Arabët në vitin 711/93 H. e sollën islamin në Spanjë, kurse feja islame në mbretërinë Spanjolle me dekretim e Ferdinandit dhe Izabels më 1502?908 H. është abroguar. Gjatë shumë shekujve të kësaj periode muslimanët kanë lënë faqet më të mbritshme historike në mesjetë. Ja, ky ndiki i muslimanëve spanjoll ka kaluar nëpërmjet Provancës edhe në viset tjera të Evropës, dhe se janë zgjuar ndjenja të reja dhe është krijuar shkencë e re. Shkenca dhe filozofia, e cila dijetarëve evropianë ua ka freskuar veprimtarinë shkencore deri në renesansë (renaissance-rilindja) u lind nga Spanja. Por pasi lënda e kësaj vepre nuk është të flitet për jetën kulturore, domethënë për të arriturat e artit, shkencës, filozofisë, për këtë do të kthehemi në gjendjen fetare në Spanjë nën sundimin e muslimanëve.
Kur muslimanët e sollën islamin në Spanjë, atje katolicizmi i krishterë, pasi ngadhnjeu ndaj sektit arijevit, u forcua. Në kancilin e gjashtë, që është mbajtur në Toledo; është vënë ligji se do të betohen të gjithë mbretërit që vijnë në fron se nuk do të lejojnë fe as sekt tjetër pos atij katolik dhe është konkluduar që ligji do të zbatohet strikt mbi ata që do të jenë kundërshtues të fesë katolike. Ligji më vonë i shtruar ka përcaktuar burgun e përhrshëm dhe konfiskimin e pasurisë për atë që tregon dyshim ose kundërshti mnunciatës së shenjtë kishtare, institucioneve evangjeliste katolike, rekomandimeve të etërve kishtarë dhe traditave të shenjta. Kleri, për shtresën e vet, ka zënë në administratën shtetërore ndikim dominant.1) Peshkopët dhe dinjitarët tjerë kishtarë kanë pasur vendet në Kuvendin popullor, i cili ka rregulluar punët e rëndësishme shtetërore, ka lejuar zgjedhjen e mbretit dhe i cili, në rast se nuk shkonte sipas vendimeve të tij, e shkarkonte. Kleri i krishterë, duke e grabitur këtë influencë dhe duke e shfrytëzuar, i ka nënshtruar mundimeve të mëdha Hebraikët e shumënumërt spanjoll. Kanë ndërmarrë masa drakonike kundër atyre që nuk kanë dëshiruar të kryqohen.2) Ja, pasardhësit e këtyre Hebroikëve me hare të sinqertë i kanë pritur shpëtuesit e vet, pushtuesit arab, dhe s enë qytetet e pushtuara në emër të tyre kanë formuar gardën, kurse në vendet e fartifikuara i kanë hapur dyert.3)
Muslimanët në Spanjë janë pritur me gazmend edhe nga ana e robërve. Gjendja e këtyre robërve nën sundimin gotik, të cilën më herët e kanë themeluar dy popuj gjermanë, ka qenë e pafatshme dhe e mjerë. njohja e tyre e krishterizmit, në atë kohë kur i janë bashkangjitur fatit të islamit, e që ka ofruar lirinë dhe dobitë tjera, ka qenë aq e ciptë dhe në shkollë aq të ulët sa nuk kanë pasur aftësi gjykimi. Konvertitët e parë në Spanjë kanë qenë këta robët e shtypur. Deri në vitin 6934) sipas Isaut numri i caktuar i adhuruesëve të zjarrit ka shkuar pas shembullit të konvertionit të këtyre robërve. Pastaj shumë bujarë të krishterë, ose nga ???????? ose për ndonjë shkak tjetër, e kanë përqafuar islamin.5) Shumë sosh nga shtresa e mesme dhe e ulët, jo vetëm formalisht, por edhe nga bindja e pastër u kthyen në islam, ashtu që ia kthyen shpinën fesë klerikët e së cilës i kanë lënë në padije dhe pakujdesi që nga shkaqet materiale i ka ekspozuar grabitjes dhe shkeljes.6) Këto konvertitë spanjollë pasi e pranonin islamin, bëheshin ithtarët më të zellshëm. Ata kanë ndjekur si vetë ashtu edhe familjet e tyre, në kundërshtim me mënyrën e jetës luksoze e të shfrenuar të aristokracisë arabe, mënyrën e jetës së muslimanëve të sinqertë dhe thellë të devotshëm.7)
Historianët e krishterë shkruajnë se gjatë kohës së pushtimeve islame patën ra virtytet e vjetra gotike, sa që dashuria e tepruar ndaj femrave patë zënë vendin e këtyre cilësive të urta në sjelljen e njerëzve, dhe janë nisur rrugës së keqe, për çka pushteti islamm është përjetuar si denim i të Gjithëlartit,8) par këto shpjegime të historianëve kishtarë sipas dëshmimit të historisë së re nuk mund të pranohen.9)
Njëmend, gjatë kohës nuk janë vërejtur gjurmat e përmirësimit të gjendjes së tyre. Atëherë peshkopët kanë prezentuar në ceremonitë e veçanta në pallatet e sunduesve; pozitat e tyre janë shitur në ankand. Janë vendosur në pozita të larta shpirtërore, të jenë udhëheqës të njerëzisë, personalitetet të dyshimtë për heretizëm, kurse ata i kanë caktuar në pozita më të ulta popat e thjeshtë e jo të virtytshëm.10)
Personat që kanë hequr dorë nga feja, sikur historianët kishtarë të dëshironin t’i shënojnë në librat e veta, do të gjenim numër të madh shembujsh në Spanjë te atyre të cilët për shkak të veprimit jomoral të popave e kanë lëshuar kishën. Bandoti, i cili gjatë kohës së Ludevit të Devotshëm ka zënë pozitën zyrtare të klerikut të lartë në pallatin françez, ka kaluar në vitin 838/224 H., në hebraizëm që të mundet-sipas fjalëve të tij - duke lëshuar mënyrën gabuese të jetës, suksesivisht të nivelizohet sipas ligjeve hyjnore.12) Peshkopi Egila i cili është dërguar kah fundi i shekullit VIII në mesin e të krishterëve në Spanjën jugore ta ndalojë veprimin e influencës islame, i ka pandehur popat spanjoll për kanbubinat (ruajtja e kurtizaneve).13)
Sekti i krishterë arianizmi në formën e veçant, që ende ka ekzistuar te Gotët e vjetër, është ringjallur sipas kishës spanjolle diç para sulmit arab dhe ka filluar në vepër të aplikohet.14) Nuk ka dyshim se ky sekt i ka përgatitur njerëzit ta pranojnë fenë e re, mësimi i të cilës në aspekt të krishterizmit ka qenë më afër atij se krishterizmit.15) Mund të vërehet se në Evropën perëndimore deri në invazionin arab ky ka qenë rasti i parë i konvertimit. Kështu është konvertuar një Bizantinas (Teodosiklos) i cili erdhi në vitin 636/15 H. në pozitën e peshkopit në Sevile në vend të shën Isidorit. Pasi ai ka besuar se Jezusi i bashkuar me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë nuk paraqet Zotin, por se vetë mZoti e ka bërë bir të Vetën, është shkarkuar nga pozita shpirtërore. Ne këtë Teodosiku ka heq dorë dhe iu është bashkangjitur Arabëve, dhe se në mesin e tyre edhe konvertoi.16)
Ndikimi i tolerancës së Arabëve në të krishterët
Në filli mtë pushtimit islam nuk është dëgjuar asnjë rast të atakut në fe as konvertimit të detyrueshëm. Dhe njëmend, një rrethanë, e cila më së shumti ka ndikuar në pushtimin e Spanjës, është ajo që pushtuesit arabë kanë marrë qëndrim tolerant ndaj krishterizmit. Të krishterët të vetmen kanë mund të ankohen në zotërinjt e ri, që me ta kanë vepruar në aspekt të marrjes së tatimit, domethënë që kanë marrë haraçin nga pasanikët 40, nga t ëmesmit 20, e nga shtresa zejtare 12 dirhemë. Pasi këtë tati me kanë tubuar si zëvendësim për detyrën ushtarake, këtë e kanë marrë nga mashkujt plotësisht të shëndoshë, deri sa fëmijët, gratë, varfanjakët, kallugjrët, të çalët, të së murit dhe robërit kanë qenë të liruar nga dhënia.17) Pasi këtë tatim e kanë tubuar nëpunësit e krishterë, këtë ata nuk kanë pasur aq mundime e vuajtje.18)
Në kontestet që nuk kanë shkuar në dë mtë ligjeve islame, kur edhe paditësi edhe i padituri kanë qenë të krishterë, i ka gjykuar gjyqtari i po asaj feje sipas ligjeve të tyre,19) dhe askush nuk u është perzier në punët fetare.20) Rituali i sakrificës së pagjakë, i cili është një prej ritualeve të apstra katolike, kryhej me temjanikët e ndezur dhe me cingërrimën e kambanës, Edhe predikime kanë mbajtur, poezi fetare kanë kënduar, shkurtimisht, ritualet kishtare sipas traditës i kanë kryer. Është e qartë se të detyruar nuk kanë qenë, siç ka qenë kjo në Siri dhe Egjipt, për shkak të nënçmimit të shtresës së tyre, të veshin rroba tjetërfare. Gjithësesi se të krishterët në shekullin IX janë veshur, përveç priftërisë, sikur edhe Arabët.21) Nganjëherë merrnin leje të ndërtojnë kisha të reja.22) Lexojmë në veprat historike të atyre kohëve se nëpunësit muslimanë nuk janë përzier në atë që të krishterët sërish kanë formuar manastire për monakët dhe kallugjeret.23) Në vendet publike shiheshin monakët në mantelët (habitet) e leshta sipas rregullave të rendit të tyre, ndërsa priftërinjt nuk kanë ndier nevojën t’i fshehin shenjat e besimit të tyre.24) Njëkohësisht, nuk i kanë mospërfillë të krishterët duke i marrë në shërbim në pallatë dhe në pozita të larta.25)
Për të krishterët, që janë pajtuar me atë që e kanë humbur fuqinë politike, duhet se nuk ka pasur shkas për ankesë. Është me rëndësi edhe rrethana se gjatë tërë shekullit të XVIII është organizuar vetëm një trazirë dhe këtë në vendin BExha (Beja) në veprimin e një kryepari arab.26) Në gjendje më të mirë nuk gjendeshin as bashkëbesimtarët e tyre të cilët janë shpërngulur brenda kufirit françez me dëshirë që të jetojnë nën sundimin e krishterë. Natyrisht, kur Karlo i Madh u kthye nga Spanja në vitin 812, emigrantët e krishterë që kanë ndjekur ushtrinë e tij aq janë keqtrajtuar nga ana e oficerëve të tij, sa ka qenë i detyruar për shkak të mbrojtjes së tyre të intervenojë. Ludeviti I i Devotshmi (le Debomaire) i cili pas tij ka ardhë në sundim, ka dhënë urdhëresa të veçanta në dobi te të shpërngulurve, pasi që aristokracia ka grabitur pasuritë që u janë dhënë refugjatëve të cekur, në çka këta kanë qenë të detyruar sërish të ankohen. Kjo tirani, edhe pse për një kohë është ndërprerë, megjithatë më vonë është paraqitur. Irdhëresat që janë dhënë në dobi të të ngujuarve, e kanë bërë gjendjen e tyre edhe më të padurueshme. Këta fatkeqë, të cilit, duke i ikur nën pushtetit islam, janë hedhur në përqafim të dhembsurisë së vëllezërve të vet të krishterë, edhe njëherë i shohim të ekspozuar keqtrajtimit dhe të nënçmuar.27)
Qëndrimin tolerant që e ka marrë shteti islam në Spanjë dhe kontaktet e lira të ithtarëve të të dy feve kanë bërë që deri diku këto dy bashkësi janë përzier. Izidari nga vendi Bexha, që hedhë gur e dru kundër pushtuesëve muslimanë, pa kundërshtim ka shënuar kurorëzimin e të vejës së mbretit Roderiko me Abdulaziz b. Mu’adhin.28) Shumë të krishterë kanë marrë emra arab, dhe, madje kjo qoftë edhe formalisht, kanë ndjekur disa tradita të fqinjve të vet muslimanë. Për shembull, disa i kanë bërë synnet (cirkumizuar) fëmijët e tyre.29) Shumë sosh që kanë bartur emrin “paganë të pakryquar” i kanë imituar muslimanët në ushqim e pije.30) Shprehja “Muzarab” - e shtrembëruar prej “musta’reb” (i arabizuar) - me të cilin kuptohen të krishterët spanjoll nën sundimin arab, me ballafaqimmin e vet dëfron në rrethanat në të cilat është jetuar, përmbanë në vete rëndësinë mbi prirjet në atë aspekt. Mësimi i gjuhës arabe, shpejt e zuri vendin e mësimit të gjuhës latine në tërë Spanjën.31) Kështu gjuha latine, gjuhë e teologjisë së krishterë, shkallërisht është harruar ashtu32) që madje janë turpëruar klerikët nga pozitat e larta për shkak të mosnjohjes së tyre të gjuhës latine. Natyrisht se nuk ka mund të pritet më shumë kujdes dhe orvatje për këto gjëra nga ata që nuk kanë qenë figura shpirtërore. Një autor spanjoll për këtë shkak në një vepër të shkruar në vitin 854 i qarton bashkëqytetarët e vet të krishterë:
“Deri sa ne i studiojmë doktrinat e shenjta të muslimanëve, deri sa takohemi me ta t’i mësojmë drejtimet filozofike, ose, më drejtë, lavdërimin e tyre filozofik, derisa ne këtë e bëjmë, jo me qëllim t’i përgënjeshtrojmë mashtrimet e tyre, por të entuziazmuar me bukurinë e gjuhës së tyre dhe tërheqshmërinë e elokuencës së tyre, e mospërfillim Evangjeljen. Ku mundemi tash të gjejmë njeri të ditur që do t’i përkushtohet studimit të veprës latine të etërve të cilët janë zhytur në studimin e shkresave librave tona të shenjta. Rinia jonë e krishterë e pasur me fjalët dhe qëndrimit zotërues, po krenoset me shkencën e huaj. Janë dehur me elokuencën arabe. Me kënaqësi i studiojnë librat muslimane, pikërisht e gëlltisin përmbajtjen e tyre. Deri sa ata nuk kanë lidhje mbi letërsinë kishtare ose, më saktë, deri sa me përbuzje shikojnë në valët kishtare, që rrjedhin nga parajsa, i lavdojnë me elokuencë bombastike veprat islame. Të krishterët aq dobët i njohin ligjet e fesë së vet, aq pak kujdes i kushtojnë gjuhës së vet latine që mezi në mesin e tyre është një nga njëmijë që do të mund të shkruaj, e që të kuptohet një letër më e rëndomtë: që të pyes për shëndetin e mikut të vet. Mirëpo, ka nga të gjitha shtresat për shkak të ndarjes të përzierit ndër retoristët arabë. Ata mund të shkruajnë poezi arabe, vargjet e të cilave mburojnë me të njëjtën shkronjë, dhe se në këtë janë bërë të njohur më tepër se tëhuajt (Arabët).33)
Pasi ishin së tepërmi të preokupuar me dritën e letërsisë arabe, e cila i tërhiqte fuqishëm, pak kanë pasur material libror ata që kanë dëshiruar të njihen me veprat e krishtera. Madje mësuesit me vështirësi kanë gjetur të dhënat e rëndomta. Gjatë kohës këto nevoja pedagogjike janë rritur. Ky popull i arabizuar në një lutje, të dërguar mbretit aragonas Alfonsit, thotë: “Ne sikur edhe të vjetrit tonë deri sot jemi edukuar ndër të huajt. Pasi jemi të kryquar, i përmbushim urdhërat fetarëtë krishtero, por që të aftësohemi me mësim të denjë përfenë tonë të shenjtë, kjo gjithnjë nuk varet nga fuqia jonë, sepse u takojmë jobesimtarëve të cilët na bëjnë dhunë. Nuk kemi pasur guxim të kërkojmë mësues nga papa ose nga Franca, kurse mësuesit e atjeshëm përsëri nuk kanë mund të na vijnë vetëvetiu, duke u frikësuar nga të pafetë, të cilëve jemi të detyruar t’u nënshtrohemi.”34)
Si kuptohet, për shkak të kontaktit kështu të ngushtë me muslimanët, dhe për arsye të studimit të madh të letërsisë së tyre (arabe), madje Elvira,35) kundërshtari fanatik i islamit, pranon bukurinë dhe çudibërjen retorike të Kur’anit, dhe këtë se të krishterët, duke e lexuar, nuk mund të përmbahen. Për këtë arsye është e natyrshme që këtu të vërehen gjurmat e ndikimit të fesë të cilat ne i kemi hulumtuar dhe, njëmend, ato gjurma ekzistojnë. Është e njohur se prifti Elipandosi në vitin 810, peshkopi i Toledos, kamentues i sektit heretik “mutehazin” dhe dijetar që ka besuar se Jezusi, i cili është njeri, nuk është përkah natyra i biri i Zotit, por sipas asaj që e ka ndjekur rrugën e Zotit - e ka përvetësuar këtë ide heretike për shkak të kontaktit të shpeshtë me muslimanët.36) Ky sekt i ri u zgjerua në shumë pjesë të Spanjës, dhe madje ka filluar të shtrihet, sipas udhëzimeve të peshkopit katalanas Feliksit, deri në Septimani, e cila ka qenë nën mbrojtjen françeze.37) Peshkopi Feliksi është çitur para gjyqit shpirtëror të cilit vet i ka kryesuar Karlo i Madh, dhe është detyruar që të heqë dorë dhe të pendohet për shkak të mashtrimit të vet, por posa është kthyer në Spanjë, ka ra sërish në herezën e vjetër. Kjo, sipas pohimit të papës së atëhershëm Leonit III, ka ndodhur për shkak të kontaktit me mosbesimtarët që kanë besim të ngjashëm.38) Kur ndikimi i kontaktit me muslimanët ka qenë aq i rëndësishëm në dinjitarët e mëdhenj kishtarë, mund të konkludojmë se ka qenë mjaft i madh edhe në të krishterët tjerë të Spanjës. Dhe vërtetë, koncili, që u forua në vitin 936 në Toledo, ka shqyrtuar se çfarë mjetesh duhet ndërmarrë kundër përzierjes që do ta prishë pastërtinë e besimit të krishterë.39)
Kuptohet se këto ndikime të besimit dhe veprimit muslimanë - krahas disa sukseseve të caktuara të konvertimit40) - përveç përzierjes së shpeshtë dhe kontakteve do të rezultojë me fryte edhe më të mëdha, dhe se do ta rrisin numrin e muslimanëve të gjakut joarab të quajtur “muvel-ledi”. Nuk kaloi shum ëkohë, e pasardhësit e këtyre muvel-ledëve kanë formuar partinë e rëndësishme në shtet.41) Madje merret vesh se më në fund këta muvel-ledë, të cilët e përbëjnë shumicën e popullësisë, qysh në fillim të shekullit IX, janë orvatur ta trondisin pushtetin arab, dhe se shkallërisht, duke formuar ndër muslimanët e Spanjës parti nacionale, njëmend treguan se ekzistojnë.
Duket se nuk ka të dhëna për historinë e konvertimit të këtyre muslimanëve të rinj. Shembujt e këtyre konvertimeve janë vërejtur deri në ditët e fundit të pushtetit islam. Madje në vitin 1487/893 H. kur ushtria e Ferdinandit dhe Izabeles e pushtoi Malagën, ka mbytur, duke i torturuar me shkopa të hollë me maje, ata që kanë rënë nga krishterizmi. Pas kësaj nja dy vjet me marrëveshjen dorëzuese të Porgeues është marrë premtim i veçant se nuk do të detyrohen ata që e kanë lëshuar që sërish të kthehen në krishterizëm.42)
Disa nga konvertitët e kanë lëshuar islamin që të shpëtojnë nga gjoba në të holla, në të cilat janë gjykuar nga ana e gjyqeve.43) Shumicën e ka përvetësuar supremacioni shpirtëror i ndikimit islam.
Përzemërsia bujare me virtytet tjera humane e të larta, që i kanë treguar pushtuesit arabë, kanë krijuar fushë të hapur të zhvillimit të këtij ndikimi. Jeta e këtillë ka qenë e mbyllur për Spanjollët jomuslimanë. Kur krahasohet shkenca dhe letërsia e muslimanëve me shkencën dhe letërsinë e të krishterëve, kjo e dyta duket majft e varfër. Islami në fushën e shkencës dhe letërsisë, si lëvizës dhe faktor entuziazmues, ka kryer shërbim special për ithtarët e vet. Përveç kësaj, Islami në Spanjë ka treguar tërheqshmëri të fisnikëruara të grupit religjioz, energjik të njerëzve të pastër moral, në krye të të cilëve kanë qenë teologët e devotshëm. Ky grup i sinqert e religjoz ka zhvilluar ndikim dominues në punët shtetërore, dhe se sinqerisht ka luftuar për zbatimin e reformave fetare dhe morale.
Kur merren parasysh ndjenjat e zjarrta fetare të muslimanëve të spanjës, dhe intrigat e popullatës së krishterë, të cilëve në marrëveshje me bashkëmendimtarët jashtë kufirit e kanë revoltuar dhe zemëruar sundimin islam, mundemi përkundër të gjitha këtyre të vërejmë se Spanja ka qenë kursyer - pos rasteve përjashtuese - nga persekutimet fetare nën sundimin arab. Kur të përjashtohen tre-katër raste të zbatimit të denimit me vetëdashje të atyre që kanë dëshiruar që në emër të fesë të bëhen gjoja martirë, nuk mund të gjendet gjatë gjithë kohës së sundimit islam gjendja për të cilën do të mund të thuhet se është atak i pastër në fe. Pushteti islam ka ndërmarrë masa rigoroze që ta pengojnë marrëzinë e “cfilitjes vullnetare” që është lajmëruar në shekullin e IX në Kardovë (Cordoba). Atëherë në këtë anë të Spanjes në mesin e të krishterëve është përhapur grupi fanatik pjesëtarët e së cilës, pa arsye, publikisht kanë ofenduar fenë e muslimanëve dhe e kanë sharë Pejgamberin e tyre, dhe që të prodhojnë rrumën endacake të fanatizmit të krishterë, qëllimisht kanë tentuar të nxisin mbi vete denimin me vdekje.
Vetëflijimi i disa të krishterëve
Ky sprovim i çuditshëm i flijimit ime vetëdashje është vërejtur sidomos prej vitit 850 deri 860/236-246 H. në mesin e popave, monakëve dhe eremitëve. Atyre që u ka shmangur kurora e cfivitjes - për shkak të tolerancës së pushtetit në aspekt të lirisë së besimit - duke përsiatur në qetësi nën kupolat e manastirit galas se si po zhduket influenca e krishterizmit dhe si po dobësohet zelli i tyre fetar, janë orvatur që sërish të arrihen me sulme të rrepta në islamin dhe Pejgamberin. Një nga të ngjashmit, njëfarë monaku Isak, erdhi para kadiut, dhe u shtirë sikur dëshiron t’i fitojë disa të dhëna për islamin. Pasi kadiu i ka dhënë njoftim për dispozitat e islamit, ky menjëherë ka atakuar me këto fjalë: “Muhammedi juve u ka sugjeruar rrena! Qoftë mallkimi i Zotit mbi të! Pasi ka qenë përplotë me të liga, e ka mashtruar njerëzinë në humbje dhe e ka tërhequr në greminë të skëterrës. Satana ka hyrë në të dhe satanisht duke iu magjepsur që t’u krijojë sëmundje te ju, ju ka dhënë gotën e pijes vdekëse. Për krimin e vet do ta bartë mallkimin amshues. Pasi jeni i arsyeshëm, përse nuk orvateni të shpëtoni nga këto rreziqe? Përse nuk do ta shkëputnit këtë besim të sëmurë dhe të kërkoni shpëtim në Evangjelien e fesë së Jezusit?”44)
Me një rast tjetër dy fanatikë të këtillë të krishterë hynë në xhami dhe krahas sharjeve nisën të thërrasin mallkim mbi islamin, duke pohuar se ai do të tërheq mbi ithtarët e vet shkretinë e zjarrit të madh.45) Njëmend, fanatikë të ngjashëm nuk ka pasur shumë.46) Mirëpo, shteti islam u frikëzua nga kjo, sepse nënçmimi i udhëheqjes së saj ka tërhequr vërejtjen me mundësinë e pakënaqësisë ndër muslimanët, e edhe nga kryengritja e përgjithshme. Prandaj, Muhammedi I*) e dërgoi në vitin 853/239 H. ushtrinë që t’i fusë në mend të krishterët e Toledos.47) Ndonëse, sipas një versioni, ky sundues patë urdhëruar që të kryhet masakër i përgjithshëm ndaj të krishterëve, megjithatë, kur iu shpjegua se në mesin e të krishterëve ka njerëz të kuptueshëm, që me këtë s’kanë asgjë të përbashkët,48) ka urdhëruar që strikt të aplikohet ligji mbi sharjen (blasfeminë). Rryma e matur ndër ithtarët e kishës ka miratuar vendimin e shtetit, kurse edhe peshkopët i kanë përjashtuar nga kisha fanatikët,49) të cilët ishin shkas për keqësimin e gjendjes së tyre. Që të përkujtojë në këto masa të marra, sidomos është thirrur Koncili në vitin 983/371 H. Pas këtij, ndonëse edhe aty-këtu janë vërejtur rastet e “cfilitjes me vetëdashje”, megjithatë këto ngjarje nuk janë përsëritur gjatë kohës së sundimit të mëvonshëm arab.50)
Devijimi i disa muslimanëve nuk e mohon idenë e tolerancës islame
E vërteta, gjatë kohës së dinastisë së Almoravidëve (murabitun) dhe në filllim të shekullit XII u paraqit në mesin e teologëve të entuziazmuar muslimanë rruyma e fanatizmit. Nga kjo lëvizje e ndezur kanë pësuar të krishterët së bashku me Hebraikët, e madje edhe liberalët muslimanë sikur poetët dhe filozofët. Mirëpo, ndodhitë e këtilla paraqesin përjashtime të rralla nga parimi tolerant, që e kanë përvetësuar sunduesit islamë të Spanjes ndaj popullatës së krishterë.
Një nga muslimanët andaluzias të quajtur “Moriskos” (Mariscos), duke protestuar në vitin 1610/1019 H. kundër vrazhdësisë së inkuizicionit, i cili atëherë tashmë i kishte persekutuar muslimanët e përmendur, iu përkujton të krishterëve tolerancën liridashëse të cilën dikur ua kanë treguar bashkëbesimtarët me këto fjalë:
“Deri sa fuqia ka qenë në duart e gjyshërve tonë ngadhnjimtarë, a kanë dëshiruar kurdoherë ta çrrënjosin krishterizmin nga Andaluzia? Derisa sa të parët tuaj kanë qenë nën sundimin e tyre, a nuk ua kanë dhënë ata lirinë e plotë të besimit dhe lirinë e kryerjes së liturgjive të krishtera? A nuk ka urdhëruar Pejgamberi jonë që të ruhen besimet e vejtra, qofshin ato edhe të shtrembëra, me çmimin e dhënies së tatimit (haraçit) të matur vjetor për çdo pjesëtarë të popullit, cili do qoftë e edhe me anë të shpatës islame, është futur në rrethin e të pushtuarve? Nëse atëherë ka pasur raste të konvertimit me dhunë, ata janë aq të rrallë sa që nuk mbahen mend, e madje edhe ato janë bërë nga ata në zemrat e të cilëve nuk ka pasur frikë as nga Zoti as nga Pejgamberi i Tij. Ata i kanë tiranitë duke e ditur se kjo është plotësisht në kundërshtim me parimet dhe rregullat islame. Nuk mund të pohoni se te ne ka, për shkak të tjetërllojësisë në besim, ndonjë gjyq zyrtar sikur inkuizicioni juaj i përgjakshëm. Pa dyshim, atoqë dëshirojnë ta përqafojnë fenë tonë, gjithnjë e gjejnë të hupur përqafimin tonë vëllezëror, por Kur’ani kerimi nuk na lejon të bëjmë presion në ndërgjegjje. Njerëzit që fusim në fenë tonë do t’i arrijnë të gjitha përkrahjet e mundshme. Posa e deklaron besimin në njësinë e Zotit dhe në pejgamberinë e Pejgamberit tonë, ne pa kurrfarë kushtesh e konsiderojmë tonin; ne pa kurrfarë kushtesh e konsiderojmë tonin; kurorëzohet me vajzat tona dhe gjenë punë në profesionet e larta të dobishme, ku kërkohet besnikëria. Ne kënaqemi me atë që do të trajtohet sikur edhe ne dhe që nga jashtësia, e duke mos e verifikuar ndërgjegjen e tij - do të duhet musliman, vetëm me atë kusht nëse haptas nuk e qorton fenë dhe nuk e vë në tallje. Në rast se dikush bënë kështu, ne të tillët njëmend do t’i denojmë, sepse vullnetarisht e kanë përqafuar fenë, e jo me dhunë.51)
Në një memorandum që ia shtroi mbretit Filipit III kryepeshkopi i Valencisë, e të cilën e ka hartuar në vitin 1602/1011 H., me qëllim që ta rekomandojë internimin, nënçmimin dhe konvertimin e muslimanëve spanjollë, theksohet në një pikë në fillim në këtë frymën tolerantë të islamit. Me këtë rast në memorandumin e njëjtë pranohet se Turqit dhe muslimanët tjerë i kanë dhënë nënshtetasve jomuslimanë lirinë e ndërgjegjes.52)
Pasi islami ka lëshuar thellë rrënjët në zemrat e popullit spanjoll, mund të gjykojmë sipas kësaj gjendjeje kur është larguar grupacioni i fundit i muslimanëve vendas, i quajtur “Moriskos”, në vitin 1610/1019 H., këta të mjerë, ndonëse janë detyruar që pas 100 vjet formalisht të tregohen të krishterë, kanë dëftuar se kanë mbetur besnikëfesë së të parëve. Përkundër emigrimeve, që kanë ndodhur pas rënies së Granadës, numri i grupacionit të fundit të internuar ka qenë pesë qindë mijë.53) Qytetet dhe fshatrat janë shkretuar, kurse shtëpitë janë shndërruar në gërmadha, dhe nuk kanë gjetur banorë të ri të cilët do t’i riparonin.4) Në damarët e këtyre Moriskosëve ka pasur shumë pak gjakë arabi. Të ceken provat për këto shpjegime do të ishte edhe së tepërmi gjatë. Vetëm që në këtë aspekt ta përmendim një pikë, e ajo është nxjerrë nga një letër që është shkruar në vitin 1311/711 H. Sipas saj prej 250.000 muslimanëve, të banuar në Granadë, kanë qenë vetëm 500 të gjakut arab. Të tjerët të gjithë kanë qenë pasardhës të konvertitëve spanjollë.55) Në përfundim ta shënojmë edhe këtë se islami deri në ditët e fundit të ekzistencës së vet në Spanjë ka fituar konvertitë të ri. Për këtë arsye një historian, duke shkruar për ndodhitë që kanë ndodhur në vitin 1499/905 H. d.m.th. shtatë vjet pas rënies së Granadës, tërheq vëmendjen në këtë fakt, d.m.th. se madje edhe në kohën e tillë disa të krishterë që jetojnë në mesin e Marokienëve kanë hyrë në shtegun fetar të të ndershmit Muhammed.56)
—————
1) Baudissin, fq. 22.
2) Helfferich, 68.
3) Makarri, vol. I, fq. 280-292.
4) Baudissin, fq. 7.
5) Dozy (2) bl. II, fq. 45-46.
6) A. Müller, vol. II, fq. 463.
7) Dozy (2), bl. II, fq. 44-46.
8) So St. Boniface (A. D. 745, Epist. LXII). “Siç u ka ndodhur edhe fiseve tjera në krahinat e Spanjës dhe popullatës së Burgundiso, e cila ka bërë mëkat të madh duke u larguar nga Zoti, kështu GJyqtarë Suprem ka vendosur t’i denojë dhe t’iu hakmerret nëpërmjet Arabëve, për shkak të mëkateve të bëra dhe mosnjohjes së ligjit të Zotit”. (Migne, Patr: Lat. bl. LXXXIX, fq. 761).
9) Dozy (3), bl. I, fq. 15-20; Whishaw, fq. 38, 44.
10) Samson, fq. 377-378, 381.
11) Dozy (2), bl. II, fq. 210.
12) Alwari Corduben-sis. Epist. XIX “Unë pa dyshim i dorëzohem Ligjit të Zotit, me shumë mallëngjim sepse meritoj denimin e amshueshëm.” (Migne, Patr. Lat. bl. CXXI, fq. 512).
13) Helfferich, fq. 83.
14) Helfferich, fq. 79-80.
15) “Nëse njeriu do të mendonte se deri në çfarë mase është dëgjuar ehoja e idesë së profecisë të marrë nga Besëlidhja e vjetër në krishterizmin e fiseve gjermane ariane, madje nsëe do të mendonte për mbajtjen e kësaj ideje te Gotët perëndimor pas pranimit të drejtimit katolik - nëse për të gjitha njeriu mendon mirë, do ta kam të qartë se si, pas ardhjes së Arabëve, te popujt e nënshtruar të krishterë janë shfaqur pikëpamjet e ngjashme me islamin.” (Helffenich, fq. 82).
16) Lucae Diacani Tudensis Chronicon Mundi, (Andrease Schottus: Hisponiae Illustratae, bl. IV, fq. 53) (Francefurti, 1603-1608).
17) Dozy (2), bl. II, fq. 41; Whishaw, fq. 17.
18) Dozy (2), bl. II, fq. 39.
19) Baudissin, fq. 11-13, 196.
20) Eulogius: Mem. Sanet. lib. I, 30. “Jetojmë në mesin e tyre pa urrejtje fetare” (fq. 761). “Nuk i ka detyruar kurrfarë fuqie e sunduesit ta mohojnë fenë e vet, as i ka larguar nga adhurimi i fesë së shenjtë” (fq. 751).
Johni nga Gorzi (që e vizitoi Spanjën kah gjysma e shekullit të dhjetë, fq. 124 thotë: “Të krishterët gjatë kohës së sundimit të tyre lirisht disponojnë me pasuritë e veta dhe i vizitojnë vendet e shenjta.”
Përshkrimin e tillë të gjendjes të të krishterëve e ka dërguar edhe peshkopi spanjoll Johni nga Gorzi dhe në të thotë:
“Në këtë gjendje kemi ardhur për shkak të mëkateve tona. I jemi nënshtruar fuqisë së jobesimtarit dhe jemi të paaftë t’i kundervihemi sundimit të tyre. Në këtë situatë nuk mund të ankohemi përveç në atë që të krishterët që janë në shërbim i përshëndesin (muslimanët) që i takojnë, kurse ata në këtë i përmbajnë. Nuk na pengojnë në përdorimin e ligjeve tona. Janë të kënaqur, njëkohësisht, me jetën e tyre shoqërore.
Deri sa nuk largohemi prej fesë sonë, duhet për kohësisht të tregojmë pranimin e politikës ndaj nesh. I nënshtrohemi dhe u bindemi urdhërave të tyre, deri sa politika e tyre nuk bëhet pengesë e besimit tonë.” (fq. 302).
21) Baudissin, fq. 16-17.
22) Eulogius, vdiq në vitin 859 (Mem. Sanet. lib. III, C. 3) flet për kishat e posandërtuara. Kjo ndodhi historike gabimisht i është përshkruar Luitbraudit në lidhje me ndërtimin e kishës në Kordobë në vitin 895 (fq. 1113).
23) Eulogius, Mem. Sanet. lib. III, c. II. (fq. 812).
24) Baudissin, fq. 16).
25) Baudissin, fq. 21 dhe John of Garz, 128 (fq. 306).
26) Dozy (2), bl. II, fq. 42.
27) Baudissin, fq. 96-97.
28) Isidori Pacensis Chronicon, 42 (fq. 1266).
29) Alvar: Indic. Lum. 35 (fq. 53); John of Garz, 123, (fq. 303).
30) Letter of Hadrian I, fq. 385; John of Garz, 123. (fq. 303).
30) Letter of Hadrian I, fq. 385; John of Garz, 123, (fq. 303).
31) Ekzistojnë ende vargjet arabe të një poeti të krishterë që dëftojnë në shkathtësinë e shkëlqyeshme në zotërimin me gjuhën e metrin (Von Schack, II, 95).
32) A. Samson na jep shembuj të stilit të dobët latin, me të cilin shkruajnë disa teologë në kohën e tij, dhe thotë: “Sepse jemi kënaqur me krishterizmin e thjeshtë, pas përmirësimi i tij u bë më i keq se ai më parë. Qemë kënaqur për shkak të thjeshtësisë së krishterë.” (fq. 404, 406).
37) Alvar: Indc. Lum. 35 (fq. 554-556).
34) Orderic Vitalis, fq. 928.
35) Alvar, Ind. Lum. 29: “Me sytë tonë lexojmë në librat e tyre. I miratojmë të gjitha tekstet e frazave dhe lutjeve me të cilat luten ndihmuesit e kësaj feje - dhe të cilat për çdo ditë formohen me shkathtësi të shkëlqyeshme dhe elokuencë tërheqëse.” (Migne. Patr. Lat. bl. CXXI, fq. 546).
36) Enhueber, 26, fq. 353.
37) Helfferich, fq. 88.
38) “Pak më vonë ka thyes ligjin e Zotit, iku te jobesimtarët me të cilin është pajtuar posa ka thyer zotimin e vet”.
Frobenii dissertatio de hacresi Elipandi et Felicis, XXIV. (Migne. Patr. Lat. bl. CI, fq. 313).
39) Pseudo-Luitpraudi Chronicon, 341 (fq. 1115) “Basiliusi ka thirrur koncilin e Toledos dhe me të ka kushtëzuar që mos të denohen të krishterët për shkak të përzierjes me muslimanët”.
40) Ekzistojnë pak tekste që shpjegojnë këta faktorë dhe orvatje. Mirëpo, ato vërehen nga fjalët Eulogiusit (Liber Apologeticus Martyrums, 20) për Muhammedin: “Pa dyshim do të kenë sukses ata katolikë që dëshirojnë ta njoftojnë marrëzinë e këtij mëkati, çmendurinë e këtij misioni dhe mashtrimin e novatarisë pa shenjtëri, shumë më qartë se vetë anëtarët e këtij sekti, nëse i mësojnë. Janë me bindje se janë në diç të shenjtë, besojnë në të dhe thërrasin në fenë e Pejgamberit të vet jo vetëm në fshehtësi, por madje edhe në folurit publik.” (Magne: Potr. lat, bl. CXV, fq. 862).
41) Dozy (2), bl. II, fq. 53.
42) Lea, The Moriseos, fq. 17, 18.
43) Samson, fq. 379.
44) Eulogius, Mem. Sanet. prof. 2 (Migue. bl. CXYV, fq. 737).
35) Eulogius, e XIII, (fq. 794).
46) Thuhet se numri i martirëve nuk ka qenë më i madh se katërdhjetë (W. H. Prescolt, History of the Reign of Ferdinand and Isabella, vol. I, fq. 342, n.) (London, 1846)
*) Muhammedi I i biri i Abdurrahmanit II, është sunduesi i pestë i halifëve umevit në Spanjën muslimane. Ka sunduar në vitin 852-886. Është orvatur ta ndjek rrugën e babait të vet në punën për mirëqenien dhe jetesën tolerante të shtetit multikonfesional dhe shumënacional. Trazirat, kryengritjet e brendshme, përzierja e sunduesve përreth të krishterëve dhe ndërsimi i popullatës së krishterë në pushtetin muslimanë, pastaj sulmet e Normanëve nga jashtë, i kanë shkaktuar këtij emiri vështirësi të shpeshta. Në krye të këtyre trazirave më së shpehti ka qëndruar kryeqendra e dikurshme mbretërore dhe qendra e pushtetit kishtar qyteti Toledo.
Inan, M. A., Devletu l-islam fi l-Andalus (Shteti islam në Andaluzi/Spanjë), Kairo, 1960, (bot. III), voll. II, fq. 284-312.
Hiti, vepra e cituar, fq. 466-467,; Gomez, E. G., Mavarsha Shpanija, Svijet islam, fq. 229-232 (SH. N.)
47) Dozy (2), bl. II, fq. 161-162.
48) Eulogius: Mem. Sanet, J. III> C. VII (fq. 805) “Fakti i qartë flet se ndër të krishterët nuk ka njeri të mençur e të edukuar, as liderë që do të bënte diç të tilë.”
49) Alvar, Ind. Lum, 14 (Migue, bl. CXXI, fq. 529).
50) Baudiosin, fq. 199.
51) Morgan, vol. II, fq. 297-298, 345.
52) Morgan, voll. II, fq. 310.
53) Lea, The Morisscos, fq. 259.
54) Morgan, vol. II, fq. 337.
55) Morgan, vol. III, fq. 289.
56) Stirling - Maxwell, vol. I, fq. 115.