Imani dhe Islami

Iman është besim, bindje. Ky është përcaktim i fortë në fenë islame. Pjekuri e mendjes dhe e dijes mbi një fuqi shpirtërore e cila depërton në zemrën e tij dhe e cila njeriun çdo herë e forcon dhe e ngritë. Prandaj rruga Islam deri te Iman është e gjatë dhe e rëndë. Duhet që të kalitemi për këtë rrugë, të përballojmë sakrifica nëpërmjet të cilave njeriu duhet ta krijoj bindjen për besimin e pa thyeshëm i cili do t’i përfshin çdo atom të qenjes së tij dhe do ta shtyej në aksione dhe vepra të mira. Ky ndryshim ndërmjet Imanit dhe Islamit përcaktohet qartë nga ajetet e Kur’anit të madhëruar. Nga ajeti duhet të kuptojmë se duhet të kalojë një kohë që Imani të depërtojë në zemër, që kjo fe e pastër Islame të shëndrrohet në bindje të fortë Iman e cila do ta përfshijë edhe shpirtin edhe trupin e njeriut, e cila prej muslimanit e shëndrron në Mu’min.

KALETIL EARABU AMENA: “Beduinët (muslimanët të cilët sa e kanë pranuar Islamin) thanë: Amena! (ne besojmë!) KUL, Thuaj ti atyre: (i thotë Allahu xh.sh. të dërguarit të Tij Muhamedit s.a.v.s.). LEM TU’MINU! Ju ende nuk besoni! (nuk keni bindje të fortë). WE LA KIN KULU ESLEMNA! Atëher thuani: ne vetëm sa e kemi pranuar Islamin! WE LEMA JEDHULIL IMANU FI KULUBIKUM! Imani ende nuk ka hyrë në zemrat tuaja. Ky ajet në të njëjtën kohë sqaron edhe domethënjen e nocioneve Muslim dhe Mu’min.

Muslim (musliman) është ai njeri i cili e ka përvetësuar në mënyrë të mjaftueshme Islamin i cili ka fituar një bindje të fortë, Iman. Pas vdekjes së Muhamedit s.a.v.s.. disa fise arabe të cilat posa kishin kaluar në Islam, për shkak të besimit të tyre të dobët janë larguar nga rruga e islamit dhe kanë tentuar të kthehen në besimin e tyre të vjetër, në besimin e gabuar. Nga kjo shifet se ata ishin besimtar të dobët si musliman.

Pasi përcaktuam nocionet Iman dhe Islam tash të shohim se kush është Mu’min?

Kush është prej nesh besimtar i drejtë. Pjesëtar i sinqertë dhe adhurues i Islamit me një fjalë quhet Mu’min. Ai i cili thellë është i bindur se Kur’ani është i vërtetë ai edhe udhëheqet nëpërmjet urdhërave të Kur’anit. Këtë na e bënë të qartë ajeti:

“INEMEL MU’MINUNE LEDHIJNE IDHA DHUKIRALLAHU WEXHILET KULUBUHUM.”

“Besimtarë të sinqertë janë ata të cilët kur përmendetemri i Allahut zemrat u rrënqethën.”

Në këtë ajet si dhe në ajetet tjera të cilat gjenden në fillim të sures Enfal janë përcaktuar disa karakteristika themelore të cilat duhet t’i pranoj çdo musliman dhe muslimane. Në të vërtet asnjë musliman i cili beson, nuk mund të merret si besimtar i vërtetë mu’min nëse nuk posedon këto cilësi. Ka shumë musliman por pak mu’mina. Se ata janë pak mund të përcaktojmë atëherë kur t’i kuptojmë këto ajete dhe të mendojmë në përmbajtjen e tyre. Allahu xh.sh. për cilësit e mu’minit të vërtetë thotë: “Besimtarë të vërtetë janë ata të cilët kur permendet emri i Allahut u rrënqethen zemrat.” Kjo është karakteristikë e besimtarit të vërtetë. A jemi të tillë këtë mund ta përcaktojmë edhe vetë.

Cilësi tjetër: Edhe pse ndoshta Kur’anin besimtari i sinqertë nuk mund ta kuptojë ai në shpirt kënaqet kur ndëgjon dikënd i cili bukur këndon Kur’anin dhe fjalët nga Kur’ani në mënyrë rrënqethese ndikojnë në zemrën e besimtarit të drejtë.

Kur’ani nga vetvetja është mrekulli, muxhize, vepër e pa arritshme edhe në bazë të stilit edhe në bazë të përmbajtjes. Përveç kësaj dhe një nga karakteristikat speciale të kur’anit qëndron në atë se ky libër sa më shumë që ta dëgjojmë dhe mësojmë bëhet më i afërt dhe më i dëgjueshëm. Kjo është karakteristik unikate për kur’anin! Asnjë libër tjetër nuk e ka këtë karakteristik. Ç’do libër tjetër pasi ta lexojmë nuk është më interesant. Përkundër kësaj kur’anin çdo herë që ta lexojmë është sikur ta lexojmë për herë të parë. Kur e lexojmë, çdo herë zbulojmë diçka të re dhe jetojmë nën mrekullinë e tij. Në bazë të këtyre karakteristikave shihet se Kur’ani nuk është krijim njerëzor. Asnjë njeri nuk është në gjendje që të formulojë ndonjë fjalë e cila mund të barazohet me ndonjë ajet të Kur’anit as nga forma e as nga përmbajtja.

Njërezit janë të pafuqishëm para këtij Kur’ani. Edhe mendjet më të ndritura (njerëzit e menqur) kanë qenë të detyruar ta pranojnë këtë. Nga e gjithë kjo që theksuam mund të përfundojmë që Kur’ani është fjala e Alahut xh.sh. Kjo është fjala e Tij e cila iu drejtohet të gjithë njerëzve si vërejtje e fundit. Ky është udhërrefyes për ata të cilët nuk janë në rrugë të drejtë. Në të njëjten kohë është shpres dhe përgjegje për ata të cilët gjenden në fatkeqësi e në situata të vështira.

Karakteristika e tretë e mu’minit e cila është theksuar në ajetin kur’anor është: WE ALA RABBIHIM JETEWEKELUN” “Mu’mina të vërtetë janë ata të cilët shpresojnë dhe mbështeten te Allahu xh.sh. Besojnë sinqerisht, nga Ai kërkojnë ndihmë, mbështeten dhe shpresojnë në Atë. Kjo është mbështetje më e fortë, më e fuqishme në jetën e tij. Kur nga ai të gjithë largohen, ai prapëseprap nuk është vetëm. E ka mik më të sigurtë Zotin e vet në të cilin mund të mbështetet dhe te i Cili sigurisht do të gjenë ndihmë.” Nga kjo shihet se vetëm në këtë ajet përmenden tri karakteristika të muslimanit të vërtet, të sinqert dhe të paluhatshëm. Në ajetin tjetër janë treguar edhe dy cilësi tjera.

“ELEDHIJNE JUKIJMUNE SALATE WE MIMA REZEKNA HUM JUNFIKUN!”

“Këta janë ata muslimanët) të cilët falin namazin dhe u japin të varfërve dhe nga pasuria e tyre që kanë japin zekat, sadak.”

Vetëm në bazë të këtij veprimi kur bëhet ndarja e pasurisë e cila është fituar me hallall, mu’mini i vërtet arrinë kënaqësinë e Allahut. Shpirti i tij jeton në atë mirësi të cilën ai ua bën të tjerëve. Kjo është dhurata më e mirë për të. Kështu që ç’do musliman do të ketë këtë fat nëse u besojnë urdhërave të Zotit dhe u nënshtrohen atyre urdhërave.

“ ULAIKE HUMUL MU’MINUNE HAKAN” “Vërtet këta janë ata mu’minat e vërtet.” “LEHUM DEREXHATUN INDE RABBIHIM” “Ata kanë pozita të larta te Zoti i tyre.” “WE MAGFIRETUN” “Dhe falje” “WE RIZKUN KERIJM” “Dhe kanë furnizim të madhë, këndshëm (e ky është xheneti dhe bukuritë e tij).”

Nga këto tri ajete janë përcaktue karakteristikat e një mu’mini, e një besimtari të drejtë dhe të vërtet i cili është fatlum që i përket fesë Islame dhe mburret me atë se është musliman. Këto karakteristika i mundësojnë një qetësi shpirtërore. Ai në shpirt është i kënqaur ndërsa në shoqëri ka autoritet dhe respekt. Ç’do njëri mund të pajiset me këto cilësi. Kjo nuk është e pamundur. Kjo varet nga dëshira e jonë. Nëse dëshirojm mund të arrijmë në të njëjtën mënyrë siç kanë arritur muslimanët e parë ashabet. Çdo kush nga ne kur të mendon mbi këto ajete mund të përcaktojë se çfarë muslimani është dhe deri në cilën shkallë të Imanit ka arritur. E kur në këtë mënyrë e shikojmë vetveten atëher do të kuptojmë se sa është numri i mu’minave të vërtet të cilëve zemra u dridhet kur përmendet emri i Allahut xh.sh.

Për Imanin e dobët mund të jemi dëshmitarë në praktikën e përditshme dhe në bazë të shembujve të shpeshtë. Ta shikojmë vetveten çfarë jemi? Ta shikojmë vetveten se si sillemi kur thërret ezani? Kjo vërehet edhe në ato momente të cilat janë mjaft festive dhe madhore ndaj të cilave shumica nga ne jemi indiferent të pa emocionuar që nuk e ndërprejmë as punën, e as bisedën e filluar. Ky është njëri ndër shembujt e shumtë të dobësis sonë në Iman. Pra, siç theksuam edhe më parë ka shumë musliman por pak mu’mina. Ka shumë musliman nga forma dhe emri që shumë pak e njohin Islamin dhe janë larg Islamit. Nga kjo shihet se deri ku kemi ardhur nga padituria dhe mosnjohja e rregullave të besimit. Shumë lehtë kalojmë para gjërave që feja jonë i ndalon, por ne nuk reagojmë. Nuk hyjmë nën mbrojtjen dhe dritën e fesë! Shihet qartë dobësi e cila ka hyrë në zemrat tona por, mu’minat e vërtet duhet të reagojnë në gjëra të tilla. Ai është i obliguar që në çdo hap ta rritë Imanin e tij. Të largoj nga e keqja dhe të urdhëroj e të punoj në atë që është e mirë. Muhamedi s.a.v.s. thotë: “LE TE’MURUNE BIL MEARUFI WE LETENHEVNE ANIL MUNKERI! “Në qoftëse ju nuk e pranoni-zbatoni urdhërin, detyrën për udhëzim nga e mira dhe largim nga e keqja, atëher lehtë mund të ndodhë që Allahu xh.sh. të na e shpejtojë dënimin që edhe duatë të mos na bëhen kabul (pranohen).”

Përktheu nga boshnjakishtja: Shpend Hulaj

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme