Shkëndija të ndritshme

Me tu kthyer në shtëpi e publikova librin tim të parë ndonëse ky nuk ishte qëllimi i kësaj ekspedite. Motivi i mirëfilltë ishte të testoja disa nga pretendimet e shprehura si të vërteta dhe të bëra shpesh nëpër literaturën e historsë dhe filozofisë së shkencës së viteve të 50-ta dhe 60-ta. Tekstet shkollore që studijoja në vitet e mia universitare si për shembull “A History of Western Philosophy: Hobbes to Hume” (1952), shpesh sugjeronin se shkenca është me natyrë unike evropiane. Vendet të cilat nuk kishin përjetuar renesancën (Shih: New Scientist, 7 Tetor, f. 48), patën një lloj averzioni për shkencë, thonë ata. Prandaj shkenca në vendet e botës së tretë ka tendenca të jetë inferiore dhe e parëndsishme.

Çfarë zbulova unë nga ky shtegtim? Gjeta individë dhe komunitete të pasionuar për shkencë; diskutime të gjera mbi metodologjinë dhe etikën e shkencës si në rrrethet shkencore poashtu edhe në publikun e gjerë; shkencë të mirë dhe shkencë të keqe me bollëk, sidoqë të definoheshin këto terme; përpjekje heroike përkundër aparaturës së dalë kohe; mungesë kronike të fondeve dhe të burimeve njerëzore; projekte të sponsoruara mirë të cilat prodhuan rezultate të kalibrit ndërkombëtar; xhelozi profesionale dhe korrupcion; aq sa stagnim poaq progress, aq sa konformitet poaq edhe kundërshti.

Në shumë nga këto aspekte, shkenca dhe shkencëtarët në këto vende nuk janë fare ndryshe nga ato në perendim. Qysh atëbotë e rindërmora edhe dy herë tjera shtegtimin tim në mesin e viteve 80-ta dhe 90-ta respektivisht, madje e zgjerova atë të përfshija edhe Amerikën Latine. Këto udhëtime vetëm se përforcuan konkludimet e mia.

Asgjë nuk ka unike perendimore në hulumtimin e dijes nëpërmjet të të rezonuarit deduktiv. Të gjitha kulturat e mbijetuara deri më sot, pamarrë parasysh sa ‘të prapambetura’ të duken ato në shikimin evropian, mishërojnë në vete vlerësimin e logjikës, rezonimit dhe empiricizmit. Kultura e cila nuk e çmon dijen per se, është e rrallë, ose më mirë të shtoja, një bishë ekstinkte. Normat kulturore nuk kanë të bëjnë asgjë me progresin shkencor ose të kundërtën e saj në vendet e botës së tretë.

Hipoteza se shkenca nuk mund të zhvillohet në vende me shoqëri të orientimit konformist, ëxhtë poashtu e pavërtetë. Të konsiderojmë Japoninë, njëri nga kombet më konformiste në faqe të dheut dhe njëherish me një nga strukturat më të zhvilluara shkencore në botë.

Madje as renesanca evropiane nuk ishte diçka tërësisht unike. Gjithë civilizimet tjera kishin versionet e tyre – albeit historikisht më të hershme në disa raste. Ne sot e dimë se cilësia dhe sasia e shkencës në civilizimin Islam, Kinez dhe Indian ishte vërtetë marramendëse. Historianët e shkencës po dëshmojnë se vështirë ekzistonte ndonjx kulturë ndonjëherë të mos kishte prodhuar shkencë relevante.

Evropa vetë mësoi të rezonuaritë deduktiv dhe metodën eksperimentale nga shkencëtarët muslimanë. Renesanca evropiane, do të shtoja, as që do të ishte e mundur pa Islamin: puna shkencore e Kopernikut bazohej kryekëput në punimet e NasruDin At-Tusi’t, matematicient ky i shekullit të dymbëdhjetë nga Horasani, Iran. Ku do të ishte optika pa Ibn Al-Haythem-in , fizikant ky dhe filozof i shekullit të dhjetë nga Basra, Iraq? Poashtu, është e pamundur të paramendohet matematika e sotme pa themelusin e Algjebrës qysh në shekullin e nëntë, Al-Havarizmin.

Ekzistojnë dallime ndërmjet shkencës së sotme në perendim dhe asaj në botën e tretë. Disa sosh janë të origjinës historike; tjerat kanë të bëjnë me natyrën e shkencës moderne. Por kryesisht arsyeja më e rëndësishme prapa këtyre dallimeve është kolonializmi i cili shkatërroi shkencën indigjene. Forcat kolonizuese mbyllën kolegje dhe universitete, ndaluan hulumtimet dhe praktikën e shkencës dhe medicinës vendëse. Në Idonesi, për shembull, holandezët ndaluan popullsinë vendëse nga edukimi i lartë deri më 1950. Përkundrazi, në vendet e vetë forcave kolonizuese, frytet e kolonializimit shtytën renesansën evropiane dhe sollën gjithë kapitalin e nevojshëm për revolucionin industrial.

Shekuj të tërë të zhvillimit disproporcional nuk mund të përmirësohen brenda disa dekadave. Sikur vendet perendimore të ishin kolonizuar nga bota e tretë, dhe pasuria e tyre të thithej jashta, atëherë do të vihej në shesh se sa janë të aftë këta të fundit për prodhimin e shkencës.

Shkenca moderne është kryesishtë shkencë e përmasave të mëdha. Ajo kërkon sasi jashtëzakonisht të mëdha investimi – diçka që shumica e vendeve të pazhvilluara nuk mund të ofrojnë. Për më tepër, insistimi modern se shkenca duhet të jetë ndërkombëtare në karakter, si dhe gjithë theksimi i gjithëanshëm në projekte të mëdha dhe prestigjioze, ka anashkaluar nevojat e popujve të vendeve të pazhvilluara.

Kolaborimi shpesh nënkupton pranimin e prioriteteve peredimore për hulumtim dhe anashkalimin e nevojave relevante hulumtuese të vendeve në zhvillim e sipër. Ekspertiza e huaj shpesh imponohet, në formë të maskës së asistimit shkencor ose ndihmës teknike, kështu që ekziston njëfarë presioni për komunitetin vendës kundër prodhimit të alternativave të mundshme. Shkenca e investime më të vogla, shkenca modeste e një stili më pak pompoz, shihet si prodhim inferior – nga kosultantët perendimor si dhe nga vetë shkencëtarët vendës.

Tri dekada të kërkimit tim të shkencës në vendet e botës së tretë më dhanë mua një mësim të rëndësishëm. Shkenca do të lancohet në ‘Botën e Tretë’ vetëm kur popullsia e saj të themelojë agjendën origjinale të hulumtimit. Suksesi arrihet kurdo dhe kudo që principet e vetë-mbështetjes dhe pavarësisë – që nënkupton mbështetjen në aftësitë, përpjekjet dhe punën origjinale – aplikohen. Për shembuj të shkëlqyer në këtë drejtim të konsiderohen Instiuti Hulmtues Tata në Indi, ose Qyteti Medicinal Mbreti Fahd në Rijad, ose programi i Brazilit për hulumtimin e energjisx ripërtrirëse. Ndonjëherë ndonëse fatkeqësisht, agjenda e shkencës kombëtare reflekton nevoja defensive - sadoqoftë të keqpërceptuara këto-ashtu siq shohim në programin e sukseshmëm të energjisë nukleare në Pakistan. Mirëpo madje edhe hulumtimi i kësillojtë i ndërmarë në emër të mbrojtjes vërteton tezën time.

Ne mund të diskutojmë gjithë ditën lidhur me dallimet e shkencës në perendim dhe asaj në vendet në zhvillim e sipër. Mirëpo të pretendohet se shkenca jashtë perendimit është prapambetur si shkak i vlerave kulturore ose mungesës së vullnetit të konfrontohet autoriteti, është thjeshtë të përsëritet gabimi i shumë teksteve shkollore.

Përktheu: Elma Berisha-Berkolli

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme