Teza e varferimit demografik te Arberise ne momentin e pushtimit osman, si njesi e katastrofizmit historik dhe specifik shqiptar, ka qene rregullisht e pranishme ne botimet dhe ribotimet zyrtare nga te cilat jane sintetizuar librat shkollore ose, e thene ndryshe, mjetet e masivizimit dhe standardizimit te memories kolektive.
Ajo permbledh eliminimin fizik dhe skllaverimin, nga njera ane, si dhe braktisjen e trojeve, kryesisht ne drejtim te shteteve italiane, nga ana tjeter, pra domosdoshmerisht shprehet nepermjet shifrash te efekteve te qendreses, e per rrjedhoje ndjek ose perforcon shifra te tjera te lidhura, per shembull, me pjesemarresit ne keto dekada luftimesh. Sic kam pohuar, sa me e larte te prezantohet shifra e ushtareve armiq – sa me i madh te jete Golia – aq me epike do te ngjasoje rezistenca, ndersa, sa i perket varferimit demografik, sa me i bymyer te jete ai, aq me lehtesisht lulezojne idete “e barbarizmit aziatik”, “e dores se hekurt” dhe stigma te tjera, pa anashkaluar paradigmen e luftes per liri te shek. XIX-XX si vazhdimesi te epopese se shek. XV. Loja me shifrat eshte nje metode sa antike, aq edhe bashkekohore, sa shqiptare aq edhe universale: serbet kane shumefishuar te shperngulurit ne “eksodet” e tyre legjendare ne funksion te urrejtjes patologjike ndaj osmaneve dhe kultures se tyre ne pergjithesi, si dhe per shpjegimin e pranise masive shqiptare ne Kosove, pasi ne te kunderten nuk do te mund te propagan donin mitin e “djepit”; sot jemi te gjithe deshmitare se si shifrat e pjesemarresve ne nje proteste, kunder politikave qeveritare, rriten nga organizatoret dhe tkurren nga ata ndaj te cileve adresohet pakenaqesia kolektive. Mirepo, kjo eshte ceshtje interesash te ndryshme nacionaliste, partiake, gjeopolitike, ne pergjithesi ideologjike ose thjesht materiale, ndersa etika historiografike rrugeton parimisht ne nje plan tjeter, ndonese ngelet thuajse vazhdimisht si monument te cilit te gjithe i kalojne prane, por asnjeri s’e ve re.
Prekshmëria e katastrofizmit
Nga fjalet e hartuesve te vellimit I te Historia e Shqiperise lexohet qartazi vullneti dhe projekti shqiptarozhdukes i Mehmetit II, i perforcuar nga shifra kronikash dhe pershkrime pergjithesuese: “brenda 15 diteve qe qendroi Mehmeti II, ushtrite e shumta turke u perpoqen te shfarosnin pa meshire te gjithe popullsine e vendit”; “ne keto vite u shperngulen ne mase me dhjetera mije familje”; “numri i te merguarve llogaritet te kete arritur ne dyqind mije veta” etj. Mungesa e dokumenteve justifikon enigmen e numrit te viktimave dhe skllaverimit, prandaj hartuesit kane preferuar elasticitetin shumeperfshires, qe percon shijen e katastrofizmit demografik, ndersa shuma permbledhese lidhet me emigracionin (ASHSH 1967).
Ne botimin e vitit 2002 kjo shifer mung on dhe vemendja eshte zhvendosur plotesisht drejt hiperbolave biblike me “vale te papara mergimesh”. Si numer i pergjithshem jepet popullsia e sotme (!) arbereshe ne Itali (ASHSH 2002). Sa i perket paraleles tjeter te varferimit demografik, edhe ne kete botim nuk tejkalohet patosi i kronikave, cka pamundeson nje korniz e numerike te levizjeve, megji these eshte e ndjeshme nga artific ializmi letrar i rrefimeve, sikur keto mjaftojne dhe jane perhere objektive. Ne kete aspekt mund te na ndihmoje studimi i vellimshem i Aurel Plasarit, ne te cilin gjejme rreth 300 mije viktima dhe skllever – vetem ne territoret nga Shkodra ne Berat – te shperndare pergjate librit, sipas shijeve te kron isteve te ndryshem, si te atyre qe kerkojne te nxisin opinionin e aristo kracise italiane ose thjesht te ndertojne “barbarin aziatik” – ketu, pervec per shkrimeve ita l ike, renditen edhe disa kronika greke – ashtu edhe te atyre qe ne te kunderten tentojne mad herimin e veprimtarise sulltanore nepe rmjet inflacionit te viktimave, ne shenje nen - shtrimi, sic bejne kronistet osmane dhe ndonje panegjerist grek (Plasari 2010).
Keshtu arrihet ne nje rezultat konkret dhe te prekshem prej nje gjysme milioni individesh te zhdukur nga nje territor kryesisht malor prej rreth 28 mije km2.
Enigma, paradokse dhe mospërputhje
Perse Perandoria Osmane – konkretisht Mehmeti II – projektoi dhe ngulmoi ne zhdukjen e shqiptaroarberve? Si shpjegohen: (ri)popullimi i territorit shqiptar ne fillimet e sundimit
osman; etnia dominuese shqiptare e banoreve; rritja demografike ne ecuri te ngjashme me Evropen Perendimore? Perse shifrat e mesiperme zyrtare – kryesisht derivate kronikash – nuk perputhen aspak me shifrat e regjistrimeve te ndryshme?
Pergjigja me komode e pyetjes se pare ka qene, vijueshem, rezistenca e pashembullt e arberve nen udheheqjen e Skenderbeut, e cila shkaktoi shpagimin ndaj popullsise e per rrjedhoje edhe largimin masiv. Mirepo, kjo nuk eshte bindese per disa arsye dhe realitete te menjehershme te nenshtrimit te Arberise. Vete Akademia ka pranuar se „mergimet shqiptare ne krahun [...] jugor qene me intensive se ato veriore“ dhe „vatra e nisjes se tyre qene territoret ne jug te lumit Shkumbin“, duke nenkuptuar se “u boshatisen” territoret e perjashtuara nga a ngazhimi konstant dhe direkt ne epopene skenderbejane, territore per te cilat sulltani nuk kishte me arsyen paresore – rezistencen – “te hakmarrjes” (ASHSH 2002). Defteret e ndryshem kane regjistruar rritje te popullsise se qyteteve te nenshtruara, ndersa kronikat rrefejne per popullsi, te terhequr perkohesisht neper male, qe rikthehet drejt fshatrave dhe qyteteve, sic eshte rasti i Elbasanit te pershkruar nga Tursun Beu – kjo pike do te jete me qarte ne vazhdim.
Fataliteti i ketyre interpretimeve vjen nga mosperputhja e shifrave, megjithese eksplorimi i tyre eshte nje terren i minosur. Sa i takon emigracionit, botimet dhe ribotimet zyrtare, percaktojne dy rajone kryesore per Italine, me disa vatra dhe vite specifike. Territoret venedikase ne veri dhe ato aragoneze ne jug, ne vitet 1468, 1479, 1481, 1492 dhe 1506, perbenin destinacionin e levizjeve: “vecanerisht ne krahinat e Kalabrise dhe Siqelise u strehuan me teper se njeqindmije shqiptar [...], ne vitet 1530-1535 ne Siqeli u vendosen edhe disa dhjetera mije shqiptare te tjere” dhe “vala me e madhe migruese i perket vitit 1479, kur pas renies se Shkodres [...] shume luftetar shqiptare [...] u detyruan te largohen per t’i shpetuar hakmarrjes osmane”, kurse gjysma tjeter (100.000) u shpernda neper krahinat e tjera italiane (ASHSH 1967, 2002).
Te Lucia Nadin, edhe pse flitet ‹‹per disa mijera vete›› ne 1479 – i konsideruar si vit i shpernguljeve me te medha – nuk eshte e qarte sasia e sakte: ajo numeron 70 familje ne fillim te vitit, me pas, ne muajin maj, shton edhe 200 familje te tjera, duke vijuar ne disa shembuj individuale deri ne shifren e 1.440 personave te cituar nga Marin Becikemi. Nga e njejta periudhe dhe ne vijim Brunilde Imhaus sakteson pranine e rreth 2.938 emigranteve, nga te cilet 637 shqiptare, 1210 dalmate dhe 932 greke – ne mesin e tyre mund te supozojme pranine e shqiptareve ortodokse te konsideruar si greke, megjithese ngelet vetem hipoteze – (Zamputi 1979; Imhaus 1997; Nadin 2002). Sidoqofte, shifra perfundimtare e propozuar nga Imhaus-i luhatet rreth 5-6.000 individe, nga te cilet gjysma ishin me origjine greke.
Komuniteti arberesh i regjistruar ne capitulat siciliane – mjaft domethenes ne aspektin sasior sipas ASHSH – numeronte ne shek. XV rreth 7.500 individe dhe 8.958 ne vitin 1589, pra asgje e perbashket me “disa dhjetera mije shqiptare” te hedhur ne treg: popullsia arbereshe e regjistruar ne Italine e vitit 1861 arrinte shifren 55.453, dicka me shume se numri i pergjithshem i arberesheve – maksimumi 45 mije – qe George Nasse ka perllogaritur, duke u bazuar mbi mesataren e popullsise se fshatrave arbereshe, ne Italine e fundshekullit te XV dhe fillimshekullit te XVI (Garufi 1948; Nasse 1964; Resta 1996).
Përplasja me statistikat e defterëve
Qe te kemi nje gjysme milioni te vrare dhe te merguar, natyrisht nevojitet nje popullsi me e madhe. Ndryshe nuk do shpjegohej prania e vazhdueshme e shqiptareve ne trojet e tyre ose, te pakten, matematikisht duhet te kemi nje popullsi te barabarte me shifren e zhdukur. Defteri osman i vitit 1431 ka regjistruar rreth 33.547 familje, qe, duke i shtuar edhe 1.301 shtepi te zoterimeve venedikase ne zonen e Shkodres (1416-17), me numrin mesatar te 4,5-5,5 anetareve per familje, te pranuar nga medievistika perendimore dhe disa ballkanologe, na jep nje popullsi prej rreth 175 mije banoresh. Edhe duke aplikuar shifren e sforcuar prej 7,5-9 anetareve, te preferuar nga Oliver Schmitt-i dhe Kasem Bicoku – ky i fundit nenkupton mesataren e pergjithshme te familjeve arberore te shek. XV duke u bazuar ne dy relacione te shek. XVII mbi zonen e Pukes, Kelmendit, Pultit dhe Dukagjinit –perseri numri i popullates se zhdukur eshte me i larte se ekzistuesja. Eshte gjithashtu domet - henes fakti se mesatarja e popullsise ne territoret venedikase paraqitet afersisht dy here me e ulet se ajo e territoreve arberore nen sundimin osman (1431), sipas regjistrave ne fjale, dhe vetem 33% me e larte (1467) se popullsia e zones se Krujes, ne gjendje konstante lufterash dhe gjeomorfologjikisht malore (Pulaha 1968; Zamputi 1977;
Schmitt 2001, Bicoku 2005; Duka 2009). Pra, shifrat e propozuara nga vitet e ’50-ta e deri ne dekaden e dyte te shekullit aktual vazhdojne te tejkalojne popullsine ekzistuese. Por, nuk mbaron me kaq, pasi ceshtja komplikohet nga defteret e mevonshem.
Keshtu, regjistrimi i sanxhakut te Shkodres (1485) pasqyron nje numer me te larte familjesh se Arberia Venedike (1416-17) dhe Mali i Zi (pa pjesen bregdetare), te cilet ishin inkuadruar ne kete sanxhak, e gjithashtu numri i familjeve rritet vazhdimisht: nga viti 1488 ne vitin 1491 rritja eshte rreth 6%. Ne regjistrimin e viteve 1452-53 Shkupi numeronte rreth 5.600 familje, Tetova rreth 5.044, ndersa ne re gji strimin e vitit 1469 numeronin perkatesisht 5.800 dhe pothuajse 6.900 familje. Ne vitin 1488 sanxhaqet e Vuciternes, Prizrenit, Shkodres, Dukagjinit, Ohrit, Elbasanit, Vlores dhe Janines kishin mbi 170 mije familje dhe per tre vite shtohen rreth 6 mije te tjera, gjithmone te krishtera, cka nenkupton nje rritje natyrore vjetore, mesatarisht per te gjithe Ballkanin osman, nga 0.65% (shek. XV) ne rreth 1% (shek. XVI), nje fenomen paralel me ritmet evropiane (Veinstein 1999; Minkov 2004; Bicoku 2005; Benigno 2008). Kjo rritje konflikton me tezen e projektit shfaroses osman dhe me valet e migracionit biblik ne fundshekullin e XV.
Sigurisht qe pergjate zonave konfliktuale ka mjaft fshatra dhe qytete demografikisht te reduktuara ose te braktisura, sic deshmojne diferencat mes regjistrimeve te 1416-17, 1431, 1467 dhe 1485, sepse cdo lufte ka koston e vet humane dhe nuk mund te beje perjashtim ky konflikt i zvarritur, por kjo nuk eshte domosdoshmerisht sinonim i vrasjes, emigracionit ose projektit hakmarres. Ka vendbanime qe reduktohen, ashtu sic ka te tjera qe zgjerohen me sundimin osman dhe kjo, thuajse perhere, cuditerisht menjanohet ne favor te apokalipsit. Ja nje krahasim mes dy regjistrave ne zonen e Shkodres (1416-17 dhe 1485): Kalldruni kalon nga 50 shtepi te regjistrimit venedikas ne 32 shtepi ne regjistrimin osman; Kopliku nga 80 ne 70 shtepi, Samrishi nga 50 ne 5 shtepi, Baleci nga 25 ne 4 shtepi, Mesi nga 17 ne 9 shtepi; Grizha nga 39 ne 72 shtepi, Shati nga shpopullimi ne 30 shtepi, Rrjolli nga 8 ne 32 shtepi, Leporoshi nga 7 ne 12 shtepi, Egreshi nga 6 ne 14 shtepi, Dobrea nga 7 ne 12 shtepi, etj. (Pulaha 1974; Zamputi 1977). Si mund te zhduket nje popullsi dhe njekohesisht te rritet vazhdimisht?
Thellimi i hendekut teorik
Rritja natyrore ishte mesatarisht rreth 1%, mjaft e ulet per te shumefishuar, per shembull, popullsine e kazave te Krujes dhe Peshkopise nga 1467 ne 1501. Duke perjashtuar ringjalljen dhe rikthimin e emigranteve, ripopullimi eshte shpjeguar ne dy menyra. Se pari, autoktonia shqiptare e popullsise, e mbrojtur gjeresisht nga historianet shqiptare dhe e pershkruar hollesisht, ne menyre te vecante, nga dy studime te Selami Pulahes, te bazuara kryesisht tek analiza antroponimike. Pervec pamjaftueshmerise se rritjes natyrore, kjo autoktoni mund te jete rezultat i tkurrjes se perkohshme dhe te pjesshme ne zonat malore, jashte rrezikut te luftes, per nje rikthim te menjehershem, pas stabilizimit politik.
Meqenese te njejtet historiane sinonimizojne vendbanimet e braktisura me rezultatin e politikes vrasese-hakmarrese ose antishqiptare, do te ishte koherence me vetveten nje reflektim mbi pamundesine e bashke - kzistences racionale te katastrofizmit demografik – keshtu te pershkruar – dhe rritjes se shpejte e te njetrajtshme, e gjithashtu, vetedijesimi se numrat e shpopullimit jane me larte se realiteti dhe potenciali demografik arberor ose, perndryshe, duhet te pranojne alternativen e dyte, kolonizimin.
Menyra e dyte, kolonizimi, ka qene mjaft e perdorur nga shkolla serbe ne justifikimin e popullimit te Kosoves me shqiptare. I ndodhur perballe vakumit demografik, te mbrojtur me kemben - gulje gjate gjithe studimit, Plasari nuk i ka shpetuar tundimit te kolonizimit, sepse, pas krijimit te idese se shfarosjes, eshte e pashmangshme perballja me regjistrimin e nje popullsie te prani - shme dhe gjithnje ne rritje. Nga vjen kjo mase? Per Akade mine, sic pohova, as qe mund te diskutohet per kolon - izim, e kjo mbrohet nga mjaft historiane te huaj: Speros Vryonis-i, per shembull, ka kundershtuar hipotezat e Omer Barkan-it ne lidhje me koloni - zimin e Ballkanit dhe defteret i japin plotesisht te drejte, te pakten per territorin shqiptar (ASHSH 1959; Vryonis 1981; Malcolm 1998; Minkov 2004). Perqindja e larte e popullsise se krishte re ne territoret shqiptare, varferia humane e Anadollit per te zevendesuar popullsi te tjera, qe perkthehet si pamundesi e transplant - imeve demografike, si dhe nevoja perandor ake per territore te shfrytez - ueshme dhe taksaprodhuese, perforc - ojne akoma me teper dobesine e procesit kolonizues.
Faktikisht Plasari nuk shkon pertej dy shembujve jetime te kolonizimit, Gecies dhe Elbasanit, madje per rastin e dyte i referohet Tursun Beut kur ai pohon se, pas ndertimit te keshtjelles, “u dynden njerez islamike nga te gjitha anet”, por i njejti kronist, disa faqe me tutje, rrefen se “njerezit [joislamiket] qe jetonin neper malet e ashpra perreth Elbasanit [...] zbriten ne rrafshinen e keshtjelles”: ne defteret e viteve 1520- 35 sanxhaku i Elbasanit, edhe pse ka numrin me te larte te myslimaneve, regjistron rreth 94,4% te krishtere.
Ngadalesia e procesit te islamizmit ne trojet shqiptare eshte gerryes i pashmangshem i tezes kolonizuese. Nese zhvillimet e ketij procesi anashk - alohen, pyetje te tjera kerkojne pergjigje: osmanet kane importuar kolone te krishtere; po atehere, osmanet e paskan favorizuar krishterizimin; nese po, nga i moren, si u shqiptarizuan ne pak dekada? E mbi te gjitha, perse dokumentet – dhe antroponimia – nuk e konfirmojne kolonizimin e permasave zevend esuese te popullsise arb - ero re? Perkundrazi, defteret de sh m ojne te kunde rten, pranine e shqi ptareve aty ku me perpara kemi pak e aspak gjurme te dokumentuara, e kete nuk po e komentojme si merite e sundimtareve.
Jane regjistrat, pjeserisht edhe kronikat, qe rrjedhimisht na adresojne te vazhdimesia demografike dhe imponojne perjashtimin e skenave groteske: hipoteza e kolonizmit ne shek. XV-XVI, ndonese do te ishte funksionale – te kuptohemi, ketu perjashtohen administrata fillestare dhe garnizonet ushtarake – nuk ka baza historike dhe as mundesi realizimi, fakt i cili na rikthen tek vazhd imesia, por kjo nenkupton detyrimisht shmangien e hiperb - olizim eve letrare me shifra dhe pershk rime nacional-romantike, qe, me pretek stin e hakmarrjes se programuar, nuk bejne tjeter vecse fshijne num erikisht gjurmet e paraardhesve. E thene ndryshe: duke pranuar vazhdi mesine e regjistruar, zhvleresohen njekohesisht kolonizimi dhe shpopu llimi homerik, ndersa me “kiametin numerik”, pervec shembjes se ures lidhese me mesjeten, vazhdojme aktri min nostalgjik sipas formules “te vjedhesh armikun eshte akt patriotik”, porse realisht eshte thjesht vjedhje e vetvetes.