se e ka pranuar islamin, e kapën dhe e mbyllën, por, duke u shpëtuar, disi iki në Abesini.
Armiqësia e Kurejshitëve i përcolli të shpërngulurit madje deri në Abesini. E dërguan të deleguarin mbretit të atjeshëm të kërkojë dorëzimin e muslimanëve, por mbreti, duke mësuar prej muslimanëve ç’u ka ndodhur, nuk ka mundur e mos t’i mbrojë. Në pyetjen për fenë e tyre mori përgjegjjen vijuese: “Mbreti i lartëmadhërishëm, na është zënë fryma në terrë të mosdijes, kemi lutur putat, kemi bërë mbrapshtira të ndryshme, kemi shkelur lidhjet farefisnore, u kemi shkaktuar dëm fqinjve, të fortit ndër ne kanë dashur t’i gëlltisin të dobëtit. Ja, në gjendjen e këtillë kemi qenë deri sa i Gjithlartësuari ndër ne nuk e dërgoi pejgamberin. Sa e dimë drejtësinë, besnikërinë dhe pastërtinë e jetës së tij, aq dimë edhe prejardhjen e tij. Neve na ftoi që ta adhurojmë të vetmin Zot në vend të putit, që i kanë adhuruar të parët tanë. Na ka urdhëruar të jemi të sinqertë në të folur, besnik në premtim, të mëshirshëm ndaj prindërve, të mirë ndaj fqinjve, që të ruhami nga krimet dhe gjakderdhjet, e na ka ndaluar ligësitë, rrenën, shkeljen e të drejtave të varfanjakëve dhe shnderimin e femrave. Na ka obliguar vetëm me adurimin e Zotit të Madh, me agjërim dhe dhënien e sadakës (zekatit). Ne i kemi besuar dhe filluam ta ndjekim atë që Zoti na ka shpallur nëpërmjet Feshpallësit, por bashkëqytetarët tanë u ngritën kundër nesh dhe filluan të na dëmtojnë, mos po kthehemi në idhujtari dhe çoroditjet e jetës tonë të deritashme. Ja, për shkak të sjelljeve të tyre të dhunshme me ne dhe mundimeve të rënda që kemi duruar dhe për shkak të përzierjes në fenë tonë ne e kemi lëshuar vendlindjen tonë dhe u strehuam në endin Tuaj. Pasi që jemi mbështetur në drejtësinë Tuaj, shpresojmë se nuk do të na dorëzoni dhunës së armiqëve tonë”. Pas këtyre fjalëve iu pranuan lutjet, kurse i deleguari i Kurejshitëve u kthye prapa i turpëruar.4 Ndonëse në po këtë kohë në Mekke është ndërmarrë që Pejgamberi a.s. të bindet që të heq dorë nga aktiviteti i vet predikues, si kompenzim iu premtua pasuri dhe nderë, megjithatë çdo gjë mbeti pa sukses.
Në atë kohë, kur me shpresë të madhe pritej në Mekke rezultati i misionit që shkoi në Abesini, një personalitet u kthye, por personaliteti i tillë i cili më vonë fazës së parë të islamit i ka dhënë formën më madështore, ndërsa i cili deri në kthimin e vet ka qenë armiku më i pezmatuar i Pejgamberit, i cili me fanatizmin dhe kryeneqësinë skajore i është kundërvënë islamit, dhe me të drejtë ka merituar që muslimanët ta konsiderojnë armikun e vet më të rreptë. Ky personalitet ka qenë Omer b. Hattabi.
Një ditë vrapoi me shpatë në dorë, i përshkuar me ndjenjën e vrullshme të zeërimit, që ta mbysë Pejgamberin a.s. Duke e takuar në rrugë në këtë disponim, një nga kushërinjt e tij e pyeti se ku po shkon. “Po shkoj ta gjejë Muhammeidn, dua ta heq qafe këtë heretik, që futi çarje ndër Kurejshitët, i cili i konsideron budallenjë dhe i cili dëshiron që t’ua shtrembërojë fenë, dhe ta rrënojë autoritetin e putave të tyre”, iu përgjegj Omeri. “A nuk do të ishte më mirë ta kthesh kushëririn tënd?” në këtë i tha ai që e pyeti. “Cilin kushërir timin?” “Dhëndrri yt Seidi dhe motra joe Fatima e kanë pranuar islamin!” Posa dëgjoi Omeri për këtë lajm, menjëherë u nis drejt shtëpisë së motrës. Motra e tij dhe dhëndrri janë ulur në shoqërinë e një ithtari të Pejgamberit. Ky ithtar me emrinHabbab e ka mësuar Fatimen dhe burrin e saj nga një kaptinë e Kur’anit. Posa u vërsul Omeri, i pyeti për atë që i ka dëgjuar se po lexojnë. U përgjigjen ata: “Asgjë”! “Si? Unë u dëgjova, madje kam mësaur se jeni bërë ndjekës të Muhammedit”. Duke e thënë këtë e sulmoi Seidin dhe filloi ta rrahë. Në atë kohë mes tyre hyri FAtima me fjalët: “Po, jemi muslimanë dhe besojmë në Zotin dhe në të Dërguarin e Tij! Nëse don, na mbytë të dyve!” Kur pa Omeri se po rrjedh gjaku nga fytyra e motrës së tij, e cila qe lënduar, iu zgjua ndjenja e dhembsurisë. Dëshironte të sheh çka kanë lexuar. Më në fund motra, duke u hamendur, ia zgjati faqen në të cilën ishte kaptina e njëzet e Kur’anit “Talia”. Pas Omeri e lexoi, bërtiti: “Oh! sa e mirë është kjo, sa e lartësuar!” Derisa e lexonte këtë, bindja e fitoi dyshimin, dhe thërriti: “Më çoni deri te Muhammedi, që t’ia deklaroj kthimin tim.”5
Kalimi i Omer b. Hattabit në islam paraqet kthesë në historinë e islamit. Pas kësaj muslimanët qen ënë gjendje të marrin qëndrim më të guximshëm. Pejgamberi doli nga shtëpia e Erkamit, kurse muslimanët filluan rreth Ka’bes të falen. Mund të provohet se fisnikët e Mekkes qenë brengosur për sjelljet e këtlla, sepse duhej të preokupoheshin me këtë grup që jetonte në pafuqi, por i cili, duke lidhur aleancë jo vetëm me të huajt e shkelur, por edhe me sunduesit, ka mund ta rrezikojë ekzsitimin e udhëheqjes ekzistuese e të forcohet me hyrjen e njerëzve të dalluar në te.
Në pajtim me këtë, Kuejshitët fuqishëm kanë synuar ta ndalin përhapjen e mëtejme të kësaj lëvizjeje në qytetin e vet. Hashimitët që për shkak të lidhjeve të gjakut e mbronin Pejgamberin kanë qenë pastër të ekskomunikuar (përjashtuar), për ç’arsye Kurejshitët tjerë kanë vendosur t’i prejnë të gjitha lidhjet tregtare dhe martesore me ta. Thuhet se Hashimitët, pos muajve të bekuar (eshhuri hurum), kanë mbetur tre vjet të izoluar. Gjatë këtyre muajve të jashtëzakonshëm në Arabi pushonin të gjitha përleshjet, në mënyrë që pelegrinët e të gjitha fiseve të mund ta vizitojnë Ka’ben e shenjtë, e cila ka qenë qendër e kultit nacional.
Muhammedi a.s. i shfrytëzonte këto periode, jepej në predikimet fetare ndër anëtarët e fisit të cilët sikur vërshimi mblidheshin në Mekke dhe në panairet në rrethinën e saj. Por as në këtë nuk pati shumë sukses, sepse axha e tij Ebu Lehebi hap pas hapi e përcillte dhe me tërë zërin bërtiste: “Mashtrues, don që me disa rregulla të rrejshme t’u kthejë nga feja e të parëve tuaj. Mos e dëgjoni! Shmangujuni atij! “Pas ksëaj pjesëtarët e fiseve të ndryshme e pritnin me fjalët: “Populli dhe kushërinjt tu të njohin më mirë, përse ata nuk po të besojnë?” Pejgamberi a.s. me shokët dhe kushërinjt e tij aq ka duruar sa që kjo te shumë Kurejshitë ka nxitur dhembsuri, dhe e kanë anuluar këtë ekskomunikim dhe bojkot.
Po këtë vit Pejgamberin a.s. e ka goditur dhe pothuaj në pashpresë e hodhi humbja e shoqes së sinqertë gjatë njëzet vjetëve të tij të jetës martesore, këshilltares dhe ndihmëtares h. Hatixhes. Pak më vonë vdekja e mbrojtësit më të madh e më të përhershëm Ebu Talibit sërish e ekspozoi nënçmimeve dhe sulmeve.
Pejgamberi a.s. i qe nënshtruar nënçmimit të bashkëqytetarëve të vet, ndër të cilët dhjetë vjet, pa ndonjë sukses të madh, ka predikuar, dhe vendosi të kërkojë njerëzit të cilët më lehtë do t’i përvetësojë që ta dëgjojnë dhe vendin i cil do të jetë më i frytshëm për farën e religjionit të ri. Me këtë shpresë u nis për Taif, i cili është larg Mekkes rreth 120 km. Në këtë vend në tubimin e banorëve të tij Pejgamberi, si Pejgamber i Zotit, e shpalli njësinë e Zotit dhe e shpjegoi mësimin e vet, e në kohën e njëjtë ka kërkuar prej tyre mbrojtjen nga ato që e kanë persekutuar në Mekke. Joproporcionaliteti ndërmjet pohimeve të mëdha, të cilat parimisht kanë qenë të pakuptueshme për idhujtarët e Taifit, dhe mjerimit dhe pafuqisë në këtë aspekt ka qenë shkak që e kanë ofenduar dhe me gurë e kanë përzënë nga qyteti. Pas kthimit nga Taifi edh emë pak ka pasur gjasa për sukses.
Muhammedi a.s. ka qenë i dëshpruar për këtë dhe në pozicionin e ngjashëm sikur edhe feshpallësi Nuhi, për të cilin në Kur’an qëndron: “...”. (Nuh, 5-6).
Pararendësja e emigrimit - hixhretit në Medine
Pejgamberi e kishte bërë zakon çdo vit gjatë kohës së haxhit t’i vizitojë vend tubimet e fiseve të ndryshme arabe e të hyjë me to në bisedë për pyetjet fetare. Disa nga ata me indiferencë e kanë dëgjuar fjalimin e tij, e disa edhe e kanë ofenduar. Por atij i erdhi ngushullimi nga ana e papritur, me fjalë tjera kur u takua me shtatë-tetë njerëz të cilët e njoftuan se vijnë nga Medineja, që mëherët quhej Jethrib. “Nga cili fis jeni?” i pyeti ata. “Nga Hazrexhi”, ishe përgjegjja. E në pyetjen: “Nga ata që janë mikë të Hebraikëve?”, mori përgjigjen: “Po.” “Atëherë a nuk do të uleni pak? Do të doja me ju të bisedojë pak”, iu tha Pejgamberi. Ata u dakorduan dhe u ulën së bashku. Pastaj u predikoi për islamin dhe u mësoi diç nga Kur’ani. Në këtë mënyrë I Gjithëmadhërishmi i shprehi kujdes të jashtëzakonshëm islamit, pasi, derisa sa ata ende ishin në idhujtari, në viset e tyre kanë banuar Hebraikët, të cilëve u qe shpallur Libri dhe të cilët qenë të udhëzuar në urti. Hebraikët nga ata kanë pësuar shumë. Kur lindte kontesti ndërmjet tyre, Hebraikët do t’u thoshin: “Së shpejti do të paraqitet një feshpallës dhe ne do t’u bashkangjitemi, dhe me ta së bashku juve do t’ju shkatërrojmë siç janë shkatërruar popujt Ad dhe Irem.” Dhe deri sa Muhammedi a.s. folte me ta, duke u përpjekur t’i bind në njësinë e Zotit, ata ndërmjet veti u përshpëritën: “Nuk ka dyshim, ky është ai feshpallës që Hebraikët me të na kërcënohen. Ejani që para tyre t’u bashkohemi: Në këtë mënyrë e pranuan islamin dhe iu drejtuan Pejgamberit me fjalët: “Bashkëqytetarët tanë kaherë tmerrshëm rrahen e prehen. A nuk do t’i pajtojë e bashkojë All-llahu me udhëzimin dhe ndihmën e mësimit tënd! Në pajtim me këtë, ne do t’i udhëzojmë në fe të vërtetë, dhe atë që tash e pranuam nga ti ata do t’i mësojmë.” Kështu me besim të plotë u kthyen në viset e tyre.
Këto janë hollësitë e asaj ndodhie që zënë fill në traditë. Kjo ndodhi paraqet kthesë në pejgamberinë e Muhammedit a.s. Më në fund hasi në njerëzit që ishin të gatshëm t’i pranojnë idetë e tij dhe pejgamberinë e tij për shkak se gjendja e tyre e atëhershme ka qenë në pajtim me atë qëllim të cilit ai i ka shërbyer.6*)
Qyteti Jethribi kaherë ka qenë në sundim të Hebraikëve. Ata janë vendosur aty pasi që, për shkak të fatkeqësisë së popullit të vet, e ka mundësi edhe për shkak të dhunës së cilës i qenë nënshtruar gjatë kohës së imperatorit Hadrianit, e kanë lëshuar Palestinën. Pjesëtarët e fisit nomad Avs e Hazrexh, pasi u bënë fqinjë me ta, iu përshtaten Hebraikëve. Më vonë, sa më tepër që rriteshin numerikisht, aq më shumë e grabitnin sundimin nga Hebraikët ashtu që drejtimi i qytetit në fund të shekullit të pestë plotësisht kaloi në duart e tyre.
Disa Arabë kanë pranuar fenë hebraike nga ish zotërinjt e qytetit, ndërsa edhe dija Hebraikë, duke mbetur në shërbim të ngadhnjyesit, aty kanë banuar. Në këtë mënyrë Jethribi, kur Muhammedi a.s. erdhi atje, ka pasur bashkësi mjaft të madhe hebraike, prandaj banorët e atjeshëm qenë të përudhur në ardhjen e Mesiut të ri (Mesihut).
Prandaj, kjo botë ka mundur më lehtë se sa idhujtarët e Mekkes ta kuptojnë kërkesën e Muhammedit a.s. që ta pranojnë për pejgamber të Zotit. Kjo ide për idhujtarët ka qenë krejtësisht e huaj, e veçanërisht ka qenë irituese për Kurejshitët, sepse fati dhe supremacioni i tyre i kësaj bote mbi të gjitha fiset tjera arabe ka rezultuar nga ajo që ata kanë qenë rojtarë trashëgues të putave nacionalë, të depozituara në brendinë e Ka’bes.
Njëkohësisht Jethribin e ka fatkeqësia edhe për shkak të mospajtimeve të gjakut ndërmjet fiseve Hazrexh dhe Avs. Popullata e tij, për shkak të gjendjes së tyre të parregulluar e të paqëndrueshme, ka konsideruar për begati çdo rast i cili do t’i pajtonte grupet e përçara për një të mirë të përgjithshme. Dhe sikur që në mesjetë republikat e Italisë Veriore, që ta vënë baraspeshën ndërmjet partive të përçara dhe që, nëse është e mundur, t’u japin fund kryengritjeve të brendshme që i kanë dëmtuar tregtisë dhe mirëqenies së përgjithshme kanë zgjedhur të huajt në vendet drejtuese në qytete, kështu edhe Jethribasit pa kurrfarë dyshimi e kanë pranuar ardhjen e të huajve në vendin e tyre.
Që Muhammedi a.s. është pritur me aq entuziazëm në Medine shkaku është ky: sipas botëkuptimit të shumicës si popullatës së saj, pranimi i islamit për fe personale ka qenë mënyrë se si t’i evitojë mundimet që i duron rendi i tyre shoqëror. Sipas mendimit të tyre, islami me principet e veta jetësore dhe me fuqinë, e cila është supra të gjitha intereseve personale, ka qenë në gjendje t’i kyq e disa ligje të caktuara të disiplinës.7 Këto fakte mjaftojnë që të na shpjegojnë se si Muhammedi a.s. pas tetë vjet sipas Hixhretit është në krye të forcës prej 10.000 njerëzve ka mundur të hyjë në Mekke, deri sa angazhimi i tij dhjetëvjeçar në të rezultoi me rezultate të dobëta.
Ndonëse Hazrexhitët e posakthyer i ofruan Muhammedit a.s. që të shkojë me to tok në në Jethrib, ai nga kjo i kthei, deri sa nuk pajtohen me fisin Avs. “Ne këtë të lutemi”, i thanë ata. “Kur të kthehemi te të tonët, nëse Zoti don të na pajtoje”, ne sërish do të vijmë dhe për këtë arsye ta caktojmë mbledhjen gjatë kohës së haxhit tjetër”. Duke u kthyer në vendlindje të vet, kërkuan nga bashkëqytetarët e vet që edhe ato ta pranojnë fenë e re. Shumë prej tyre edhe e pranuan. Aq u bë i famshëm Pejgamberi a.s. në Medine sa që nuk kishte familje ku nuk përmendej emri i tij.
Në vendin që e ka caktuar Muhammedi a.s., kur u bë sezoni i haxhit, u takua deputacioni prej dhjetë Hazrexhitëve e dy Avsitëve me Pejgamberin dhe ka dhënë fjalën se do t’i nënshtrohen udhëzimeve të tij. Kjo quhet “Marrëveshja e parë në Akabe”, e cila u quajt sipas vendit në të cilin fshehtas janë takuar. Kyfjalim është: “Nuk do të adhurojmë tjetër përveç Zotit. Nuk do të vjedhim. Nuk do të bëjmë prostitucion. Nuk do t’i mbysim fëmijët tanë. Do t’i shmangemi shpifjes. Në gjërat e arsyeshme do t’i nënshtrohemi urdhëresave të Pejgamberit.” Pastaj këta të dhjetët janë kthyer në Jethrib si misionarë islamë. Trolli qe përgatitur. Ata me aq zell e kanë kryer detyrën e vet sa që feja e re prej shtëpisë në shtëpi, prej fisit në fisë shpejtë përhapej.
Gjatë kthimit të tyre iu bashkagjitë Mus’ab b. Umejri, e sipas një versioni atë e dërgoi Muhammedi a.s. Ky njeri i ri, i cili qe ndër të kthyerit e parë, porsa u kthye nga Abesinia. Ka pasur mjaft përvojë sepse jo vetëm që leksionët që i ka pranuar gjatë kohës së dhunës së të flliqurve e kanë forcuar në zellshmëri, por njëkohësisht ka mësuar se si do ta pengojë dhunën dhe si do të veprojë me ata që bëjnë të dyshimtë dhe e njolosin islamin, e nga të cilët nuk ka shpresë se do ta njoftojnë esencën e tij. Për këtë arsye Muhammedi a.s. ka mundur me siguri të plotë t’ia besojë këtij personaliteti detyrat e rënda siç janë edukimi dhe aftësimi i të kthyerve të rinj dhe kujdesi që fara e mbjellur e entuziazmit fetar dhe devotshmërisë të jep fryte. Mus’abi u vendos në Medine në shtëpinë e Es’ab b. Zuraretit. Duke i tubuar të kthyerit nganjëherë këtu e nganjëherë në anën tjetër të qytetit ku banonte familja e Abdul-Eshhelit në shtëpinë që i takonte familjes së Benu Dhuhr, ua mësonte namazin (lutjen) dhe Kur’anin.
Kryeparët e atëhershëm të familjes së Abdul-Eshhelit qen ëSa’d b. Mu’adhi dhe Usejd b. Hudajri. Një ditë rastësisht Sa’d b. Muadhi e gjeti Mus’abin së bashku me Es’adin n ështëpinë e fisit Benu Zuhr, ku i mësonte të kthyerit. Sa’di që të dijë se ku gjinden ata, hyri brenda. Pastaj iu drejtua Usejd b. Hudajrit: “Largoji këta vagabondë. Këa vijnë këtu, dhe në shtëpitë tona na konsiderojnë për budallenjë. Sikur ndërmjet meje dhe Es’adit mos të kishte afërsi, e cila nuk më lejon që t’i bëjë diç të keqe, unë do të kurseja nga ky angazhim”. Es’adi ishte djal axhe i Sa’dit. Në këto fjalë Ibn Hudajri e morri naxhakun e vet dhe u drejtua atje ku gjendeshin Es’adi dhe Mus’abi. “Ç’bëni këtu? Marroç, don t’i mashtron në humbje? Nëse e don jetën, ik nga këtu”, murmuroi ai. Në këto fjalë qetësisht iu përgjegj Mus’abi: “Ulu pak e dëgjo. Çka të dëgjosh, nëse të kënaq, pranoje, e nëse jo, t’i hedhe”, ibn Hudajri, duke e ngulitur naxhakun, u ulë dhe filloi të dëgjojë se si Mus’abi i komendon parimet themelore të islamit dhe i citon ajetet (citatet) nga Kur’ani. Diç më vonë, pasi që kjo e mallëngjeu, ka thënë: “Ç’duhet të bëjë e që të hyjë në këtë fe? Pastroje trupin tënd me ujë dhe deklaro se nuk ka zot tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është Pejgamber i Tij”, iu përgjegj Mus’abi. Ibn Hudajri menjëherë veproi sipas udhëzimit dhe disa herë ceki kelimei-shehadetin. Pas meje ka edhe një person të cilin duhet bindur. Nëse ai bindet, të gjithë të tjerët për tij do të shkojnë. Tash do t’ua dërgojë”, i tha këto fjalë me të cilat aludoi në Muadh ibn Hudajrin dhe shkoi.
Pasi që Ibn Hudajri me këto fjalë u nda, pak më vonë erdhi edhe Sa’d b. Mu’adhi. I zemëruar në Es’adin që u ka ofruar mbështetje misionarëve islam, hyri brenda. Mus’abi e ka lutur që mos ta njollosë fenë e re para se të dëgjojë e kuptojë. Ai këtë lutje ia pranoi. Pas kësaj fjalët e Mus’abit aq kanë ndikuar në të sa u bind dhe u bëmusliman. Me entuziazëm të zjarrtë iu kthye të vetëve dhe iu drejtua: “O fëmijët e Abdu-l-Eshhelit, ç’jam unë për ju?” Në këtë ata iu përgjigjen: “Ti je zotëriu ynë; ti ndër ne je më i ndershmi dhe më dinjitari.” “Kur është kështu, nuk dua të flasë me asnjë nga ju deri sa nuk beson në të Gjithlartësuarin dhe në Pejgamberin e Tij Muhammedin”, ua tërhoqi vërejtjen Sa’di. Nga ajo ditë fëmijët e Abdu-l-Eshhelit kanë qenë muslimanë.”8
Është çështje e propagandës fetare që të udhëhiqet me aq entuziazëm dhe sinqeritet që gjatë vitit nuk ka pasur asnjë familje që uk ka dhënë për rritjen e islamit nga ndonjë anëtar. Përjashtim i vetëm ka qenë një degë e fisit Benu Avs, e cila ka qenë nën ndikimin e poetit Ebu Kajs el-Eslatit.
Vitin tjetër, kur erdhi koha e haxhit, iu bashkangjitë aradha prej 70 të kthyerve bashkëqytetarëve të tyre që shkonin nga Jethribi në Mekke. Këta kanë shkuar që të betohen se Muhammedin a.s. si udhëheqës dhe Pejgamber të Zotit do ta ndjekin. Po ashtu iu është urdhëruar që t’i propozojnë që nga shqetësimet e armiqëve të tij të strehohet n ëMedine. Ndër ta ishin edhe të kthyerit të parë që janë takuar me Pejgamberin a.s. haxhin e kaluar, në krye me mësuesin e tyre Mus’abin. Posa arriti atje, Mus’abi nxitoi te Pejgamberi që ta njoftojë për suksesin e misionit të tij. Kur nëna e tij mësoi se ka ardhur në Mekke, i porositi: “Bir i panënshtruar, po vjen n ënjë vend ku të banon nëna, e nuk dëshiron ta vizitosh.” Në këtë Mus’abi u përgjegj: “Ashtu është! Para Pejgamberit a.s. nuk do ta vizitojë askend.” Pas bisedës me të Dërguarin, shkoi ta shoh nënën, e ajo e priti me këto fjalë: “Vallë duhet barabartë të të konsideroj për heretik?” E i biri: “Unë ndjek Pejgamberin e Zotit: besoj në fenë e vërtetë”. “Pas rrugës në Abesini, apo pajtohesh me jetën e rrugaçit në Jethrib?” - e pyeti e ëma. Pas kësaj Mus’abi që i sigurtë se e ëma do t’ia dorëzojë armiqëve, dhe shtoi: “Ç’do të thotë kjo? A don ti një njeri me dhunë ta ktheshë nga feja e tij? Nëse dëshiron të më mbyllish në burg, jij e bindur se do ta mbysë të parin që afrohet të më kap.” “Shporru nga unë”! Me këto fjalë nëna e tij filloi të qajë. Pasi kjo e preki Mus’abin, i propozoi: “Nëna ime, për hirë të dashurisë të madhe ndaj teje, të ta jap një shembull: deklaro se nuk ka zot tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij”. “Me hyrjen në fenë tënde nuk dua të bëhem budallaqe. Nuk dua të kam punë as me ty as me punët tua. Unë mbetem e paluhatshme në fenë time”, me këto fjalë nëna e tij e ndërpreu bisedën.
Që mos ta shkaktojnë dyshimin te Kuejshitët, që mos t’i ekspozohen rrezikut të tyre, sërish kanë caktuar mbledhjen e fshehtë në Akabe, në endin e njëjtë në të cilin janë takuar të kthyerit vitin e kaluar. Pejgamberi a.s. në prani të axhës Abbasit ka ardhur atje. Vërtet, Abbasi atëherë ende ka qenë