AI LIBËR, ZOTI BALETA, DO TË JETË SHUMË I MIRËPRITUR

Ky inkuizicion, i pashembullt në historinë paskristiane, që filloi të praktikohej edhe në vende të tjera të Evropës, në të cilën edhe ndonjë personalitet i shquar i shkencës përfundoi deri edhe mbi turrën e druve për bindjet e veta shkencore, që binin në kundërshtim me dogmat e fesë katolike, përbën faqen më të zezë dhe më të turpshme në historinë e fesë katolike dhe të kreut të saj, Vatikanit. Me termin “qentë e Perëndisë” dijetari Reston ka parasysh inkuizitorët e Urdhrit të Dominikanëve në Spanjë, të cilët u bënë nismëtarët e inkuizicionit të tmerrshëm që u mbështet fuqimisht nga Vatikani.

Pikërisht kur përsiat për përmbajtjen e këtij libri, zoti Baleta mendon se nuk do të kishim të bënim aspak me ndonjë sfidë dashakeqe nëse në Shqipëri do të botohej paskëtaj ndonjë tjetër libër me titull “Zagarët e papizmit”, në të cilin, besoj, do të stigmatizohen pikërisht ata individë dhe ato organizata joqeveritare këtu, në Shqipëri, që, në veprimtarinë e tyre antikombëtare, bëjnë thirrje për një “rikonkuistë shqiptare”, pra, për braktisjen masive të fesë islame nga ana e myslimanëve shqiptarë dhe për kthimin e tyre në të krishterë katolikë. Këta të ashtuquajtur intelektualë me bindje marrake kërkojnë t’i mbushin mendjen opinionit të gjerë se vetëm pas kthimit të krejt myslimanëve shqiptarë në të krishterë katolikë, Evropa, demek, dashka të na pranojë në gjirin e saj, madje vetëm me këtë kusht ajo, sipas pikëpamjeve të zotit Kastriot Myftaraj (të shpalosura në librin e tij me titull “Nacionalizmi Shqiptar. Baleta & Feraj”, botuar në dhjetor të vitit 2001 nga Shtëpia Botuese “Albin” e zotit Spiro Dede, libër ky që mbahet si model i përkryer i shpifografisë dhe që zoti Abdi Baleta i ka dhënë një kundërpërgjigje asgjësuese në faqet e librit të mirënjohur “Kundërshpifografi”, që u vu në qarkullim në vitin 2005), gjoja do të pranoka që shqiptarët t’u bashkokan në një shtet të unifikuar kombëtar në krejt trojet e tyre etnike!!!

Personalisht kam bindjen e plotë se libri me titull “Zagarët e papizmit” me siguri që do të pritet shumë mirë nga të gjithë shqiptarët e ndershëm, nacionalistë, që bindjet e veta fetare i shikojnë si një çështje të brendshme të do individi, në të cilat nuk është aspak e lejueshme ndërhyrja e kujtdoqoftë. Është e vërtetë që shqiptarët një herë e një kohë kanë qenë të krishterë, por zhvillimi i ngjarjeve historike në krejt trojet e tyre etnike e ka pas bindur plotësisht shumicën e tyre dërrmuese se bota e krishterë rreth tyre, qoftë ajo ortodokse, qoftë ajo katolike, nuk u pati shërbyer si mbështetje e fuqishme për mbijetesë kombëtare. Përkundrazi, bota e krishterë rreth trojeve etnike shqiptare kërkonte shuarjen e vetëdijes së tyre kombëtare. Atyre që nuk duan ta njohin historinë e kombit shqiptar dhe që sot këmbëngulin që myslimanët shqiptarë të kthehen me domosdo në të krishterë katolikë, nuk ua ka kush fajin kur “kërkojnë” të përfundojnë në tufën e “zagarëve të papizmit”. Sot lufta kundër myslimanëve dhe, në tërësi, kundër fesë islame ka njohur përmasa të reja. Këtë luftë zoti Baleta e ka pasqyruar me vërtetësi shkencore në librin e vet autoritar me titull “Përballjet me islamofobinë” që u vu në qarkullim në muajin korrik të këtij viti. Urrejtja kundër botës myslimane dhe fesë islame është bërë e dukshme sidomos pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Përshtypja është se prapa gjithë kësaj fushate kundër fesë islame fshihet sionizmi, i cili, si gjithmonë, sidomos që pas themelimit të shtetit izraelit, kërkon të krijojë një përplasje, deri edhe të armatosur, mes qytetërimit perëndimor dhe qytetërimit lindor, gjithmonë në kuadrin e sundimit të botës “me duart e të tjerëve”. Me siguri që harxhohen shuma të mëdha parash për ndezjen e zjarrit të luftës mes këtyre dy qytetërimeve. Karikaturat që botohen në Perëndim për fyerjen e Profetit Muhamet janë një fyerje dhe sfidë e rëndë që i bëhet mbarë botës islame. Sikur të mos mjaftonte ky provokim i rëndë i Perëndimit kundër simbolit të shenjtë të botës islame, papa i Vatikanit, Ratzingeri, ngrihet e shkon në Gjermani dhe në një mjedis akademik të Universitetit të Regensburgut, sulmon fenë islame përmes një citimi të pavend që i bën perandorit bizantin, Paleologut.

Mendoj se Vatikani dhe kreu i tij, papa Rotzinger, duhet të reflektojnë thellë për krimet e rënda që kisha katolike ka kryer kundër njerëzimit në shekujt e mesjetës. Për Vatikanin dhe kreun e tij duhet të përbëjë një shqetësim në rritje fakti që pikërisht në disa vende të zhvilluara kapitaliste me popuj të krishterë katolikë, me gjithë nivelin e lartë të zhvillimit ekonomik dhe kulturor që ata kanë arritur, ka kohë që vazhdojnë të lulëzojnë dukuri kaq negative, si droga, prostitucioni, homoseksualizmi dhe pedofilia, dukuri këto po aq karakteristike edhe për pjesën tjetër të botës së krishterë. Pikërisht në botën e krishterë perëndimore vihen re shfaqje të shkatërrimit në shkallë të gjerë të themeleve të familjes. Sipas një të dhëne të paradokohshme, vetëm në Gjermani 36% e grave nuk duan të lindin fëmijë, pra, nuk duan të bëhen nëna, një mision ky sa i shenjtë aq edhe fisnik i gruas mbi dhé. Pikërisht bota e krishterë perëndimore është konsumatorja më e madhe e prostitucionit. Lulëzimi i prostitucionit pa dyshim që është shenjë e degjenerimit fiziologjik të individit në mjediset e krishtërimit perëndimor. Pikërisht këto dukuri negative në lulëzim në mjediset e botës së krishterë katolike duhet të përbënin shqetësimin kryesor të Vatikanit dhe të papës Rotzinger dhe jo kënaqësia për citimin e fjalëve të një perandori bizantin, të thëna këtu e disa shekuj më parë. Por me sa duket, papa dhe Vatikani nuk merren sa duhet me punët e Zotit dhe me ruajtjen e grigjës së tyre nga degjenerimi i gjithanshëm që këtë të fundit e ka kapërthyer tej e ndanë. Papës dhe Vatikanit u pëlqen të merren me politikë, derisa u ardhkan në osh fjalët e një perandori të dikurshëm bizantin, i cili, para së gjithash, ishte një politikan.

Mendoj se shqetësim kryesor për papën dhe Vatikanin duhej të përbënin pikërisht shfaqjet e degjenerimit moral që janë vënë re në radhët e armatës së priftërinjve katolikë, të cilët janë akuzuar për pedofili. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur që nga mesjeta e hershme jo pak priftërinj katolikë kanë notuar në detin e shthurjes morale, duke kryer marrëdhënie seksuale me murgeshat e manastireve. Dukuri të tilla të shemtuara duhej ta vinin në mendime të thella Vatikanin dhe kreun e tij, papën Rotzinger, të cilët duhej ta shkundnin nga myku mesjetar dogmën e tyre fetare, sipas së cilës priftërinjtë katolikë nuk duhet të martohen, pra, nuk duhet të krijojnë familje, një shkak ky plotësisht i kuptueshëm për degjenerimin moral të tyre. I plotfuqishmi e solli mbi dhé njeriun që ky të lërë pas trashëgimtarë dhe jo të “fosilizohet” për së gjalli, sipas dogmave të mykura të fesë katolike.

Papa Rotzinger duhej të ndiqte gjurmët e papa Vojtilës që mbahet si model i shenjtërisë dhe i humanizmit në fenë katolike dhe si predikues i shkëlqyer i harmonisë mes feve të ndryshme. Fakti që papa Vojtila ka dalë në një fotografi duke puthur Kuranin, dëshmon fare shkoqur se papa Rotzinger i është larguar dukshëm traditës humaniste që papa Vojtila la pas në krye të kishës katolike. Me sa duket, papa Rotzinger, sapo u ul në fronin e papës së Vatikanit, vendosi të rreshtohej përkrah politikës neokonservatore që filloi të përvijohej në Perëndim fill pas ngjarjeve të 11 shtatorit, polikë kjo e drejtuar kundër fesë islame dhe që ka për pikësynim të ashtuquajturin eksportim të “demokracisë” në vendet myslimane të Lindjes së Mesme. Pikëpamja e neokonservatorë ve perëndimorë për “eksportimin” e kësisojshëm të “demokracisë” në vendet e Lindjes së Mesme, të kujton pikëpamjen e bolshevikëve sovjetikë, të cilët, fill pas (kundër)revolucionit të tetorit të vitit 1917, në kuadrin e planit çmendurak që kishin thurur në kokë për kryerjen e një (kundër)revolucioni socialist mbarëbotëror, i kishin vënë vetes si qëllim pikërisht “eksportimin” shkallë-shkallë të këtij farë (kundër)revolucioni në vendet e tjera, duke nisur përparësisht nga Evropa. Siç dihet, planet e Moskës për të vënë në jetë “eksportimin” e këtij lloj (kundër)revolucioni, dështuan me turp. Me siguri që një dështim po i tillë i pret edhe neokonservatorë t perëndimorë në planet e tyre për “eksportimin” e të ashtuquajturë s demokraci në vendet myslimane të Lindjes së Mesme. Këtu nuk do të bëjë përjashtim as politika antiislame e papa Rotzingerit që është rreshtuar në anën e neokonservatorë ve të larpërmendur, kundër vendeve myslimane dhe pergjithësisht kundër fesë islame.

Këto dukuri negative të botës së krishterë katolike dhe të botës së krishterë në tërësi, nuk u bëjnë përshtypje as katolikocentristë ve shqiptarë apo të ashtuquajturve “papistë”, siç i etiketon me shumë të drejtë zoti Baleta. Të zhveshur nga çdo ndjenjë e dinjitetit kombëtar dhe të zvarritur gjer në pështirosje para çdo gjëje perëndimore, këta intelektualë të rremë nuk janë në gjendje ta kuptojnë që bota katolike perëndimore dhe sidomos krishterimi evropianoperë ndimor manifeston një racizëm të kulluar ndaj kombit shqiptar.

Në kuadrin e luftës kundër fesë islame dhe përpjekjeve donkishoteske për kthimin e myslimanëve shqiptarë në fenë katolike, gazeta “Koha Jonë”, aty nga mesi i muajit gusht 2006, kishte çelur një rubrikë, në të cilën kërkonte të dinte se cili ishte mendimi i lexuesve lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën e Vendeve Islamike. Ndër të tjera, në atë rubrikë ajo shtronte edhe pyetjen nëse vendi ynë duhet të qëndrojë apo duhet të dalë nga ajo Konferencë. Madje, për t’i orientuar lexuesit e vet që të shpreheshin kundër vazhdimit të antarësimit të Shqipërisë në Vendet e Konferencës Islamike, gazeta nënvizonte faktin se edhe shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, ka bërë thirrje për t’u larguar nga ajo Konferencë. Nga përgjigjet që i dërgoheshin gazetës, u njoha edhe me pikëpamjet e lexuesve të ndryshëm, qoftë brenda, qoftë jashtë vendit. Asokohe ndodhesha për një vizitë te fëmijët e mi në SHBA dhe shtypin e Tiranës e ndiqja përmes internetit. Mes përgjigjeve të ndryshme, më bëri shumë përshtypje ajo që vinte nga gazetari i njohur, franko-shqiptari Ervin Baku, që punon në Bruksel. Ai, ndër të tjera, shkruante: “…Shqipëria me origjinë është e krishterë. Sot ajo është 70% myslimane… Kjo e shqetëson shumë Evropën Perëndimore ku aspirojmë të integrohemi. Po e them troç dhe pa doreza: nuk është as korrupsioni, as krimi i organizuar, as trafiqet që po na vonojnë kaq shumë hyrjen në Evropë. Jo. Aderimi dhe vazhdimi në Konferencën e Vendeve Islamike përbën një handikap tejet të konsiderueshë m drejt Evropës së Bashkuar. Kjo nuk do t’u thuhet kurrë zyrtarisht politikanëve shqiptarë nga interlokutorë t e tyre evropianë. Por mua personalisht më është thënë mëse një herë në tavolinat e Brukselit dhe të Strasburgut. Dhe më është thënë nga personalitete eminente të Bashkimit Evropian. Ndaj dhe vendosa t’i ndajë këto radhë me lexuesin e mrekullueshëm të “Koha Jonë”. (“Koha Jonë”, 15 gusht 2006).

Fjalët bukur të çiltra të zotit Ervin Baku na bindin përsëri e përsëri se cila është fytyra e vërtetë e Evropës Perëndimore në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, se sa hipokrite dhe se sa e pabesë është ajo në bisedat “e ngrohta” që bën me politikanët tanë, se sa raciste dhe sa imorale tregohet ajo në skutat e realpolitikës. Pra, sipas fjalëve të zotit Baku, Evropa Perëndimore në qëndrimin ndaj vendit tonë manifeston një prostitucion të kulluar politik. Nga fjalët e zotit Baku del fare qartë urrejtja e neokonservatorizmit evropianoperë ndimor kundër botës islame, urrejtje kjo, të cilën ky i fundit e shkarkoka gati haptazi vetëm kundër kombit shqiptar me shumicë myslimane, në trojet e të cilit nuk ka shtresa aq të pasura naftëmbajtëse që edhe me ne marrëdhëniet ai t’i kishte mjaltë e sheqer. Pikërisht kjo natyrë e pabesë, pikërisht ky moral prej prostitute i Evropës Perëndimore në qëndrimin ndaj vendit tonë, të cilin zoti Ervin Baku na e zbulon lakuriq në përgjigjen që i dërgonte gazetës “Koha Jonë”, më detyroi që në artikullin me titull “Kujtesë klasës politike kosovare”, të shprehja shqetësimet e mia lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës.

Pasi u njoha me përgjigjen e zotit Baku, edhe unë, po atë ditë, më 15 gusht, vendosa t’i përgjigjesha pytjes që shtrohej në rubrikën që kishte hapur gazeta “Koha jonë”, duke ia nisur mendimin tim me e-mail. Por, duke dyshuar në transparencën e kësaj gazete, vendosa që tekstin e përgjigjes sime ta hidhja në disketë dhe ta merrja me vete kur të nisesha për në Tiranë më 3 shtator 2006. Dhe nuk u gabova në dyshimet e mia. Të nesërmen, të pasnesërmen dhe më pas prita më kot botimin e përgjigjes sime. Me sa duket, gazetës “Koha jonë”, si katolikocentriste që është, nuk i kishte ardhur në osh përgjigjja ime, prandaj edhe nuk e botoi asnjëherë. Për këtë arsye tekstin e përgjigjes sime tani po e botoj në të vetmen gazetë nacionaliste, siç është “Rimëkëmbja”, mungesën e së cilës në internet gjatë muajve të verës, kur ndodhesha në SHBA, e kam ndier shumë. Ja teksti i plotë i asaj përgjigjeje:

“Mendoj se të kërkosh që Shqipëria të dalë nga Konferenca e Vendeve Islamike, në mënyrë që Evropa të na pranojë në gjirin e saj, do të thotë sikur ne deri tani nuk paskemi qenë në Evropë. Në të vërtetë, Shqipëria në Evropë ka qenë shumë e shumë më herët sesa Evropa të bëhej “Evropë”. Në qoftë se disa “evropianistë” shqiptarë e shikokan daljen nga Konferenca e Vendeve Islamike si të vetmen mundësi për të na pranuar Evropa në gjirin e vet, ata, tërthorazi, na “bëkan një zbulim të madh”, sikur Evropa, në strategjinë e saj për pranimin e vendeve të tjera në BE, të udhëhiqej nga komplekse religjioze, gjë që nuk është e vërtetë. Kur vetë Evropa Perëndimore ka marrëdhënie të ngrohta me vendet e Konferencës Islamike, atëherë a është e udhës që Shqipëria të kërkojë “të ftohet” me vendet e kësaj Konference? Sipas “evropianistëve” shqiptarë, u dashka që Turqia të kërkojë të dalë nga Konferenca e Vendeve Islamike para se të pranohet në BE!

Thirrjes së Ismail Kadaresë që nga Parisi për t’u larguar nga Konferenca e Vendeve Islamike nuk i duhet kushtuar shumë rëndësi, meqenëse në deklaratat e tij për çështje të politikës shqiptare, shpeshherë janë vënë re lajthitje të theksuara. Madje profesori i filozofisë në Universitetin e Tiranës, dr.Hysamedin Feraj, e ka analizuar me hollësi mendimin politik të zotit Kadare në studimin interesant me titull “Kadarea, gabi i mendimit shqiptar”, të botuar në gazetën “Rimëkëmbja” të datës 6 qershor 2006. Zoti Kadare, para se të kërkojë daljen e vendit tonë nga Konferenca e Vendeve Islamike, le t’i kërkojë Evropës se ç’pati që na i copëtoi trojet tona etnike dhe shqiptarët i hallakati nëpër pesë shtete të ndryshme të Evropës Juglindore. Madje një kontribut të madh në atë copëtim, krahas Rusisë cariste, dha pikërisht Franca, e cila Kadaresë në vitin 1990 i dha azil politik”.

Por tërë taborit të “papistëve” shqiptarë, alias katolikocentristë ve, këtyre njerëzve pa kombësi të caktuar dhe pa atdhe, të dashuruar marrëzisht pas racizmit evropianoperë ndimor që manifestohet haptazi në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, u kanë rënë trutë në qafë: nuk janë në gjendje ta kuptojnë që Evropës Perëndimore nuk i ka tepruar më “dashuri” për t’ua bërë “dhuratë” shqiptarëve. Dashurinë që ka pasur për të tjerët, ajo ua ka dhuruar me kohë serbogrekëve dhe ortodoksisë serbogreke. Evropa Perëndimore kërkon kthimin e myslimanëve shqiptarë në të krishterë vetëm e vetëm që ta shuajë vetëdijen e tyre kombëtare, se edhe atëherë kur kanë qenë të krishterë, ata nuk e kanë gëzuar fare përkrahjen e saj. Skënderbeu i krishterë, një i vetëm, për një çerek shekulli, përballoi sulmet e Perandorisë Otomane, kurse Evropa e krishterë bënte sehir. Madje Venediku katolik sillej me pabesi kundër tij.

Prandaj, zoti Baleta, libri “Zagarët e papizmit” do të jetë shumë i mirëpritur për mbarë shqiptarët muslimanë në krejt trojet e tyre etnike në Evropën Juglindore. Jam i bindur që ai libër, krahas librit “Përballja me islamofobinë”, do të shërbejë si një kontribut me vlerë në sqarimin edhe më me forcë të çështjes se feja islame, të cilën shqiptarët e përqafuan në kuadrin e Perandorisë Otomane, shërbeu si një mbështetje e fuqishme e mbijetesës së tyre kombëtare dhe e forcimit të mëtejshëm të vetëdijes së tyre kombëtare, në përballjen me shovinizmin e egër të ortodoksisë serbogreke. Katolikocentristë të tillë, si Ismail Kadarea, apo “gabi i mendimit shqiptar”, siç e karakterizon me shumë të drejtë profesori Hysamedin Feraj, si edhe tabori i tij tiranas (përfshirë këtu edhe janullatistin Sabri Godo dhe profesorin ish-president, zotin Rexhep Meidani, që në simpoziumin e organizuar më 29-30 shtator në Tiranë me temë problemet e besimit fetar, i bëri jehonë me kënaqësi shpifjes që bëhej në një studim të Universitetit të Oksfordit, ku thuhej se në Shqipëri paska 39% myslimanë dhe 35% të krishterë), kanë nevojë t’u kthjellohet sadopak truri me ca të vërteta që do të shtjellohen në librin “Zagarët e papizmit”, në mënyrë që të gjykojnë me këmbë në tokë për fenë islame në mbarë trojet etnike shqiptare, ku myslimanët përbëjnë 85-90% të krejt popullsisë së tyre.

Tiranë, 15 tetor 2006

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme