Metodologjia e Kur’anit

Disa njerëz kur i analizojnë këto tema dhe kuptojnë se sa ato janë të përpikta, fascinuese, relevante, elastike, përshkuese dhe gjithëpërfshirëse, i trajtojnë si veçori më të mëdha të Kur’anit. Ata mendojnë se metodologjia e shprehjes kur’anore bën pjesë në të dhe se e tërë mrekullia kur’anore është strukur në të. Disa të tjerë bëjnë dallimin mes domethënieve dhe mënyrës së realizimit (interpretimit), ata flasin kur është në pyetje mrekullia kur’anore e në veçanti për çdonjërën prej tyre. E ne mund ta bëjmë këtë shtojcë e të themi: Metodologjia të cilën e trasoi Kur’ani në të shprehur është ajo e cila i ndriçoi këto qëllime dhe këto tema. Andaj edhe ajo mjafton për këto qëllime dhe këto tema.

Kjo nuk mund të na shpie në ato tema shterpe rreth fjalës dhe domethënies së saj. Këto tema u shkoqitën nga kritikët arabë që kur Xhahidhi iu rrek kësaj teme dhe supozoi se domethëniet përfaqësojnë thelbin e metodologjisë. Atë e pasoi Ibni Kutejbe, Kudame, Ebu Hilal El Askeri e të tjerë në të njëjtën vijë të temës, disa duke e përkrahur e disa duke e kundërshtuar. Ne llogarisim se Abdulkahiri arriti në një mendim të prerë e të shëndoshë kur në librin e tij Delailul Ixhaz erdhi në përfundim se vetëm fjalën në vete nuk mund ta paramendojë i mençuri që rreth saj të zhvillohet studimi vetëm nga aspekti i saj si fjalë, por se studimi zhvillohet nga aspekti i synimit të saj. Gjithashtu nuk mund të paramendojë i mençuri se vetëm domethënia në vete meriton të zhvillohet studimi rreth saj, ngase ajo shpreh atë që është në brendi të fjalës, por nga aspekti se ajo është përfaqësuese në fjalë dhe se domethënia përcaktohet sipas përkufizimit të saj në kontekstin e fjalisë ku vepron. Andaj, edhe nuk mund të jenë të ndryshme dy struktura fjalish e që pastaj të unjësohet domethënia në mënyrë të plotë.

Abdulkahiri këtë çështje nuk e shtjelloi me këtë shtjellim të shkurtë por ai për të shkroi një libër të cilin ne nuk mundemi ta përcjellim këtu e as nuk mund të bëjmë përcjelljen e disa pasuseve të tij, siç i transmetuam në fillim të këtij libri me atë stil të ndërlikuar të cilin e hasëm atje. Ne do t’i përcjellim vetëm domethëniet shkurtimisht. Atij vërtet i takojnë meritat për shtjellimin e kësaj çështjeje. Sikur të sillte një definicion për ta shprehur në mënyrë të prerë atë, do ta arrinte piedestalin në kritikën artistike. Ne do të shpreheshim në vend të tij kështu: Pa dyshim metodologjia e realizimit (interpretimit) është vendimtare në ilustrimin e domethënies dhe kudo që dy metoda ndryshojnë njëra prej tjetrës në të shprehurit e një domethënieje, do të ndryshojnë edhe pamjet e kësaj domethënieje në shpirt dhe mendje. Në këtë mënyrë lidhen domethëniet dhe mënyrat e realizimit me një lidhje që nuk ka nevojë më të diskutohet rreth të tjerave dhe domethënieve të tyre për çdonjërën në veçanti. Një domethënie nuk mund të shfaqet pos në një figurë të vetme. E kur të ndryshojë figura, ndryshon edhe domethënia sipas masës së saj. Ndoshta kuptimi mendor i përgjithshëm nuk ndikon në qenien e fjalës mirëpo figura në shpirt dhe mendje ndryshon. Ajo ashtu edhe është e rregulluar në art - ngase shprehja në art ka funksion të ndikimit ashtu që kur të ndryshojë forma e ndikimit prej saj, domethënia e transferuar ndryshon pa dyshim!

Ne po përfundojmë me këtë sqarim dhe kalojmë në vlerën e metodologjisë ilustruese në Kur’an. Kjo metodologji është ajo e cila domethënieve, qëllimeve dhe temave kur’anore ua dha këtë pamje të cilën e shohim. Përmes pamjes ajo arriti vlerën e saj të lartë ngase kjo metodologji në këto pamje është krejtësisht ndryshe nga çdo pamje tjetër siç e pamë edhe më herët.

Ne dëshirojmë që këtë çështje ta ndriçojmë përmes modeleve, edhe pse ato gjenden aty-këtu në brendi të librit, gjithashtu edhe sqarimi i tyre aq sa do të mjaftonte të dallohet veçoria e metodologjisë kur’anore në të. Megjithatë ne këtu jemi para ekspozimit të fundit të rezymuar e në anën tjetër kemi edhe mjaft modele që na shërbejnë për këtë temë.

Tipari i parë i shprehjes kur’anore është trasimi i metodës së ilustrimit të domethënieve mendore, gjendjeve shpirtërore dhe shfaqja e tyre në pikturat konkrete, nxjerrja e metodës së ilustrimit të skenave natyrore, ngjarjeve të kaluara, rrëfimeve të treguara, shembujve të rrëfyer, skenave të kijametit, pamjeve të begatisë dhe ndëshkimit si dhe llojeve njerëzore. Thuajse të gjitha ato të ishin të pranishme e të përshkrueshme me parafytyrimin sensibil të cilin e përmbush me lëvizje imagjinative.

Çka e mbivlerësoi këtë metodë mbi metodat tjera të cilat i transmetojnë domethëniet dhe gjendjet shpirtërore në figurën e tyre mendore dhe abstrakte dhe i transmetojnë ngjarjet dhe rrëfimet në lajme të shfaqura, gjithashtu i shprehin skenat dhe spektaklet në formë gjuhësore e jo si ilustrim imagjinativ?

Për ta proklamuar këtë mbivlerësim mjafton që të ilustrohen të gjitha këto domethënie në figurë abstrakte dhe të ilustrohen më pastaj në formën tjetër ilustrative. Vërtet, domethëniet në metodologjinë e parë i referohen mendjes dhe vetëdijes. Ato arrijnë në mendje dhe vetëdije të zhveshura nga hijet e tyre të bukura. Kur’ani në metodologjinë e vet të dytë i referohet sensit dhe intuitës, dhe arrin në shpirt përmes shumë dritareve: përmes shqisave me anë të imagjinatës, përmes ndjenjës me anë të shqisave, përmes intuitës aktive me anë të oshëtimës (ehos) dhe ndriçimeve. Kështu pra, mendja është vetëm një dritare prej dritareve të saj të shumta në shpirt e jo dritarja e saj e vetme.

Kjo metodologji, pa dyshim zotëron vlerën e interpretimit të da’ves në çdo besim. Megjithatë ne këtu e studiojmë vetëm në pikëpamje ekskluzivisht artistike. E ajo në këtë pikëpamje ka një rëndësi të madhe e të veçantë. Funksioni i parë i artit është t’i ngacmojë reflekset intuitive, ta përhapë oreksin artistik me anë të këtij ngacmimi, shpalosjen e jetës misterioze me anë të këtyre refleksioneve, ushqimin e imagjinatës me piktura që t’i realizojë të gjitha këto. Të gjitha këto i përmban metodologjia e ilustrimit dhe e përshkrimit në artin e bukur. Këtu do t’ua ekspozojmë disa shembuj jashtë atyre që i kemi ekspozuar më parë:

1 - Domethënia e ikjes së fortë (la rgimit të madh) nga thirrja në besim. Ajo na shfaqet në pamjen e saj abstrakte përmes ikjes së tyre çuditëse nga thirrja në besim. Mendja në vetmi dëshiron ta kuptojë domethënien e ikjes kur është e qetë dhe e lirë.

Kur, ja, Kur’ani na e shfaqë këtë pikturë të çuditshme: “Po çka kishin ata që largoheshin prej këshillës (Kur’anit)? Ata ishin si gomarë të trembur (të egër) që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).” (El-Muddeththir, 49-51). Këtu mendjes i shoqërohet shqisa e shikimit, diapazoni i imagjinatës, refleksioni i talljes dhe ndjenja e bukurisë: Tallja nga ata të cilët ikin sikur kur ik gomari i egër nga luani, jo për asgjë vetëm pse ata thirren në besim. Bukuria e cila vizatohet në lëvizjet e pikturës është atëherë kur e përjeton (percepton) imagjinata brenda kornizave të natyrës kur dëbohen këta gomarë të egër duke i ndjekur luanët e tërbuar!

Shprehja këtu ka rreth saj hije e cila ia shton hapësirën-nëse lejohet të themi kështu.

2 - Domethënia e paaftësisë së zotave të cilët i adhurojnë idhujtarët përpos All-llahut mund të interpretohet përmes disa shprehjeve mendore e abstrakte, sikur të thuhet: Vërtet, ata që adhuroni pos All-llahut janë më të dobët se krijimi i sendit më të thjeshtë.

Këtu domethënia arrinë në mendje abstrakte dhe hutuese: Megjithatë, shprehja ilustrative e pasqyron në këtë mënyrë:

“Vërtet, ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë ate prej saj. I dobët është edhe lutësi (kërkuesi) edhe i luturi (i kërkuari)!” (Haxhxh, 73).

Kështu e shfaq këtë domethënie dhe e ndriçon përmes këtyre figurave aktive dhe të njëpasnjëshme:

“Nuk mund të krijojnë asnjë mizë” kjo është shkalla e parë, “Edhe nëse tubohen të gjithë për të”, kjo është e dyta. “Nëse miza ua rrëmben ndonjë send, ata nuk mund ta shpëtojnë ate prej saj”, kjo është e treta... A nuk është e gjithë kjo ilustrim i dobësisë së plogshtë dhe shkallëzim i ilustrimit të tij me çka nxit në shpirt talljen therëse dhe nënçmimin ironik?!

Megjithatë, a nuk është kjo teprim? A thua stilistika e saj shkon në ekstremitet?

Kurrsesi! Kjo është e vërtetë reale dhe e rëndomtë. Ata Zota! “Nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për te”. Miza është e vogël dhe përçmuese, megjithatë mrekullia e krijimit të saj është e barabartë me mrekullinë e krijimit të deves dhe elefantit. Aty qëndron mrekullia e jetës në tërësi në të cilën marrin pjesë viganët dhe të imtit. Pra, mrekullia nuk qëndron në konstruksionin e saj (fjala është për krijimin e kolosëve prej gjallesave), por në një qenie të vogël si pluhuri.

Shpikja artistike në këtë rast qëndron në ekspozimin e këtij realiteti në një pikturë ku vijëzohen hijet e dobësisë në krijimin e sendit më të vogël. Kurse bukuria artistike në këtë rast qëndron në ato hije të cilat shtohen prej komponenteve të pikturës, prej lëvizjes imagjinuese të përpjekjes për krijim, në tubimin e gjithë masës për të, e pastaj edhe të përpjekjes për të fluturuar pas mizës për ta shpëtuar atë që e rrembeu, ku ata, por edhe pasardhësit e tyre, janë të paaftë për ta bërë këtë shpëtim.

3 - Kur’ani interpreton rastin e largimit të miqve nga miqtë e tyre ditën kur do të dalin para tmerrit të kijametit me anë të kësaj shprehjeje abstrakte e distancuese. Këtu të sinqertit (në veprimin e tyre të shëmtuar) injorohen mes vete, shokët grinden mes vete e më në fund pasuesit largohen nga të pasuarit kur dëshmuan tmerrin në ditën e fesë. Ky interpretim arrinë të bëhet prej më të përpiktëve të cilët shprehen. Prapëseprapë shtrohet pyetja: ku e ka vendin kjo shprehje mendore në këtë ekspozim përplot gjallëri. “E të gjithë njerëzit (sheshazi) i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) u thonë parisë (udhëheqësve): “Ne ishim pasuesit tuaj andaj a mund të na lehtësoni diç nga dënimi i All-llahut? Ata (paria) thonë: “Sikur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do t’ju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim). E pasi të kryhet çështja (të hynë ata të xhennetit në te dhe të xhehennemit në te, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar dhe) u thotë: “Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, ja, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët: atëherë pra, mos më qortoni mua po qortone veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit).” “S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.” (Ibrâhîm, 21-22).

Të dobëtit janë ata të cilët u ishin nënshtruar të fortëve dhe të cilët ende janë të dobët, mendjelehtë dhe shpirtdorëzuar. Ata u strehuan në pushtetin e mendjemëdhejve në këtë botë, andaj edhe e kërkojnë shpëtimin prej tyre nga ky rast. Ata i qortojnë të dobëtit pse u mashtruan pas tyre në jetë duke u përmbajtur në këtë rast me natyrën e tyre të nënçmuar dhe dobësinë e tyre të njohur.

Ata të cilët u madhështuan, atyre u ra poshtë mendjemadhësia dhe u ballafaquan me fatin e tyre. Atyre ua ngushtojnë shpirtin edhe më të dobëtit të cilëve nuk u mjafton ajo që e shohin prej poshtërimit dhe ndëshkimit. Prej tyre kërkojnë që t’i shpëtojnë atëherë kur ata nuk kanë në dorë as shpëtimin e vetvetes ose ua përkujtojnë krimin e mashtrimit të tyre atëherë kur nuk bën dobi përkujtimi. Ata nuk kanë çka t’u thonë në këtë mërzi e ngushtësi pos fjalëve: “Sikur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do t’ju udhëzonim juve.” Djalli, përkundër të gjitha tipareve të personalitetit të tij si mashtrues, tradhtues, nënçmues, mendjemadh, kurthbërës e djallëzor, pranon para ithtarëve të tij-por vetëm tash-se All-llahu u ka premtuar premtim të vërtetë, dhe se ai (djalli) u premtoi por i tradhtoi pastaj i dhimbsen dhe i ngushëllon duke i tërhequr duart e tij prej udhëheqjes së tyre. “Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj) përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar) e ju mu përgjigjët: Atëherë pra, mos më qortoni mua por qortone veten.” Jo, jo, madje ai edhe në këtë rast e tregon mendjemadhësinë e tij duke thënë “Unë e mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë”.

Vërtet dhe pa dyshim ai është shejtan! Kjo vërtet është një shpikje në ilustrimin e këtij rasti specifik, në të cilin largohet i pasuari nga pasuesit e vet dhe e mohon lidhshmërinë e pasuesit nga i pasuari ku asnjëri prej tyre nuk ka gjë në dorë për tërheqje apo bashkim, por kjo është natyrë e çdo grupi të cilit i zbulohen turpshmëritë para një tmerri të papërshkueshëm. Në këtë rast shejtani është shumë logjik me veten dhe me figurën të cilën ia përshkruan Kur’ani: Përndryshe, ai nuk mund të jetë shejtan pa këto mashtrime, kreshpërime dhe injorime! Në këtë mënyrë në shpirt arrijnë të gjitha ato oshëtima dhe ato hije prapa shprehjes së ilustruar e të përshkruar. A thua vallë ku e ka vendin shprehja mendore krahas këtij ilustrimi artistik?!

4 - Gjithashtu thuhet se punët e atyre që nuk besuan nuk mund të llogariten e të maten: Ata mashtrohen kur mendojnë se janë diçka, ata janë në humbje të përhershme, s’ka kush që mund t’i nxjerrë prej saj e as t’i udhëzojë diku tjetër. Kështu domethënia përçohet në mendje dhe pushon aty.

Megjithatë ajo gjallëron dhe lëviz, ajo trazon ndjenjën dhe imagjinatën kur realizohet në këtë formë ilustrative:

“E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t’i afrohet nuk gjen asgjë, por aty e gjen Allllahun dhe Ai do t’ia japë llogarinë e tij. All-llahu është i shpejtë në llogaritje.” (Nûr, 39). “Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valë mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën saqë nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë.” (Nûr, 40).

Këtu kemi figura magjepsëse artistike. Në to është strukur shpirti i rrëfimit dhe në to gjendet imagjinata e fuqishme...Më pas, ato janë të nevojshme për një brushë shpikëse nëse dëshirohet ilustrimi i tyre me anë të ngjyrave, ose për një objektiv të përpiktë nëse dëshirohet ilustrimi i tyre me anë të lëvizjeve. Madje, a thua ka brushë ose objektiv të cilët do të mund t’i ndriçojnë këto errësira: “Në det të thellë të cilin e mbulojnë vale mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën saqë nuk do ta shohë ai as dorën e vet?” Ose ilustrimi i të etshmit që vrapon pas valëve “derisa kur t’u afrohet atyre nuk gjen asgjë”. Por aty do të hasë në një bafasi të çuditshme, - të cilit as që i ka shkuar mendja, - “aty e gjen All-llahun” i cili

me një shpejtësi rrëmbyese e merr “dhe ia jep llogarinë e vNeëts”e. e cekëm qëllimin fetar për të cilin edhe u vizatua kjo pikturë, le ta cekim së bashku me të edhe senzacionin mahnitës në këtë ilustrim të bukur e të gjallë.

5 - Nga ky kënd është edhe ilustrimi i domethënies së humbjes (lajthitjes) pas udhëzimit dhe humbjes së tërë atij mundi përnjë - herë, në këto piktura të njëpasnjëshme.

“Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dheata nuk ishin të vetëdijshëm (në punën e tyre). Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndez një zjarr

dhe, posa ta shndritë ai vendin përreth tij, All-llahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësirë që mos të shohin.(Mbesin në errësirë) të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).” (El-Bekare, 1 … tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes nga rrufeja, ata i vënë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t’i shpëtojë askush). Vetëtima gati ua merr të pamurit dhe sa herë që ajo u bënë dritë atyre ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu do t’ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtet, All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.” (El Bekare, 19-20).

Këtu gjendet një grumbull i pikturave të njëpasnjëshme në shiritin e kamerës: Ja ata e ndezin zjarrin e ai u bëri dritë. Kur papritmas All-llahu ua merr dritën e tij dhe i mbulon me errësirë. Ose ja kjo shtërngatë: shi i rreptë nga qielli me errësirë, bubullimë e vetëtimë.

Ja ata janë të trembur, presin në çdo çast t’i djeg zjarri i vetëtimës. Aty u shtohet frika e vdekjes. Marrin dhe i vënë gishtat në veshët e tyre. Edhe pse gishtat në veshë nuk mund ta ndalin klithmën, ato aktivizohen instinktivisht në këto çaste. Ja tani shkëndija e vetëtimës ua merr të pamurit por për një çast ua ndriçon rrugën e ata hapërojnë përmes dritës së saj një hap. Por vetëm sa një dremitje dhe menjëherë ndërpritet e mbeten të shtangur dhe nuk dinë si të hapërojnë...

Sikur objektivi i kamerës të regjistronte një skenë të tillë me të gjitha lëvizjet dhe përcjelljet që i posedon, do të ishte e realizuar mrekullueshëm dhe një punë e rrallë. E si është e mundshme ta parafytyrojmë këtu rastin kur këtë spektakël e regjistrojnë fjalët duke mos u munguar asnjë lëvizje që do ta zinte objektivi i kamerës? Jo, bile këtu i mundësohet emocionit të përjetojë një senzacion më spektakular, duke e aktivizuar imagjinatën ajo i vizaton disa piktura e disa tjera i fshinë, pastaj krijon lëvizje dhe i përcjell ato, ajo vizaton edhe hijet dhe i inskenon, të gjitha shpirti i ndien, ndërgjegjja reagon, zemrës i shtohen të rrahurat, nën ndikimin e kujt? - vetëm nën ndikimin e fjalëve!

Si fjalë plotësuese e metodologjisë ilustrative të Kur’anit është që ne ta përcjellim këtu gjithë atë që është e shpërndarë në vende të ndryshme të librit për jetën të cilën e ndriçon shprehja në ilustrim. Ajo është njëra prej karakteristikave të dallueshme në te, e cila e përcakton llojin e ilustrimit dhe shkallën e tij. Pa dyshim domethëniet mendore dhe gjendjet emocionale jo që janë transferuar vetëm në piktura, por atyre iu zgjodhën piktura të gjalla, u dimensionuan me motive të gjalla dhe u zhvilluan në një mes të gjallë. [1]1

Tmerri i Çastit të Madh ilustrohet përmes braktisjes së gjidhënëseve nga foshnjat e tyre, dështimin e barrës së grave shtatzëna dhe kolovitjes së të dehurve që në të vërtetë nuk janë të dehur. E gjithë kjo matet sipas ndikimit të tmerrit në shpirtrat e atyre nje - rëzve e nuk matet sipas fjalëve dhe përshkrimeve abstrakte. Pastaj ilustrimi i njeriut i cili ik nga vëllai, nëna, babai, por edhe nga të afërmit e tij që e mbronin ngase:

“Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.” (Abese, 37).

Këtu ilustrimi matet sipas ndikimit të tij në shpirt e jo me kriteret tjera përshkruese.

Nëse marrin pjesë edhe sendet e ngurrta në ilustrimin e këtij tmerri, zhveshet jeta nga ai ose përndryshe marrin pjesë edhe gjallesat:

“Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë

rrëshqitëse.” (Muzemmil, 14).

Ato bëhen të gjalla, dridhen sikur të ishin njerëz.

Ose ajeti:

“Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që femijët do

t’i bëjë pleq? Atë ditë qielli do të çahet.” (Muzemmil, 17-18).

Qielli i çarë përskaj tij edhe fëmijët e thinjur.... Tmerri i tufanit (përmbytjes me ujë) ilustrohet në natyrë ku përskaj tij pikturohen babai dhe i biri. I pari shpëton hipur në anije i shoqëruar me farefisin (ithtarët e tij) e të dytin e përmbytë tufani ngase: “Nuk ka të mbrojtur nga dënimi i All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar.” (Hûd, 43). Tmerri këtu thuajse gati është edhe më i madh se ai në natyrë “Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra”. Vala në skenë nuk është asgjë tjetër pos një ambient i tmerrit shpirtëror i cili ndanë birin nga babai dhe ndal lidhjen të cilën nuk mund ta ndërpresin as lemeritjet e ndryshme!

Dhimbjet e ndëshkimit të fortë në ahiret shfaqen përmes klithjeve njerëzore të cilat lëshojnë hijet e tyre përmes shprehjes: “Dhe ata thërrasin: O Malik (engjëll i mbikëqyrjes së zjarrit) le të na marrë shpirtin Zoti yt! Ai thotë “Ju do të jeni aty përgjithmonë.” (Zuhruf 77). “Dhe ata do të klithin aty.” (Fâtir, 37). Shpimet nënçmuese në atë ditë nuk përshkruhen me fjalë por ndriçohen në një mes njerëzor të gjallë: “E sikur t’i kishe pare ata kur të ndalen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: “A nuk është kjo ringjallja e vërtetë”? Ata thonë: “Po për Zotin tonë! Thotë “Shijone pra dënimin për atë që e mohuat.” (En’am, 39-40).

Klithjet e pendimit i nxjerr gjuha e njeriut i cili u pendua por meqë i kalon koha e pendimit: “Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit! O shkatërrimi im, ah të mos e kasha bërë filanin mik.” (Furkân, 27-28).

Rjedhën e besimit e shohim nëpërmjet qenies njerëzore në rrëfimin për Ibrahimin: “E kur atë e mbuloi nata, ai pa një yll e tha: Ky është zoti im! E kur u zhduk ai (perëndoi), tha: Unë nuk i dua ata që humben.” (En’am, 76).

Sensi për xhihad shfaqet në ilustrimin e qëndrimit mes besimtarëve dhe mohuesve. “Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, sepse nëse ndjeni dhembje edhe ata ndjejnë dhembje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë.” (Nisa, 104).

Ky është një ilustrim që e bën dallimin mes realitetit të pjesëmarrësve në luftë. Një dallim i prerë vetëm me disa fjalë. Ai i mate këto dallime me emocionet e dy palëve dhe fatin që i pret të dyja.

Ne nuk do t’i kthehemi ekspozimit të atyre pikturave që veç i kemi ekspozuar në kapitujt e ndryshëm: Pa dyshim do të na mjaftojnë këta shembuj për ta proklamuar llojin e ilustrimit kur’anor dhe për ta sqaruar domethënien e jetës në këtë ilustrim. Jetën e cila i përçon mbresat prej ndjenjës në thellësi të shpirtit, ngase ajo transferohet prej një qenieje të gjallë në një mes të gjallë. Ajo përpëlitet në thellësinë e ndërgjegjes përmes shprehjes dhe ilustrimit.

Ja edhe tipari i tretë në shprehjen kur’anore:

S’do mend, kjo brushë shpikëse nuk ka send të ngurtë që e preku e që nuk i dha frymë dhe jetë, nuk ka send të zakonshëm që e prezentoi e që nuk u duk i freskët dhe i ri. Kjo pra është fuqi mbi fuqitë dhe mrekulli magjepsëse si çdo mrekulli e jetës! Agimi (mëngjesi) është skenë e zakonshme dhe e përsëritur por

ai në shprehje n kur’anore është jetë e re: “Pasha natën që shkon.” (Fexhr, 4).

Ajo shpejton kah dita në një garë kolosale, “Ai e mbulon ditën me natën, që më të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës!” (A’rafë, 54).

Hija është një fenomen që e dëshmojmë dhe e njohim mirëpo në shprehjen kur’anore ajo është shpirt që është i ndijshëm dhe i lëvizshëm: “Dhe në hijen prej tymi të zi, as e freskët e as e këndshme.” (Vâkia, 43-44).

Muret janë një ndërtim i ngurtë si shkëmbi. Mirëpo në shprehjen kur’anore janë të ndieshëm dhe kanë dëshirë: “E ata të dy gjetën aty një mur që donte të rrëzohej e ai e drejtoi ate.” (SKhpehenf,d 7i 7ë)s.h të një qenie e gjallë, megjithatë ai është i zakonshëm dhe nuk tërheq vëmendjen e njerëzve. Mirëpo në shprehjen kur’anore ai krijon skenë spektakulare që impresionon intuitën dhe shpirtin: “A nuk i panë ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban kush në ajër pos Fuqiplotit.” (Mulk, 19).

Toka, qielli, dielli, hëna, kodrat, luginat, shtëpitë e ndërtuara, gjurmët e zhdukura, bimët, shtazët, drurët, degët... të gjitha këto janë gjallesa ose dëshmi që u drejtohen të gjallëve. Kështu pra (në Kur’an), në mesin e sendeve dhe trupave të ngurtë, nuk ka asgjë të vdekur e të ngurtë!

Kjo është metodologjia e Kur’anit dhe ky është stili i tij. Ky është art që përmes domethënieve dhe qëllimeve qëndron i pavarur, kurse arti në piedestalin e tij më të lartë, është prezentues i këtyre domethënieve dhe qëllimeve.

Sejjid Kutub, Ilustrimi artistik në Kur'an, Logos-A, Shkup, 1996.

Përktheu Ymer Musa

--------------------------------------------------------------------------------
[1] 1 Për veçimin e kësaj veçorie kur’anore në mënyrë indikative meriton respect për udhëzimin që na e bëri profesori Abbas Akkad, edhe pse diçka u cek brenda librit gjatë spikatjes së shembujve të ndryshëm.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme