Shtetet po nxitojnë të përfshijnë Kosovën në kushtetutat e tyre, pasi këtë e bëri Serbia

Një zyrtar i qeverisë kroate tha “Ne luftuam në atë betejë së bashku me serbët, ne e humbëm atë betejë së bashku me serbët dhe duhet ta kujtojmë së bashku me serbët atë betejë." NJë përfaqësues hungarez i mbajti ison atij duke thënë "Ushtarët hungarezë luftuan dhe humbën krah për krah me ushtarët serbë." Një zëdhënës i qeverisë së Bosnjes tha, "Nëse mbreti Tvrtko do të ishte sot gjallë, ai do të ishtë shumë krenar për ne." Përfaqësuesit e Shqipërisë theksuan, "Teodor Muzaka II nuk e dha jetën e tij kot në Kosovë, ne shqiptarët e kuptojmë, ashtu si fqinjët tanë ballkanikë, se ajo betejë ishte një humbje e rëndësishme." Duke komentuar këto reagime, një zyrtar serb tha, "Edhe koka edhe trupi i Princ Llazarit do të ktheheshin në varrin e tij nëse ai do ta dinte që sakrificat e bashkëluftatërve të tij në Ballkan nuk do të respektoheshin. Duke përfshirë Kosovën në kushtetutat e tyre ato tregojnë se kjo betejë e humbur e Mesjetës është po aq e rëndësishme për ata sa ç’është edhe për ne." Kur u pyetën nëse "fakti që serbët ishin edhe në krahun e fituesve (turqit), a ngatërrohet situata?" zyrtari u përgjigj, "Nuk ka rëndësi nëse Vuk Brankovic luftoi me fituesit, ajo që ka rëndësi është që një princ serb (Llazari) udhëhoqi humbësit!"

Qeveria e Kosovës ka plan të përfshijë Kosovën në kushtetutë, gjithashtz. Kur u pyet nga SEE Online nëse një gjë e tillë ishte e nevojshme, një zëdhënës u përgjigj, "Uf! Edhe ne e humbëm atë betejë! Ne jo vetëm që humbëm, por beteje u zhvillua tek ne. Ne jemi kaq krenarë që gjakderdhja ndodhi tek ne, sa që do e përmendim në kushtetutën tonë më shumë se një herë." Ai na kujtoi edhe një betejë tjetër të humbur në Kosovë nga Janosh Hunyadi (në 1448), dhe që kjo e dyfishon përgjegjësinë e Hungarisë për të përfshirë Kosovën në kushtetutën e vet. Përgjegjësia e Shqipërisë gjithashtu do të kishte qenë e dyfishtë nëse forcat serbe nuk do ta kishin penguar Gjergj Kastriotin - Skenderbeun, në rrugëtimin e tij për të ndihmuar Hunyadin që të humbte betejën me turqit.

Një zyrtar i qeverisë turke tha, "Nuk mund të shprehim keqardhjen që ndjejmë që i fituam ato beteja. Kjo na e bën të pamundur të përfshijmë Kosovën në kushtetutën tonë. Në fakt, kjo po na bën që të rishqyrtojmë motivet që qëndrojnë pas vendimeve të Serbisë për të na ndihmuar që të fitojmë këto beteja." Ai shtoi, megjithatë, se Turqia ka plan të përfshijë fushëbeteja të tjera në kushtetutën e vet. "Shqiptarët na përzunë për bythe për jo më pak se 27 beteja mesjetare! Ne thjesht na duhet të përfshijmë ato fushëbeteja në kushtetën tonë, dhe Kruja do të jetë e para në listë." ai tha, se ata planifikojnë të përfshijnë Austrinë në preambul sepse "një nga humbjet tona më të lavdishme ishte Vjena."
Franca ka deklaruar se ata duan të përkujtojnë betejën e Vaterloo-s në kushtetutën e tyre të re, megjithëse nuk ishte betejë mesjetare. Një zyrtar francez theksoi, "çdokush përkujton Vaterloo-të e tyre, dhe ne duhet të kujtojmë Vaterloo-në tonë, gjithashtu. Dhe, Vaterloo-ja jonë është Vaterloo, Belgjikë."

Një anëtare e Shoqatës Mesjetare Europiane tha se ata janë të tronditur me vendimet e këtyre vendeve për të përfshirë fushëbetejat mesjetare në kushtetutat e tyre. Sipas saj, "Në asnjë mënyrë nuk duhet që Serbia apo ndonjë vend tjetër të shihen si me mentalitet mesjetar nëse përfshijnë vendet ku janë zhvilluar betejat mesjetare ë kushtetutat e tyre." Ajo shtoi, "Duhet të dini se ku i keni humbur betejat tuaja mesjetare! Dhe cila është mënyra më e mirë për këtë se sa përmendja në kushtezutën tuaj?!"

Në të njëjtën kohë, një sipërmarrës vendor në Prishtinë, Kosovë, ka filluar të shesë kushtetuta të gatshme të cilat e përfshijnë Kosovën, dhe e vetmja gjë që duhet bërë është të plotësohet në to emri i vendit tuaj. "Me valën e madhe të kërkesës për kushtetuta të reja që përfshijnë Kosovën, e kuptova se duhet të punoj me ofertën." Qeveria kosovare, nga ana tjetër, ka ofruar një post në faqen e saj të internetit nëpërmjet së cilës mund që automatikisht “të shtosh Kosovën në kushtetutën tuaj” vetëm duke klikuar një herë me miun e kompjuterit dhe duke paguar 25 dollarë amerikanë.

SEE Online pyeti qytetarët Kosovarë për këtë. Një punonjës biblioteke u shpreh krejtësisht e shokuar që dikush po kërkonte mendimin e saj për këtë çështje. Ajo tha "Nuk gjej ndonjë arsye të shëndoshë se përse dikush duhet të na pyesë ne kosovarëve nëse duhet ta përfshijnë Kosovën në kushtetutat e tyre apo jo! Seriozisht. A mund të gjeni ju ndonjë?!" Një dyqanxhi shfaq të njëjtën habi: "Kur na ka pyetur ndokush neve nëse e duam Kosovën në kushtetutat e tyre?! Gjithsesi, si do të ndikojë kjo punën time këtu në Kosovë?"

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme